Mitologjia Greke

Artemis

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

UPS! Cpaska ndodh me temen? :cry:
Nese me lejoni te bej nje refreshment...

MUZAT
( me qe mitologjia Greke ka qene dhe eshte Inspirative per te gjithe Artistet,

Ja,

William Butler Yeats
"Leda and the Swan"

A sudden blow: the great wings beating still
Above the staggering girl, her thighs caressed
By the dark webs, her nape caught in his bill,
He holds her helpless breast upon his breast.
……………………………………………………………….
A shudder in the loins engenders there
The broken wall, the burning roof and tower
And Agamemnon dead.
Being so caught up,
So mastered by the brute blood of the air,
Did she put on his knowledge with his power
Before the indifferent beak could let her drop?

... Muzat jane zoteresha Greke te cilat presidojne artin dhe shkencen dhe inspirojne ata qe veprojne ne keto fusha. Vajza te Zeusit dhe Mnemoses
( Memories) ishin te lindura ne Pieria, ne shputat e malit Olimp. Emri I tyre signifikon ‘memorien’ pasi ne koherat e lashta poetet dhe shkencetaret duke mos pasur libra nga te cilat do te lexonin mbeshteteshin cdohere ne memorien e tyre. Nga kjo ne fillim ishin Tre Muza te cilat adhuroheshin ne Malin Helikon te Beotise:
Melete ( meditimi),
Mneme ( memoria)
Aede ( kenga)
Por me vone u permblodhen Nente prej tyre:

Kaliopi (Calliopeia), "Zeri I bute" eshte me e vjetra. Ajo eshte muza e Epit.

Klio ( Clio) "Lajmetarja" eshte muza e Historise.

Erato "E Bukura" eshte muza e Poezise dhe Mimikrise.

Euterpe "Dhenesja e Kenaqesise” eshte muza e Muzikes.

Melpomene eshte muza e Tragjedise

Polihimnia (Polymnia), "e Himneve te shumta” eshte muza e Poezise sacrale

Terfikore the " Valletarja" muza e valles

Thalia (Thaleia) “ Lulezuesja" eshte muza e Komedise dhe Poezise idilike.

Muza ime eshte Thalia

E juaja ( mos po hap une nje teme te re keshtu?)
 

balforum

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Asgje te madhe,thjesht i them me menyren time qe te hapi syte se nuk ndihet hic shqipetare dhe te hapi syte se mitologjia vecse greke nuk eshte ne castin qe vetem shqip flet.Dhe te leri shkrimet pro shqipetare ketu ne forum ashtu sic shkruhen se vecse grekut i ben qefin me ate qe ben.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mitologjia Greke

edhe kete teme e politizuat?!

Nese mendon se eshte pro-greke, mund edhe te largohesh miku, se na hapet barkun me kete: Ujku, ujku!
Apo behesh kollaj patriot ne maje te kiklit, me fal ne Ameriken demokratike, ku ti mund te jesh 30 miuta shqiptar cdo dite dhe pjesen tjeter amerikan.

Ca jan kta mer, se na e foken shpirtin me paranojen e vet!!! :mad:
 
E

EL-DIABLO

Guest
Re: Mitologjia Greke

Pse e nderprete mer se ishte interesante /pf/images/graemlins/frown.gif
 

balforum

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Po ik o Linos ha ndonje petull me sheqer dhe pastaj hajde me trego mua shqipetarizmen .Jame 35 vjec dhe 30 i kame kaluar ne shqiperi.E di gjuhen greke me mire se shqipen por jame shqipetar me gjake shqipetari e stergjyshi im eshte hero me emer ne historin tone qysh ne luften me turkun.
Nuk eshte qellimi qe te mburrem por kur ca tipa si ti hapin tema te tilla provokuese dhe hedhin hi mbi ate cka nuk duhet shume studim per ta kuptuar qe mitologjia nuk ka lidhje me greken por 100% me shqipen ,ateher padyshim qe nga teme letrare do kaloje ne politike.
Mire qe greke e serbe neper forume te tjera na fyejn e poshterojne deri aty sa te na quajne pa gjuhe dhe histori dhe te ardhur nga kazakistani ,por sna leni rehat dhe ju qe nuk di se si tju emertoj.
Mire ata se kane arsye qe mundohen me cdo menyre ta shtremberojne te verteten per interesat e tyre,po ju cfar interesash keni??? :confused:
 

roberto

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

kjo eshte teme e bukur...pse e prishet kot

nejse

ne imagjinaten time Hektori ishte me burrerori ndersa Akili nje psikopat qe perfitonte nga fakti se nuk vritesh pervec se ne thember.

me pelqente edhe Odisea
 

k_a1983

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Une ju shkruaj ketu fjalet ne shqip, gjuhen e homerit, dhe ne greqishten e sotme!!

