Re: Na tregoni ndonje TE RE qe ju ka ndodhur se shpejti!
Kjo shume e shpejt nuk eshte por ka nja tre jave dhe besoj t'ju sjelle pak nostalgji.
Siç e dini kane nisur pashaportat e reja ne shqip. Shkova pèer dy dite dhe do kthehesha, te nesermen e mbritjes direkt ne lagje per çertifikatat dhe me ate qetesine e tyre thone qe nuk kishte çertifikata hajde nga 10-ta e te shohim. O.K shkoj merrem me dok e tjera ne 10 isha atje ishte vetem 1 nenpunese, dhe te tjrat verdalloseshin para mbrapa ne zyrat me hekura hap hekra e mbyll hekra duke kaluar ne mes te publikut pa kerkuar as leje as falje(d.m.th harbutshe) dhe i thonin njera tjetres he mi gru do vish ta pime kafen apo si e ke hallin. Nga zyra tjeter ziheshin nenpunesi me nje qytetar dhe i thoshte me ze te larte ,u u bone ti t'me japesh men mu,mendo ne zyren e gjendjes civile Tirane. Ne 12 shkoj ne Degen e ministrise , zyra eshte nje vrime me hekura 30X40 perjasht dhe duhet te mbashe rradhen ne pike te diellit sikur po blije nuk e di qumesht ne kohen e Verit.Ishin gjithsej 10 veta 5 burra e 5 gra dhe shtyheshin me njeri tjetrin. Dy gra fillojne te zihen per rradhen dhe shahen si ne lagjen e gabelve moj qelbesire, debile , na çave ....dukeshe sikur ishe ne estrade. Nga 12 me vjen radha ne 2.30 dhe njerzit me thonin po jo duhet perpara te shkruash rrugen pastaj vendlindjemn etj etj, tjetra me kishte lexuar gjithe dokumentacionin dhe fillon pyetjet jo po ku jeton ,e terci verci dhe me zor arrita te firmos shtrmber sepse kisha majtas nje burre ngjeshur pas meje, mbrapa nje grua qe do shihte se si te plotesonte formularet, djathtas nje grua qe me thoshte mos e ler te hyje ate burrin sepse isha une para tij. Nuk e di a e imagjinoni dot skenen por une u ktheva 10 vite mbrapa me kohen. Kush ka nostalgji le te shkoje te bej pashaporten tek kjo zyre e do me kujtoj. Doni me per Beqon Ciao