Momente...

221178

Primus registratum
Re: Momente...

Po vonohesh kesaj rradhe...vertet, po vonohesh...
Kam filluar te ndiej nje ankth te lehte, nje shtrengim frymendalues poshte brinjeve, kur kujtohem per ty. 1, 3, 12 sekonda, disa minuta, nje ditenate, koha nuk eshte kohe, eshte akull, kur ndihem keshtu.
Po vonohesh kesaj rradhe...mesmuaji po kalon. Gjithnje me je shfaqur mesmuajve, s`ka gje se gjithnje ke ardhur fundmuajve. Te kam pare gjithnje perpara se te te veshtroj, si driten qe e shoh perpara se te shfaqet dielli. Por mesmuaji po kalon, dicka me shume po rreshket drejt fundit, dhe une kam nisur te profetizoj se fundi i cfare tjeter mund te jete ky fundmuaj...


20...
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

per nje moment e paskam humbur davane...
dhe ceshte me tmerrshmja se une i flisja e i flisja aq sinqerisht sikur te isha perballe te vertetes....
e kam takuar nje fantazem pra ne jete...nje hije...qe smu shfaq kurre e plote dhe per kete nuk jam pishman....
momentin e mosbesimit ja kam adhuruar gjithnje karakterit tim....
nje moment e anashkalova.....abuzoi
 

bebi

Primus registratum
Re: Momente...

Dimnit po i zbardhen flok't.
I kam than at' qe m'the me i thane.
Qeshi.
Ma vone m'tha se kishte me ja thane ai vete pranveres, pranvera veres e kshtu me radhe.

Dimnit po i bijne flok't.
M'tha un' plakem, por s'vdes.
As me u plak nuk plakem, thjesht bahem i mocem.
I thashe at' qe ti m'ke than mu, at dit, e mban mend?
Syte ju voken.
E tan ajo ngrohtsi iu fik n'sy.
Me kujtove dashnin teme t'perjetshme me pranveren tha...
Qysh n'krijim t'tokes m'shkatrron. E kur kthehem me e prek nuk gjej gjurm t'saj.
Mandej n'fund krejt, m'tha.
Kam ftoft...
 

bebi

Primus registratum
Re: Momente...

Qesh.
Un vdes krejt kur qesh ti.
Qesh.
Nuk asht e vertete qe qeshi bukur.
Ti po.
/pf/images/graemlins/smile.gif E durt?
syte?
Jeta keka nji sfilate modet,
ku blici ngrin disa momente...


... :wub:
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

ai mbeti i dashuruar me ate zonjushen e vogel qe dridhej e gjitha nga frika....i vinte padashur neper endrra dhe po padashur i ikte nga qepallat shume shpejt.....
nuk ja kapte dot ritmin kurresesi....mundohej...

neper shume kohe ajo e deshi....shpirtin e tij....dhe nuk i kerkoi asgje tjeter vecse ai te egzistonte ne kete bote....
ajo e deshi dhe pse ai nuk e dinte se c'mund te mbante ajo zemra e saj e ndrojtur perbrenda....ai trupi i saj aq i veshtire per t'u zhveshur....turpi i saj aq shume i veshtire per tu hequr...

kalojne minutat , netet, dhe vitet ne kete bote...secili ne rrugen e tij shkon perpara...nuk shihen me te dy....

shume momente asaj kur i serviret perpara nje kafe me qumesht i vjen ne mendje se si shpirti i saj eshte gatuar pandashmerisht me dashurine e tij...si kafeja me qumshtin qe nuk ndahen dot me...
ne momentet te tilla syte e saj behen te lagesht...vetem kaq...te lagesht si rera nga vesa e mengjesit ne plazh...

ai nuk e di...ai jeton....i lumtur me familjen e tij diku tej , larg....

nuk e di qe cdo moment, ne cdo rrahje zemre...e ndjen dhe zemra e saj...

dhe jeta vazhdon plot me momente te tilla qe u ngjasojne mengjeseve buze detit


ana /pf/images/graemlins/frown.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

refused.....it's getting normal now....moments and moments....pass away...life i complited with theese moments...of being refused....BY YOU
 

SyZeza

Grupi i të moçmëve!
Re: Momente...

