NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

alpacino

Primus registratum
NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

tamam ne kto momente qe po shkruaj nje atlete shqiptare me emrin MIRELA MANJANI
fiton medalien e arit per grecinne botrorin e atletikes ne hedhje cekici me 66,52cm
po ashtu luan shabani piro dhima e shum te tjer,
sikur te luftonin per ngjyrat e kombit tone,do ishte nje nder i madh per kombin tone
ju si mendoni ti thirrni keta nder i kombit apo armiq te kombit
kur te jepni mendimin tuaj, due qe ju te mendoni veten tuaj,ne vendin e tyre,keni parasysh,nga nje
hiq ne xhepat tuaja,ne kontratat milionare ose miliardare qe iu presin
 

zog

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

as njeren as tjetren mik, keto dukuri jane te pranishme sot kudo. jo vetem shqiptare por plot sportiste gjermane, ruse, rumune, bullgare, afrikane, konkurrojne per vende te tjera.

aresyet qe i shtyjne jane te llojit PERSONAL. tjeter, mendoj se po te konkurronin per shqiperine, keta sportistet qe ti permend, s'do te ishin bere kampione bote, ngaqe per tu bere te tille nuk mjaftojne vetem çfare te jep natyra, pra raca, por dhe shume kondicione te tjera qe shqiperia sot per sot nuk i permbush.
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Manjani, tradhetare apo njeri normal

Ne kohen kur lirite individuale bejne ligjin ne pjesen me te madhe te botes dhe kur ambiciet profesionale dhe materialiste jane me perparesi, eshte shume e veshtire te gjykosh persona te vecante. Shume sportiste nga vende me te varfra garojne per vende me te pasura duke synuar te arrijne maksimumin ne karriere dhe te jetojne sa me mire. Mirela Manjani nuk ben perjashtim nga kjo gje. Tundimi eshte kaq i madh, saqe shume pak njerez arrijne te rezistojne dhe te japin nje shembull ndryshe. Ne Shqiperi te tille ekzistojne. Emrat e tyre jane Ilir Suli, Ilir Kafarani, Afrim Latifi, Shqipe Zogiani e ndonje tjeter (per te mos permendur talentet e rinj te shtanges, Qerimaj, Trasha, Haxhihyseni). Ne bote njihen raste te shumte, ku mund te permendet e madhja artiste gjermane, Marlene Dietrich, qe u largua ne SHBA, dhe madje beri vizita te trupat amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore qe luftonin pikerisht kunder vendit te saj Gjermanise.

Pirro Dhima eshte rasti me tipik i nje sportisti qe ka ikur nga nje vend i varfer, ne nje me te pasur. Pasuria e tij thone se eshte shume e madhe, statusi qe gezon ne Greqi, i shkelqyer dhe karriera sportive thuajse e pakrahasueshme me 3 tituj olimpike (1992, 1996, 2000). Tani ai shpreson te thyeje te madhin Naim Sulejmanoglu (Sulejmanov) me 4 tituj olimpike vitin tjeter ne Athine. Manjani i afrohet, ndonese jo kaq e pasur dhe e suksesshme.

Perballe tyre le te vendosim Afrim Latifin, shqiptar nga Kosova. Kerkon me patjeter nenshtetesine shqiptare, e merr ate, stervitet si "5-oreshat" e dikurshem te kohes se Enverit, pas punes ne Gjermani dhe del kampion i Europes ne karate. Kushtet e tij, ndonese ne Gjermani, jane shume larg atyre te Dhimes (Dimas) e Manjanit, shperblimet per te jane pakrahasueshmerisht me te vogla.

Per mua eshte e veshtire te krijoj imazh armiqsh me emrat e sportisteve qe kane lene Shqiperine per Greqine, por sidoqofte, respektin me te madh, pa dyshim, e ruaj per Sulin, Latifin apo Kafaranin, sepse ndjehem shume me mire dhe shume me krenar kur ata ngrene flamurin shqiptar. Kjo ndjenje nuk eshte shuar ende ne bote. Aq e vertete eshte kjo, saqe stadiumi "Saint Denis" ne Pari oshetiu shume me teper per kampionet e botes nga Franca, sesa per ata, amerikane sa per te marre nje shembull.

Persa i perket tradhetise, do te ishte mire te kishim nje imazh me te plote dhe me pak komunist. Kush mund te mallkohet me shume, nje sportist apo sportiste e re ne moshe, shume me pak e formuar si karakter apo shtetare e specialiste sporti qe kane ne dore te organizojne, menaxhojne, financojne sportin ne Shqiperi. Si shembull sjell ankesat e vazhdueshme te Sulit e Kafaranit apo edhe kercenimin e hapur te Afrim Latifit se "nese vazhdon keshtu, mund te mos garoj me per Shqiperine".

Do t'i veme gishtin kokes, apo do nxitojme te shpallim se shpejti tradhetaret e rinj?

