Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Sipas nje informacioni qe kam shijak tv po transmeton tashme pa licence pasi ajo i eshte hequr me nje vendim te KKRT pasi transmetonte filma dhe programe te tjera ne menyre pirate...


Flet kryetari i KKRT-së. Gjobat për televizionet që shkelin ligjin

Halil Lale: Shijak TV e hoqi vetë licencën


Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit i ka hequr dje licencën televizionit privat "Shijak TV" dhe "TV Drinit". Sipas kryetarit të këtij këshilli Halil Lale, "TV Drinit" kjo licencë iu hoq pasi nuk ka shlyer detyrimet financiare për vitin 2003. Ndërsa për rastin e "Shijak TV"-së, Lale thotë se "nuk ia hoqëm ne licencën, ishte vetë 'Shijak TV' ai që e konsumoi licencën që zotëronte. Në mënyrë sistematike ai ka marrë programe të piratuara dhe i ka transmetuar pa u tërhequr, megjithëse është thirrur disa herë, është marrë ndaj tij një vendim paraprak (pra, ai duhej të reflektonte), e në një rast të tillë Këshilli mund t'i rishikonte masat". Lale thotë se një rrugë e tillë është ndjekur edhe më parë në lidhje me "Shijak TV", sidomos në raste gjobash. "Heqja e licencës është një masë e skajshme. Pikërisht për këtë arsye ai është paralajmëruar sistematikisht, saqë u bëmë edhe objekt humori në ndonjë emision", thotë kryetari i KKRT-së Lale. Ai shprehet se herën e fundit, më 12 nëntor, përfaqësuesi i këtij televizioni u thirr përsëri dhe u shtrua projekti për heqjen e licencës. "Nuk ishte vetëm pirateria, por ai ende nuk ka paguar licencën për vitin 2003, dhe janë vetëm 5 milionë lekë të vjetra. Kërkoi që t'i shtyhej afati dhe Këshilli ia shtyu deri më 30 nëntor. Në mbledhjen e 12 nëntorit të gjithë anëtarët e Këshillit, të pozitës dhe opozitës, morën një vendim, duke thënë se, nëse ai nuk reflekton për të dy çështjet, si për pagesën, si për transmetimin pirat të filmave, atëherë do të merrej vendimi. Por ai nuk reflektoi. Ndaj them që Këshilli nuk mori vendim për këtë dhe se 'Shijak TV' e ka hequr vetë licencën". Lale shprehet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas bërjes publike në gazetën zyrtare. "Ai duhet të ndërpresë transmetimet, të çkyçë frekuencat nga aty ku i ka vënë dhe këto frekuenca të vihen në dispozicion të Këshillit. Më tej frekuencat nxirren në ankand për ata që pretendojnë dhe duan të konkurrojnë. Vendimi është i formës së prerë dhe më pas veprohet për t'u paralizuar", shpjegon Lale, duke theksuar se operatori ka të drejtë në këtë rast për ankim në gjykatë. Vetëm gjatë vitit 2003, KKRT-ja ka vendosur 12 gjoba, ndërsa gjatë vitit 2004 20 sanksione me gjobë për operatorët që kanë transmetuar programe pirate. Po në këtë mbledhje KKRT-ja miratoi edhe masën e gjobës së vendosur ndaj "TV Koha" për piraterinë e dy filmave artistikë.


JEPNI MENDIMIN TUAJ
 

regele

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Mendoj se TV Shijaku e meritonte...jo vetem per piraterine e persitur, por edhe per lajmet shpesh te manipuluara qe jepte...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

shijak tv eshte media e pare elektronike private ne shqiperine post komuniste, eshte televizioni qe pa asnje lloj problemi ecen kunder rrymes se rregullave mediatike, eshte "artoparlant" e opozites... dhe si e tille meriton vemendjen e duhur si kryeteme.

Megjithate per vete faktin se Shijak TV dhe pse i eshte hequr licenca vazhdon transmetimet e tij ne banden UHF dhe nuk i behet vone fare per cfare ka ndodhur, une po e heq si kryeteme pasi vertete ti Renea paske te drejte mbi seriozitetin e ketij televizioni:D
 

zog

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

te dhjefsha rregullat e atjeshme more yll i rralle. siç nuk e kupton mor king ose kung-ull, se atje ka vetem loje oligarkesh financjare te cileve u intereson veç monopoli ne treg, e jo rregullat (te ndershme ose jo) ne vetvete.

