Momente...

Danae

Primus registratum
Re: Momente...

2000 Momente te shperndara nder grimca kohe qe formojne ditet e mia,muajt e jetes sime.
Momente qe mendoj per Ty e momente qe mendoj per ju;momente qe ndihem e vogel dhe e madhe,momente qe shoh dramcen te shnderrohet,e momente qe shoh sesi shuhen dritat e se si fshihen pluhurat,momente reflektimi,momente lumturie;momente etjeje dhe malli;momente per te shprehur deshiren time,momente qe mblidhen e nuk kerkojne tjeter vec ate cfare kisha mbreme apo mbase kerkojne perhere e me shume,momente dilemash e momente qe ne trurin tim ndizen shkendija e momente ku shpirt merr flatra e fluturon lart shume shume lart aty ku mendimet e shpiejne...
momente qe te Falenderoj,e momente qe te lutem, momente qe te lutem shume shume,momente kur te kerkoj ndihme e momente ku te falenderoj ne heshtje e me zemer, momente qe mbledh margaritare e momente qe fle mes hithrave,momente te jetes sime qe le ketu mes rreshtave.
E sot te le ty...ndjenjen qe me fal, emocionin qe me dhuron e imazhet qe mbaj ne mendje bashkuar me driten e henes.
 

Goca

Primus registratum
Re: Momente...

Filloje nje shi i dendur mbreme, aq i dendur sa pata frike mos xhami do thyhej e do hidhte mbi shtratin tim copat e qelqta. U mblodha me shume nen jorgan dhe e terhoqa pas vetes , sic bejne femijet me lodrat e pellushta. E nder fshikellimat pertej dritares, kujtova me ngulm nje perqafim te kaluar. Shi i embel! Sa shume me njeh. M`i ke mesuar pikat e dobeta tashme. Une s`te bej dot balle se ti me lag ne shpirt e aty s`kam me se te thahem.
Moment...
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Momente...

solitudine.jpg


Erresire..eshte nate... Jashte bie shi.
Nate e gjate dhe e pafund. Lutem qe nata te zevendesohet shpejt me vesen e fresket te mengjesit.
Kam frike!....nga mendimet e kqija qe jetojne ne plaget e zemres sime...
Dragonj te keqinj qe ushqehen me dhimbjen time.....
Ah! Zhurma e heshtjes!...Zemren s'e ndjej... Jam vetem duke qare...dicka qe nuk ndodhte ka shume kohe...
Ndjehem bosh brenda...I kerkoj ndihme Zotit....Buzeqeshje ironike...Ja qe s'besoj!!!
Askush s'mund te me ndihmoj...
Zhurma e mendimeve te mija bashkohet me pikat e shiut qe kercasin ne dritare....
Lindin pyetjet ..por si jetime jane pa pergjigje!....
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Momente...

Jane caste ato qe kujtojme me me embelsi...Ngulen ne memorje e nuk mundesh ti harrosh dot...
Jane caste ato qe edhe perse gabon...edhe perse jane te shkurtera kthehen ne ferr te perjetshem ...
Jane caste e mund te jene te bukura o te kqija..mund te bejne te ndjehesh mire ne momentet me te zeza ....por mund edhe te erresojne ditet ne se e shoqeron me te qarat.
Memorja ecen..(kerkon dhe gjen): Sa momente kane qene deri tani?...

Shpresoj shume te bukura per te me bere te lumtur.... te kqija per te mesuar nga gabimet....dite pas dite gjej forcen ne kujtimet e tyre.........
Jane vetem caste..momente ..e deshiroj te mbeten te tilla per te vazhduar duke te shikuar me syte e nje enderrimtareje sic une!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Momente...

fondamou.gif


Emocionet:......"Rrahin...Te shqetesojne..te vrasin...
Te bejne te qeshesh..te bejne te qash... Te ndryshojne!....Ze vend ne zemren tende pa e ditur se kur vijne...
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Momente...

Me duket si nje enderr e gjate qe sapo ka mbaruar. Telefonat nuk bien me parreshtur. Ka rene qetesi dhe te gjithe levizin paksa me pertese. Rrathet e syve iu jane thelluar dhe rrudhat ne balle sikur jane theksuar me teper keta muajt e fundit. Jashte eshte mjegull dhe shiu vazhdon te bjere. Muzika e qete qe krijon teksa prek xhamin e dritares sot cuditerisht nuk me pikellon; me jep ngrohtesi, paqe, prehje, qetesi. Me mungon vetem nje liber me tregime ose skica te shkurtera. Nuk dua te lexoj gjate, pak fare pak me mjafton, dhe nqs me ze gjumi akoma me mire; atehere kam per t'u perkundur ne enderrat e mia.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Momente...