B.Kuka

Mirela Manjani

Mirela Manjani e Greqise fitoi medaljen e arte dhe titullin e kampiones se Botes ne Kampionatin Boteror te Atletikes se lehte ne Paris te Frances. Manjani, e lindur ne Durres dhe me kombesi shqiptare, ka marre nenshtetesine greke qe ne vitin 1997, duke garuar per shtetin e saj te ri, qe prej asaj kohe. Marrja e pasaportes greke dhe veshja e uniformes se vendit fqinj nga Manjani nuk kane kaluar pa debate dhe komente te te gjitha llojeve ne Shqiperi, por edhe mes shqiptareve jashte kufijve politike te vendit. Mirela ka provuar mallkimin e shume shqiptareve per faktin se u vesh me ngjyrat e fqinjeve greke, marredheniet me te cilet nuk jane nga me te mirat. Ndersa shume specialiste te sportit apo gazetare sportive, duke nisur nga Marjeta Zace, Artan Shyti, Besnik Dizdari, Sajmir Demi etj. kane qene me te ekuilibruar ne gjykime, duke theksuar se Mireles nuk i ishin krijuar kushtet per te garuar sic duhet ne Shqiperi dhe per te arritur endrren e saj, shpallja kampione e botes dhe kampione olimpike.

Manjani nuk ka qene e para qe ka marre rrugen e Greqise. Pirro Dhima, Luan Shabani, Agim Xhelili kane qene peshengritesit shqiptare qe kane perfaqesuar greket ne peshengritje. Nje boksier i njohur shqiptar si Luan Krasniqi (ndonese jo kurre me nenshtetesi shqiptare) perfaqeson Gjermanine, ndersa kengetarja Elsa Lila mori pjese ne San Remo, mes italianeve, fale nenshtetesise italiane qe ajo ka.

Ne Shqiperi ka disa shembuj te tjere sportistesh te nivelit me te larte, si Ilir Suli, Ilir Kafarani (peshengritje) apo Afrim Latifi (karate) qe kane synuar titullin me te larte europian e boteror (Latifi e ka arritur), duke garuar per Shqiperine. Suli ka deklaruar vete se nuk ka pranuar oferta nga vende te tjera, duke dashur te dale kampion per vendin e tij. Edhe Latifi ka dhene nje pergjigje te tille se "kam marre nenshtetesine shqiptare dhe do perfaqesoj Shqiperine sepse jam shqiptar".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Gazetari Tonuzi: Manjani, e enderronte titullin boteror

Gazetari i njohur sportiv, Enver Tonuzi, duke shkruar qe nga SHBA me 28 gusht 1999 thoshte se "fenomenia shqiptare ka realizuar nje enderr (behet fjale per titullin e kampiones se botes me 1999) qe na e ka permendur qe kur e kemi takuar per here te pare ne mjediset teper te thjeshta te Shkolles se Mjeshtrise Sportive ne Durres. Atehere ajo ishte vetem 13 vjece dhe stervitej nga specialisti shqiptar Enver Mysja". "Atehere qeshem me vehte, - vazhdon Tonuzu, - ... Forca e saj jane prinderit: i jati, Kujtim Manjani, ish-atlet ne vrapimet e mesme me Lokomotiven dhe Partizanin dhe e

ema, Flora (ne qofte se nuk ia kam ngaterruar emrin) e cila para disa vjetesh u dobesua pak si shume nga kursimet e teperta qe bente per t'i plotesuar cdo nevoje ushqimore Mireles. Nje kuriozitet: Frigoriferi i shtepise ishte 90 % i saj".

Manjani ka qene me Teuten e Durresit deri ne 1995. Me pas ajo u dergua me nje burse te Komitetit Olimpik Nderkombetar nepermjet Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar ne nje Universitet te Alabamas (shteti Georgia). Atje ajo u be rekordmene e Universitetit dhe theu rekordin e disa stadiumeve ne SHBA..

Tonuzi kujton: Suksesin me te madh ne arenen nderkombetare me pare e kishte arritur ne vitin 1995 , kur 19-vjecarja shqiptare u be nenkampione e Europes per te rejat". Ndersa ne Olimpiaden e Atlantes me 1996, Mirela nuk doli aq mire.

Lidhja me Xhelilin

Ne Atlanta me 1996, ajo ritakon kampionin e peshengritjes, Jorgo Tzelilis (Agim Xhelili) dhe pas nje historie dashurie, Agimi i premtoi se "po te martohemi bashke ti do te behesh kampione bote". Ne fillim (sipas Tonuzit) ka patur shume probleme me Federaten Greke. Ne fakt Mirela eshte pak si shume tekanjoze dhe me pretendime. Ajo kerkonte te bente realitet endrren per te dale kampione e botes. Per te , kjo enderr ka qene nje realizim absolut qe priste vetem kohen e duhur. Tonuzi vazhdon: "Ne nje bisede qe patem bere ne Sofje ne maj te 1993-shit i pata thene (edhe Kujtimit) se mund te behesh kampione bote por jo rekordmene. U zemerua disi. Kisha parasysh qe rekordi ka qene 80 metra - vertete enderr per ate kohe. Modeli i shtizes ka ndryshuar dhe Mirela pret te behet edhe rekordmene e Botes".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Parashikimi i Artan Shytit me 1995
Vite te shkuara, kur Manjani ishte ende me nenshtetesi shqiptare dhe perfaqesonte Shqiperine, Artan Shyti, ish-zv.minister i sporteve, ish-drejtor per sportet ne MKRS, ish-sekretar i pergjithshem ne MKRS, shkruante se Manjani ishte nje nje shans historik per sportin shqiptar, madje duke e etiketuar si sportisten me te mire te vendit (sipas Artjan Shanit, botuar ne nje adrese ne internet). Shyti, po sipas ketij burimi, botoi nje artikull ne shtypin shqiptar me date 28 shtator 1995, duke akuzuar specialiste te atletikes shqiptare. "Ate e braktisen te gjithe dhe me pas ajo u detyrua te na braktise". Nentitulli i artikullit te Shytit, ishte "Ajo mund te behet kampione Bote edhe duke qene ne Shqiperi".