te ishte se i zbatonin rregullat edhe te tjeret siç ja kerkojne tv shijakut ASNJERI nga TV-te nuk do te qendronte sot ne kembe. me te vertete mejton ti buf se telet shqiptare, jane sot per sot, te afte te mbijetojne finacjarisht sikur ti blinin e shisnin ndershmerisht emisionet qe trasmetojne.

e di sa ecen TV me pagese ne shqiperi, aq sa ecen ky forumi ktu po ta benin te tille. ke per te pare kur neser ti ndalojne edhe saçet per prishje te pamjes qytetit, ngaqe duan t'ja u shesin shqiptareve çdo imazh te shfaqur ne TV, megjithese ndoshta asnje ska ndonje interes te veçante per to.
 

zog

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

he e paske blere per me pa filmat X heee!, digitalin do ta heqin po ta heqin edhe tv shijakun. kjo eshte e qarte. prandaj satanaja çuditet sesi nuk e prekin dot me dore tv shijakun megjithese trasmeton pa liçense.

e din qe me pas edhe ata do te kene probleme liçensash, ngaqe shumica e filmave qe propozon digitali shqiptar edhe kasetat X nuk jane te blere ligjerisht.

per te mos thene qe as aparaturat qe perdorin nuk jane te blera ne rruge te rregullt e me çmime tregu. çdo kamion televizioni qe vidhet çdo vit nga disa here ne perendim i shitet ne te zeze vendeve te lindjes. e kjo behet ne kurriz te asurancave, tv ketej e nderrojne gjithnje materialin e tyre ne kete menyre, pra ajo qe humb (nga vjedhjet) shitet ne te zeze dhe ajo qe blihet rembursohet nje pjese e madhe nga asurancat.

kjo eshte loje e vjeter çifute, mbreterit e tv si dhe bankave. ata lujn me paret e popllit te gjore puntor e kursimtar perendimor. hehe!
 

xhoni

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

ore kush di pse sdel me topi??apo u be me pagese si te tjeret??
 

blabla

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

apo si bje menja shum shijakut per kto gjona. Ato e bone rrugen te hapur per gjith kto tjeret tani akuzohet per konspiraci e?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Ah more zog i shkrete qe me mendje ne ajer do mbetesh... ti nuk e ke thithur akoma se nuk kemi qene ne ata qe aktivizuam ligjin kunder piraterise televizive, por nderkombetaret qe nuk i intereson te kene nje shpelle piratesh ne mes te europes... gjithsesi per te te konfirmuar kete po te them se jo me larg se sa dje iu shperndane nga nderkombetaret autoreve te filmave shqiptere stimuj per punen e tyre ne keto vite...
 

zog

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

ti pergjithson turbullt me "nderkombetaret". fjale e madhe kjo por boshe nga brenda. ngaqe tek nderkombetaret futen edhe tregtaret e imazhit, atyre qe ndoshta nuk u intereson qe te difuzohen prodhimet pa pagese, e te cilet s'duhet harruar qe jane KOMPANI PRIVATE, ne te shumten truste nderkombetare pra aspak me interesa kombesh te caktuar, por edhe qeveri te cilat jane TE VETMET qe miratojne ligje e qe s'kane interesa te perbashketa me trustet ne fjale.

pra qeverive nderkombetare u intereson qe shqiptaret te ndjekin emisionet e tyre, EDHE PSE PA PAGESE, thjesht per prapagande per te cilen qeverite ne fjale shpenzojne miliarda, e ne kete rast u behet gratis. keshtuqe s'ka si te vije prej tyre.

ndersa nga trustet, MUNDET, bile ket jam tu t'thon edhe une. trustet per monopol interesash paguajne qeveritare te korruptuar aty ku gjejne, vetem te kene te drejten ESKLUZIVE te tregtimit te prodhimeve te tyre.

kjo pra qe ndodh ne shqiperi, e ku kanalet e vogla si TV shijaku jane lene pra QELLIMISHT jashte loje. a kupton.

e kjo qe them s'ndodh vetem ne shqiperi por kudo ku ka konflikt interesash. TV shijaku luftohet me shume si kanal opozitar sesa si vjedhes e distributor imazhi te vjedhur.

ps; dhe argumento me mire neqofte se kerkon kredibilitet nga auditori.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Për rregullimin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë radio televizive në Republiken e Shqipërisë krijohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përbëhet nga kryetari, zevendeskryetari dhe pese anetare, te cilet jane personalitete te jetes shoqerore, kulturore, juridike, ekonomike, edukative te masmedias dhe te teknikes radiotelevizive. KKRT-ja vepron ne menyre te pavarur ne perputhje me kete ligj.

