Re: Mitologjia Greke
Gjuha e Perendive, Afroditi - Aferdita
....vazhdim
Thame pra qe shpjegohet si dhe pse u lidhen mythet e Afroditit me ata mythet e lashte te Dhímitres dhe te Persefónit dhe peripecine e Àdhoni. Dhe perseri theksoj qe me zhvillimin e civilizimit helen dhe me shfaqjen e filozofeve dhe te shume poeteve profesioniste
(te ashtuquajtura hymne Homerike, ku cuditerisht u quajten „Homerike“, nuk kane asnje lidhje me Homerin dhe shpirtin homerik. Jane mediokritete te viteve greke, te pakten shumica e tyre. ) , urtesia e mytheve te vjetra harrohet dhe nuk kuptohet. Mythet klasike ose
pas-klasike kane nje doze te mjafte budallalliku dhe nuk mund te krahasohen aspak me te sterlashtat.
Sic thame, tek Etrusket, Afroditi therritet Apru, menjefjale Afró dhe besohet qe prej emrit te saj u emertua nga romaket muaji April ose ndoshta ekzistonte muaji Etrusk April qe kaloi edhe tek romaket.
Por prej Etruskeve, kjo perendi quhej edhe Turan qe do te thote „zonjë“ dhe eshte relative me greken Túrannos (lexo: Tírannos = shtypes, tiran, dinastik) – ku edhe kjo me rradhe eshte relative ndaj fjales Filistinase qe do te thote „Àrhon“ ( = kryesori, i madhi, kreu), (Kardhará, faqja 229 ).
Dhe natyrisht, Filistinet ( gjendeshin ne Palestine, shume me perpara se te vijne atje Hebrenjte. Sipas te gjitha te dhenave eshte fis pellazg qe u vendos atje duke ikur prej Kretes, nga ku perpara kishte ardhur nga veri-perendimi i Ballkanit – nje fis Ilire ishin Penéstet ose Peléstet. Vec te dhenave qe paraqesin shume shkencetare, theksoj edhe elementet filistine qe ndeshim ne mythologjine hebraike, ne me te njohuren si „Dhjata e vjeter“ose „Bibla“ :
1) Marrjen e 10 rregullave te Moisiut, prej vet perendise, siper ne malin Siná. Kjo eshte element karakteristik i paster Minoik. Mínoas shkonte cdo 9 vjete siper ne malin Ìdi dhe atje „merrte“ ligjet e tij te drejte, direkt nga duart e Dias.
2) Kur zbriti Moisiu nga mali Siná, gjen popullin e tij ta kishte vene vet ne dyshim besimin e tij dhe te bente fli ne nje dem te arte, gjithashtu element Minoik.
3) Veshja e filistineve, sikurse peshkruhet ne Dhjaten e vjeter, ka lidhje me veshjen e Kretes.
4) Karakteri dhe mentaliteti i filistineve (therritja ne duel nga Goliath p.sh. ) jane tregues te mentalitetit pellazg. )
nuk ishin fis Simit I Lindjes se Mesme, por pellazg (relativ emrat Pelasgos-Philisteos) dhe sidoqofte, kaluan perceptimet heleno-pellazge per Adhónidos etj ne Mesopotami, shume, por shume me vone, nga krijim I tyre ketu.
Mendoj se fjala Turan do te thote “lartmadheri” prej rrenjes Tur = kulle, keshtjelle, lartesi fillimisht.
Ne Arkadi adhurohej – thote Kardhará, faqja 230 – nga mijevjecari I dyte ,
“Erukíni Afroditi” qe do te thote Afroditi Shpetimtare, menjfjale ajo ajo qe na ruan, na shpeton. Mbiemri I saj, thote Kardhará, vjen nga U-ru-to Mikenase qe do te thote ruaju, shpetoj dhe sanskritja Warutar. Por ne arvanitase kemi Rúaj ose Rúanj dhe Ruajta, Ruajtur.
Ne vitet e mevoneshme te filleses se krijimit te mytheve theogonike, kemi mythe te rinj qe zakonisht e kane prejardhjen ose nga keq-shpjegimi ose nga arsye te tjera. Gjuha zhvillohet dhe shume fjale bien ne paperdorshmeri dhe behen te paspjegueshme. Ne epoken e Kikéronos, qe te shpjegohet kondicioni i paqes ndermjet Karhidonion dhe Romakeve u desh te therriteshin perkthyes ekspert. E njejta gje edhe per ligjet e Drákonta ne epoken e Lisía.
Do perpiqemi pra te shpjegojme mythin e theogonise Isiode per Afroditin.
Qe Afroditi emertohet vajze e Uranós (Qiellit) eshte dakord si perceptim me mythet e sterlashta dhe me realitetin. Ylli Afroditi gjendet ne hapesiren qiellore.
Mythet rreth lindjes prej shkumeve eshte rezultat i keq-shpjegimit te kompozites
se pare Àfr- .
Mythi e do perberien e perendise te shtyhet nga dallget dhe te ndaloi fillimisht ne Qíthira dhe pastaj ne Qipro. Atje ekzistojne tempuj per nder te perendise se Èrotas, qe mund te jene dhe fenikase sipas Decharme, dhe Afroditi pellzge te kete marre mjaft nga vulgarizmi anatolik.
Edhe sikur keshtu te jene gjerat. Atehere mund te flasim per anatolizim te Afroditit dhe jo per helenizim te ndonje perendie anatolike, perderisa parahistoria e saj eshte komplet ndryshe sikurse pame.
