Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

Sipas nje informacioni qe kam shijak tv po transmeton tashme pa licence pasi ajo i eshte hequr me nje vendim te KKRT pasi transmetonte filma dhe programe te tjera ne menyre pirate...


Flet kryetari i KKRT-së. Gjobat për televizionet që shkelin ligjin

Halil Lale: Shijak TV e hoqi vetë licencën


Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit i ka hequr dje licencën televizionit privat "Shijak TV" dhe "TV Drinit". Sipas kryetarit të këtij këshilli Halil Lale, "TV Drinit" kjo licencë iu hoq pasi nuk ka shlyer detyrimet financiare për vitin 2003. Ndërsa për rastin e "Shijak TV"-së, Lale thotë se "nuk ia hoqëm ne licencën, ishte vetë 'Shijak TV' ai që e konsumoi licencën që zotëronte. Në mënyrë sistematike ai ka marrë programe të piratuara dhe i ka transmetuar pa u tërhequr, megjithëse është thirrur disa herë, është marrë ndaj tij një vendim paraprak (pra, ai duhej të reflektonte), e në një rast të tillë Këshilli mund t'i rishikonte masat". Lale thotë se një rrugë e tillë është ndjekur edhe më parë në lidhje me "Shijak TV", sidomos në raste gjobash. "Heqja e licencës është një masë e skajshme. Pikërisht për këtë arsye ai është paralajmëruar sistematikisht, saqë u bëmë edhe objekt humori në ndonjë emision", thotë kryetari i KKRT-së Lale. Ai shprehet se herën e fundit, më 12 nëntor, përfaqësuesi i këtij televizioni u thirr përsëri dhe u shtrua projekti për heqjen e licencës. "Nuk ishte vetëm pirateria, por ai ende nuk ka paguar licencën për vitin 2003, dhe janë vetëm 5 milionë lekë të vjetra. Kërkoi që t'i shtyhej afati dhe Këshilli ia shtyu deri më 30 nëntor. Në mbledhjen e 12 nëntorit të gjithë anëtarët e Këshillit, të pozitës dhe opozitës, morën një vendim, duke thënë se, nëse ai nuk reflekton për të dy çështjet, si për pagesën, si për transmetimin pirat të filmave, atëherë do të merrej vendimi. Por ai nuk reflektoi. Ndaj them që Këshilli nuk mori vendim për këtë dhe se 'Shijak TV' e ka hequr vetë licencën". Lale shprehet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas bërjes publike në gazetën zyrtare. "Ai duhet të ndërpresë transmetimet, të çkyçë frekuencat nga aty ku i ka vënë dhe këto frekuenca të vihen në dispozicion të Këshillit. Më tej frekuencat nxirren në ankand për ata që pretendojnë dhe duan të konkurrojnë. Vendimi është i formës së prerë dhe më pas veprohet për t'u paralizuar", shpjegon Lale, duke theksuar se operatori ka të drejtë në këtë rast për ankim në gjykatë. Vetëm gjatë vitit 2003, KKRT-ja ka vendosur 12 gjoba, ndërsa gjatë vitit 2004 20 sanksione me gjobë për operatorët që kanë transmetuar programe pirate. Po në këtë mbledhje KKRT-ja miratoi edhe masën e gjobës së vendosur ndaj "TV Koha" për piraterinë e dy filmave artistikë.


JEPNI MENDIMIN TUAJ
 

exp-s

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

hej po ju jeni per shtypin e lire apo jo?
lol.gif

shijaku ashtu ka qene televizor i djathte. dhe pastaj programe koti ka pas , jo cilesi e larte. ska pas lek per programe te mira!

po nga sa kam marre vesh nga artemisa e 100% shqip thote qe te piratuara (filmat) i kane dhe sat+ dhe digatalb, dhe thote qe leke te papaguar kane me shume TVKLAN dhe TVarberia sesa TVShijak.

KKRT thote qe ja ka heq per gjoba te tepapaguara dhe per pirateri televizive!
kot me ju pyt e mbani mend TVklan para ca vitesh ca i bente piraterise?
hapi dhe nje KLAN+ e mban mend njeri?
fillonte porno qe ne 11 te nates. as oren 12 nuk e prisnin.

ndersa tani thone qe jemi te paster.
kot me ju pyt troc,
cili televizon eshte me bilanc pozitiv ne keto vite?
TVKlan?
TVarberia?
TOPChannel?+digitalb?
TVshijak?

me gjithe ato shpenzime dhe me gjithe llojet e fshehjes se te ardhurave, as edhe njera nuk del me bilanc pozitiv.
per kete te jeni te sigurt.
keshtu qe perfundimet gjithsekush ti nxjerre vete!

shnet
 

MLK

Primus registratum
Re: Na ishte njehere SHIJAK TV!!!

TV Shijak nuk i hiqet licensa per bilanz negativ pasi bilanci negativ nuk eshte falimentim deri ne momentin qe nje ndermarje vazhdon te financohet qofte nga aksioneret qofte nga bankat partenere per te paguar detyrimet ligjore. Tv Shijak i hiqet licensa pasi nuk ka paguar detyrimet ligjore pra borxhet e nje biznes qe nuk ka para te paguaje borxhet detyrimisht quhet i falimentuar. Aq me teper qe keto borxhe jane gjoba te vena per pirateri.
Qe Tv Klan apo TV te tjera kane piratuar perpara as qe nuk e ve ne diskutim, problemi eshte qe pas ligjit mbi piraterine kush vazhdon te piratoje programe?!
Tv Shijak ka qene nje televizor karagjoz e nuk mendoj se media shqiptare humbi gje te madhe e kete e them me gojen plot.
Me ka rastisur te shikoj ndeshje futbolli te TV Shijak komentuar nga Veli Rada ku me shume se gjysmen e kohes bente propogande per padrejtesine qe i behej televizionit qe ai punonte dhe me e bukura ishte se ndeshja qe transmetonte ishte e priratuar, e ne pjesen e dyte nga ndeshje e kampionatit francez kaloi ne pjesen e dyte te nje ndeshje miqesore te Milan- Udine pasi Tv Sjijak kishte mare telefonata qe kishte telespektator qe kishin deshire te shihnin kete ndeshje e nuk donin ndeshjen e kampionatit francez (sigurisht qe dhe ndeshja Milan Udine ishte e vjedhur me zerin e komentatorit italian ne sfond). Pra Tv Shijak as qe i kerciste per telespektatorin qe ishte duke ndjekur ndeshjen e kampionatit francez pasi e la ne gjys per te filluar nje tjeter!
Ishte hera e pare ne jeten time qe shikoja te ndodhte diçka e tille ne direkt!
Sigurisht qe televizione te tilla duhet te egzistojne akoma ne Shqiperi e mendoj qe duhet te pesojne "fatin" e Tv Shijak-ut. Mediokriteti duhet ta kete jeten e shkurter pasi perndryshe bota shkon drjet regresit.
 
Top