Re: Monolog...
Perseri nje nate tjeter pa gjume.Ne tavell nje cigare e fikur e pire deri ne fund.Mbi tavoline nje mori gjerash per te te kujtuar diten e rremujshme qe kalova sot.Dhe nata erdhi perseri ,dhe une sjam ne gjendje te bej dallimin e nates se mbremshme me kete te sotmen.Ne vesh me tingellon lehte melodia e Queen-save dhe me vete peshperis "mamaaaa uuuuuuuu i don't wanna die, sometimes wish i didnt born at all".Fantastike kjo kenge per te te perplasur mekatet mu perpara syve.E nejse qe te mos dal nga copat e mendimeve te kota qe po me vine per te cilat sdua te mendohem fare tani qe po i shkruaj.Pagjumesia eshte bere zakon tani ,e cuditshme sa shpejt u mesova me te fjetur vetem pak ore, e kush une pff.Ja kshu mesohet njeriu kot me kot.Me cti perplasin perpara ,ankohet pak ne fillim sa per te treguar qe eshte krenar e pastaj i detyruar ulet perpara faktit te kryer me pershtatshmeri te pazakonte.Hmmm ,sot paskam shume kaos ne koke.S'po i rendis dot mendimet sic jam munduar ta bej gjithmone.Rralle me dalin mendimet jashte kontrollit,por sot duket se sme kane pyetur shume,a ndoshta une u dorezova para tyre ,duke i lene gishtat te shkruajne c'te duan.Neser mund te behem pishman per keto qe po shkruaj,po pune e madhe, cdo humbas ,pervecse pak minuta te vjedhura nga pagjumesia ime.Pastaj skam pse cuditem ,une gjithmone jam bere pishman per cfare kam shkruar ketu.Ndoshta u zhgenjeva sepse kerkova te mblidhja gjithe shkrimet e mia dhe pashe qe me te "rendesishmet" si kisha.Hajt mo,nuk ishte ndonje humbje e madhe,me siguri kane qene shkrimet e rebelizmit tim ndaj ndonje fenomeni.E cuditshme se si spontaniteti im ne keto momente po varet nga levizja e gishtave.Por frika me e madhe qe mund te kem nga keto qe po shkruaj, hmmm se di ... frika se po perballem me dicka te panjohur te vetja im.Rralle me ndodh te jem jashte kontrollit te vetvetes.PO filloj te preukopohem.Megjithate do preukopohem neser ,ohuu kam kohe, apo skam?!!