Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Samuel

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Ne nderim te vlerave kombetare Shqipetare po ju sjedh ketu kete krijim timin epikolegjendar te gershetuar me figuart tona shqipetare te mitologjise...

Si shenje rrespekti dhe ndrimi per figuren e mendimtarit, poetit epik dhe lirikut te madh At Gjergj Fishta!

Sidhni edhe ju ne kete teme tregime, gojdhena, krijime epike legjendare qe flasin per figura mitologjike apo legjendare...

Kuvendimi i Zanave !

Nje nate ne oret e mesnates tri Zana si gjithmone ne fluturimet e tyre neper bjeshke e male, krahina e qytete arriten ne nje vend diku kundruell(siperkarshi) qytetit te SKUTARIT (Skute e arte, qoshe e arte ose Shkodra e sotme)dhe qytetit te Lisit (Lezha)dhe mbasi zune vend diku ne maje te te Maleve, zune fille me bisedue:

Kuvendimi i Zanave

Kah po frynte veriut era,
Permbi bjeshket e shqiptarise
Prej ka Yjet rrijne tue pame,
Gjithe kto punet e njerzise,
Edhe netve ne oret e vona
Kapun Zanat dora dora
Marrin vallen neper ajri
E po dalin ne maje te larta
Krejt njerzimin me kundrue
Edhe shortet me ja u pershkrue!

E kur po zane vend ne maje te malit,
Po i therrasin Zanes Cukalit :

A po ndien moj e mira moter,
A po sheh at shpi mbi koder,
Ku po shndrit nje drite si hane
Per shqiptare e per Shkodrane,
Per malsore e Lisitjane.
E ku nje zoje nje Nane e re
Shtatin zanun si po i thone e ka,
E te nantat ju kan nda...
Sonte pra o mori lum Zana
Po fale Zoti njat Yll te ri,
Ku per fatet e ksaj Shqypni
Ku asht shkrue besa bardh e zi...
Ku u shkel eh, ajo histori,
Ku nen thunder te barbarve
Shpesh u shtyp jeta e Shqiptarve,
E ku shuejti e drejta e njerit
Per nen thember t'bishave te verit,
E per nen bisht dhelpraksh dinak
Qe ne jug rrijne si lugat...
E kurr Shqypnine nuk e lane rahat,
Naten territ krejt pa hane
Ja msyne toket ane e mbane
Edhe zune plane me djegun
Per me shue e me shkretue
Pa njerz vendin per me lane
Edhe tokat ata djerre me i nxane...

A po sheh pra njat zoje te rande
Qe si lgueshem po rrin m'njanane?
Tuj lut Zot e Diell e Hane
Si fuqi asaj me i dhane
Per me lindun njat Yll prej barkut
Njat vigan moj Zana e malit,

Eh, ajo nane por nane e re,
Qe me shpirt qiellit ju ka drejtue
Po qe besa ketu m'ka mue
Edhe dhimbjet kam me ja ndale
Sa te falin zoti ate djale!

Zana tjeter rrin tuj ndije,
Mori moter, ajo i ka thane!
A po din ti me me kallxue,
Se pse ai fmi qe sot po le
Aqe fort ti i je kushtue
Edhe gzim ti sot po ke...
A po din pra mue me me thane
C'vlere do t'kete ai per Shkodrane
Per Shkodrane a per Lezhjane?

Ho, ho, ho... po qeshi Ora,
Pa me ndigjo mori lum motra!
Se qe besa jam tuj te diftue
Se ai Yll qe sot asht tuj le
Do ta nise nje pune te re
Nje za i lire pra ka me kendue
Per kete vend ka me nise e mbara,
Prej njati qe po del ne drite
Edhe vendi vete ka me u shndrite!

Eh, po i thote shoqja,
Thashe se c'po thue...
Po nje fmij cka ka me ba?
Sot vocrrak ai nis me kja
Edhe vitesh ne kto shpija
Ka me myt thom dhe vorfnija...

Jo moj Zane moj t'rafte e mira!
Mos ndjedh keq pa nise e liga!

Por ven re edhe mbaje mend
Se qe po lind ai gazmend!

Fjala zgjat sa lindi fmija...
Dikush thirri ne oborr te kulles:

O more Zoti ne na fali djal...
Qofte me jete e faqe te bardhe!

Zana Zanes i tha perseri,
A e ndieve atin e tij...
Se si e thirri qiellin hava
Edhe zotit ja rriti nderen
Hajde te shkojme ma afer pra,
Edhe gjumin me ja qetue...
Edhe nanen me ja ndihmue.

Dora dora prej majes se malit
Rane tri Zana ne permbi koder
Rane tri drita tri hyjni
More Zot sa mrekulli...
Kur krejt shpia ka ushtue
Edhe qeilla ka gjimue
Kur tri Zana te Shqyptarise
Rrotullue si ne te bukurat valle
Kane shkrue shortet e njerzimit
Edhe fjalet kane nise me nxane
Tuj pershkrue njat jeten e fmise
Cka ai shekullit ka me punue
Per kete Komb e per kete dhe
Per Shqypni e per vllazen te vet
Ku ai fjales vrudh ka me i dhane
Edhe shekujve ka me lane...