Marjeta Zace: "Nese do kishin kushtet e domosdoshme, do te ngrinin flamurin e Shqiperise"

Keto fjale i thote ish-sekretarja e shtetit per sportet, Marjeta Zace (Pronjari). Gruaja ish-rekordmene e atletikes shqiptare, e pyetur se "Disa rezultate te sportisteve tane jashte shtetit, si Pirro Dhima, Luan Shabani, Mirela Manjani, a ngacmojne gjesendi ne shpirtin e Pronjarit?", pergjigjet keshtu: "Jo vetem qe ngacmojne, por une krijoj bindjen perfundimisht se sportistet tane i kane te gjitha te dhenat ose talentin qe te behen kampione dhe rekordmene boterore. Ky perben nje fakt jo te vogel, per nje popull 3 milione sic jemi ne. Por, me keqardhje them se keto figura, sikur te ishin ne Shqiperi nuk do te ishin bere kaq te medha sa jashte saj. Jane pikerisht mungesa e kushteve te stervitjes, ose mosmbeshtejtes financiare, qe i detyrojne ata te largohen. Dhe c'eshte me e keqja ata perfaqesojne nje vend te huaj. Por do te thosha, edhe per kete ngulmoj, se neqoftese Shqiperia do te dinte t'i krijonte kushtet e domosdoshme, t'i vleresonte, ndoshta ata do te perfaqesonin ose do te ngrinin flamurin e Shqiperise". Keto fjale jane botuar ne internet ne adresen "Pages.albaniaonline.net".

Opinion gazetari

Nese kemi ndonje talent ne sport e injorojme, ndersa pasi kalojne kufinjte e sigurojne ndonje fanelle te huaj, japin rezultate qe te detyrojne te ferkosh syte. Atletja shqiptare Mirela Manjani eshte shpallur ... kampione e Botes duke perfaqesuar Greqine. Vendi fqinj qe eshte mesuar te tregohet i vemendshem me ata qe beson se premtojne shume, iu gezua nje medalje Boterori ... qe ishte pergatitur prej vitesh ne nje vend tjeter. Specialistet tane, keta miope manjake vetem per te mbledhur tituj shkencore, nuk kane ditur asnjehere ta trajtojne kampionen e ardhshme, madje jo me shume se kater vjet me pare kane nguruar t'i japin edhe trajtimin special. Manjani eshte ngjitur ne pod per ceremonine e dorezimit te medaljes se arte dhe ndoshta eshte ndjekur "dal vivo" edhe nga personalitetet e atletikes shqiptare, te cilet vazhdojne te qendrojne ne Sevilje ku vetem shpenzojne, ne nje kohe qe edhe ne te ardhmen nuk do te munden te bejne me shume. Shqiperia eshte e afte te prodhoje kampione, por ne kete vend gjithcka

menaxhohet keq, pervec titujve shkencore, qe ruhen me kujdes nga specialistet

tane miope.

Nga Sajmir Demi, botuar ne vitin 1999, pasi Manjani doli kampione bote ne Sevilje.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Pasi rekordmenia e sotme e Shqipërisë, Mirela Manjani shpallet për herë të dytë Kampione e Botës

Tradhtinë e kemi midis nesh, jo te Mirela!

* Shqipëria ka krijuar dy herë Kampionen e Botës, Mirela Manjani!

* Shqipëria ka tradhtuar sportin nobël të atletikës së lehtë!

* Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa pistë atletike!

* Shqipëria po e shndërron sportin kombëtar në loteri!

* Shqipëria ka 30 rekorde kombëtare 20 vjet pa i thyer!

* Shqipëria dhe parulla e vitit 1945: "Të thyejmë rekordet e Paraluftës!

Besnik DIZDARI

Dy rekordmenë të shquar të Shqipërisë në atletikën e lehtë, Ajet Toska dhe Pavllo Mihali, janë të vetmit njerëz që çdo ditë dalin në punë për të punuar për atletikën kombëtare. Vetëm këta të dy. Askush tjetër. Nuk ka shtet në Europë që për sportin e atletikës së lehtë paguan vetëm dy njerëz! Dhe megjithatë, dy rekordmenët tanë, përpiqen, punojnë, shqetësohen. Kanë një zyrë me tavan të ulët, që nuk plotëson asnjë kusht pune të sotme dhe që s'ka asgjë të përbashkët me zyrat sportive më të rëndomta, edhe në shtetin më të parëndësishëm postkomunist të Europës. Dhe ndihen të vetmuar. Mundohen përditë ta shpëtojnë atletikën shqiptare, ta nxjerrin nga skamja. Ia kanë arritur të kenë me vete jo pak atletë pasionantë megjithatë, të cilët e ushtrojnë atletikën s'dihet se ku, ngaqë Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një stadium atletike. Dhe prapë ne kemi atletë. Janë heronj për nga kushtet që i cfilitin.