Anetaret e Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit zgjidhen nga Kuvendi Popullor per nje periudhe 5-vjeçare, jo me teper se 2 here radhazi. Presidenti i Republikes i propozon Kuvendit Popullor kandidaturen per 1 anetar, kurse 6 kandidaturat e tjera propozohen nga komisioni i Perhershem per Mjetet e Informimit Publik ne perfaqesim te barabarte midis pozites dhe opozites parlamentare. Kryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit zgjidhet nga Kuvendi Popullor ndermjet 7 anetareve te tij mbi bazen e 2 kandidaturave te propozuara me votim te fshehte nga KKRT-ja. Zevendeskryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit zgjidhet nga vete KKRT-ja me votim te fshehte mbi bazen e 2 kandidaturave. Kryetari dhe zevendeskryetari i mandatit te pare te KKRT-se zgjidhen per nje periudhe 6-vjeçare, ne menyre qe te sigurohet vijimesija e funksionimit te KKRT-se gjate nderrimit 5-vjeçar te anetareve ne mandatet e ardhshme.

Anetaret e Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit nuk lejohen:

Te jene anatere te partive dhe shoqatave politike , deputete ose anetare te qeverise dhe as te deklarohen publikisht apo te veprojne ne interes te tyre;
Te jene anetare te shoqerive anonime, qe kane lidhje me mjetet e informimit masiv ose te perfaqesojne interesa tregtare qe jane ne kundershtim me funksionimin e tyre;
Te lidhen me interesa financiare qe kane te bejne me transmetimet ne radio dhe televizion nepermjet pronesise, marredhenieve te punesimit ose tregtare;
Te mbrojne interesat e nje shoqerie apo firme prodhimesh audiovizuale, botime shtypi, reklame ose telekomunikacioni.

<span style="font-weight: bold">Ky eshte legjistlacioni mbi KKRT-ne Zog, dhe ne baze te tij eshte bere dhe vleresimi per heqjen e licences te televizionit Shijak. Te gjithe anetaret e KKRT kane votuar pro heqjes se saj, perfshire ata qe jane propozuar ne kete keshill nga opozita, goje e se ciles eshte dhe vete &quot;shijak tv&quot;... pra me pak fjale koordinatat per te ndaluar shkelesit jane marre drejtperdrejte nga selite qe mbeshtesin mbarevajtjen e institucioneve dhe shtetit te se drejtes dmth nga ata qe une i quajta me siper &quot;nderkombetare&quot;</span>
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

S6, a merr ndonje bonus te pakten per kontributin qe i jep Media 6 sh.a. si zedhenes ne albforum? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; apo e ben thjesht per hobby...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

permbaju temes... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DANA

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

<span style="font-weight: bold">Mendoj se TV Shijaku e meritonte...jo vetem per piraterine e persitur, por edhe per lajmet shpesh te manipuluara qe jepte...</span>

Shijak TV qe thua ti regele, nuk eshte mbajtur ndonjehere per televizion i pavarur. E dine te gjithe qe ai eshte televizion i djathte dhe eshte i deklaruar, jo si ca televizione qe bejne sikur jane te pavarur. Jane edhe televizione kombetare pale. Lajme te manipuluara ketu degjon perdite...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

... gjithsesi mediat kane gjithmone nje drejtim politik te caktuar. Ne SHBA psh. dihet qe FOX eshte kanali televiziv qe perkrah republikanet ose ne Itali Mediaset eshte ne krah te Forca Italia. Ne nuk po flasim ketu per kete gje pasi konsiderohet teper normale ne nje sistem demokratik por per arsyet reale qe cuan 7 komisioneret e KKRT ne vendimin unanim Heqjen e Licences per kanalin televiziv Shijak.
 

MLK

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Shijak Tv ka shkelur ligjin dhe nese me ligj i takon ti hiqet liçensa atehere nuk mund te kerkoje qe pse te tjetert vjedhin!! Kur jemi te akuzuar per vjedhje ne gjykate provoni ti thoni gjykatesit te çeshtjes qe po mire nuk vjedh vetem une po dhe te tjere e pse te denohem vetem une?! Provojeni e do ta merrni pergjigjen. Nese te tjere shkelin ligjin atehere dhe ata le te denohen sipas ligjit po kjo nuk do te thote qe mos denohet Shijak TV pasi kjo nuk ndodh ne asnje demokraci te botes e per kete te jeni te sigurte. Pastaj nuk besoj se prekem kaq shume per nje TV qe djali i presidentit te saj eshte i denuar me burg per trafik droge ne Itali, vete presidenti i Shijak TV u arrestua per te njeten akuze e me pas u la i lire! Mjafton Te shihet nga kush drejtohet e prone e kujt eshte e besoj se e kuptoni qe ne shqiptaret nuk po humbim gje te madhe me heqjen e nje televizioni te tille.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

takova kadri vokopolen dje dhe me tha se permbarimi i futi celsin shijakut... po te vini re sinjali i tij eshte zhdukur nga valet uf, ku gjendej me pare apo nga transmetimi ne satelit
 