Zana Zanes po i thote kto fjale:

Ndigjome mire o moj e mira e bardhe!
Mori motra Zana e Shqypnise,
Sot po nis nje drite e re
Per kete vend e per kete dhe!

Se ky djale qe sot ka le
Ka me kene po nje bari...
Qe me rujet ai grigjen e tij,
Ka me msue dyerve te qiellit
Se si mbrohet e drejta e njerit,
E si zhvillohet gjuha shqiptare,
Pa e lanun me humb fare,
E ai me pupel ka me shkrue
Dhe per ne moj kjosh bekue !
Se nje dite ne Manastir…
Ai me buura, vete ky Yll,
Ne krye te vendit ka me ligjerue,
E shkronjat Shqipe ky ka me i pagzue !

Edhe mbase ai vete per ne
Ka me shkrue nje kange te re
Me frymzime deri ne hyjni
Qe ne shekuj do te jete lavdi
Per legjenda e per Ora…
E per ne sot dora dora...

Leni prrallat o moj lum motra,
Po me thuej ne kete nate
A po din ndonje gja te re
Se si do te shkojne punet per ne,
A do te mbesin bjeshket tona
Me do lugje nga Valbona?
Po nga Vjosa mori lum motra,
E Tomorrin a do ta kemi?
Dardanine atje matane…
Ku rreh Drini valen e gjane,
Po Ohriden a do ta mbajme
A me lot thue do ta kjajme?!

Besa pra mori Zana moter,
Qe kete zemer po ma ban loder,
Fort po drue se shume skemi me i pas
As ne jug e as ne veri…
As ne lindje e as permbi Dri !

Por skem cbajme se kshtu asht shkrue,
Me gjak shekullit eshte vajtue,
Prej vete popullit te Shqypenise,
Qe per fajet e Rusise…
Edhe dhelpnave te Grekise…
Ndezen luftna pa ia da
E shume burri asht tuj u vra,
Ma sheh syni e ma njeh zemra
Ku po i shoh bishat te thembra…

E po e shoh sot nje fatos te ri
Qe fort do te rrahi kjo zemra e tij
Per ket komb edhe per ne…
Qe kah te bijen dielli mbi dhe
Shoku i tij ma nuk po le!

E do te kendoje ky zog shqiptari,
Per qendrese dhe per mencuri,
Per liri e per trimeri …
Do ti marre bjeshket me radhe,
Male e fise edhe qytete,
Edhe krene e burra te motit,
Deri Yjet perpara zotit…
Ka me i ule edhe me i numrue,
E Shqiptarisht ai ka me kendue!

Sa gjithe zemrat e shqiparve
Ka me indeze mori Zana e maleve,
Ka me ua ndeze zemrat ne gji
Me luftue per liri !
E me dhane jeten si bij t’ktij kombi,
Sic e dha ne Troje ai Hektori!

E fjala e tij si e vete zotit,
Do ti kendoj dhe kulles barotit,
Pra asaj qe e pate pa…
Qe shkoj qiellit per hava…
Tuj marr flake si rrufe prej motit
Kur ai Osja ai i biri i barotit,
Ai djaloshi po ai zog Shkodran,
Qe ksaj bote ja ka lan nam!

E ja dogj djelt po Krajlit te zi,
Kur ne kulle e paten rrethue…
Krejt hava me ta u lshue…
Ndez n’barot ai Oso Kuka,
Qe deri ne bjeshke na dhimti zemra,
Per ate gjame e ate pus te zi
Ne ate Vranine per ate ushtri…

Eh, po Oso thone nuk ban ma nana,
Vec se thone se bes pra,
Kur te vijne puna me nda…
Me nda toke e me nda troje,
Dije more pra se cka po te thote motra:

Se si Osoja prap ka Shkodra,
Po ka Shkodra e ka Pristina,
Ka Ulqini e ka Ohrida,
Ka, po ka edhe Gostivari,
Ka Tetova e ka vete Sharri,
Ka Presheva e ka Tirana…
Ka pra ka o mori lum Zana,
Ka Mirdita do djelm sokola,
Qe bash ne vetull gjakun ta pine,
Sic e ka Shkodra Malsine…
Ka po Vlona e Tepeleni,
Ka Cameria e ka Permeti,
Manastiri e Pogradeci…
Ah, po ka Kruja e ka Kurbini,
Ka Skrapari e ka breg Drini…
I ka Kuksi e i ka Tropoja…
I ka Korca e Elbasani…
I ka Durrsi e i ka Prizreni…
Oso Kuka ka krejt vendi!

Por po i lame na tash fjalet tona,
Se dhe drita tash po don me dale,
E ajo po ardhte e bardhe!
Se sot nje Yll botes ja pruni,
E na e fali nje yll te ri,
Nje kangatar per Shqiptari,
Qe per kah pupla ka me shkelqye,
Per gjithe shekujsh mbi kete dhe
Ku me mende e me shpirt te vet
Ka me dhane aqe kivet
Gjithe shqiptarve kudo jane
Per me njofte moj Zane kete Nane,
Per me njofte nanen Shqiptare
E mos me lane me dalun fare,
Mos me tret e me lane shkret,
Rrugve te botes ne kurbet!

