Besnik Bleta
Forumium praecox
Re: Muzika klasike
Më duket, që mbase padashur po përpiqesh të devijosh nga objekti i debatit tek pjesmarrsit.
Më duket budallallëk të të gjykoj: Shijet e tua janë të tuat, të mijat janë të mijat. Edhe këtu mbaron debati rreth shijeve. Më thellë, debate të tilla i vazhdojnë parazitët e Parisit.
Të të pëlqejë Bach, apo Beethoven, dhe të shkruash rreth tyre, nuk nënkupton asnjë lloj statusi sipëror ndaj injorantësh të hamendësuar.
Për më tepër, në postimin tim nuk ja vesh vetes konsideratat. Referencat janë të qarta dhe dhënë haptazi.
Urdhëro të tjera, mbase më domethënëse se anketat në Britani. (Le të kujtojmë, që Britania është vendi ku muzika klasike çmohet më gjerë dhe më shumë se mbase kudo gjetkë)
Wagner: "The most stupendous miracle in all music"
One scientist asked by Carl Sagan, about what visiting card should be rocketed to potential alien civilisations: "The complete works of Bach"
Sir John Eliot Gardiner: "...there is something about his music that, more than that of any other great composer, remains evergreen and continues to nurture our spirits."
Më fal po megalomani është të pretendosh rreth vetes më tepër se sa të vlen lëkura. Dhe unë nuk fola për lëkurën time po për atë të Bach-ut.
Sidoqoftë, nuk ka arsye që prej këtyre që shkëmbyem, ti largohesh edhe më tepër Bach-ut.
P.S. Nëse postoj edhe në të ardhmen, synoj që dikujt ti hapet oreksi për pak Bach, sepse ka qenë thuajse i panjohur në Shqipëri, si dhe të shkëmbej përshtypje me të tjerë admirues të tij, dhe jo të të sikletos ty.