Monolog...

alinos

Forumium maestatis
Re: Monolog...

Une sugjeroj te folurin midis te vdekshmeve, pa tempuj dhe pa idhuj... if you all can /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Monolog...

Vura kembet permbi kembe dhe nisa ethshem te shtrydh trurin edhe pse e dija qe nuk do dilte gje e re ne drite.Ka kohe qe mendja ime, padashur ta quaj krejtesisht te pavlere, nuk me jep ndonje ide brilante.Varja thash....po ajo eshte jashte urdherave te mia, c'me gjeti, as mendjen time nuk urdheroj dot me.O e shkallafitur, thirra, s'me degjoi.Percoi tek une pagjumesine e saj dhe me plagosi pa me paralajmeruar.
Cudi se si nje njeri me nje ze aq te bute te duket i ashper.Me mire te mos e degjoj me, te heq dore para se te behem robine e zerit te tij.
Se c'kam nje deshire per dalldisje, jo jo deshire, predispozicion.Tulatur tani mbi tastieren time ndalon veshtrimi dhe shtangem nga vetja.Qenia ime i perlargohet reales dhe i perafrohet imagjinares.Ne fakt eshte ajo e dyta qe shkruan, jo une-une.
Peshtjellime ne shtellunga mbytese mendimesh qe po me shkaterrojne qenesine e ekuilibruar me aq mund.
Nje gjinkalle ka hyre ne trurin tim.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Monolog...

Se c'ka ne Kanarinen qe me kujton dike, apo nje menyre te shprehuri, nje jehone te kaluar qe si grereza ne monologun e saj me oshetin ngjethshem ne vesh...
Nuk do zgjatem ketu pasi monologjet i shtjelloj cdo nate e cdo dite me veten, alinosi brenda meje e di se sa here i ka degjuar po te njejtat gjera, thene 'ndryshe'...
Kam nevoje per dialog, por nje dialog te shendoshe dhe spontan, jo te forcuar nga deshira ime, pra jo te detyruar, will I ever, again?
 

gjekec

Primus registratum
Re: Monolog...

i guess if you start talking to some new people like kanarina, i mean wtf are you gonna talk with me about, you already know who i am /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Monolog...

Si gjithnje ja kpute me top!
S'kam nevoje per njerez te rinj, me mjaftojne te vjetrit...
p.s. Me ty s'kam patur ndonjehere gje per te folur, pervec heres se pare qe u prezantuam /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Monolog...

Degjoj vaje qe truri im i vaket tret ethshem ne humnerat e pashpresa.Molepsen qelizat nga vrulli i kuq gjaknor, frigohen.Tulatur ne nje cep qendroj dhe vuaj padukshem rrugicen pa krye.Mendje e korruptuar...
Pjell dritherima dhe po vete i mbys perbrenda pa bere ze.Me dhembin...Me trem vetvetja ne lartesite e paparashikuara.Ti nuk tretesh edhe pse te mbyta si nena kopilin, por ti prape u ringjalle e me torturove per mekatin e pakryer.Dite te ndyra me ndrydhje shpirtnore dhe flake qe mbjellin flake.Ti s'tretesh....te perzieva me te pamunduren por ti butesisht vazhdon qendron pa bere ze po aty ku qe, a thua se kurre s'te leviza prej vendit.Padashur ta ndertova vete portretin.......
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Monolog...

Kur degjova tik takun e ores u cova peshe, kraharori s´me bindet me…..e kish fajin kenga.Asnjehere se mbajta fajin per vete ne kesi rastesh, mu desh perhere te gjej nje preteks.Lengojne inatet dhe deshirat e mbytura bashke me ato te panjohurat dhe shpirti plagoset per vdekje.Sa jeton shpirti, aq sa dhe une?!Nuk di te pergjigjem, s’mbaj mend te kem jetuar shpirterisht ndonjehere tjeter.Ne se po mos me lini te vdes pa e marre vesh.Mbase kemi jetuar edhe ate here bashke keshtu te lodhur dhe te flakur me nga nje dore te zgjatur tek njeri tjetri…s´di c´te them….mbase.
Kenga me njollosi ndergjegjen, perse ta gjej veten kaq shume ne nje kenge pa fjale.Apo kane gabuar ta titullojne.Nejse, ajo eshte kenga ime dhe kete se luan as topi.Jam une aty, ngjasojne shume shpirtrat njerezore.Dashur pa dashur ne thelb perseritemi,vetem moden e ndjekim ndryshe dhe ne-te civilizuarit (sa ironike!) perdorim ca mroklla moderne me shume.Shkaqet e vuajtjeve I kemi te njejta.Asnje shkencetar nuk mundi ta civilizoje zemren, vuajtjen, mallin…ato mbeten primitive.Vuajne te njejtat vuajtje…..Keshtu pra, kenga dhe une dhe ti dhe tik taku I ores qe po me shurdhon veshet ne kete heshtje varresh.Varret nuk jane ato te te pareve, jane te koherave te mia e mbase dhe te tua.c´po mundojem kaq fort te sqarohem me veten.S´mundem ti sfidoj koherat.Ato s´paten meshire per ne dhe une s´dua te merrem me to se ato nuk pyesin per mua e ty.Thjesht shkojne dhe vijne pa u perseritur….córigjinalitet i frikshem….i kam zili.Mua sigurisht me mungon kjo cilesi…..jo more, kush tha une e kam por ne trajten pjesore….une vetem shkoj….shkoj pertej vetvetes….
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Monolog...