E si po thue pra se ka me u thirr,
Emri tij shekush me rradhe?!

Une po them se do te jete Yll,
Si e ka t’shkrueme permbi ball,
E nëse jo…, Zef e pagzojne,
E ma vone ne dere te kungimit,
Kur merr udhet njeri drejt qiellit,
Per me ndenje me Deill e Hane,
At Gjergj Fishta atij kan me i thane!

E goja te lumet moj Zana moter!
Po i thote shoqes perbri…
Eja pra ne kete drite mengjezi,
E te dalim ne bjeshket e nalta,
E te shohim per nan kupe te qiellit,
Se si po i bajne te drejtat e njierit,
Njato shtete kah Europa…
Qe po e ndjane Shqypnin me copa,
Eh, u rafte pika atyne krajlive
E deri ntoke kulmet ua pasha…
Nse nuk shohin o me sy
Se sa njeri po asht tuj u vra
E sa gjaku po shkon ne det
Per lirine e njerzve te shkrete…

Deh moj Zane ti pse po true,
Per kto fate te shqyptarvet
Qe po u shkon jeta tuj u vra,
Here me grek e here me shkja
E here me vete, besa vllau me vlla?!

Po si tja bajm moj te rafte e mira,
Kur kete bote e mbuloj e liga…
Kur as djali per baben e vet,
Nuk po ka ai aspak dert!

Po te presim moj bukuri,
Sa te nisin dita e re…
E të bjen rrezja mbi dhe…
Se kta burra te shqyptarise
Keto bjeshke e keto male
Ku ne rrime me tonat valle
Kurre per jete skan me i lshue
Por edhe forca e tyne e madhe
Ne kjofte se kta noj dite i lshon,
Po na vete moj Zane Shqyptare
Do te ua japim forcen tone,
Edhe vigajt kemi me i cue
Qumshtin tone na kemi me ua dhane,
Edhe trupat me ua mbajte ne kambe
Si kreshnikve dikur motit,
E fuqia e e burrave shqyptare
Ka me kene sic ka kene ma pare!

Oh te lumte goja mori moter,
Per kto fajle e per keto urti,
Qe krejt zemren ma ke ngi,
Edhe shpresen ma ke shtue,
Qe kurr ma frika ska me marr mue!
Por tash ma nep ti doren tande,
E perkah qiejve te Shqiptarise,
Shkojme na bashke duke u kthillue
Duke fole e tuj u prozhmue,
Eja pra vallen me nise…
Si tri Zana qe jem bashkue!

Shenim i im: Pershtatja eshte bere me qellim ne dialektin e gjuhes se vjeter Shqipe per shkak te pershtatjes me vitet per kur flasin keto vargje epike...eshte koha ne periudhen e lindjes se poetit te nadh gjergj Fishta...Autori dv.

“2004 Korrik “

"Nder udhetime"
 

romato

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Une nuk shoh asgje te gabuar ne perpjekjet tona per te mbrojtur perkatesine shqiptare per shume figura te shquara, si Aleksandri i madh, Mehmeti Egjyptit me breznine e tij deri tek Farruku,apo Nene Terezes, etj etj. e gjithe bota e ben kete.
Ka njerez qe harxhojne vite te tera vetem per te ndertuar nje peme familjare, ne nuk dashkemi te merremi me figurat tona te ndritura!
Pervecse forcon ndjenjen kombetarem qe ne e kemi pak te zvetenuar si komb, nuk ben i keq njeriu.

Vjet ishte ajo rremuja ne Himare qe u ngriten me flamuj greke himariotet,(zgjedhjet lokale) e mbani mend, ishte turp i madh. Edhe kush Himara, qe ka qene historikisht vater atdhetarie.

Ne si komb kemi shume nevoje per periudhe te re rilindjeje shiptare, apo nje lloj vazhdimi te saj.
 

Artemis

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

romato

Ne si komb kemi shume nevoje per periudhe te re rilindjeje shiptare, apo nje lloj vazhdimi te saj.

Por skemi kohe se po ngutemi te behemi: grek, maqedon, italian, amerikan... gjerman, rumun...
Ti kalojme keto... le te na flasin femijet ne gjuhe te huaja ( te nenes :mad: ) e pastaj shohim e bejme per rilindje :wink:
 

eli

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

……… asht shkodran e bir zotni
kane me e thirr Ramiz Ali……

O nder udhetime (apo e ke emrin Odhise)

Asht mire me kene krenar per historine tande. Po s'duhet me fol giuha para mendjet se masanej s'dihet se ça bahet. Ti thoshe se Enea asht djali i Priamit, po ça kam lexu une edhe pse i kishte nja 50 fmi Priami, kurre Enea s'ka kene biri i Priamit, po i rraces s'Dardanit, biri i Ankizit (?) e i Aferdites qe e pshtoi e ne fund e bindi per me ik po ndoshta ky asht versioni jem ke me thane).