When I am down and, oh my soul, so weary,
When troubles come and my heart burdened be,
Then, I am still and wait here in the silence,
Until you come and sit awhile with me.

You raise me up, so I can stand on mountains,
You raise me up, to walk on stormy seas,
I am strong, when I am on your shoulders,
You raise me up: To more than I can be.

td
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

eshte vjeshte....ne kete moment eshte nje vjeshte e verdhe dhe me shira....
die ishte mesnate dhe nuk vinte njeri....nuk ka njeri....
eshte vjeshte , moment ku duhet harruar stina e momenteve te kaluara...dhe ne si gjethet biem...ne dashuri???!!!....apo ne harrese...s'e di...nuk di asgje...
eshte vjeshte...erret shpejt...nje cd kendon ne sfond te makines sime...une mundohem ti evitoj rruget ku u poqem bashke (miqesisht)....
perla shiu bien mbi xham, nje leter e jotja me fton perseri te flasim , te dy,...por une kam frike...nuk mund , nuk flas dot...eshte nje bllokim tipik vjeshte ku njeriu nuk di si te rrije, ne ajer-apo toke, te vishet lehte-apo rende...nuk di...
ti me largon....ti perseri vete me fton...
ma ke lene mua vendimin sic duket...te heqesh gjethet e fajit nga supet e tua...
une sdo te te leshoj kurre (nga mendja)....
eshte vjeshte ...dhe po afron nje dimer....dimri yt.
 

receli

Primus registratum
Re: Momente...

Doktoresh !

Me duket se nje caj mali ose me lule bliri te ben mire ne kte dite vjeshte.
E po te jesh ne Tirane e te perjetosh Vjeshten vetem si dit me shi e gjethe qe bien nuk eshte e arsyeshme.
Le po te mendosh se tani dalin rrushi,fiku, domatet e Korces, sallata jeshile, vaj ulliri i borshit, djathi me ere i Gjirokastres e specat gogozhare e aq me teper qe pemet nga liqeni marrin ngjyra kaq te bukura e qe 30 km e ke golemin ku mund te ecesh zbathur bregut te detit jo jo kjo sju falet .lol.

Uji ju vjen atje lart ne kat te 4 a 5 -te?
Kjo po eshte arsye por vjeshta dhe kte te mire ka qe nje kazan e ve ne ballkon e lan njeriu koken me uj shiu e sapun rrogozhine qe cte te them mo aman..
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

keto qe permend ti jane te mirat materiale te vjeshtes...une pata nje moment shpirteror ne vjeshte...e shkruajta...kaq..
 

bebi

Primus registratum
Re: Momente...

eccomi.
sn qui, sai xke'? di sicuro no. forse penserai che e una di quelle volte che una xsona ha bisogno di... capire che e' l'ora di buttare il cuscino, o sbatterlo contro il sole per liberarsi di sogni che nn fanno + parte del giorno, e poi, mentre lui asciuga le lacrime coprire i raggi cn le mani.
ma nooo, sostanzialmente...
worthless any other word added to this moment.
worthless, this is how I would call this moment.

tu mi capisci mamma!
mammaaa di' a babbo che so che sn ancora la sua piccola preferita, ma grande saiii, grande ormai!
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Ne ate moment, qenia ra ne kontakt me tingujt e realitetit te sotem,...
pikat e shiut rrokulliseshin mbi cati permallshem, me nje ritem haprend,
...nje cicerime e brishte depertoi ne thellsi te shpirtit, tuj trazu atje perseri mallin.
Ne ate moment, te gjithe ju, u mbyllet ne kraharorin e perqafimit te dashurise se perjetshme...e heshtja mbizoteroj zhurmshem.
Pikat e shiut shkeputeshin nga catija, me rritem te permallshem, tuj lan nga pas gjurmet te cilat koha do ti transferoje dikund tjeter, tuj rujt ne esenc ate ma te bukuren, ma te pasterten, e cila do t ju/na shoqeroje si nje gurthemeltar i patundshem ne mbrendesine tone ne kte udhtim te jetes ...


