Mund ta urresh njeriun qe ke dashur?

Aimilius

Forumium maestatis
Ne 90 e ca % te rasteve ndodh. Eshte shume e lehte te kalohet nga ekstremi ne ekstrem. Patjeter qe eshte e mundshme, dhe ndoshta eshte deri diku dicka e mire, sepse nuk mund te rrish e te jetosh ne te kaluaren. Dhe qe te shkosh perpara nuk duhet te shohesh pas, dhe qe te mos shohesh pas, me kollaj eshte kur urren, harron apo injoron komplet pasi nese bie nen efektin e nostalgjise i ke punet pisk
 

Airbourne

Papirus rex
Nuk kam perse ta urrej,por nuk bej pjese tek ata ose ato qe kane nostalgji per enderra te mbaruara.
Nje thenie: buka qe THYHET nuk apo mund ta ngjitesh.
FIKS ne REALITET.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kur dashuron me te vertete, eshte e pamundur t'a urresh. Zhgenjimi dhe dhimbja jane ndjenjat predominuese. T'a urresh, midis te tjerash, do te thote te urresh edhe ate pjesen tende e cila ne menyre te ndergjegjshme beri zgjedhjen e te dhenit dashuri e dedikim ndaj atij njeriu. T'a ulesh poshte dhe t'a shash, gjithashtu tregon se TI nuk meritove me mire se aq! Te mbash mbi vete nje fare pergjegjesie per deshtimin e marrdhenies, per cfare do lloj arsye, eshte shenje e njerezve te forte, te mire e krenare. Te besh rolin e viktimes eshte shenje dobesie.

Urrejta eshte ndjenje e forte. Ajo nuk lahet pa marr hak. Njerezit preferojne te harrojne ose te falin per nje veprim kryer ndaj tyre, vetem atehere kur u ka shkel rrota kemben. Pozita e dobet dhe pamundesia per «hakmarrje» con ne «falje» te pavullnetshme, dhe kjo behet mbi te gjitha per te mos jetuar ne helm cdo dite te jetes tende. Ata qe jane ne pozite te forte nuk falin! Fatkeqesi eshte kur i forti nuk eshte domosdoshmerisht edhe i drejti.

Mendimi im modest,
Eleonore
 

joetisti_

Locus omnem
te duash, mundesh, te duash, jo !
me urrejtje nenkuptojme, vec te tjerash, "premtimin" qe s'do te rikthehesh ta duash. Por te premtosh eshte veshtire !
 
Top