DANA

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Nga burime me te brendshme se Kadja, mora vesh se ne nje nga keto ditet do filloje serish.
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

E lagu apo nuk e lagu, filloi transmetimet apo ja bllokuan nuk ka ndryshim per Shijak TV. Televizion me te shpifem nuk e bo nona.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

PROTESTE E SHIJAK TV
Me dt.07.03.05 uniformat e Drejtorise se Policise Tatimore bllokuan paisjet e Shijak TV dhe bene keshtu te mundur mbylljen e transmetimeve.Ky veprim eshte finalizim i vendimit poltik te KKRT-se se drejtuar nga ish deputeti socialist Halil Lalaj. Sic jeni ne dijeni,KKRT kishte mare nje vendim te padrejte dhe arbitrar per heqjen e licenses se Shijak TV. Ne keto kushte ne iu drejtuam Gjykates se Tiranes. Gjygji i caktuar nga vete ky organ me dt.03.03.05 nuk u zhvillua pasi perfaqsuesi i KKRT-se nuk u paraqit ne seance. Per kete arsye trupi gjykues vendosi shtyrjen e seances per me dt.24.03.05.
Kryetari i KKRT-se z.Halil Lalaj edhe pse ishte vete shkaktari i shtyrjes se seances,shpejtoi duke i derguar Policise Tatimore urdherin per ekzekutimin e vendimit te tij,gje qe na ben te dyshojme me baza se perfaqsuesi i KKRT-se nuk eshte paraqitur ne gjykate pikerisht per te justifikuar nderhyrjen e befte te policise. Sic duket ketu kemi te bejme me nje operacion te studiuar e te parapergatitur kunder Shijak TV,operacion i cili eshte nxitur nga motive te qarta politike. Kete e perforcon edhe fakti qe Shijak TV ndodhet per te disaten here perballe dhunes se orientuar shteterore. Edhe pse gjykata s`ka marre ende asnje vendim qe te penalizoje Shijak TV,Halil Lalaj vendos te sfidoje shtetin e se drejtes duke u bere keshtu nje shembull unik dhune ne Evropen Juglindore.
Pas disa ditesh me insistimin tone,Komisioni Parlamentar i Medias ka thirrur ne nje ballafaqim palet ne konflikt te perfaqsuara nga z.Gezim Ismaili President i Shijak TV dhe z.Halil Lalaj kryetar i KKRT-se. Pasi ka degjuar pretendimet e paleve,Komisioni Parlamentar i Medias ka vendosur t`i sugjeroje dhe i ka kerkuar ne menyre unanime z.Lalaj qe KKRT-ja ta rishikoje vendimin e saj. Nje dite me pas KKRT eshte mbledhur dhe me gjithe faktin se aty kane dale hapur shkeljet e bera nga vete ky institucion,kane lene ne fuqi vendimin e meparshem,duke vertetuar edhe nje here motivin politik nga i cili jane shtyre per ta mbyllur televizionin e pare privat ne historine e Shqiperise.
Ne keto kushte stafi i Shijak TV,ka filluar protestat e tij paqesore duke improvizuar transmetimin e edicioneve informative ne Sheshin Nene Tereza ne Tirane. Keto protesta do te vazhdojne edhe ne te ardhmen per sa kohe KKRT do te vazhoje te qendroje ne pozitat e gardianit te fjales se lire. Nga ana tjeter ne jemi duke vene ne dijeni te gjitha institucionet politike dhe mediatike nderkombetare pasi mbyllja e nje televizioni ne menyre brutale dhe te paligjshme perben nje rast pa asnje precedent ne historine e mediave ne nje vend(zyrtarisht)jodiktatorial.
Shijak TV e quan veprimin e KKRT-se si presionin e radhes qe i behet atij ne keto 8 vjet e fundit,por ne i sigurojme shikuesit tane te shumte se nuk do te flasim kurre ashtu sic deshiron Halil Lalaj dhe eproret e tij politike.Ne e kemi pare te verteten gjithmone ne sy dhe do te vazhdojme ta bejme kete pavarsisht nga cmimi qe do te na duhet te paguajme.






kjo eshte deklarata e shijak tv shkruar ne faqen e saj te internetit...
 
Top