Kështu, dy zyrtarët tanë të vetëm të atletikës së lehtë, Toska dhe Mihali, ia arrijnë të shpëtojnë diçka nga ajo që mund të shpëtohet thjesht prej një pasioni të vjetër, që këtyre dy rekordmenëve të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, iu vlon në shpirt.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Ajet Toka, është i vetmi sekretar i përgjithshëm i një Federate atletike prej 52 shteteve të Europës që është një rekordmen në fuqi, pra që nuk i është thyer rekordi, sepse ende askush nuk ka guxuar t'ia prekë atë. Ndonëse e ka thyer 17 vjet përpara, më 22 gusht 1986, kur ka qenë 25 vjeç djalë. Shifrat e tij janë edhe për sot të nivelit të lartë ndërkombëtar: 75.92 metra! Po nga ana tjetër, si një paradoks i pashembullt, rekordi i tij fenomenal për ne, sot tregon vetë prapambetjen e qartë të atletikës sonë. 20 vjet më parë, më 1983, rekordmeni Pavllo Mihali ka kërcyer me shkop 5.21 metra. Kampioni i këtij viti, 2003, në Shqipëri arriti 4.50 metra dhe askujt sot nuk mund t'i shkojë nëpër mend se mund të arrijë 5.21 metra si 20 vjet më parë. Dhe prej 59 rekordeve kombëtare të atletikës shqiptare, plot 30 rekorde i përkasin kohës së përtej viteve '80 e poshtë. Madje ka rekorde si ai i dhjetëgarëshit (Skënder Balluku) e i 50 km ecje sportive (Sadik Demiri) që datojnë më 1975 dhe 1976, gati 30 vjet të shkuara!

Ndërkaq, Kampionati i fundit Botëror që sapo përfundoi në Saint Denis të Francës, Shqipërisë i pranoi vetëm një atlet. Ky ishte Arben Maka një nga më të mirët e Shqipërisë. Ai mori pjesë në vrapimin e 100 metrave dhe për fatin e tij arriti rezultatin mëse modest 10.87, ndonëse Maka ka arritur me kronometër dore deri në 10.3. Dhe vetëm kaq.

Po ja sensacioni: Mirela Manjani, atlete e Durrësit, krijuar prej atletikës shqiptare, fiton për herë të dytë titullin e Kampiones së Botës në hedhjen e shtizës. Këto dy skaje më të fundit: shqiptare, Arben Maka 10.87 në 100 metra i eliminuar qysh me baterinë e parë dhe shqiptarja tjetër, Mirela Manjani - Kampione e Botës për herë të dytë, përfaqësojnë ndarje të mëdha larg njeri-tjetrit. Megjithatë, kanë një të përbashkët të madhe: shqiptarësinë e tyre atletike, nëse mund të përcaktoja kësisoji. Sepse të dy janë krijim i atletikës shqiptare. I pari të trondit me dështimin tonë. E dyta të trondit me arritjen fenomenale të atletikës "sonë".

Tashmë as unë nuk kam kohë të merrem as me siglat "Greece", as me flamurin kombëtar të Greqisë me të cilin u mbështoll edhe një herë tjetër Mirela, kësaj radhe në Saint Denis të Parisit, as me arritjen e madhe të Greqisë, e cila i blatoi këto përmasa botërore asaj. Po ashtu, nuk kam kohë të humb duke i fryrë përtej llogjikës, të të ashtuquajturit "nacionalizëm shqiptar të tipit të izolimit të një regjimi që shkoi", dhe madje nuk kam as forca e as mundësi për të vërtetuar saktësisht, nëse Manjani ka folë kundër Shqipërisë apo jo në Greqi. Por marr guximin të them se tradhtinë - nëse vazhdojmë të flasim për tradhtina kësisoji - e kemi më parë midis nesh dhe jo te Mirela Manjani.

Nuk ka tradhti më të madhe ndaj kombit tënd, të mjedisit sportiv, se sa kur një shtet braktis sportin e atletikës. Nuk ka tradhti më të madhe për kulturën kombëtare madje, që Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi vend në Europë pa pistë atletike. Nuk ka tradhti më të madhe se sa të paguash vetëm dy vetë për të rimëkëmbur atletikën dhe të paguash bie fjala 20 vetë për një sektor që quhet "shkencor", që padashur bëhet edhe një "rifugium pecatorium" për t'i bërë vende pa meritë ndokujt. Nuk ka tradhti më të madhe se sa të mos subvencionosh për atletikën e lehtë, që është sporti më i parë që ka zhvilluar një kampionat kombëtar në Shqipëri (1929). Nuk ka tradhti më të madhe se sa të lësh atletët shqiptarë të stërviten në çakull e dhé, në pluhur a qymyr, kur atletika shqiptare është sporti i parë në Shqipëri që ka krijuar ekipin tonë kombëtar, fanelat kuq e zi dhe që ka përfaqësuar për herë të parë në histori Shqipërinë në një kampionat ndërkombëtar (Zagreb 1934, Lojërat Ballkanike). Nuk ka tradhti më të madhe se të djegësh tash sa vjet fondin e ndërtimit të pistës së tartanit, e për vite për kapricio të një njeriu të miqësive klanore, t'ia mbyllësh dyert e Stadiumit Kombëtar atletëve. Nuk ka tradhti më të madhe se sa ta zhdukësh atletikën nga gazetat, nga publiciteti sportiv, nga problemet, nga nxitja, nga promovimi, nga axhendat, qoftë edhe të vetë shtetit, i cili sportin e ka edhe detyrë kushtetuese. Nuk ka tradhti më të madhe se sa të kesh një ministri që ka sigël edhe "Sportin", dhe që megjithëkëtë të lejojë që të shuhet sporti nobël i atletikës. Nuk ka tradhti më të madhe se sa ta loterizosh sportin kombëtar, siç po ngjet vetëm në Shqipëri, madje deri aty sa thuajse çdo gjashtë muaj shpiket një loteri tjetër, kalamendet rinia dhe përfitimet e duhura të mos shkojnë te sporti kombëtar, veçanërisht te atletika, si kudo në Europë. Nuk ka tradhti më të madhe se sa ta harrosh, ta mallkosh, t'ia shuash emrin dy herë Kampiones së Botës dhe Kampiones së Europës pse ka "tradhtuar" Shqipërinë duke "iu shitur" flamurit helen, e nga ana tjetër, të mos shqetësohesh aspak për shkatërrimin e atletikës kombëtare. Nuk ka tradhti më të madhe se sa të lejosh që të ushtojnë televizione e gazeta me jetën, rezultate, intimitete, fate, arritje, kërshërina bajate me gjithë futbollistët e Europës, madje edhe me ato prej më të rëndomtëve që nuk i njohin mirë as në vendet e tyre dhe të zhdukësh famën e një Mirela Manjani.