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb]
Fillimisht postuar nga alinos:
... rrime!
patjeter ka dasht me than; karikojme batterite, ose i bajme lavazh trunit per ca momente, ose bajme sistemimin e arkivit te ndienjave/mendimeve...

/pf/images/graemlins/laugh.gif

---------------------- [/qb]
jo donte me than (e pyeta, prandaj e di!) se edhe kur vegjetojme, edhe kur rrime pasive, edhe kur nuk duam te bejme asgje, ne perseri mbushim nje hapesire kohore me vegjetim, me pasivitet, me asgje!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Momente...

5 here kam ndjere se doja te ulurisja sot! 5 here! Secilen prej tyre vec buzeqesha me nje ngerdheshje ne fytyre, qe mori si cmim vetem shikime gjysem te fjetura, gjysem te habitura.
5 here desha te uluris sot, dhe po 5 here degjova ulerimen time te oshetinte brenda mureve te zemres time duke bere jehone ne trurin tim te lodhur.
5 here i terhoqa per flokesh dhe qava nga inati per fatalizmin qe me rrethonte, per kotesine e te qenit aty, per indiferencen e te pazgjidhshmes qe mbijeton nen plackat me ngjyra te erreta, qe dine se ne mode eshte e verdha dhe jeshilja, por vazhdojne te mbeten gri, bezhe dhe te zeza duke mos depertuar asnje rreze, sado te vogel dielli.
5 here u ktheva ne ylber sot, 5 here bera per te qeshur!
5 here desha te uluras sa te me cahej fyti.
Heren e 6te, nuk flisja dot, me kishte ikur zeri. E kerkova neper katakombet e zemres time, e thirra te dilte qe aty, e luta te mos me linte pa ze, por me ktheu vetem jehonen e te qeshures blu...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Momente...

I thirra nevojes,

... ne nje momet zbehje besimi qe rralle me ndodh. Jane ato castet e para qe te kaplon paniku por qe te duken nje jete e tere.Jane ato caste qe me fatalitetin e tyre emotiv te duken aq qesharake kur i kujton me pas. Te bejne te qeshesh per kohen qe i ke kushtur. Jane momente. Ne nje te tille dikush me nje kuti shkrepsesh ne dore digjjte fijet me ate deshiren e piromanit per te bere zjarr, sado i vogel qofte ai. Te tille njerez nuk duhet te lejohen te blejne mobilje prej druri, u duhen shitur vetem te hekurta, te tilla qe te jene te forta, me mire do ishte te ishin prej gize dhe kur te donin t'i ndiznin me flaket e tyre te shkrepesta, t'i nxehnin dhe me nxehtesine e tille qe vetem metali di te jape, e ne nxehtesine e tyre te digjnin gishtat. Ato gishtat e duarve per syte e tyre te stermedha, gishta qe nga dridhja qe u shkakton nervoziteti qesharak, s'mbajne dot shkrepsen deri ne fund te digjet. Shkrepse pas shkrepseje jo vetem qe s'ndezin dot zjarrin bubulak qe do u ngrohte shpirtrat e tyre te ftohte dhe cinike, por do u verboheshin edhe syte, syte e tyre te akullt dhe me shkelqim falc qe ua shkakton reflektimi i ngazellimit qe zgjat sa nje flake shkrepseje.
Ketyre njerezve u duhen shitur vec mobilje metalike, ku jo vetem te perplasin koken kur u mbarojne shkrepset, por edhe te thyejne edhe dhembet.
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Sot ne ate moment, ndieja sikur terhiqja gjithe brishtesine e ngjyrat e luleve nepermjet buzeve te mia, e mrekullia e tyre thithej nga cdo cep kapilari e i mbushte ato me energji…
Sot ne ate moment, dashuroja Pranveren dhe i gezohesha faktit qe ajo ne gjuhen gjermane eshte Ai.
Sot ne ate moment, ndieja fuqine e mrenshme bashkuar me rrezet e diellit, i cili me lumturon qe ne gjuhen e nanes eshte Ai,
Natyra ne ate moment, rrotulloi celsin e memories time kur isha 12vjec, ikja duke kercyer, e nganjehere ndieja se s me cikeshin kembet ne toke…sa bukur e thelle eshte arkivuar ai moment qe tashme i bashkangjitej momentit tani e duhej te mbizoteroja vehten ne fluturim…
Ne ate moment krahet e mija zgjateshin e stergjateshin e bota dukej e vogel, e dashur, e embel e mbyllur ne krahet e mij, e si nje vullkan shperthente magjia e rilindjes se pranveres brenda meje…
Sot ne ate moment edhe pse isha ne parkun e varrezave…ndiehesha nje me ty …pranvere, te dua si athere dhe ne kte moment…


---------------------
labyrinth...