Ku ta gjej forcen per t’i dhene vetes force, KU…..Ne hije mbeti jeta dhe perndritet joshja nga vdekja.Nje jete e jetuar keq, nje vete e shperdoruar edhe me keq.Pa meshire dallgezon shpirti e nuk di nga t’ia mbaje.Do doja te ish materie.Asaj ia percakton gravitetin.Kky shpirt pa vlera qe rendon kaq shume, me flaku tutje me hodhi pa dhmbje atje ku as trupi nuk kish enderruar.Me shkuli rrenjet, me vrau endrrat.E kujt I shkruaj, as vete s’di ta percaktoj me, ty apo vetes.Eshte padyshim qurravitja e radhes.Sublime me ish jeta deri me tani, por rrezja po me duket e shkurter.Kaq pak ta respektoja valle me pare, JO.Dicka me shume, u rendua peshorja andej afer gremines.Per nje fije dhe do bie e s’do mund te ngrihem me.Po shkoj pa shprese dhe pa deshire (kjo eshte me e keqja) per tu ngritur me.Nuk dua te ngrihem, dua ta fshij te sotmen, te djeshmen.Dua te fshij veten, te mundja te ikja e pazhgenjyer.U thane fjalet e padeshiruara.Perse, perse me mbildhet ky shkulm mbytes aty ku me kalon fryma, mos po me del shpirti?!Do doja te isha kaq e pameshirshme ndaj vetes por s’kam si ta justifikoj.Do doja te ishe ne vendin tim.Mallkuar qofsh, perse me binde.Ku shkoj, udhe pa krye qe leshohen si lemsha mendafshi, me humb filli i holle.Dua te te gjej serish, perse humbe me shpirtin tim, c’rruge more.Ku ma shpure, ma kthe prape…e dua edhe pse me rendon, e dua te ma kthesh…e po qe se kthehesh edhe ti, le te jete e shkurter jeta, do me mjaftoje gjithsesi.U sosa, u tera, u binda pa bindje, te thashe me pare.Jo, nuk bindem me, jam ne rruge pa kthim.Plagosur, roitur, mbaruar, e vdekur qe merr fryme.Varme nje fjale te vetme, mos me lidh per kaq.Sa kushton nje shpirt i mbytur me ndergjegje, sa kushton nje zemer e thare.Ra muzgu, as qe e vura re me para, ndala te ndjej frymemarjjen time, eshte zbehur, po ashtu edhe une, po ashtu edhe kuptimi i jetes sime.Nota te pafalshme pesimizmi, jetojme me shpirt, une personalisht deshtova ne kalitjen e tij.Mbeta e brishte gjer me sot, e akullt do kthehem, edhe akulli i brishte eshte.S’ka shpetim. E une po ul temperaturen time e po bie te fle, te fle ndjenjash, te fle shpirtrash, te luaj lojen e lules njestineshe, te lules se pacelur kurre, te asaj te pamundur per te celur.Kurre nuk dita te cel sic duhet, apo gjithnje zgjodha token e gabuar.Nuk di c’te te them….e desha shume ate token tende.
Nuk ka me drite ne syte e mi shembelltyer nga kjo copez pasqyre diku perballe meje.me eshte shqyer imazhi, as vete nuk njihem.Pres ngultaz te ndodhe ndonje mrekulli por mrekullite jane hyjnore Shpirt, une qellova tokesore.Vec ti me zbrite per ca dite nga Zeusi e me hyjnizove pa qene nevoja.Isha mire kur s’qeshe mit.
U bere qesharake o shkruese e deshtuar, u bere qesharake.Pene e degjeneruar, qenie e rendomte.E ngjashme me miliona te tjera.Nje deshtim i krisur.
Me bere te vjell jeten, dhe me e keqja ate timen, C’eshte e gjitha kjo qe shkruaj…po me le mbremja pas, akoma merrkam fryme, akoma.Endur pa endje ne llumin e dallges dimerore, pranvera nuk do vije kurre.Po me le muzgu vetem, nate e zeze po vjen, ti i harruar ne genjeshtrat e tua me ben te vjell serish, perse duhet te vjell jeten time ne kembim te pranveres.

