Kur dashuron me te vertete, eshte e pamundur t'a urresh. Zhgenjimi dhe dhimbja jane ndjenjat predominuese. T'a urresh, midis te tjerash, do te thote te urresh edhe ate pjesen tende e cila ne menyre te ndergjegjshme beri zgjedhjen e te dhenit dashuri e dedikim ndaj atij njeriu. T'a ulesh poshte dhe t'a shash, gjithashtu tregon se TI nuk meritove me mire se aq! Te mbash mbi vete nje fare pergjegjesie per deshtimin e marrdhenies, per cfare do lloj arsye, eshte shenje e njerezve te forte, te mire e krenare. Te besh rolin e viktimes eshte shenje dobesie.
Urrejta eshte ndjenje e forte. Ajo nuk lahet pa marr hak. Njerezit preferojne te harrojne ose te falin per nje veprim kryer ndaj tyre, vetem atehere kur u ka shkel rrota kemben. Pozita e dobet dhe pamundesia per «hakmarrje» con ne «falje» te pavullnetshme, dhe kjo behet mbi te gjitha per te mos jetuar ne helm cdo dite te jetes tende. Ata qe jane ne pozite te forte nuk falin! Fatkeqesi eshte kur i forti nuk eshte domosdoshmerisht edhe i drejti.
Mendimi im modest,
Eleonore