Me kësisoj tradhtinash të pafund na takon të merremi, dhe jo me "tradhtinë" e një njeriu të vetëm, me emrin Mirela Manjani, që në fund të fundit, edhe në këtë çast "tradhtie" të saj me ngritjen lart të flamurit të Greqisë në olimpin e atletikës botërore, prap se prap, mua dhe askënd nuk e pengon të shkruajë fjalë për fjalë, këtë lajm:

"Rekordmenia e sotme e Shqipërisë, Mirela Manjani, u shpall më 30 gusht 2003 në Saint Denis të Parisit në Francë, Kampione e Botës për herë të dytë në hedhjen e shtizës për Greqinë, pjesëtare e ekipit kombëtar të të cilës është".

Sepse, nëse e keni harruar, megjithëse kam shkruar disa herë, shqiptarja Mirela Manjani e Greqisë, sot e kësaj dite vazhdon të jetë rekordmene kombëtare e Shqipërisë në hedhjen e shtizës. Si gazetar i vjetër, çka gjithashtu e kam thënë para një viti në faqet e kësaj gazete, në fund të fundit, bëj detyrën e fiksimit të kësaj historie dhe dihet që nuk bëj pjesë në turmën e gazetarëve të vendit tim, të rinj apo të vjetër qofshin, të cilët nuk denjojnë të botojnë thuajse asgjë për titullin më të ri të fituar nga atletja fenomenale shqiptare Mirela Manjani.

Sepse Mirela Manjani jo vetëm që është shqiptare, por është një atlete shqiptare, ka lindur si atlete shqiptare, është formuar deri në gjysmë të rrugës si një atlete shqiptare, ka fituar jo pak suksese si atlete shqiptare, është njohur në botën ndërkombëtare si atlete shqiptare.

Temë e vjetër megjithatë...

Detyrohem të përsëris: edhe pse medaljet e mëdha të Manjanit i përkasin Greqisë, historia shqiptare në gjithë këtë periudhë sensacionale të saj, është rrënja, nisma, njohja e madhe. Nuk mund të mohohet prej askujt. Do të ishte një tjetër tradhti më e madhe, madje tradhti ndaj së vërtetës. Sepse jemi edhe ne aty, brenda periudhës fenomenale shqiptaro-greke të hedhjes së shtizës për femra, pjesë e shpalljes të IAAF (Federata Botërore e Atletikës së Lehtë), atë të fillimit të vitit 2001, ku shqiptarja jonë - për fatin tonë përfaqësuese e Greqisë - ishte midis 3 atleteve më të mira të shekullit 20 në hedhjen e shtizës. Ndërkohë që e nis shekullin e 21-të me dy tituj të rinj: atë të Kampiones së Evropës dhe këtë të dytin e Kampiones së Botës. Rrënjët janë historia e saj shqiptare, të cilën ne duhet ta tregojmë e ritregojmë sa herë Mirela na jep rast. Të shtunën në mbrëmbje deri vonë jam marrë me internetin dhe kudo Mirela ishte po ajo, shqiptarja: "Lindur në Durrës të Shqipërisë". Dhe po e botoj përsëri historinë e saj shqiptare, për kujtesë kombëtare, për barazpeshë shpirtërore kombëtare, jo thjesht për "nacionalizëm", por për ndjenjë të vetëdijshme kombëtare, për të luftuar morinë e tradhtinave që përmenda më lart, çka në krahasim me "tradhtinë" e Kampiones "sonë" të Botës, për fat të keq, janë gjigante!



