Re: Muzika klasike
Oj ti goc e Neptunit,
Para nja dy apo tri vjetësh pati një debat nëse një disk i William Orbit, "Pieces in a modern style", duhej quajtur si classic music dhe futur në charts përkatës apo duhej quajtur crossover apo fusion. Orbit është ai që ka orkestruar jo pak nga albumi "Ray of light" i Maddona-s, dhe albumi i tij, mbase kuptohet edhe nga emri, përmban pjesë nga repertor klasik por orkestruar me shijet e 2000 dhe luajtur me ndihmën e kompjuterit.
Vërtet do duhej një përkufizim për "Muzikë Klasike", por hëpërhë mund të thuhet që muzika e filmave, shkruajtur enkas për këtë qëllim, qoftë ky "Gladiator", "Titanik", apo "Kapedani" nuk janë pjesë e muzikës klasike.