Re: Meshkujt Shkodrane????
Kjo teme filloi me pytjen,a jan xheloza shkodrant duke vu ne dyshim vete ekzistencen e kesaj fjale,e cila do te fshihet vetem ateher kur njeriu do pushoje se ekzistuari.Dikush tha qe jo shkodrant por i perfshim ne gjithe shqiptart ky fenomen ekziston.Xhelozia egziston ne te gjitha gjuhet e botes,dhe qe e tan bota e vun kete fenomen,perderisa jemi njerez te cilet ne marrdhenje me njeni-tjenin,krijojm ose zbulojm emocjone te ndryshme,nder te cilat dhe xhelozin.Scutari ndoshta ka dasht me me dit ,sa e perhapun asht tek shqiptart.Un them qe me te vertet asht shum ma i perhapun tek ne per vete fatin e kombit tone,i cili per 50 vite nen pushtetin e hekurt,e la kte fenomen krejtesisht ne heshtje ,duke paraqit familjen dhe shoqerin model te cilen edhe bota e lakmoi thjesht si nji ideal shume perfekt per te qene i vertete.Kjo dobesi e shqiptareve qe ne siperfaqe nuk dukeej,shfaqet me gjithe forcen e saj ne ditet tona.Djali qe nuk lejon te motren,te njhet me persona te tjere,apo burri qe e privon bashkshorten nga e drejta per te komuniku me shoqnin e vjeter,jane deshmi mbi fanatizmin e shqiptarve,i cili transmetohet nga prindi tek femija,pasi dihet qe modeli i pare per ne ka ken prindi.Asht e vertet qe shkodrant duhet te zhvillojne ndjenjen e besimit ndaj parteneres se jetes tyne,por dhe vete partnerja duhet te luftojne me gjithe forcen e saj,duke i thene stop kesaj ndjenje te gabume,dhe duke dhan nji kontribut me vlere ne ndryshimin e mentalitetit qe ekziston n'Shqipni.Un mendoj se ky fenomen do filloje te zbehet,per te arritur ne nje xhelozi,si nje ndjenje e cila nuk do te jete ne nje forme aq te eger,por dikur e zbutun dhe vetem qe ngacmon(ose gergan
por qe nuk abuzon mbi personalitetin ton.Se sa shpejt ky fenomen do te ngushtohet per te arrit ne permasat normale,koha do ta tregoje,kohe e cila mvaret,nga zgjuarsia(e cila nuk na mungon aspak)e shqiptarve.
vajza!ju ka fale zoti sic tha njeni,llokuma
te bukura,te sjuta,te dashtuna.pra mos harroni se si jeni.por cojeni zanin,e gzone jeten.Duke rrespektu vedin,ju rrespektojne te tjert.dhe ju dashunojm ma shum na,djemt e Shkodres
!Ju pershendes te tanve dhe ne vecanti belen e cila ka nevoj me u lidh
dhe ezyn e cila kishte rreaksjon iriq nga shkodrant
!