1) Arë, ara --- Arura --- Horáfi
2) Deti --- Theti-s --- Thalasa
3) Dhe, dheu (tokë) --- Jea, dhor, dha --- Ji
4) Dru --- Dris, drimos, driti --- Ksilo
5) Edhe, dhe --- Idhe, te --- Qe
6) Iki, ike --- Iko --- Fevgo
7) Kale, kali --- Kelis-tos --- álogo
8) Korr --- Kiro --- Thiro
.
.
.
.
etj....
 

uni20077

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Simbas nji teorie te re,hyjnite greke jane kene viktima te pafajshme te bame copa -copa prej turmave te polis-eve greke.Me kalimin e kohes kta fatkeq jane "hyjnizue" prej arsyes njerzore.Jane veshe me veti te mbinatyrshme,edhe qe,nji hyjni e re...!!!


Sic transit gloria mundi. :rolleyes:
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mitologjia Greke

Mu kujtuan disa fjale ne mitologjine klasike, prejardhja e te cilave rrjedh mga pellazgjishtja e lashte, gjuha nga e cila lindi ne menyre te drejtperdrejte dhe ilirishtja:

1. Aferdita, Aphrodite - Afer dites
2. Druid, Druid 'knowing the oak tree' ne gjuhen galike te vjeter. - Eshte mjaft afer fjales aktuale shqipe "dru", qe eshte nje nga fjalet me te vjetra shqip dhe ilirisht.
3. Drajada, Drayad - Drajadat kane qene nimfat e pyllit ose nimfat e drureve. Perseri rrenja e fjales eshte fjala "dru".
4. Rea, Rhea - Ne mitet pellazge, Rea ishte nje nga 14 Titanet fillestare dhe nje nga me te rendesishmet se bashku me Kronosin. Vete emri e ka rrenjen ne fjalen shqipe (dhe ilire) "re", dhe ishte nje nga titanet e qiellit dhe pergjegjese per stuhite.
5. Dhemetra, Demetra - Perendia e tokes, bujqesise dhe agrikultures. Rrenja e fjales perkon me fjalen shqipe "dhe'".
6. Athina, Athena - Perendia e mbrojtjes dhe kultures. Vete kultura si koncept ne lashtesi lidhej jashtezakonisht ngushte me gjuhen dhe rrenje e fjales mund te merret "e thena", e folura.
7. Pellazg - Vete pellazget njiheshin si populli i detit, ose i pellgut te ujit. Popujt pellazge quheshin te tille si rrjedhoje e emertimit te tyre si "popujt e pellgut", pellgasit, me kalimin e kohes dhe mijevjecareve vete fjala mori trajten e sotme 'pellazge'.

Keto jane qe me vijne me mendje ne kete moment.


-------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?"--Marcus, Babylon 5
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Une nuk ka pas ndonje te preferuar por pak me qejf kisha Odiseun. Por fiksim kam pas te mesoja te gjithe emrat e perendive dhe te heronjve kryesore dhe ngjrjet kryesore.

O Zog e kam lexuar edhe une ate "Gjuha e Perendive" ke qene vertet madheshtor ai Aristidh Kola (jo Kolas). (Ne fakt duhet te ishte akoma por keshtu eshte kur ke te besh me ndyresira) Po ky shpjegimi i emrave te ketyre heronjeve eshte tek "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" ? (se nuk e kam lexuar akoma kete une)
 

Samuel

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Nuk po e kuptoj se perse e keni emruar kete teme si "Mitologjia Greke" ?!

Ketu ju ne shume diskutime shkruani edhe per lidhje te emrave Greke qe rrjedhin nga emra Shqipetare...e cuditerisht kete teme e keni thirrur si "Mitologjia Greke"!

Ju duhet te dini se Odiseu nuk eshte figure mitologjike por nje njeri real qe ka jetuar si nje luftetar ne Luften e Trojes i shquar per dinakri i cili ishte ideatori i ndertimit te Kalit te drunjte ne barkun e te cilit u futen disa ushtare greke qe hyne brenda mureve te Trojes dhe vrane rojet etj, etj...ku filloje lufta e renies se Trojes nen thembren e Grekerve...

Pra nuk eshte figure mitologjike nje njeri real qe ka jetuar dhe ka nje histori apo legjende te shkruar per te, e aq me pak kur ai individ nuk eshte i shquar per aftesi mitike!

