NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Shqiptarja

Primus registratum
NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Te nderuar miq!

Te gjithe jemi te vetedijshem se, nje nder demet me te medha, madje edhe vdekjeprurese qe po i kanoset shoqerise sot, "droga", eshte prezente dita-dites edhe me shume mes njerezish!

Po t'iu ndodhte qe te shihnit se nje mik/mike juaj/a e konsumon kete substance si do te vepronit, cilat do te ishin metodat e juaja te ndihmes qe do te ofronit?!

Para se ta postoj kete teme, dua qe te kerkoj nga miqte e AF-se qe mos te me keqkuptojne per postim te kesaj teme, si dhe do ju kisha lutur qe te jeni serioz, se paku per hire te te gjithe atyre njerezve qe vertete ballafaqohen me nje veshtiresi te ketille!

Me dashamiresi,
Shqiptarja
 

RAUL

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

pershendetje shqiptarja.. :wave: dhe urime per kete teme kaq interesante.. :kiss:

me te then te drejten un nuk kam nga keto lloj shokesh apo miqsh qe perdorin keto lloj plehrash... por neqofse do kisha do te boja c'mos qe ta ndihmoja.... si p.sh se pari do mesoja shkaqet pse ky(ajo)person eshte fute ne kete rruge te keqe,, e ka nga qeifi apo e ka nga halli .etj. /pf/images/graemlins/wink.gif neqofse do kishte nga halli ateher do ta ndihmoja te zgjidhte problemet qe e kan sjell deri ne kete gjendje,pastaj do i boja shoqeri,nuk do ta lija vetem,do u mundoja ta argetoja dhe ku di une tani..etj etj (me fal se nuk jom dhe aq i mire ne kete deg) /pf/images/graemlins/frown.gif

neqofse do e kishte nga qeifi ateher do i jepja.. :smash: :smash: /pf/images/graemlins/wink.gif

gjthe te mirat dhe ishalla nuk e kemi taksirat kete pune thuaj.. :wave:
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Faleminderit per kete pergjigje te sinqerte RAUL!

Eshte vertete interesant kur te degjosh se ka njerez te cilet i konsumojne keto substanca vdekjeprurese, per nje shkak apo tjeter dhe gjeja e pare qe te vjen ndermend eshte pyetja "PSE?", per te cilen per fat te keq nuk mund te merret ndonje pergjigje, pikerisht nga personat qe konsumojne narkotike!

Ne anen tjeter, mendoj qe pa marre parasysh shkakun e konsumimit, mendoj qe ne nje fare menyre duhet kontribuar, duhet gjithashtu investuar mund, duhet orvatur per te bere c'eshte e mundur qe t'i ndihmojme keta persona, pse jo, ne mos me ndonje menyre tjeter, se paku vetem edhe duke iu thene: " JETA eshte e bukur, shijoni ate ne menyren me te mire te mundshme"!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Edhe une them ti ndihmojme... Te krijojme nje buxhet te vecante ose fonde shtese per t'iu blere dozat. :lol: :lol:
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Paska nevoje per "COPY-PASTE":

Ja pra, edhe njehere:

Para se ta postoj kete teme, dua qe te kerkoj nga miqte e AF-se qe mos te me keqkuptojne per postim te kesaj teme, si dhe do ju kisha lutur qe te jeni serioz, se paku per hire te te gjithe atyre njerezve qe vertete ballafaqohen me nje veshtiresi te ketille!

Me dashamiresi,
Shqiptarja
 

Silvin

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Qe te ndihmosh nje person qe abuzon me drogen ne rradhe te pare duhet t'ia mbushesh mendjen qe ajo qe po ben ai eshte e gabuar. Pas kesaj duhet t'ia kalisesh vullnetin qe te heqi dore nga ajo pune. E kam te qarte qe keto dy gjera jane njera me e veshtire se tjetra, por kush ka thene se te lesh drogen eshte e thjeshte?
Metodat qe mund te perdoresh jane nga me te ndryshmet: debatimi,izolimi, mbase edhe dhuna.
Çdo metode qe tregohet efektive duhet perdorur pa paragjykim.
Per hollesira te tjera duhet patur parasysh lloji i droges, koha qe eshte perdorur, doza etj.etj
Shpresoj se te kam ndihmuar ndopak ne lidhje me kete problem. bye :wave:
 

blendiys

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Nuk dua te paragjykoj por me duket pak si e dale kohe kjo pyetje : nga qefi apo halli? !!

