Re: NDIHME... Me duhet Apetit!
Ne lidhje me mjaltin, kam zgjedh artikullin e perkthyer nga Prim.Dr Ali Ilazi qe tregon perdorimin e tij me uje, dobit si dhe demet e mundshme.
Mjekesia e te Derguarit Muhamed
Mjalti
I Derguari i All-llahut, s.a.v.s., shpesh kishte deshire te pinte uje te ftohte te embelsuar me mjalte. Mjalti natyror eshte embelsuesi me i mire ne mesin e te gjithe embelsuesve te ushqyeshem. Mjalti permban veti shperlarese dhe freskuese dhe eleminon gelqerizimin e melcise, te veshkave dhe te rrugeve urinate. Ngrenia e nje luge mjalte ne mengjes ndihmon tretjen e sekrecionit te mukusit, ngroh pak lukthin, e forcon, e shperlan vetine ngjitese te lukthit dhe e eviton pertacine e tij, ndihmon ne nxjerrjen jashte te fecesit, e nxjerr jashte lageshtine
dhe e rrit oreksin. Mjalti eshte embelsuesi me i mire per lukthin. I vetmi dem i tij eshte se ndikon demshem ne tembel, ndersa uthulla mund ta eleminoje kete dem, e ekuilibron dhe i ruan ne teresi te gjitha vetite dhe dobite e mjaltit.
Pirja e nje sasie te mjaltit te tretur ne mengjes eshte me e shendetshme se shumica e pijeve (lengjeve) qe jane embelsuar me sheqer, dhe me siguri, eshte me e mire se pijet e embelsuara ne menyre artificiale. Pijet e embelsuara me sheqer shkaktojne me shume dem sesa dobi. Pija e ftohte e bere nga mjalti e forcon trupin, e ruan fuqine rinore te tij, e freskon disponimin, e stimulon meIcine dhe zemren, duke siguruar shume energji dhe ekuiliber te nevojshem. Kur zemra eshte e shendoshe, enet e gjakut e transportojne lehte gjakun neper to, ndersa arteriet e transportojne gjakun e pasuruar me substanca ushqyese ne te gjitha pjeset e trupit. Dobite shendetesore nga pirja e ujit te ftohte jane: e ftof trupin, ndihmon ruajtjen e lageshtise se trupit ne shkalle natyrore, rregullon temperaturen e trupit, ndihmon zberthimin e materieve dhe eshte vendimtar ne procesin e tretjes se ushqimit, Uji gjithashtu e furnizon trupin me oksigjen dhe minerale te domosdoshme, zvogelon mundesine e formimit te gureve, dhe luan rolin kryesor ne cdo funksion te trupit. All-llahu i gjithefuqishem thote:
"...dhe ujin e beme baze te jetes se cdo sendi".
vazhdon