MIRELA MANJANI

Lindur në Durrës (Shqipëri) më 1976

Rezultatet e suksesshme me Shqipërinë:

1990: 48.30 m. Rekord kombëtar NEN 14

1991: 54.86 m. Rekord kombëtar NEN 15-16

1993: 54.86 m. Rekord kombëtar NEN 17-18

1994: 57.20 m. Kampione e Ballkanit Juniore

1994: 56.62 m. Kampione e Ballkanit të Rritura

1994: 53.40 m. Finaliste (e 8-ta) e Kampionatit Botëror Juniore

1995: 55.56 m. Finaliste (e 12-ta) e Kampionatit Botëror

1995: 59.36 m. Kampione e Ballkanit Juniore

1995: 57.28 m. Nënkampione e Evropës Juniore

1996: 59.90 m. Medalje Ari në "Bruno Zauli"

1996: 62.46 m. Rekord i Shqipërisë në Alabama



Dhe mandej historia tjetër, ajo greke e Manjanit, doemos legjendare. Pak e kishim dëgjuar gjatë vitit 2003, ndonëse në Kupën e Europës më 21 qershor 2003 kishte mbërritur në 63.13 metra. Duket se ajo punon në heshtje për muaj të tanë, për të shpërthyer në kohën e duhur në garat e mëdha. Ndonëse siç thotë komenti i IAAF, "asgjë nuk duket ta pengojë atë në një arenë të rëndësishme kampionati - një disiplinë që ndoshta buron prej profesionit të saj të oficeres detare".

Kësisoj, qysh nga hedhja e parë, në garën e Saint Denis të së shtunës që shkoi, ajo ishte shkatërruese për kundërshtaret e njohura Shikolenko, Narius, Menendez, madje "madhështore" siç përcaktoi komentatori i IAAF, duke mos iu lejuar atyre as edhe një çast kryesimi. Kjo qe psikologjia e Mirela Manjanit, 27 vjeçe më 21 dhjetor 2003, 1.65 metra shtatlartë dhe 65 kilogram peshë trupore, një fizik solid dhe shpërthyes në hudhjen elegante të një stili të formuar qysh në Durrësin e Shqipërisë nga Klubi Sportiv 'Teuta' e Durrësit dhe trajneri i saj shqiptar Petrit Kërtusha, ata që e lindën dhe formuan këtë margaritar të atletikës dhe sportit të botës së sotme moderne së cilës ajo sapo i rrëmbeu edhe një triumf tjetër, këtë të titullit botëror 2003:

1. M. MANJANI / Gre 66.52

2. T.SHIKOLENKO / Rus 63.28

3. S.NERIUS / Ger 62.70

4. M.INBERG / Fin 62.20

5. O. MENENDEZ / Cub 62.19

6. S.BISSET / Cub 60.17

Ky ishte apogjeu i Mirela Manjanit, e cila siç përcaktoi IAAF, "ka një krah hedhës të shpejtë e të fuqishëm, por edhe flokë të gjatë të verdhë dhe tipare helenike prej një perëndeshe të Olimpit, përveç vendlindjes shqiptare. Personifikim i forcës dhe bukurisë".

Dhe prej këtu ajo pasuron historinë e saj sensacionale greke që është kjo:

Titujt e mëdhenj me Greqinë

1999, Sevilje: 67.09 m. Kampione e Botës (Rekord Botëror)

2000, Sydnei: 67.51 m. Nënkampione Olimpike

2001, Edmonton: 65.78 m. Nënkampione e Botës

2002, Munich: 67.47 m. Kampione e Evropës

2003, Paris, S. Denis: 66.52 Kampione e Botës

Kjo "histori greke" përfaqëson një nga historitë më të rralla të kësaj gare të Greqisë së lashtë, e cituar deri prej një Homeri dhe Taciti.

Ndodhemi para një qëndrueshmërie të rrallë për një atlete fenomenale nga Shqipëria. Siç e kam pasë thënë me kohë, emri është gjithnjë aty, i skalitur për jetë: Mirela Manjani, lindur në Durrës më 1976 dhe rritur e formuar si atlete e nivelit botëror në Durrësin shqiptar mbi Adriatik, qyteti i Klestonit - kampionit antik të Olimpiadës. Sot e kësaj dite mbajtëse e 4 rekordve kombëtare në hedhjen e shtizës për Shqipërinë: nga mosha 14 deri te të rriturat. Ndoshta është e vetmja atlete në Botë që në të njëjtën kohë - njohur zyrtarisht edhe nga IAAF - është Rekordmene Kombëtare për dy shtete, për dy kombe: Shqipërinë dhe Greqinë!

E pra?

Vazhdojmë të heshtim kësisoj për kampionët Olimpike, Botërorë e Europianë, të cilët i kemi zbuluar, përgatitur e rritur për mjaft kohë vetë ne. Në fund të fundit, pse i bëri Shqipëria sportistë klasi shpejtoi të na i rrëmbente edhe Greqia, për t'i bërë ajo Kampionë të Botës, Olimpikë dhe të Europës! Dhe prapë më duhet të përsëris: Nëse këta sportistë shqiptarë të një fame botërore greke, kanë ra pré e një pjese të shtypit vendas duke arritur deri në deklarata të papranueshme - nëse ato nuk janë sajime - gjesti i parë i tyre do të ishte falje ndaj Shqipërisë - Nënë. Ndërsa ne, për të treguar se jemi atdhetarë, pra jo pseudoatdhetarë - ne që me të drejtë kemi një Teatër "Aleksandër Moisiu" edhe pse vetëm ngaqë aktori i madh ka thjesht një origjinë shqiptare, apo që hidhemi me të drejtë përpjetë kur Maqedonia e quan "Bijë të Maqedonisë" Nënë Terezën, ndonëse duam s'duam, aty është rritë shqiptarja e madhe së cilës shqiptarët e regjimit të Shqipërisë nuk e kanë lejuar të takojë për 40 vjet as nënën e as motrën - banore të Tiranës - nuk ka pra llogjikë që të heshtim kësisoji ndaj këtyre sportistëve të rangut botëror të formuar po prej nesh, në tokën tonë, në stadiumin tonë, me trajnerin tonë, në kampionatet tona, pa mohuar kurrë zotësinë e madhe të Greqisë për t'i ngjitur ata në majat e titujve botërorë.