Sic e dini kudo ne Europe dhe me larg ka qendra rehabilitimi dhe konsiderohen si karantine per personat narkotike,ku kontakti me "boten e jashteme" eshte i kufizuar dhe nen mbikqyrje,po keshtu keta persona qe i nenshtrohen ketij trajtimi kane ardhur me vullnet te lire .
Tani,une nuk e di nese ne Shqiperi ekzistojne qendra te tilla,nese po i uroj pune te mbare dhe suportim .
Ceshtja qendron se keto qendra nuk jane "ilac" qe mbas nje kure apo dy je perseri i "paster".E gjitha varet nga karakteri dhe vullneti.

" JETA eshte e bukur, shijoni ate ne menyren me te mire te mundshme"!
me duhet te shtoj qe eshte e shkurter.
Suksese.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Nje lajm i hidhur qe u transmetu dje ne media (Top Channel), nje djalosh 24 vjecar nga Tirana kishte vdekur nga doza e tepruar e droges, nderkohe qe prinderit thonin se nuk e kane ditur qe djali i tyre ka qene nje i varur nga kjo substance vdekjeprurese.
E dhimbshme, trishtuese, te shohish rinine te ec rruges se pakthim, nderkohe qe parandalimi per te ecur drejte saj ka qene i vonuar, apo nuk ka ekzistuar fare! /pf/images/graemlins/frown.gif

Shqiptarja /pf/images/graemlins/frown.gif
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

eshte vertet e trishtueshme qe te lexosh te tilla gjera. mbase ai djale s'ka qene perdorues i rregullt i lendeve narkotike. mbase ajo ka qene hera e pare qe ka provuar dhe efektet kane qene vdekjeprurese.
une nuk e di a do isha ne gjendje qe te ndihmoja nje person te tille. nuk kam zemer qe ti rri afer dhe shikoj njerez qe vuajne. mbase... po te jete dikush qe e dua shume...mund ti rri ne krah. nuk e di. ka shume gjera qe ndikojne ne veprimet dhe sjelljet e njerezve. jeta eshte e mbushur me plot te papritura. mbase neser mund te jem une nje e narkotizuar...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

shqiptare, duhet durim, e durim i madh. ky durimi i madh e gjen burimin tek dashuria qe dikush ka per keta njerez. pra nga njerezit e afer qe e duan shume.

ne te tjereve na vjen keq...e ktu mbaron reagimi yne ndaj tyre.
 

Nadia81

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

kam degjuar nje rast kur babai i ndizte cigaren goces narkotike qe ta mbante te pakten larg te keqes me te madhe(shqiptare keta).Eshte per te qare hallin,dhe uroj qe te mos i ndodhi dikujt qe dua.Them se do e vras mendjen kur te me ndodhi.Ta vrasesh mendjen per te gjitha problemet qe ka kjo bote eshte harxhim kohe kur faktikisht nuk mund te besh dot asgje.
 