---------------------
si e cmendur, si e marr...
 

zog

Primus registratum
Re: Momente...

po qe shkrun bukur ti abstrakte, fjalet i nxjer si parfum dhe i leshon ti majme ere te mire neve, te duket sikur je ne parfumeri, por pa i pare trendafilat bile as perfytyruar.

ngaqe ti nuk e perzien veten, dukesh si ne mendime, sikur flet per peizazhin qe sheh nga penxherja. dhe aq me mire.
sepse sikur ti fusje pak nga vetja asaj eres mire qe leshon, mund te gjendeshin burra ketu, gati per te vrare veten nga vujtja.

ti shkrun embel, shum embel, sheqer fare per ner.
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Që nga ai moment…

Ne tren, tingujt e musikes, rridhnin brenda qenies time si ujvare… e linin nga pas gjurmet e freskise se ngrohtë…
papritmas nje degez peme rreshqitmas u perplas ne dritare. Instiktivisht mbylla syt.
Momenti hapi derzen e fantazise, ne ate cast…aty degeza u shendrrua vetetimthi ne krahun tend…ndieva intensivisht perkdheljen energjiprurese, qe me pikturoi ne fetyre buzqeshjen magjepse…
E mora … e veshtroja imtesisht, damaret qe pulsonin ne heshtje, doja te numroja shpjejtesine e pulsit…
gishtat e preken leht shume lehte, frikshem qe mos e `zgjonin`… floket e parakrahut, qendorin te ngrire, si qerpike ?!...mollezat e gishterijve benin pirueta te lehta rreth cdo floku, leht lehtazi …
Ai u derdh i skllaveruar nga deshira, dukej sikur thoshte, « mos ik, vazhdo, rri ktu, edhe ma »… gishtat u stepen, kerkuan ndihme,… athere pjestova vehten ne x here, u bera e vockel shume e vockel, u futa ne ate `pyll`, e rrotullohesha pas cdo`peme` perkdhelshem, luja me to,ne ate labyrinth pa rrugdalje,lehte , leht..
Ne ate zone isha e pushtetshme, te gjitha shqisat ne ate moment ishin aktivuar aty intensivisht ,e fluturoja ne mes `pemeve` qe tashme vibronin deri ne rrenj, nenkembe ndija vershimin e zjarrte te ` lumejve`(damareve…)e `toka` digjej freskueshem s me linte te ndahem qe andej...

ne ate moment...
Protestshem hapa syt… dielli vetetim_shem me rrembeu ne krahet e tij. Ishte ky ngushellim ?!
ne ate moment…e pergjithnje…


-------------------
Qe ne ate çast dashurova cdo dege peme...


Sepse…
kisha mall…
s ngopesha…
prandaj…
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Momente...

komplimenti absi shkruj gjithmon se me pelqen gjithnje e me shum shkrimet e tua :thumbsup:
 

Danae

Primus registratum
Re: Momente...

ndjesia perbrenda rritej e kerkimi me sy ne tavolinen ne majen me te larte kish ngelur i zhgenjyer.sa jam rritur valle te kerkoj te rri ne prehrin tat,te shoh rrezet e diellit reflektuar mbi parket,nuk jam rritur fare,ti me lexon gjithmone,aq sa me duket vetja buratin nganjehere kaq trasparente ne reagime,po mendoja sot se vizioni qe pritja ne tavoline eshte pjese e dickaje qe dua sesben te kem ne vete...gjithmone ne kerkim,por qe e kam vetem atje,sa mall.
Zakonisht takimet tona jane me te shpeshta,e heqin barren e rende qe me lene gjerat mbi vete,sot me rendon te mos jem me ty.
Para dy netesh ishim shtrite ne dysheme te tre...biseda na vinte e embel,mjalte do kish thene cajupi...sa larg e sa afer.
ndiej lotet qe me rrjedhin faqeve,kish kohe qe nuk i ndieja,mam me ka marre malli.
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Nje moment ne avion…

Lartesi qiellore.
Sirtari , nga nje motiv i vogel aktivon çastin , pa pyetur…

Kufiet ne vesh…

Skena, Pafundesi blu…
Perball.
Palevizje.
Fjalet i kishim harruar ne toke…shume larg…
Shikimveprim. Heshtje, me te cilen merremi vesht me shume se me mijra peshperima…
Gjithmone kurioz , te zbulonim, kush do ishte `vraresi` e kush `viktima` i rastit …
Role pasionesh…
Veshtrim, thellsisht gllaberues…
Ne ngrirjen e qedrimit perballe shifje/ndieje mijra levizjeshprehese rezonante ne sekond…te padukshme ! ?
Gati per « dyluftim »

U dorzove viktima ime… Fitova!