Sa per Virgjilin s'e di se sa romak asht por ata qe e thritshin vedin "Romak puro" n'at kohe, asht dashte me dite greqishten ma mire se latinishten, e ai per vedi e ka dite shume mire. E deri aty sa mos me i permend shkollat e artit greke asht i hap i madh qe ka ba, por du me te thane se kur ka shkrujt "Eneidat" ia ka ba si at Gjergj Fishta, dmth pak histori e pak poezi po ma shume ka dashte me vertetu se Romaket vikan prej Trojaneve. Hec e merre vesht kyt pune.

Deshta me te permen nji "lapsus", s'm'vjen fjala ne shqip, qe ke shkrujt (e ikyt sa per humor). Ne vend qe me shkrujt "grekeve" ke shkrujt "Gregeve". A mos thu se Geget e paskan popullu greqine po masanej kane ndrru emen ? Se Geg(ë) > Greg > Grek afer jane apo jo ?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Eli,nga keto lloj "lapsus" na ndodhin te gjitheve,prej shpejtesise apo prej tastiereve te prishun te kompjuterit /pf/images/graemlins/laugh.gif ,mos u kap tek "lapsuset",mandej,nuk e di se cfar domethanjet kishte ai citimi jot per Ramiz Aline??? :wave:
 

Samuel

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

O "eli bubazheli"

Ca vargje ne vend te pergjigjes:

Ku po t'rrin ai marak i mjeri
qe po na flet per histori...
E vete Homerin po e korigjon
a thua ke vene re lapsusat e tij,
dhe Enenan, Dardan e bane n'histori!

"bubazhel" pash t'madhin zot,
Leni andrrat per histroi,
Merr ndoj liber sa nuk asht vone
dhe lexo fjalet e tij:

Fjalt e vete Homer kengetarit,
Dhe Virgjilin mire lexoje...
S'ke dijeni more lum "bubazheli"
Per cfare u shkrue asaj kohe!

Nuk mund tjesh ma i madh se Fishta,
As Mark Demaj ai Shkrimtari,
Qe virgjilin ne Shqip e ka perkthye
Me shume kujdes ai bir shqipetari!

E per lapsuset e fjalve te mija,
Mos u tremb he burre zakonit,
Se e din vete edhe Greqia,
Se eshte ne trojet Ilirianit!

Vete Akropolin e kane ndertuar,
Pellazgt tone burrat e motit,
Edhe Ishujt ja kane bashkue
Me nje gjigand qe ishte Rodit!

A po din tash disi me dale...?
Se fjale Geg do te thote Gjigand!
Edhe Rod a e din ti mor djale?
se eshte nje race e vecante n'ballkan
dhe e kemi emrin Ilirian!

Prap n'mos dish ti pyetem mue,
se ketu jam me tu pergjegj...
Veri jug rrin te bashkue:
E na thone Toske e Gege!

Vec Ramizin ate vrastar...
Me ma shkrue nuk e due,
Se nje dite me gjak martiresh,
Shkoderloces rruget ja ka mbulue!

E mi thuej Rames qe ma paske kojshi
do te fus ne maje t'kalemit...
E ftyren tande fort kam me ta nxi
Per poshtersite qe i bane vendit!

Se nuk punove thuaj per Shqiptar,
Por per Grek e Jugosllav...
Dhe me mallin tend edhe per Rusine
E shkatrrove Shqiptarine...

Kur i more burrat nga Kosova...
Lidhur rrjesht ata dora dora...
Dhe Titistave ua ke dorzue
Ne Tivar me i pushkatue

Jo ma pak se nja pesmije...
Ku ua veshe nanat ne zi...
E ua le dhe fmite jetima
Mi thuej Rames:Te vrafte vetima!

Mjaft per sonte, u zgjata se e pashe qe Ramizin e paske per zemer...

"Nder udhetime"
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Me sa maj men Enea ishte dhandrri i Priamit dhe djali i ankizit e aferdites :idea:
 