Jona H

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Une s'di nese dikush e di cfare do te thote vertete te jesh dipenden ndaj droges. Me fjale te tjera ne Shqiperi ka disa lloje te perhapura. Marjuana nuk ka dipendence dhe nuk ehte ndonje problem i madh per t'a lene, sepse s'ka dipendence fizike eshte me veshtire per te lene cigaren se sa marjuanen.
Per sa i perket kokaines jane te rralle njerezit qe e perdorin per shkak te cmimit, por gjithashtu edhe kokaina eshte e thjeshte nga ana e dipendences mund te lihet me pak s'forcim.Ndersa kokrrat (ekstazi te llojeve te ndryshme) jane teper te demshme por megjithate nuk te bejne dipendent fizik. Tani dalim tek ajo qe te vertet eshte problem nga te gjitha anet...
HEROINA...te vret...te vret...po s'te le gje te bukur dhe te mire qe nje njeri mund te kete pa t'a marre. Ka nje dipendence ose me mire vartesi te jashtezakonshme fizike, mendore, emocionale. Nese je nje perdorues i rregullt i heroines dhe vendos t'a lesh. Nese 's'perdor ilace s'e le dot. Per nje fakt shume te thjeshte dhimbjet fizike jane te paperballueshme mund te krahason me dhembjet e nje njeriu qe vuan nga kanceri.E dyta jo me pak e rendesishme dhe e veshtire per t'u kaluar, ne momentin qe ti drogohesh je brenda nje kutie qe te mbron nga realiteti , me fjale te tjera te ben te ndiehesh me mire por, ne boten tende.Dhe veshtiresia kur e le eshte qe e humb kete mbrojtje emocionale, prekesh shpejt, te vjen per te qare gjithe kohes, fillon mendon gjerat me te keqia te botes...dhe te vjen vetem te vdesh, te vdesesh qe te shpetosh...por, eshte nga vete vdekja ke frike. Gjithcka qe une po them dhe po tregoj eshte personale.Une do kisha nevoje per dy gjera per t'ja dale(deri tani s;kam pasur mundesine kurajon per t'a lene megjithese e kam provuar shume here). Une kam gati 8 muaj qe bej dhe kam po tete muaj qe perpiqem qe mos te bej. Por tani jam aq e zhytur dhe ndiej kaq shume dhembje brenda sa qe dua shume te vdes.Le te kthehemi tek menyra dhe gjerat qe duhen per t'a lene.Ilac, qe quhet metadon qe eshte shume i veshtire per t'u gjendur dhe per cudi me lehte mund te gjesh droge qe eshte ilegale sesa metadon qe sherben si lehtesues deri ne momentin qe trupi te pakten nuk ka me nevoje per heroine.Ndersa e dyta eshte dashuri, dashuri qe ka rendesi me shume nga te gjitha te tjarat.E keqja eshte se une s'mund te kerkoj dashuri nga njerezit qe i kam zhgenjyer. S'mundem t'i them qe une marr.sepse do me braktisnin krejt.Une nuk pres qe ne qe ketu te gjej qofte Metadon a dashuri, por thjesht dua t'ju them qe eshte shume e veshtire...Dhe ndoshta do te jem une heren tjeter tek lajmet E VDEKUR nga dhembja qe ndiej...nga distanca dhe boshlleku...nga mija vrasese HEROINA...
Mos e provoni kurre,
Mos i besoni kurre,
Sepse s'mund t'a kontrolloni...
...eshte ajo qe merr timonin e jetes...
pa e kuptur...

Nje puthje te dashures
Te dua...
Edhe pse kete s'do ta dish kurre
Je shume e mire per t'u felliqur
nga vesi im i ndyre
Prandaj dhe jam e kenaqurqe t'i do ikesh
Dhe s'do vuash duke me pare
KEQ
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Ka gjithmone nje rruge e dashur TC, mjafton qe ti ta gjesh. Te largohesh nga heroina eshte me te vertete nje ndermarrje teper e veshtire qe kerkon kohe durim dhe vullnet. Jam i bindur se tek cdo njeri trinia qe permenda me lart ekziston, mjafton qe ai/ajo ti nxjerre ne pah dhe ti vere ne funksion te vetes.

Ti shprehesh se qe te shpetosh nga heroina duhen detyrimisht ilacet, nderkohe qe une mendoj se as metadoni dhe as naltraksoni nuk jane te dobishem per te ikur nga ajo perkundrazi them se qe te shpetosh nga heroina duhet te besh aktin heroik, te jetosh me sy hapur abstinencen, te durosh deri ne fund dhimbjen e saj, ndoshta dhe e lidhur me litare... dhe kur te mbarojne... kur gjumi... kur zgjimi te te cliroje fizikisht... ec perpara, dhe nese koken kthen kujto peshen e dhimbjes qe gjemon perjetesisht.