Fakt i padyshueshem eshte nje, qe ne ndonje epoke – shume e mevoneshme e lindjes se adhurimit te yllit te shndritshem te Afroditit – kete yll te perendizuar qe lajmeron lindjen e dites, u lidh me Èrotan per arsyet qe paraqitem. Prej ketij momenti dhe shume vite me vone krijohen mythet e rinj per Qíthiren dhe Qipron te cilin e banuan Arkadet.
Por le te shohim ethymologjine e Kípros dhe Kíthiren. Gjuhetaret lidhin emrin me metalin e bronxit qe nxirrte ishulli. Edhe sikur keshtu te jene gjerat, por nuk perjashtohet
para-ethymologjia nga helenet – edhe para Homerit qe e therret Afroditin „Kípris“ dhe e di cfare nenkupton.
Kípro dhe Kíthira (Qípro dhe Qíthira) kane rrenje te perbashket ** - ne arvanitase dhe greke e vjeter qe do te thote me fekondu, te besh dashuri – erota, „Qío“ .
Formuese e fjales greqisht „ku-oforía“ (lexo: qioforía), ég-kuos (lexo: éng-qios = me barre) etj. Por ne arvanitase ekzakt rrenja eshte folje! Si perendi pra e Èrotas, Afroditi, shkon ne dy ishuj ku ose para-ekzistonte adhurimi ndaj Èrotas – te pakten, them, prej fenikasve – ose lidhen emrat e tyre me perendine e Èrotas, perderisa qe te dy do te thone cilesi ose karakter erotik dhe kane rrenjen ** = me fekondu. Prej andej mythologet e sotshem relativizojne Afroditin me perendite aziatike te fekondimit.
Por sikurse thame, adhurimi i perendise ka nje zhvillim shume te percaktuar:
Nga perendi-zimi i bukurise, i gezimit, i shpreses qe jep ylli me i bukur i agimit qe lajmeron lindjen e djellit, behet binjake e Dias = Diell, perfaqeson pranveren dhe lidhet me Èroten pa u perputhur sepse Èrotas konsiderohet DJALE i Afroditit dhe asnjehere nuk u konsiderua perendi e fekondimit.
Ky eshte zhvillimi ne kohe dhe jo mbrapsht, ne te kunderten. Menjefjale nuk
para-adhurohet si perendi e fekondimit, pastaj e Èrotas, pastaj e pranveres, pastaj e paralajmerimit te lindjes se diellit, qe te supozojme edhe thjesht nga kurioziteti qe filloi adhurimi i saj nga Lindja ku ekzistonte gjithmone perendi shum-emershe dhe gjithmone e fekondimit dhe e Èrotas toke dhe qiell. Dhe sigurisht, as me fenikasen, as me hebraishten ose asiriakishten shpjegohet emri i Afroditit dhe i mbiemrave te saj.
Por le te vertetojme versionin tone ethymologjik te emrit te Afroditit edhe ndryshe. Me dominimin, ose pak para saj, te fese kristiane dhe debimit te eger te heleneve dhe te perendive te tyre, morali i rrepte antiseksual i fese kristiane nuk duronte aq me shume cfare tjeter, perendine e bukurise dhe te Èrotas. Páteret (prifterinjte) e shenjte te kishes fillestare kristiane vec ndryshimit te mytheve helene me qellim te krijonin antipati ndaj besimit helen, ndermoren edhe manovra te tjera. Keshtu, perfaqesuesin e se keqes, te plotpushtetshmin e ferrit, kryedjallin cuditerisht e quajten „Eosfóro“. Por eosfóros quhet pikerisht ai yll i ndritshem qe sjell Èo, menjefjale agimin. Behet fjale per emertimin tjeter te planetit Afrodit. Keshtu pra, njohesit e se vertetes se lashte qe Afroditi per helenet e lashte do te thoshte AFRON-DITA = eosfóros, lidhen me koshience Afroditin – dhe bukurine – me ferrin dhe kryedjallin.
Sinqerisht duhet pak fantazi qe te sjellim ne mendjen tone jeten e stergjysherve tane te sterlashte, ku i sundonte nje frike e justifikueshme ndaj nates se erret, ku tashme kishin perendi-zuar diellin, ku si perfundim ishin te detyruar te zgjoheshin mjaft heret ngaqe detyrimisht flinin pak pas perendimit te diellit.
Nen keto kondita pritja e lindjes se diellit kishte nje peshe te vecante dhe nje dimension psikologjik te vecante, tutje deshires se adhurimit te ketyre njerezve dhe ritualit te pritjes se lindjes se diellit.
Menjfjale e kuptojme qe thirrja e gezuar dhe shpresedhenese e pastorit te urte, e usheheqesit “Afrón Dita! “ dhe perseritja e saj nga turrma pas ketij lajmerimi ose ndoshta kercitjes se timpanit te lajmerimit, ishte dicka qe lidhej me gezimin e jetes, dinamiken, veprimin, driten. Dhe sigurisht e kunderta e erresires me fillesen e ndriteshme te dites, jusitfikon cudine e Müller qe agimi ekzistonte si imazhi me i bukur i natyres.
Ne epoken e Homerit, Afroditi shpreh tashme bukurine qe ndjell dhe ndez instikti erotik, dhe pervec gjithe ketyre shohim brenda pershkrimeve homerike futjen e saj te sterlashte arkaik dhe perputhjen e saj me bukurine e agimit dhe yllit te mengjesit.