Homeri eshte nje autor popullor i cili krijonte vargje per ngjarje dhe luftra duke i pershkruar ashtu sic kane ndodhur...ato vargje ai i kendonte permendesh nder udhetime neper vendet e mesdheut...

E Homeri krijuesi i vargjeve ne Iliada dhe Odiseu nuk i ka pershkruar as Odiseun as te tjeret si Minelaun apo Akilin si fugura mitologjike...

Ndaj mos i ngatrroni gjerat, figurat mitologjike jane te tjera dhe ato njihen ne historine e mitologjise botrore shume me perpara Odiseut, apo te tjerave, cfare pretendon ndonje ketu se sikur jane vetem Greke...

Figura me e vjeter ne historine e mitologjive botrore eshte nje krijese me pamjen e nje femre por me madheshtore ne pamje dhe bukuri e cila ka patur veti qe te fluturoje nga maja ne maje te maleve, te shkapercej lumenje, dete etj, si dhe kane patur veti ti ngrijne ne gure njerzit e kqinje, si dhe te u japin fuqi atyre luftetarve qe luftojne per lirine e popujve te shtypur...

E nder popujt me te vjeter ne bote qe e ruajme ate figure mitologjike te vecante ne bote jemi ne Shqipetaret, ku per ato figura mitologjike Shqipetare kemi me qindra legjenda e kenge te ruajtura ne visaret e Kombit!

E ne gjuhen Ilire Shqipetare ato jane quajtur nder mijra vjet, ZANA !

Pervec atyre figurave mitologjike, ne Iliro-Shqipetaret kemi dhe disa figura te tjera...

Ju tregova me nje krahasim te thjeshte se cfare eshte figura mitologjike, ku duhet te dijme ti dallojme ato nga figurat reale legjendare te heronjve pozitive apo negative...

E te mos u thurni shume lavdi pseudomitologjive Greke.

Nuk jane greke te gjitha ato qe keni permendur ju si mitologji greke dhe aq me pak ato jane mite!

Vete Homeri qe i ka shkruar ato vepra per Trojen ku ka permendur pabesite dhe dhelperite e Grekerve si dhe ka ngritur lart heroizmin e Trojanve dhe te luftetarve te Trojes...po del qarte sot se nuk ka qene Grek !

Nuk me ka pelqyer titulli i temes qe keni hapur as dhe menyra se si po diskutoni duke hymnizuar disa luftetare barbare Greke e duke i bere si mite...

Njerzit reale qofshin ata luftetare apo te thjeshte pamvarsisht se cfare kane arritur te bejne nuk munden te behen mite...ata mbesin thjesht ne legjenda si personazhe pozitive apo negative ne histori...

Mendoj se mitet me te vjetra dhe me origjinale pa fallsitete ne histori dhe pa huazime jane mitet Iliro-Shqipetare!

Le te ndricojme me shume historite tone dhe mitet tona para se te beni mite luftetaret greke te pushtimit te Trojes...

"Nder udhetime"
 

Samuel

Primus registratum
Re: Mitologjia Greke

Pjesmarres te kesaj teme, ketu po ju sjedh nje skice te shkurter te mbeshtetur ne te verteta historike qe flasin me shume modesti per Mitologjine Ilireo-Shqipetare...lexojeni pasi nuk eshte shume e gjate...atehere kujtohuni se sa vlere kane mitologjite greke para ketyre tonave...e kjo eshte vetem nje grimce qe flet per nje nder pjeset me te bukura ne jug te Atdheut qe eshte e ngarkuar me nje histroi te vecante...

lexim te kendshem !
*******************************************


Qypi me florinj qe me la babai !

Nga Perparim Kapllani

Sa here e kam mallkuar veten pse linda i varfer dhe pse pikerisht une duhej te isha protagonist i Brezit te Humbur?! Pse duhej te me binte llotaria pikerisht mua per te marre rrugen e mergimit dhe pse me doemos une shqiptari duhej te hapja doren e me frike e te zbuloja letren me vrimen e zeze...

Po kam provuar ``Super 7``, ``649``, lloto te tjera dhjetra milione dollareshe..., duke mallkuar fatin tim sterre te zi: ``Te marrte dreqi qe nuk te la breke ne b.... e punon si kale, per te bere nje fare kompensimi...nejse...

Nja dy detaje personale:
Babai qe 19 vjeçar u be komunist. Punoi tere jeten per 2500 leke te vjetra ne muaj, gjersa nderroi jete ne vitin 1977 ne moshen 43 vjeçare.
Pasuria qe me la pas??? ``Asgje``, kam peshperitur shpeshhere me vete, ``asgje``.