Eshte koha per te ikur nga heroina TC...
MOS E VRIT ME VETEN
 

Desdemona

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Eshte shume e lehte te thuash " duhet ta lesh, te besh kurajo, te jesh i vullnetshem,te perpiqesh", por realiteti eshte kaq i zymete sa nuk e imagjjinojme.Ne shqiperi per fat te keq ka shume pak qendra te specializuara per keta njerez, behet shume pak propagande per parandalimin e kesaj "semundjeje te shekullit", qe te lidh kaq shume pas vetes aq sa ti humbet ndjesine e kohes, te njerzve qe te rrethojne dhe nuk arrin te kuptosh se jeta po ecen dhe ti vazhdon te ngelesh ne nje vend dhe marrja e nje doze tjeter te kthehet ne qellim ne vetvete.
Mua me vjen keq per keta njerez, (jo meshire) qe gjithmone e ngrysin diten me mendimin se neser eshte nje dite e re dhe cdo gje do te marre fund dhe e zbardhin me idene se edhe nje here dhe do ta le.
Mendoj qe nje trajtim ne qendra te specializuara per keto raste do te ishte nje zgjidhje por jo vetem kaq eshe shoqeria duhet te luaj pjesen e saj duke i ingranuar keta idivide per ti futur ne nje rrjedhe normale te jetes por edhe vete individi ka pjesen e tij.
Por kjo eshte shume e veshtire, do bashkepunim, do kohe, perkushtim, do mundesi financiare, dhe mbi te gjitha dashuri dhe jo paragjykim.
Dhe une perseri e them qe eshte eshte shume e veshtire dhe jetoj me shpresen se nje dite gjerat do te ndryshojne
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Ok jam dakort me ty kur thua qe infrastruktura duhet te jete, kushtet duhet te jene, mundesite etj etj. por mbi te gjitha duhet te jete deshira e neriut per tu larguar nga droga. Vertete eshte e veshtire, shume e veshtire e kam parashtruar dhe me lart ne diskutimin tim, por nese nuk ekziston vullneti per te "ikur" asnje qender e specializuar nuk do te te beje dot derman.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Padyshim pajtohem me Rara kesaj rradhe se ndikon edhe ajo se sa shteti kujdeset per keta njerez, qe do i quaja "fatkeq". Nuk duhen lene pas dore, ne ate menyre mekatare ku te thohet vetem:" Ai, ajo apska filluar te merret me droge, nuk ka shpetim per te, dhe s'ia vlen bara qirane te merresh me ata me!!!".Njerzit e ketille, do te duhet te ndikohen nga dicka, dikush, per te arritur deri tek vullneti i tyre per ta brakstisur kete substance vdekjeprurese!
Paramendoni qe nje njeri i tille, perdorues i rregullt tani me i droges, mendoni qe e din se c'do te thote vullnet?!Ju lutem, une jam e mendimit se duhet patjeter te ndikoje dicka e dikush per te i ndihmuar ketyre njerezve te kuptojne se c'do te thote fjala "vullnet" ne keto raste!!!!
 

ados

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

shqiptare, ne rradhe te pare te besh te qarte per c'fare lloj droge e ke fjalen.Soft ones or hard ones..!!!ne soft bejne pjese hash, weed or mushrooms..maybe some pills..!!!Nuk e di se ku "jeton",por ne europe keto jane mese normale.Ne berlin te gjitha keto substanca jane legale.Edhe nje here, per c'fare droge e ke fjalen..Ndryshe je larg temes dhe kohes..
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Me fal ados, te sqaroj njehere qellimin e hapjes se kesaj teme, para se me thene dicka, nese kam te them, per pyetjen qe me ke parashtru!

Qellimi i vetem qe hapa kete teme ishte ajo qe, dite per dite po degjojme neper TV e radio, e edhe neper vendet ku banojme se filani sot vdiq nga doza e tepert, se dje vdiq nje i ri, poashtu nga doza e tepert...Pra, kjo gje me ka prekur gjithmone, cdohere kur kame degjuar fraza te tilla gjithenadej!!! A eshte pak kjo, per te me bere qe une te hap nje teme te ketille?!
Nuk eshte puna te hapish nje akesh teme, dhe te dishe ne menyre detajore cdo gje mbi ate teme, por kesaj rradhe une vetem u ndikova nga keto njerez te ri e ne moshe mesatare qe vdesin nga kjo substance vdekjeprurese, dhe kjo ishte e vetmja gje qe me detyroj te hap kete teme!

Sa per pyetjen tende, do te te pergjigjem shume shkurt: Une nuk kam njohuri mbi drogat dhe llojet e tyre, e dhashte Zoti kurre mos paça pune me to, e kete gje ja deshiroj gjithkujt!
 

ados

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Ok, thjesht...te shpetojme ata qe marrin droge te forta,hapi i pare eshte te legalizojme ato te lehta..hapi i pare..e dyta..qendra rehabilitimi..dhe e treta..Varje ne litar per te gjithe drug-dealers!!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: NARKOTIKET-SI TE NDIHMOJME KETU?!

Te merremi vesh ados, ketu temen e kam hapur vetem per ata njerez te cilet do te dine ne njefare menyre te ndihmojne me fjalet dhe opinionet e tyre ketu, e jo sic ke bere ti me fjaline e fundit qe ke thene!Me vjen keq, por varja ne litar nuk i sherben askujt!!!! /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top