---------------------
momente...emotione...
 

bebi

Primus registratum
Re: Momente...

bar 1832 kishte mbet memec at nate. te nji qoshe, nji shpinde e re e krrusun prej mendimeve e gishtat q'i rrethoshin brryla t'lodhun prej pritjes mbi drrasat e pa lmuta t'kohs, pershkrushin nji vajze. e pashe prej lerg, e njofta fill. u afrova, e me perkdheli i kalova gishtin te maja e hundes, edhe si rezultat pata nji buzqeshje q'i u fik n'sekonda.
nderkohe bar 1832 vazhdote me kene memec e ka ana tjeter nji kabare kishte marr vemendjen e tan t'pranishemve. nji djal me pantallona t'shkurta, bate akrobacina primitive, po kjo gja si duket e zbavit'te shtresen idjoteske. te bar-i nji vajze tjeter flit'te me nji klient,rrotullote nji shkrepse neper dur, e buzqeshte me zori.
ky ishte shikimi e pershkrimi banal q'i mundem me i ba atij moment t'bar 1832. per at vajzen deshta me fol n'fakt, per at.
asht e vshtir me i ndejt perballe. kam ardh me i than se... se e kam t'vshtir me ja lehtsu barren e kohs. kam ardh me i than se te kafeneja e parisit te rrugica gjys n'terr kan fillu me u shtu kalimtart, e me ket kalimi te pjesa e erret ka me kene ma pak i frikshem.
i thashe....
shum!

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

book of dreams

Primus registratum
Re: Momente...

Albforumi>>Arti>>Letërsia>>Momente...>>Postoni një përgjigje

You shut your mouth
Cigaren mund ta pinte veç në kuzhinë.Ulur pranë dritares, veshur me një xhup të trashë.Jashtë bënte shumë ftohtë.
Në ndërtesën përballë ndiqte lëvizjen e njërëzve nëpër apartamente.Dukeshin vetëm siluetat e tyre.
"Pallat i veteve 1800"-mendoi
ç'janë këto momente të zgjatura të ditës së djelë?
Kjo athtësi e ditës së djelë?
çaste që zgjasin pafundësisht, dhe zinxhirosen me njëra-tjetrën...deri të hënën, deri...të djelën tjetër.
Dhe një ditë e djelë e kaluar në shtëpi.
Era i shtypte degët e pemëve..dhe i ulte ..gjer në thyerje.
Nuk po dëgjonte asnjë tingull.Vazhdonte të shihte me kujdes siluetat...
Mezi dukeshin nga grilat gjysëm të hapura.
Një afsh i ngrohtë kujtimesh ia ngrohën trupin.
Kujtime të bukura, ëndërrime të parealizura.
Kjo e djela po i vriste dhe ditët e bukura, thjesht nuk po kuptonte mbarimin e historisë dhe fillimin e trillimit.
Ishte aq bukur të mendoje ashtu , sa humbte krejtësisht në këtë erë imazhesh e mendimesh.
Nesër fillonte një javë e re , pune , shkolle, hallesh, dhe përsëri dhimbjet dhe cimbimet, dhe ëndërrimet do liheshin për të djelën e ardhshme, për një moment tjetër të dehur në vet'humbje si ky.
Iu afrua më shumë imazheve.Ja tek ishte me të.Bashkë të dy.ulur pranë njëri tjetrit, duke qeshur, folur, duke u zënë pak , e duke pirë.
"Thua Dashuria po më jep vetëm dhembje?Thua dashuria më fal dhembje më shumë se çdo gjë tjetër?Thua dhembje ka marrë për dore dashurinë për të ardhur si "avec l'amour" tek unë?"
Vazhdonte të shihte imazhet që kalonin në seri, e gati pasyqroheshin në dritaret e ndërtesës përballë.
Ja përsëri të dy, duke fjetur, të mbështetur te njëri.tjetri
Është vetëm ëndërr.Jam vetëm duke ëndërruar.
Flinin të dy, të përqafuar.
Të dy shëtisnin nëpër qytete të panjohura, të shoqëruar nga oqeani i madh.
Të dy flisnim me njerëzit në rrugë, përshëndesnin, kërcenin, këndonin ..të dy gëzonin.
Është vetëm ëndërr.Jam vetëm duke ëndërruar.
Imazhet ndiqnin njëra tjetrën me më shumë shpejtësi.
Nuk e dinte sa kohë kishte aty në dritare, ....
në pallatin përballë, dritat po fikeshin njëra pas tjetrës...
spo ngelte më dritare për pasqyrim.
....spo ngeleshin më ëndërra...