Gjithnje kam menduar se nuk me ka lene as edhe nje qindarke te vetme, por ndersa shfletoj librin ``Historia e Qeparoit``te Janko Palit, shqiptarit te nderuar nga Himara, kuptoj per here te pare ne jeten time se e kam patur krejtesisht gabim.

Ashtu si biri fatlum i Jankos, Petraqi, edhe une paskam patur nje ``qyp me florinj``, te fshehur ne nje valixhe te vjeter dhe te pluhurosur ne qytetin e Elbasanit, ne nje valixhe te mbushur me
doreshkrimet e tim eti dhe librat e tij te vyer qe nuk u botuan kurre.

Shfletoj librin e babait te Petraq Palit e me duket sikur Jankoja, ky plak fisnik dhe flokebardhe nga Himara, eshte babai im dhe Petraqi vete une, qe i mbledh nje çike e nga nje çike kursimet e mia e nxjerr per here te pare ne drite librat e pabotuar te tim eti.

Babai zemerbardhe Janko ishte ai qe hapi shkollen shqipe ne Himare. Ai qe e la Francen, ashtu si babai im Mosken dhe u kthye ne atdhe ne vitin e mbrapshte 1960.

Simbioze e çuditshme ndodh thelle qenies sime... Perzierje kohesh, njerezish, ngjarjesh, vitesh... Metamorfoze universale qe me ngerthen te terin.

Kimera, ajo kafshe hibride, qenie mitologjike me trup dhie dhe koke luani, e me bisht gjarperi e ka marre emrin nga Himara.
``Njihet nje skulpture ne historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e derdhur ne bronx``,
shkruan Moikom Zeqo, autori i parathenies se librit.

Me duket sikur shoh Zeusin shqiptar te Kerauneve ose ndryshe te Malit te Vetetimave, tek mban ne duar vetetimat, Zeusin paragrek, jo ate te Olimpit te Greqise....

Shfletoj librin e Janko Palit e me duket sikur degjoj magjistricen Irçea,(Circea) tek porosit Odiseun te ruhet nga sirenat.

Me duket sikur gurgullon ne veshet e mi perroi i Himares, qe ka patur emrin "Feniks", emrin e shpendit pra, qe rilindte nga hiri.

Ul koken dhe pi uje ne Burimin e Argjendte te perandoreve bizantine... Aty eshte shpella e Polifemit, birit te Posejdonit, Ciklopit me nje sy dhe zotit ngadhnjimtar te detit...

Vete deti legjende me vete...Biri i Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi trupin e tij ne det, i dha vete detit emrin e tij ``Jon``, ketij nipi te dinastise se mbreterve Ilire te Durresit.

Legjendat Himariote ngerthehen me ato Elbasanase, me Skampinin e vjeter dhe te lashte, rrapin e Bezistanit, ``Ujit qe lahet vete``, ``Spaikorret``, Burimin ku piu uje kali i Skenderbeut...
Selviat e Namazgjase, qe Gjermanet nuk munden t`i hidhnin dot ne ere...
Karakaftet e Krastes...., zot i madh!!!

Me kap nje ngasherim i brendshem dhe buza me dridhet...

Atdheu im eshte kaq larg dhe afer!
Ato gricma floriri me sperkasin te terin...

Hap syte dhe i verbuar nga gezimi dhe entuziazmi zbuloj se babai im, babai i Petraqit, baballaret tuaj, baballaret tane, baballaret e atyre na kane lene per trashegim secilit nga nje qyp te mbushur perplot me florinj: Qypin e mbushur me legjendat e pavdekshme te ATDHEUT!

Lavduem qofshin legjendat e baballareve!

Amen!
-Fund-

**********************************************
Mbani mend keto skica te shkurtra, grimca origjinale nga te vertetat per legjendat dhe mitologjite Iliro-Shqipetare se kane shume me shume vlere dhe histori ne kohe se sa ato qe ju i quani "mitologjia greke" !

Gjithe te mirat

"Nder udhetime"
 

Ema

Goddes
Re: Mitologjia Greke

Nimfat:

Bija te Zeusit Nimfat ne mitologjine greke konsideroheshin simbol feminiliteti,te pastra dhe te paperlyera.
Te prezantuara here te vdekshme e here te pavdekshme ato ishin fuqite hyjnore te maleve,pyjeve,pemeve,ujrave,vendeve,qyteteve dhe shteteve.Benin pjese ne mitologji me shume prej dashurive te shumta me Zoterat dhe njerezit.