Do të ishte më mirë që më parë të spastronim këndej pari tradhtinat tona.

Dhe të përkujtonim ngritjen e parë të ekipit kombëtar shqiptar, që është i ai i atletikës së kohës së Mbretërisë më 1934; t'iu japim shokë Ajet Toskës e Pavllo Mihalit për të ringritur atletikën kombëtare; t'i japim Shqipërisë pistën e atletikës; të marrim përftimet e loterive sportive për sportin kombëtar; të ndalojmë gazetat e televizionet që nuk iu kushtohen sportit kombëtar, por kryesisht atij të huaj; të rindërtojmë sektorin shkencor të sporteve dhe prej këtyre shkencëtarëve nëse qofshin të tillë, të paktën nja dy t'ia japim Federatës së Atletikës për të mbështetur edhe me shkencë rimbëkëmbjen e këtij sporti nobël - ndërsa të tjerët federatave të tjera; që fondet më të mëdha tani për tani Ministria që ka në sigël "Sportin", t'ia japë atletikës; që ne më në fund, të organizojmë një Konferencë Kombëtare për të shpëtuar atletikën kombëtare.

Më 1945 regjimi komunist më tepër me inatin kundër Mbretërisë se sa për përparimin e sportit kombëtar, lëshoi parullën: "Të thyejmë rekordet e Paraluftës!" Dhe i theu. E për këtë i lumtë. Dhe a nuk e kuptojmë vallë, se sa do t'i shërbenim sportit kombëtar, atletikës kombëtare, nëse në këtë gusht 2003 menjëherë pas titullit të dytë botëror të Mirela Manjanit, të lëshonim thirrjen: "Të thyejmë 30 rekordet kombëtare të viteve '80 e më prapa", çka për fat janë të gjithë të shekullit të shkuar?!

Atletika shqiptare kërkon ndërkaq, të hyjë në Shekullin 21. Mendja ta do që ndihet krenare për dy herë Kampionen e Botës, Mirela Manjanin "e saj". Porta për të hyrë në shekullin e ri tek është. Por pa hequr "tradhtinat" që u përmendën në këte shkrim, ne do të mbetemi edhe kushedi për sa kohë te shekulli i kaluar.

'Tema'
 

Boby

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Shume njerez i konsiderojne si tradhtare sportistet shqiptare te cilet lene shqiperine per vendet e huaja.Dhe kjo ndodh pasi ata behen te famshem.Kjo gje ndodhi me Pirro Dhimon,Mirela Manjanin dhe kohet e fundit me kosovarin Milaim Rama.Kjo gje per mua eshte e padrejte.Veshja e uniformes se nje shteti tjeter i siguron ne radhe te pare te gjithe ketyre sportisteve nje jete me te mire dhe nje karriere per te cilen jam i sigurt se ata kane enderruar per shume vjet me rradhe.Fajin per kete "tradhti" ndaj atdheut nuk e kane sportistet por vete shteti dhe federatat qe nuk i krijojne kushte sportisteve tane.Une sikur te isha si keta njerez qe japin menjehere emrin tradhetar do pyesja veten,ku do sterviteshin keta sportiste ne shqiperi?Ku eshte atletika dhe gjimnastika shqiptare e cila shume vjet me pare merrte pjese ne konkurimet nderkombtare?Mua kur pash kampionatin e atletikes nuk me erdhi turp pse Mirela Manjani kishte veshur ngjyrat e grqise,por se vendi yne nuk kishte qofte nje sportist te vetem per te perfaqesuar vendin tone ashtu si shume vende afrikane,te cilat mendoj se jane shume me te verfera se ne,perfaqesuan vendet e tyre.Dhe keshtu n.q.se shteti shqiptar nuk do beje dicka per sportin atehere shume talente te tjere do marrin rruget per ne shtetet e tjera.
RROFTE SPORTI SHQIPTAR
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Boby
ke shume te drejte dhe ne asnje menyre nuk mund te quhen 'tradhtare' 'emigrantet sportive' sepse ne shqiperi nuk kan sa kushtet minimale te stervitjes apo te jeteses.
Njeriu ben c'do gje qe te plotesoje endrren e tij ' por ne Shqiperi mesa duket nuk realizohen shume enderra dhe detyrimisht ''pasioni i madh apo kushtet ekonomike'' bejne qe te zgjedhesh rrugen e duhur.
Por me carte se une e sqaron kete dukuri ''Besnik DIZDARI''

Faleminderit.
 

alpacino

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

un para se te hapja kete teme isha ne krahun e atleteve dhe jo me kot thashe qe para se te shkruani dicka mendohuni mire vendosni veten tuaj ne vendin e tyre megjithate jam dakorte me menimin qe keni shprehur deri tani
 

Alesio

Primus registratum
Re: NdEr i KoMbIt ApO ArMiQ Te KoMbIt

Manjani - Shqiperia 1:0!
Atletja shqiptare qe garon per Greqine, se bashku me shqiptaret, kane shume arsye t'i gezohen titullit Kampine Bote ne hedhje shtize... por jo edhe pushtataret e Shqiperise