tola77

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Para pak kohesh per gati nje muaj me vinin mail shkrime per mitologjine tone duke thene te njejtat gjera qe thote dhe nder udhetime,te them te drejten me pelqejne shume dhe shpresoj te jete gjithcka e vertete por qe kur kam lexuar ato mail dhe keto shkrimet ketu nje pyetje nuk me hiqet nga mendja.Pse gjithe bota duke patur gjithe keto fakte na ka mohuar historine tone,mitet dhe njerzit tane te shquar,pse keto figura te ndritura te lashtesise nuk kane bere vepra dhe per ilirine qe mbare bota ti njihte me pare?Nuk dua qe te keqkuptoni por po lexoj historine e greqise te lashte dhe jam dakort per sa thuhet me lart per te nga nder udhetime e te tjere perkrahes te tij por prape keto pyetje nuk me ikin.
Dhe dicka tjeter vertet qe ne kemi per cdo perendi greke nje fjale te pershtateshme ne shqip por ne greqisht pershembull Aferdita thuhet Afrodhiti qe do te thote shkuma e Dias dhe dihet qe Afrodhiti greke ka lindur si rezulta i grindies te Dias = Zeusit me te shoqen Ira = Hera dhe ajo i pret organet gjenetale dhe ja hedh ne det nga ku lind Afroviti Aferdita prane Qipros,Qiproja quhet ishulli i dashurise dhe ka formen e organeve gjenetale te nje mashkulli.Pra per grkerit Afrodhiti = shkuma(sperma ) e Dias.Nuk besoj se me keqkuptoni thjesht shkruaj si e shpjegojne grekerit prejardhjen e emrit Aferdita(qe dhe ne gjuhen shqipe ka nje kuptim mese te plote)
Sa per ata qe jetojne ne Greqi une i kuptoj sepse marin njohuri nga nje vend te cilit i eshte njohur historia ne bote dhe ne shqiperi eshte e mangut pra ju duket sikur bejme petulla me uje por une jam e bindur se dhe ata si une sapo kane mundesi mburen per keto zbulime qe shkruhen ketu dhe behen krenare po te vertetohen te gjitha.(ne historine tone flitej kaq pak per lashtesine sa po te mos jesh tip studiues nuk ke per ti mesuar kurre.)
 

zog

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

tola shih nje tekst ne frengjisht qe flet mbi afroditin ose aferditen:

"Née de Zeus et de Dionè, selon Homère (Iliade, V, 365), la déesse grecque Aphrodite est, selon la tradition hésiodique, surgie de la semence écumeuse jaillie des parties sexuelles d’Ouranos mutilé, que son fils Kronos avait jetées dans la mer (Théogonie, 173 et suiv.). Le flot la porte alors vers Cythère et Chypre (Odyssée, II, 288 ; XVIII, 193), ce qui explique l’hypothèse de l’origine orientale de la déesse (cf. H. Hester, Éléments orientaux dans la religion de la Grèce ancienne). Marine par sa naissance, elle reste pontia et thalassios (Euripide, Hippolyte, 734). Mais l’élément central de cette figure grecque est son pouvoir de séduction ; divinité de l’amour, elle est à la fois celle qui inspire l’éros améchanos (qui peut conduire aux pires folies) et celle à qui l’on doit les « douces œuvres du mariage » (Iliade, V, 429 ; Odyssée, XX, 74), qu’elle partage avec Héra et la conjonction des époux. Apparaît ainsi l’ambiguïté d’Aphrodite, qui, d’un côté bénéfique, est l’Aphrodite de la bonne Peitho et, de l’autre, préside au leurre séducteur de la femme....."

siç mund ta veresh dhe vete (po dite frengjisht) Homeri tek Iliada nuk mbeshtet legjenden (tregimi sipas hesiodit) mbi origjinen e aferdites ai thote se ishte goca e zeusit dhe dione.

ndersa "legjenda" tregon se ishin organet gjenitale te uranosit (vranesira) te prera nga kronos (koha) dhe te hedhura ne det.

ne shqip ; AFERDITA = PRANE DITA ose mengjesi pra (afer=prane; si prane vera ose vera e pare)

varianti dyte;

AFERDITA = AFRON DETI pra gjejme pikerisht shpjegimin qe na e jep legjenda, dhe ajo çfare afron deti eshte Shkuma e dallgeve.
pa te kesh qene ne bregdet, ven re se ne darke deti eshte i qete ndersa ne mengjes ai fillon e shkumezon.

pra aferdita si mengjes (i bardhe) merr po te njejtin kuptim me shkumen e detit qe fillon po ne mengjez e eshte po e bardhe.
 

tola77

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Zog nuk di frengjisht por me aq sa lexova nga ti nuk je shume i qarte dhe nuk je shpjeguar mire(per mendimin tim). Gjithashtu sa per legjenden nuk e besoj se eshte e bija e Uranose(qiellit dhe jo vranesirave)pasi dhe une e kam lexuar dhe ne variantin italisht dhe eshte e njellojte.(Tani do kerkoj librin per ta vertetuar dhe njehere)
Tjeter dicka qe duhet te theksoj: ne greqish Zeusit nuk i thone Zeus por Dhìa.
Nuk besoj se u keqkuptuam por duke diskutuar nxjerim dhe grimca te tjera qe ndoshta jane te vlefshme.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Dia nuk ka asnje kuptim ne greqisht por ne shqip,dhe dia vjen nga dhe,dheu,dhei,dhia .
Te them te drejten nuk e di mire etimologjin e emrit por aty ku e kam lexuar pasi i benin etimologjin e mirfillte dilnin ne konkluzioni qe kjo fjale domethene dia,dija,te dish pra :shrug:
Do mundohem ta gjej dhe do ta postoj ketu.
Megjithate hidhini nje sy ketu etimologjive te disa emrave qe deri tani i dinim per angleze,greke apo ku di une se cfare.