Ndahen ne disa kategori dhe marrin emrat nga vendet ku jetonin/mbronin me pranine e tyre:


Nereidat:

Bijat e Nerut(Zot i ujrave te detit) dhe Dorides.
Ishin mbrojteset e Detrave te mesdheut ndryshe nga Najadat(qe ishin mbrojteset e ujrave te embla) dhe Oqeaninet(Ninfat e Oqeanit dhe bija te Zotit Oqean).
Jetonin ne fund te detiti dhe dilnin ne siperfaqe per te ndihmuar marinaret.Ishin te pavdekshme dhe benin pjese ne korteun e Poseidonit(neptuni per romaket),Zot grek i Detit.
Nder nimfat e famshme permendim Teti,nena e Akilit,
Galatea qe refuzoi dashurine e Polifemit,Anfitrite,nuse e Poseidonit dhe Kalipso,dashnore e Uliksit.

Oqeaninet:Jane bijat e Zotit Oqean dhe te perendeshes Teti(qe konsiderohej ne lashtesi si Zonja e pjellorise se Detit.Ashtu si Najadat perfaqesojne perrenjte dhe burimet.

Najadat:
Jane nimfat e ujrave qe mbrojne lumenjte ose burimet ku jetojne vetem ose me motrat.jetojne gjate por nuk jane te pavdekshme.Sipas Homerit jane bija te Zeusit po sipas disa shkollave te tjera jane bijat e Oqeanit.
Cdo burim ka nje Najade dhe nje legjende.Thuhen se kishin fuqi te sheronin te semuret dhe te paralizuarit duke u lare ne ujrat e burimit keta te fundit.

Amadriadat:

Njihen si mbrojteset e pemeve,lindin me pemen qe mbrojne dhe nuk largon kurre prej saj sepse jane te ndrojtura.
Draiadat vdesin me pemen kurse amadriadat jo.

Oreadat:

Nimfat e maleve,bijat e Neronit dhe Dorides,sherbetore te Artemises.


Nimfat simbolizojne forcen e natyres ne gjerat me te thjeshta dhe elementare.Shpallnin dashurine per natyren ne forme kengesh,vallezimesh dhe dashurish ndonjehere mashtruese.
Nder nimfat me te njohura kemi Maia,nenen e Hermesit dhe Eko,e famshme per mitin e Narcisit ose Siringa,e dashura e Panit.

Shpesh spostoheshin me Dionisin ose shoqeronin Dianen ne gjah dhe Apollon me karrocen e tij.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Titanet

[imazh] http://img306.imageshack.us/img306/8817/mm35pg242b5nk.jpg[/imazh]


Titanet

Titanet sipas mitologjise greke ishin bijte e Uranit(Zoti i qiejve) dhe gaias(Zonja e tokes).Ishin gjithsej dymbedhjete,gjashte femra dhe gjashte meshkuj.Keta ishin zotat fillestare dhe bashke me Cikllopet dhe Ekantokiret bridhnin nper toke te lire /pf/images/graemlins/smile.gif
Titanet ishin si me poshte:

Meshkujt:Oqeani,Kronos, Krio, Hiperioni, Koio, Xhapeto
Femrat :Teti, Febe, Rea, Mnemosine, Temi, Teia.

I shtyre nga e ema Gaia,djali me i vogel Kronos,sulmoi te jatin e mundi dhe mori fronin e tij.Me tutje u martua me motren e tij Rean dhe beri shume femije te cilet i hante nga frika se mos tentonin ta vrisnin si kish bere ai me te jatin e vet.
Rea,e shoqja arriti te shpetoje vec nje nga bijte qe ishte Zeus i cili u rrit dhe deyroi te jatin te lironte bijte qe kishte ngrene(qe nuk kishin vdekur se ishin te pavdekshem) /pf/images/graemlins/smile.gif.Keshtu Zeus mori vendin e te jatit dhe u be Zot i Zotave.Por disa Zota ju kundervune dhe keshtu nisi nje lufte e tmerrmshme e quajtur edhe Titanomakia dhe qe zgjati 10 vite.Pas mbarimit te luftes te mundurit(kundershtaret e Zeusit) u derguan ne Had(saktesisht ne Tarta) dhe ruheshin nga Cikllopet dhe Ekatonkiret qe kishin luftuar perkrah Zeusit.
Historia e Titaneve percillet nga letersia si ne Eneiden e Virgjilit.
Gli antichi Titani al ciel rubelli" (Eneide, VI, 866).

/pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top