Re: Mendoni se mund te njihet femra?!
E bukura eshte se shkojme nga shkojme,diskutojme,vendosim,dyshojme,kujtojme,rrotullojme,kthejme mrapsht,premtojme,tradhetojme,largohemi,harrojme,qeshim,merzitemi...etj,etj,etj...dhe prape kthehemi te e njejta pike.
Egersira jane femrat...siç ka thene Adelina:Jashte jam femer,brenda jam dreq...ndersa ai tjetri ben apel...mos mendo gjer ne kthim,tani harroje ti emrin tim,se ne zemer ti je...etj,etj,etj...easy to belive your lies...thote ai tjetri.Per le donne...pensa al peggio,e hai fatto centro!
Femra eshte pus,e sheh kur te afrohet te perkedhel,te flet me fjale te embla...e kupton qe eshte loje,iluzion,genjeshter,por prape pranon te genjehesh...droge,stimulues nervor,qe ta ndryshon shpejtesine e gjakut 600% ne sekonde,mjafton nje sms,nje zile ne cel,nje..."Alo!"...ndryshon komplet.Dhe koshienca jote,ai Freudi jot brenda vetes i bie me grusht tavolines duke ulerire:"Nuk ishe ti qe deri dje nuk doje ta shihje me?".Dhe tjetri(ai i dobeti)pergjigjet:"S'po bej gje jo,vetem po flas"
Hapet skena...Zonja dhe Zoterinj,mireseerdhet ne torturen e radhes,sonte do ju servirim ne nje tabaka te argjendte nje sallate delicioze te pasigurise tuaj burrerore dhe epshit natyror...Per te pire ju keshillojme disa puthje plastike,dhe cocteilin e fundit:"Kesaj radhe gjithçka do shkoje mire!".Serviruni vete,me larmine e ngjyrave te bikini-ve,justifikoni deliret e momentit,viktimizohuni nga mimikat qe e tradhetojne.Prishjani digen "bon-sensit" tuaj lereni te rrjedhe,me furi drejt ta ardhmes se ndritshme te genjeshtert.Cfare?Rrembehuni nga tingujt,lereni veten te lire,leshohuni,do jetoni vetem nje here,kenaquni sa te jeni te rinj,s'ka problem...ekzistojne ngjites atack sa te doni per zemren tuaj nese ju thyhet.Mos mendoni se eshte si puna e atij xhamit qe po u thye,dhe te ngjitet prape do duket e krisura...s'do jete me i kristalte si me pare...do jete i ngjitur...po ajo viza e thyerjes do duket pergjithmone.Mos mendoni keshtu...Mos krijoni komplekse te tilla,jetoni momentin,s'ka problem nese me vone do pendoheni,do shkoni te deheni,do ngelni ne ndonje provim...do e gjeni gjithmone ndonje Freud...qe do ju bej moral!!!Ah...mos harroni se dhe ju keni pasur rolin e Freudit jo pak here!
Planzhon,sumpleks,katapultim i botes ne nje sekonde..."Alo"...dhe fillojne çelin lulet,fishekzjarre,brohorima fitoresh,duartrokitje,ritme te gezueshem,oaz,te shtrojne tapet te shndritshem,te fotografojne,te bejne urime,te adhurojne,te gufohet kraharori,fluturon,ndihesh me siper se kurre...Mos u ngrini nga karrigja nga euforia te dashur miq!Eshte e gjitha genjeshter...
Zonjusha!!!E verteta eshte nje...e thjeshte,e ceket,si ato buzeqeshjet e pafajshme te femijeve...: Nuk na meritoni!