Etimologjia ne shqipe e disa emrave te perdorur ne bote

:book:
 

eli

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

O nder udhetime

Ja po ti sjell te paperkthyeme disa vargje te Virgjilit

"Quegli che voi cercate, Enea troiano,
son qui, dal mar ritolto. A te ricorro,
vera regina, a te sola pietosa
de le nostre ineffabili fatiche.
Tu noi, rimasi al ferro, al fuoco, a l'onde
d'ogni strazio bersaglio, d'ogni cosa
bisognosi e mendíci, nel tuo regno
e nel tuo albergo umanamente accogli.
A renderti di ciò merito eguale
bastante non son io, né fôran quanti
de la gente di Dardano discesi

E sei tu quell'Enea che in su la riva
di Simoenta il gran dardanio Anchise
di Venere produsse?

"O splendor di Dardania, o de' Troiani
securissima speme, e quale indugio
t'ha fin qui trattenuto? Ond'or ne vieni
tanto da noi bramato?

E qui Priamo sarà di ferro anciso,
e Troia incensa, e la dardania terra
di tanto sangue tante volte aspersa?

ché i Dòlopi superbi, o i Mirmidóni
non vedranno già me, dardania prole,

"Dardanidi robusti, onde l'origine
traeste in prima, ivi ancor lieto e fertile
di vostra antica madre il grembo aspettavi.
Di lei dunque cercate; a lei tornatevi:
ch'ivi sovr'ogni gente, in tutti i secoli
domineranno i glorïosi Enèadi,
e la posterità de gli lor posteri".
Ciò disse Apollo: e del suo detto fessi
infra noi gran letizia e gran bisbiglio,
interrogando e ricercando ognuno
qual paese, qual madre, qual ricetto
ne s'accennasse. Allora il padre Anchise
da lunge i tempi ripetendo e i casi

Dagli Enotri cólta,
prima Enotria nomossi: or, com'è fama,
preso d'Italo il nome, Italia è detta.
Questa è la terra destinata a noi.
Quinci Dardano in prima e Iasio usciro;
e Dardano è l'autor del sangue nostro.
Sorgi dunque e riporta al padre Anchise
quel ch'or noi ti diciam, ché diciam vero:

come la nostra Esperia e 'l vostro Epiro
si son vicini, e come ambe le terre
fien vicine e cognate, ed ambe avranno
Dardano per autore, e per fortuna
un caso stesso; cosí d'ambedue
mi proporrò che d'animi e d'amore
siamo una Troia: e ciò perpetua cura
sia de' nostri nipoti".

"Generosi e magnanimi Troiani,
degna prole di Dardano e del cielo,
questa è l'amica terra, ove oggi è l'anno
ch'a le sante ossa del mio padre Anchise

dir che Dardano vostro in queste parti
ebbe il suo nascimento; e quinci in Ida
passò di Frigia, e ne la tracia Samo,
ch'or Samotracia è detta. Da' Tirreni,
e da Còrito uscio Dardano vostro,
ch'or fatto è dio, e tra' celesti in cielo
d'oro ha la sua magion, di stelle il seggio,
e qua giú tra' mortali, altari e vóti".

Fu Bute in prima del dardanio Anchise

In mezzo de le schiere il vago Iulo,
gran nipote di Dardano e gran cura
de la bella Ciprigna,

Nuk di ça me te thane ma shume po vetem ka dashte me i dhane Romes nji histori te denje per te. Prej ka vjen ky dardani se di po nder te tjera ka themelu edhe trojen. Thote qe ka dale prej romet po s'di gja vete. Sa per vargjet si te parat e te dytat te lezetshme, por deshta me te thane se gjatesia e vargut te poemthi i dyte s'rrespektohet shume.

deshta me shtu se ka kene i katun i vogel anej i thrritun Dardan
 

LEKU

Primus registratum
Re: Mitet Ilire-Shqiptare, mitologjia Shqiptare!

Fillimisht postuar nga Nder udhetime:
[qb] Te nderuar bashkantare te albforumit !

Duke e pare se ne lidhje me mitologjine disa antare jane perqendruar rreth mitologjise greke ne nje teme te hapur me ate titull...

Gje qe mua nuk me ka pelqyer aspak kur shikoj se ne ate teme pershtaten mitet apo figurat tona mitologjike Iliro-Shqipetare duke ua ngjasuar grekeve dhe duke i bere disa emra luftetaresh greke si mite te cilat nuk mund te quhen kurrsesi te tilla, pasi ata luftetare nuk kane bere asgje cfare nuk mund ta beje njeriu normal...

Pra jo vetem qe ne ate teme i thuren hymne mitologjise greke qe eshte nje lindje shume me e vone se e mitologjise Iliro-Shqipetare si dhe eshte e huazuar nga Iliret...por ne ate teme diskutantet kane ngatrruar mitet dhe mitologjine me luftetaret dhe legjendat te cilat jane gjera krejt te ndryshme...

Une po e hap kete teme ketu qe te shkruajme dhe te mesojme nga njeri tjetri gjerat qe nuk i dijme mire rreth miteve dhe mitologjise dhe te flasim per mitet ILIRE-SHQIPETARE me perpara se te flasim per ato greke apo te u bejme jehone atyre...qe shumica e tyre jane plotesisht Ilire, qe ne emra dhe ne cdo gje qe kane patur...