Pa dashur t’ju bej dhe ju te villni po shkoj mbyturazi ne heshtjen e rreme qe pllakosi kjo mbremje e pashprese per te gdhire.Jam kthyer ne nje copez gur….Mos lejoni kend tu beje te villni jeten tuaj, KURRE.Ateher bota mund te kthehej ne nje kalldrem monoton ne te perhimtit gure te cfilitur.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Monolog...

Duke u marrur me disa lexime se si me erdhen disa mendime.
Mendoja a te shprehem apo ma mire te beja disa rrokullime.
Nisur nga avatari im , vendosa te digjem pran qiriut tim !
Ne thërrasim, por nuk ka pergjegje !
Ate e kemi njohur, por nuk i kemi plotësuar detyrat.
Lexojme , por s’veprojme sipas leximeve.
Rekomandojme armiqësi me te keqen, por përseri e konsiderojme për udhëheqës.
Vertetojme se e duam te miren, po fjalet dhe praktika nuk perputhen.
Thojme se e duam te miren,por nuk punojme për të.
Flasim se e kemi frikë , por me gabime nuk pushojme.
Konsiderojme te vertete, se jeta eshte e shkurter por prap veprojme ndryshe .
Jemi të okupuar me zbulimin e t’metave të huaja, por per të tonat harrojme.
Hajme nafaken , e nuk falederojme si duhet .
 

eM

Paper Moon
Re: Monolog...

kush je?
si kush jam?
e pra mo kush je?
spo te kupton.
as une nuk po te kuptoj
po ti pyete kush jam.
e pra.
si?
kush je pra mo?
cte duhe ty!
po keshtu thuaj!
sdu te ta shof me suratin!
epo ateher futu nen dhe, flejme ne nje krevat ne te dyja!
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Monolog...

MOnologu i famshem i jetes sime po ndodhe pikerisht keto dite... sme intereson mileti perreth , sdua tja di per histori te jetuar nga dikush tjeter, dhimbje, gezim, melankoli apo optimizem.... thjeshte strukem ne qenien time qe bisedoj me ate cme pret, ate cndertova deri me sot e cdo motivoj per me vone....
Monolgu i ngjan nje perralle ku personazhet e saj marrin trajte njerezish ku ndjejne, duan te jetojne te lire, te qete me ate qe duan... dua ti jap nje drejtim per nje jete sa me te lumtur... por monologu im ska karakter lumturor sepse ankthi i tmerrshem e ka mberthyer qe nga pikepresja deri ne kryefjalat ne fillim te cdo fjalie.... mund te duket nje shkrim shume konfuz pa shije, pa konkluzione ose perfundime.... dua thjeshte te ndjej, te perjetoj dicka qe me takon dhe ky monolog ta meshiroj ate qe jam duke perjetuar ne kete fragment te librit tim jetesor...
Monologu i shpreses, ai qe transmeton nje copez nga ky mozaik i shumengjyrshem jetesor qe me jepet si dhurate por me takon mua ta dekoroj ose ta shkaterroj....
 

Guest
Re: Monolog...

ti e di te verteten pse mundohesh ta mohosh ?

ah po gjithcka duhet te jete ne rregull ,
sikur ska ndodhur asgje ,
manjake e rregullit ..
mbylle se ta futa nje shpulle ..
pse qan mi ti e ke ne dore veten ,
ah budallaqe jepi force jepi
mos e lesho veten ja dhe pak ,
nje drite duket ne orizont ,
po arrin
kape
kape mi ca pret mo !!!
uffffffffffffffff

--- sa qef kam te flas me veten ......
 

Danae

Primus registratum
Re: Monolog...

mua nuk me dalin,sonte nuk ish radha ime...e mbase jam une ajo qe ndihet me keq.Mbase...them,une as nuk ia kam idene se cfare ndien,cfare ndien nga muaj te tere...e cfare shkaktoj.
Me tha per njehere behu egoiste dhe ja cfare ndodhi,serish me shkruan se fajet jane te perbashketa ne pat te tilla,e kjo me ben te ndihem kriminele,do ndaje fajin me mua pse??
c'ti them,qe do beja gjithcka per te...nuk mundem.
qe do bente gjithcka per mua,e di,ben gjithcka per mua.
E pra pse?? nje arsye te vetme kaq e dhene pas kuptimit te arsyeve sa harroj se nganjehere gjerat behen pa te tilla,i degjon zerin zemres dhe fluturon aty ku arsyeja nuk te shpien dot.
Nuk mund te nxjerr fjale nga goja,e me shume se me kedo do doja te flitja me ty,do te shkruaj letra,por nuk kane nje grime vlere,une dua te degjoj e pastaj te te them.
naten e mire
 

misthycs

Primus registratum
Re: Monolog...

u'll better keep talkin'.....to the moon/ n'hope that shoulder yours will be soon...nuk i dihet kurre valet e toneve shpesh here degjohen edhe kur ti je duke folur me dike cfare mendon ne ato momente degjohen
 
Top