e djela po mbaronte


për të sjellë një të hënë , të martë ....një tjetër të djelë, një tjetër të djelë
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Momente...

I zhytur ne nate. Perreth te gjithe njerezit flene.
Nje komedi e vogel,iluzioni i pafajshem se te gjithe flene neper shtepi,ne nje shtrat te forte,nen nje çati te forte,te shtrire mbi dysheke,nen mbulesa te ngrohta,por e verteta eshte se gjenden,atehere si tani,ne nje kamp te hapur,nje numer teper i madh njerezish,nje ushtri,nje popull,nen nje qiell te ftohte mbi nje toke te ftohte,te shtrire atje ku me pare ishin ne kembe.Kurse ti nuk fle,je njeri prej rojeve.
Perse ruan?Thuhet se dikush duhet te ruaj.
Dikush duhet te jete.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Momente...

moment qe me mpine, nderkohe qe une e di qe duhet te çohem, te çlirohem. jam une, perhere une. me duket se e kane harruar, sikur jane larguar, sikur s'me njohin me, sikur si percjell me asgje. ..perceptim i ithet, ndoshta i gabuar. perceptim i rende i momentit, qe po behet i dites, i javes

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Momente...

te qenurit larg....eshte nje moment qe nuk e prek kurre ndjenjen qe une kam per ty....prek vetem paraqitjen time....
ajo qe ndjej nuk eshte nje moment as dy...eshte dicka qe jeton me mua....por keshtu erdh jeta...te jetoj larg nga ti...
ndjenja ime eshte e pavarur nga koha, hapsirat...ajo varet vetem nga ekzistenca ime...sa te jem do te te dashuroj...dhe kurre sdo te ta shfaq me...sepse me duket si nje pike e dobet te te turbulloj dhe ty....me mire qe se di ate qe ndjej...me mire....
sa here do kthesh syte nga une....do perplasesh me nje dere qe une e ngrita dhe e mbylla...kunder TE PAMUNDURES MES NESH....
nje moment...te jesh i lumtur me te....sic isha une me ty...VETEM NE ENDERRIME...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Momente...

ka momente e momente. keto dite jam e permbytur nga kujtime, pjeseza te bera bashke pa kuptim qe lidhin persona me ngjarje, vetem se personat ndodhen ne ngjarjet e gabuara, ndersa nuk ndodhen ne ngjarje qe u perkasin me te drejte. E keshtu po mendohem, ndersa kaloj nga njera faqe ne tjeter, se ku eshte fija e padukshme qe lidh te tera, e qe i kthen pjeset ne nje mozaik te perfunduar...
duhen perzgjedhur ngjyrat valle, apo materiali?!... ndoshta...
 
Top