Qofte edhe perendesha e bukurise qe e quajne Greke, ajo eshte nje simbol i bukurise se Zanave qe me emrin AFRO-DITE qe do te thote Afrohu o bukuri qe shkelqen si drita e dites...ne plot kuptimin e saj... Eshte nje shprehje dashurie per te pare te bukuren ate qe nuk arrijme ta shohim nga afer qe persenifikohet vetem ne figuren e ZANAVE dhe Iliret e Jugut e perdoren ne mije vjecaret si nje simbol lavderimi ndaj se bukures, ndaj femres duke e krahasuar me ZANAT mitologjike ILIRE... Me vone emri AFRODITE u huazua nga Grekrit deri ne nje pervetsim total ku e mbajten si perendeshe te bukurise ne sallonet mbreterore duke e quajtur me vone si mit te tyre...

Ashtu kane bere Grekrit me shume simbole te mitologjise Ilire e sidomos me ato qe jane perdorur ne Ilirine e Jugut...

Shume me te vjeter se historia e ekzistences se Grekve apo miteve te tyre ne se ata kane vertet te tilla eshte dhe perendesha DARDANE skulptura e se ciles tashme eshte e njohur boterisht dhe daton rreth 6 mije vjet me pare...qe ne ate kohe kur Grekrit nuk njihen asgjekundi, por vendet e Greqise se sotme kane qene te banuara nga Pellazget-Iliret e jugut...te cilet kane ndertuar dhe Olimpin...

Pra Gregrit fillojne te vijne si pushtues te ishujve te jugut te ballkanit 4 mije vjet me pare, ku ata kane ardhur nga vendet e sirise si ushtare te armatosur per te pushtuar vende te panjohura...ashtu sic erdhen sllavet ne vitet 600 ne veri...keto jane te verteta te njohura tashme...

Po te shohim ne historite serbe edhe ata kane mite te krijuara apo legjenda...por a mund te krijohet nje mit real vetem per 1400 vjet ne nje vend nga nje popullsi qe vjen prej dikund tjeter...???

Aspak jo, nuk mund te krijohet!

Por ato vidhen dhe fillohet e i ndrrohen emrat e shume gjera te tjera duke i pershtatur me interesat e asaje pjese te ardhur...ashtu kane bere dhe grekrit si dhe sllavet...

Pra ka shume me shume te dhena per mitet ILIRO-SHQIPETARE kudo ne Shqiperi ne vlerat tona muzeale dhe gojore...por fatkeqesisht ka shume armiq historia e jone Ilire-shqipetare, armiq dhe grabites te vlerave tona, saqe deri dhe kollonat e skulpturat e vendeve tona antike i kane vjedhur e i kane vendosur ne muzeumet e tyre duke ua fallsifikuar origjinen e autorsine...

Cudi se pse Virgjili njeri nder poetet e perandorise Romake ka shkruar shume faqe per shkollat e artit ne Iliri dhe asnje faqe per asnje shkolle te tille ne Greqi...?!

Ajo ka ndodhur se nuk ka patur te tilla, sepse nuk ka ekzistuar nje qytetrim i asaj shkalle ne Greqi...

E ato shkolla antike te te mesuarit te artit antik te skulptures, piktures, ndertimtarise etj...kane qene ne Apolloni, ne Durrah, ne Skutari, ne Lis, ne Butrint etj...

Po te shikojem sot ndertimet antike ne Shqiperi, ato qe tashme kane dale ne siperfaqe duken qarte se jane shume me te vjetra se ato te Greqise qe jane akoma mbi dhe dhe te mbajtura mire, gje qe do te thote se jane ndertuar mijra vjet me vone ndaj ato greke jane me te mbajtura dhe me ne siperfaqe...

Ndersa antikat Ilire shumica flejne ne toke prej vete faktorit kohe qe ka hedhur mijra vjecare mbi to deri dhe dheu i ka mbuluar...si ne shume vende te vjetra ne kohe sic jane rrenojat e qyteteve antike ne rruget qe ka pershkuar LEKA i madh (Aleksandri i madh).

Ne luften e Trojes kemi kronistion e kohes HOMERI autori i pare ne bote i nje krijimtarie te ruajtur per nje nder ngjarjet me te dhimbshme ne bote ku ze fill regjistrimi i pare ne histori i rrenimit te qytetrimeve si ai i Trojes...

Dhe ku ai autor ka pershkruar ato ngjarje shume me kujdes deri ne detaje ku Grekrit nuk i ka lavderuar asnje here si njerz te qyteruar, si njerz me kulture, por i ke pershkruar si barbar, dinak, tinzar qe jane te destinuar vetem per shkatrrime te kulturave dhe liríve te popujve te tjere...

Ndersa Iliret i trajton si njerz human te gatshem per ndihme sidomos ne pjeset kur thekson trimerite e luftetarve DARDANE te cilet shkuan ne ndihme mbretit te Trojes PRIAMIT i cili ishte nip i DARDANVE...