Krahun drejtoj drejt, shigjete.
Me energjine qe percjell nepermejt gishtatave , ç`saldoj lekuren e gjoksit tend…nga e cila fluturimthi magnetshem terhiqej zemra jote drejt times …
ate « objekt » kisha piketuar ne tejdukshmerine e forces se mendimit…
mijra puthje magjike, te paprekshme,fishkzjarre, te brishta mjaftuan qe zemra me shpertheu vetetimshem ne perqafim.
….fluturonin te dyja ne qiell te njëshshkrira deri ne esenc, explodimi i te cilave ne qindra mijra thermija perhapej ne hapsire, duke shpernda buzqeshjen magjike te dashurise qe jeton gjithandej, njekohesisht, pergjithnje…
Trupat ,si spektator pasive, zbuluan extremin e nje hapsire tjeter, u treten ne humneren qe i perfshiu ngroht ne gjirin e saj. …Ne largesi. Te ndare ?!, …mbuluar me copeza zemrash te shkrira ne nje… ne pafundesi…
ah pranvere, qielli blu dhe ti « dyluftim » …


-----------------------
Untitled%20-%2015.jpg


-----------------------
si e çmendur, si e marr...
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Me rrebeu perseri ajo deshire…
E hypa ne maje te asaj peme te larte.
S doja t ja dija per konsekuencat.
Pasionshem, vrullshem, papermbajtshem u ngjita.
Mberrita atje.
Degezat ishin aq te holla ne ate lartesi,
Trupi vibronte si nje thuper ne ajer, tundshem nga shtresa te errta frike.
Deshira per te mberrit atje, ishte ma e fort.
Kok-krismeria luftonte tashme me eren, e cila ishte acaruar deri ne maximum.
Fishkellente eger rreth trupit te imt, e me vizatonte me degezat e holla te pemes,
Mbahesha nga aktivimi i energjive qe prodhoheshin nga te gjitha rrezervat e frikes.
Pse ishte terbuar ajo?
Mos valle nga kok-krismeria ime?
Apo donte te me thoshte `stop, hapsire e ndaluar ktu`?
Vetja s donte t ja dinte, donte vetem te shihte ty.
Doja te te gjeja, prekja, ndieja, duke kapercyer kufirin e panjohur…
S doja t ja dija, nese era do me perplaste ne ndonje humnere, sepse,
shpresoja, ne levizje hapsire ,do gjindesha perballe teje, qofte dhe per nje cast…
Deshira aktivoi forcen e dashurise.
Transformimi i ndienjes ishte aq i fuqishem.
Era rrembeu me vehte e sfiduar friken.
Me la lamtumiren ne pafundesine e qenies.
Ne mes atij tufani pema me mbeshteste.
Isha mbeshtjellur aq fort mbas degeve, saqe per nje moment ndieva ngrohtesine e trupit tend,
e te perqafoja fort aq fort…
Qielli zbriti kaltersine deri mbi koken time, e dielli me rrembeu ne krahet e tij.
Qe ne ate cast, dashuria mbeti trashigim i nenshkruar ne testamentin e zemres !
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Momente...

I le vendin nje zogu ne peme
Dhe fluturoj
I le vendin nje trendafili ne shtepi
Dhe dal
I le vendin nje shoku ne rruge
Dhe mungoj
I le vendin nje plaku qe mundohet
Dhe ulem
I le vendin nje meteori qe bie
Dhe rrezohem
 

Artemis

Primus registratum
Re: Momente...

Postuar nga Ema
Kurse mua para ca ditesh mu kujtua perqafimi i gjate me jastekun,shtypja me hunden sikur doja ta fusja brenda surratiti ate mase puplash bashke me aromen tende qe perhapej aq dhunshem.Mblidhja copat e aromes tende ne dhome dhe dehesha me ate qe ishte vetem imagjinata ime.Nuk me ka marre malli fare.Dhe kjo eshte kaq e shemtuar ndonjehere ashtu si te djelen kur u cudita me veten dhe reagimin tim te bere zero me xhufke.Me mbetet ti qesh dikujt ne fetyre me te madhe :HAHAHAHA!Ti nuk di ato qe une di,ti nuk je cfare une di qe je,ti nuk,ncuk,fare,fare...HAHAHAHA.Kjo nuk duhet te me bente te ndjeja clirim,por ja qe...

Do doja te kishe mbetur si ne kujtimet e mia sot...Por tashme ajri ka pastruar dhomen,as ajo shtepia ne cep te rruges s'me kujtohet me qarte,as kukurisjet ne krevat,ne gjysme-erresire,as ato nuk i mbaj mend me.Mbaj mend vec hijen tende,hijen tende te deformuar nga rruga.Ajo ka mbetur njelloj,pa plage...
uhhh!
 
Top