Re: Monolog...
Gjashtembedhjete Aksioma Themelore te NIKO KAZANXAQIT
Britma shpall mobilizimin dhe therret: *
"Une britma, jam zoti yt. Nuk jam strehe, nuk jam shprese. Une jam ati, nuk jam biri, nuk jam shpirti. Une jam gjenerali yt!"
*
Mbro me heroizem postin qe te kam besuar, mos e tradheto ate! Ti ke detyren dhe mundesine, qe atje te luftosh si hero. Duaje pergjegjesine. Thuaj vetes: vetem une e kam per detyre, qe te shpetoj boten. Ne qofte se ajo nuk shpeton, ky eshte faji im.
*
Ku po shkojme? Gjithmone do te mundemi? Cili eshte kuptimi i gjithe kesaj lufte? Hesht, luftetaret nuk pyesin kurre.
*
Nuk dridhem une, as nuk shpresoj krejt i vetmuar, madje, nuk jam i vetmi qe bertas; nje ushtri e madhe, nje vrull i furishem i gjithesise dridhet, shpreson dhe bertet bashke me mua.
*
Ne jemi nje. Nga krimbi i vogel qorr, ne thellesite e oqeanit, deri ne flakerimen e madhe te kashtes se kumtrit, eshte e njejta qenie, qe lufton dhe rrezikon: Ne vete. Ne gjoksin tone te vogel, te brishte, nje qenie e vetme lufton dhe rrezikon: gjithesia.
*
Lutja ime eshte raportimi i ushtarit per gjeneralin e tij: ja se cfare kam bere sot, ja se cfare do te bej neser, ja se si kam luftuar per te fituar luften para pozicionit tim; ja veshtiresite qe kam ndeshur.
*
Thelbi i moralit tone nuk eshte shpetimi i njeriut, qe eshte aq shume i paqendrueshem ne kohe dhe ne hapesire, por shpetimi i zotit, i cili nepermjet aventurave njerezore kaq te ndryshme dhe trajtave kaq pak te kristalizuara, mbetet gjithmone i njejti: ky eshte ritmi i pazvogelueshem i luftes per liri.
*
Ne qofte se je bujk, ndihmoje token te jape frytet e saj. Fara e burgosur ne toke bertet; zoti i burgosur ne fare, bertet. Nje fushe te pret vetem ty, per te qene e lire. Nje makineri te pret vetem ty per te qene i lire. Nje makineri te pret vetem ty, per te shpetuar shpirtin e saj. Ti nuk mund te jesh i shpetuar, ne qofte se nuk i shpeton ato.
*
Ne qofte se ti je ushtar, ji i pameshirshem; detyra jote nuk kerkon meshire. Vra pra, pa meshire. Zoti, qe nga brenda trupit te armikut tend, te therret: "Vraje kete trup, qe me ze udhen; vraje, dua te kaloj".
*
Ne qofte se je nje i ditur, lufto ne kafken tende; vra idete si ne te gjithe trupin. Shkaterro idene; ktheji asaj lirine dhe gjeji nje ide me te gjere per t'u vendosur.
*
Ne qofte se je grua, dashuro; zgjidh me mendjemprehtesi te madhe babane e femijeve te tu. Nuk je ti qe zgjedh, por zoti i perjetshem, i pashkaterueshem, burreror dhe i pa meshirshem, qe eshte brenda teje. Detyra jote, te besh dashuri, kurajo dhe te ndjesh hidherim, duhet te permbushet; ti i ke borxh atij trupin tend plot me gjak dhe me qumesht.
*
Dhe, i thuaj gjithmone vetes: ai qe une mbaj ne krahet e mi dhe, qe e mend do te shpetoje zotin. Le te me marre gjithe gjakun dhe qumeshtin.
*
Shkalla e fundit e asketizmit quhet heshtje. Jo sepse brendia e saj eshte deshperimi me i larte i parrefyer ose gezimi me i madh ose shpresa e patregueshme. Jo sepse ajo eshte ndjenja me e larte, qe nuk pranon te flase ose padituria me e madhe, qe nuk mund ta beje ate.
*
Heshtje do te thote: cdo njeri, kur ka mbaruar se sherbyeri ne te gjitha punet, arrin ne majen me te larte te perpjekjes. Pertej te gjithe puneve, ai nuk lufton me, nuk bertet me, ai vdes teresisht, heshturazi, ne menyre te pakthyeshme, bashke me gjithesine.
*
A mendoj une per luften e tij te parreshtur dhe te pameshirshme per te mposhtur dhe per te mbarsur lenden si burim jete per bimet, kafshet dhe njerezit?
*
Te lumtur jane ata qe te kane liruar imzot dhe, qe te bashkuar tek ti, thone: ti dhe une bejme vetem nje.
P.S.: nuk mund te anashkalohet fakti se, ...