Ne te njeten kohe kemi kalimin e ENEAS, njeri nder djemte e Priamit, pra princi i shpetuar i Trojes qe me karvanet e Trojes qe shpetuan nga zjarri i luftes e u debuan nga i pari pastrim etnik ne histori qe bene Grekrit ne Troje...Enea erdhi ne toket e ILIRISE, ne DARDANI ku u vendos per disa dekada deri sa arriti ne portat e Romes me vone...

Ashtu dhe Andriomarka gruaja e Hektorit e debuar nga Troja erdhi ne portat e Butrintit ILIR, ku gjeti jo vetem strehim huamn e njerzor por dhe nje rrespekt te vecante, ku u trajtua si princeshe e Trojes me te gjitha nderimet...

E aty ne Butrint sipas riteve Ilire qe i ruanin dhe Trojanet si simbol te lidhjes se gjakut...pra aty ne Butrint Andromarka ka hapur rrobat e pergjakura te Hektorit dhe i kane shtrire ne nje vend, ku jane vajtuar me letragji nga vajtoret ILIRE sipas riteve te rrepspetkit per te renin ne luften per liri, per heroin, per njeriun qe meriton nderim kur vdes...pra sipas riteve Ilire ne mungese te trupit i eshte bere gjama princit te trojes Hektorit, gjama apo sic i thone sot ceremonia mortore, ku zonja e tij princesha e Trojes Andromarka ka marre ngushllime nga gjithe fisniket Ilir te asaj kohe qe jetonin ne Butrint si dhe rrethinat e tjera Ilire...ashtu i eshte bere nje ceremonial i tille nga Iliret duke ia plotesuar nje deshire njerzore Andromarkes per dhimbjen qe kishte per te shoqin...

Keto i shkruan Virgjili nje nder kronistet me te besueshem te perandorise Romake qe ka shkruar per Histori dhe ngjarje e popuj...

Ndersa i madhi Gjergj Fishta per ardhjen e Andromarkes ne portat e Butrintit, nder te tjera ka shkruar:

"Andromarka ajo grue hyjnore,
Kur prej Grekve Troja u djeg...
Lot per faqe e fmine per dore,
Bes e Nder, tek ne, ketu gjet!

etj...

Mitet Ilire-Shqipetare jane shume me te hershme dhe mijra vjet me pare se sa te cfaqeshin Greket ne ishujt e shkrete te jugut te Ballkanit...

Mitet Ilire-Shqipetare zene fille afersisht 10 mije vjet me pare qe ne kohen e Pellazgve, te parve tane ne vendet tona Ilire-Shqipetare...

Dhe ato mite thirren qe prej atyre kohve me emrat ZANA, ORE, SHTOJZOVALLE...ku kane simbolizuar figuren e perkryer te pamjes femrore te cilat me aftesite e tyre te mbinatyrshme kane ndaluar katastrofa natyrore, stuhi, rrufe, ose kane goditur elemente negative si luftetare barbare apo ushtri barbare qe sulmonin njerz te pafaj...ku ata barbare i kane ngrire ne gure, apo dru etj...

Zanat u kane ardhur ne ndihme njerzve, luftetarve qe mbronin nje popull te sulmuar nga dikush tjeter ku atyre luftetarve u kane dhene fuqi te jashtzakonshme te cilet jane bere te pavdekshem ku kane fituar cdo beteje...
Zanat ate fuqi ua kane dhene atyre nepermjet qumshtit te gjirit apo dhe me forma te tjera...

Per kete flasin legjendat tona gojore dhe tashme te shkruara ne visaret e kombit...per Gjeto Basho Muja nje Kreshnik i mitologjise Iliro-Shqipetare i cili ne kontakt me Zanat mori fuqi te jashtzakonshme prej qumshtit te gjirit te tyre te cilat ja dhane si shperblim pasi e gjeten duke u perkundur djepat e femijeve te Zanave ne bjeshke kur ato nuk gjendeshin aty...etj...

Pra te kthehemi dhe nje here tek qellimi i ksaj teme:

Aspak per te sulmuar histori te askujt, as mendime te askujt, por se pari te vlersojme historine tone ILIRE-SHQIPETARE duke folur per mitet tona si dhe per ato vlera qe i kemi tashme te njohura si visare te Kombit...ku duhet ti kujtojme me rrespekt dhe ti nderojme ato vlera duke mos lejuar qe te na i neperkembim te tjeret dhe as te mos na i vjedhim me fallsitete te tyre!

E aq sa ka mundesi gjithseicili te sjedhe ne kete teme ate qe ka ndigjuar nga gojdhenat, nga leximet apo studimet e tij, etj...

Pra te bashkbisedojme ne kete udhe sic ka thene i madhi Gjergj Fishta:

"Zoti ne qiell e na ne Toke,
Me te tane vllazen e shoke,
Por gjithseicili ne cak te vet!

Gjithe te mirat dhe mirese te vini ne kete teme te perbashket!

"Nder udhetime" [/qb]
 
Top