Nga Adriatik Kelmendi

Si te mos sjelle gezim arritja e titullit Kampion Bote per nje sportist shqiptar? A ka ndjenje me te mire se kur e di qe nje pjesetar i popullit tend arrin qe nje fushe te caktuar te jete i pari ne gjithe globin? Atletja shqiptare, Mirela Manjani, ka zene vendin e pare ne kategorine e hedhjes se shtizes ne Kampionatin Boteror te Atletikes, mbajtur ne Paris. Po ashtu, ajo ka vendosur rekord te ri ne kete kampionat tradicional, me rezultatin perfundimtar 66, 52 metra. Por, ne fund medalja i ka shkuar Greqise dhe ne piedestalin e kampioneve ka valuar flamuri grek. Ketu edhe fillon ai pshtjellimi qe misheron dy ndjenjat diamteralisht te kunderta shpirterore lidhur me nje situate te vetme.

Gezim apo deshperim? Urim apo sharje? Apo, s'jane te dyja bashke?! Mirepo te dyja i ndan nje vije e thelle dalluese. Shume gezime e urime per kampionen Mirela Manjani dhe popullin shqiptar, por edhe shume deshperim dhe sharje per pushtetaret shqiptare. Njesoj shume dhimbje per Mirelen, shqiptaret dhe pushtetaret, bashke. Kaptina e Mireles sot mund te karikoje me se miri realitetin shqiptar te shekullit XXI.

Eshte vertete shume per t'u cuditur reagimi i disa personaliteteve shqiptare te sportit lidhur me arritjen e Manjanit. Shumica e pane ate me sy te keq per shkakun se nuk ka garuar me ngjyrat e shtetit te saj, Shqiperise, por me ato te nje shteti tjeter. Por, sic duket te gjithe harruan te pyesin se ku qendron shkaku themelor qe ka sjelle ne nje pozite te ketille, si Mirelen, ashtu edhe shume e shume sportiste te tjere shqiptare sot qe garojne e shenojne suksese nen flamujt e shteteve te tjere. A jane vertet, sportistet, ata qe duhet te shihen me sy te keq? Vete nje pyetje e formuluar ne kete menyre flet fare bukur per ironine e situates. Si mund te shahet nje person qe ia del te jete i pari ne bote ne nje fushe?

Natyrisht se nje karakterizim me qellim ofendimi per ta shenon nje lajthitje prej kujtdo qe vjen. Keta sportiste, perkundrazi, meritojne respektin me te madh te te gjithe atyre qe veten do ta quanin patriote shqiptare. Kurse, faji perse sukseset e tyre nuk i atribuohen Shqiperise (se paku, derisa edhe Kosova nuk do te kete mundesine qe te garoje e pavarur ne arenen nderkombetare) do te duhej kerkuar te personat te cilet edhe paguhen dhe jane zgjedhur nga populli per te nxitur, organizuar, drejtuar, zhvilluar, mbrojtur e ngritur vlerat e interesat e kombit e te shtetit. Ne rastin konkret adresa eshte: Qeveria e Shqiperise. P.sh, ajo ministri e parendesishme (sic!) eshte ajo e Sportit, do te kishte mundur ne shume raste te arrinte ate qe thuajse kurre nuk po ia del ta arrije e rendesishmja (sic!) duhet te jete, ministria e Jashtme.

Investimi ne talente te deshmuara, si soji i Mireles, do te ishte nje nder beneficet me te medha per shtetin qe aq deshperueshem ka nevoje qe emri t'i degjohet ndonjehere nderkombetarisht edhe per te mire. Sportistja shqiptare e Greqise, aktualisht, parashikohet si kandidatja kryesore per medaljen e arte ne hedhjen e shtizes edhe ne Olimpiaden 2004, qe mbahet ne Athine. E tash mund te paramendohet se c'fare shansi i humbur do te jete ky per Shqiperine, nese bija e saj do te triumfoje ne ngjarjen me te madhe sportive ne bote- qe percillet nga me se 1 miliard njerez- por sersih te mos ngreje lart flamurin shqiptar.

Mund te tingelloje si shume ironik ky mendim, por Shqiperia me kete do te humte rastin qe nga shume njerez ne bote emri t'i degjohej per here te pare, dhe ate per nje vlere kulmore. E per kete, sigurisht, se me se paku ka faj Mirela. Aq me keq, kur ne situata te ketilla shqiptaret e kane kapur veten shpesh gjate historise, kur individe shqiptare kane shenuar suksese kulmore nen emrin e shteteve te tjera, ne sport, ne kulture etj., ndersa bashkekombasit e tyre jane kenaqur vetem me faktin se ata diku, ne ndonje vend, ose ne ndonje interviste, ashtu shkarazi e si nen ze, kane permendur faktin se ata "ne te vertete jane shqiptare, por..." Nder te gjitha keto, me se tepermi dhemb fakti se keto pjese te padeshiruara te historise, po na perseriten edhe sot, pa parashenja se do te pushojne se perserituri edhe neser.

Derisa te mos kemi mundesi te shohim diten kur sukseset individuale shqiptare do te dine te organizohen qe te jene edhe suksese te pergjithshme per kombin e shtetin shqiptar- urime triumfit te Mireles.

'Korrieri'
 
Top