Mendimi juaj ne lidhje me vajzat Shqipetare. Jane materialiste apo jo?

joetisti_

Locus omnem
Ke të drejte se ma kanë bëre vërejtje ,
por shkruaj me entuzizëm dhe emocione! Unë shkurt u përpoqa të shkruaj , gjithsesi keep trying... :)
kuptohet qe ngaqe je perpjekur per shkurt e bere leksion mjeksie :)
po kjo anglisht cfare eshte se s'e kuptoj mire anglishten??
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
wow. Une di kete tjetren qe vajzat perkushtohen ne nje lidhje me shume se meshkujt, por nuk i ben ato me te mira, sepse meshkujt ndoshta nuk ipenjohen por dashurine qe kane e kane me te forte dhe me te paster se femrat. Sa per skedina e llotot mendoj se jane pak lek dhe pak kohe ne krahasim me patinimet e fytyres apo me manykyret qe perdorin femrat gjate gjithe kohes. Secili ka defektet e tij.


Nejse , ky është
mendimi yt edhe përse nuk jam dakord. (Se këto kohet e fundit në forum edhe kur jam përpjekur të shfaq mendimin tim , ka plasur "lufta e tastierave" kështu po e le më kaq diskutimin e gjatë duke respektuar të drejten e fjalës)!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Nejse , ky është
mendimi yt edhe përse nuk jam dakord. (Se këto kohet e fundit në forum edhe kur jam përpjekur të shfaq mendimin tim , ka plasur "lufta e tastierave" kështu po e le më kaq diskutimin e gjatë duke respektuar të drejten e fjalës)!

Besoj se po bejme diskutime dhe jo replika.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Po qekur paska filluar 'ZEMRA' te pyes 'TRURIN' ose anasjelltas ??/Une mendoj qe si qenie njerezore priremi shpesh here ndaj ndjenjes e jo ndaj arsyes,Dhe shpesh here kjo gje na ben ne 'qeniet njerezore' te urrejme te marrim hak te vuajme te lendohemi!Por kjo sdo te thote qe vajzat jane materialiste,sps te gjithe ne kemi deshire e duam 'LUKSIN',por nese ke zemer te qete kjo jo gjithmone dtth qe je i/e lumtur!
Pastaj une mendoj qe nuk varet nga gjinia kjo gje por nga situata nga njerezit nga ambjenti..ect ect
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
as ne marredhenie me jeten s'e besoj te jene materialiste. ne njohjen time vajzat shqiptare jane aq te afta saqe gjithcka e fitojne me merite dhe s'ka pse te deshrirojne gjerat materiale me teper se c'duhet.
 

Almaa'95

Papirus rex
Po ne jetojme ne pergjithesi ne shoqeri materialiste( ne kuptimin e pare te fjales , ate te mirin).
1- ti vendos te fejohesh pyetja pare qe te behet nga prinderit eshte , ku punon/cprofesion ka?
2- ti rritesh me borebardhen qe mori nje princ dhe jetoj si princeshe ne jete te jeteve.
3- ti degjon ne cdo qokë fjaline -, me nje fat te mire e me leke ishallah.
4- ti jeton ditperdite ne nje shoqeri ku flitet per pushime , udhetime dreka-darka e prap pushime..

Te gjithe jemi nga pak materialist, por ngjyrimet dhe epitet e gabuara qe i kemi dhene na kane sjelle ne piken e paragjykimit/ pergjithesimit.

Marr shembullin tim. Une vij nga familje mire,studioj, bej cte dua, sme mungon asgje. Dhe eshte aq e qarte sa fakti qe tani eshte nate qe une neser pasneser do shoh/perzgjedh nje njeri as me pak as me shume se me nivelin tim ekonomik. Kjo me ben mua materialiste, dhe po..jam materialiste. Po prbl qendron qe sot materialiste ka luksin te quhet dhe biba qe fluturon pas x6-ave.

Prandaj duhet bere nje diferencim.Te jesh materialiste dhe te shitesh per lek jane dy gjera krejt te kunderta. Ndonse jo fort e lumtur kur e them por ne Shqiperi rendom mbizoteron e dyta. Sepse per aq kohe sa te ket meshkuj qe skan c'shesin tjeter vec lekut do kete dhe femra qe skan c'gjuajne/c'blejne tjeter, vec tij.
 
Last edited:

Rimseb10

Valoris scriptorum
Ky fjalimi yt esht per tu publikuar ne ndonje revist qe kto femrat e intagramit tlexojne pak realitet se ngelen me telefon ndore tu pa tpasmet e kim kardashias. Ej specie ne zhdukje ti duhet me tmor i kampjon gjaku me te klonu u pa puna
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Ku e di ti qe skam insta une, mos mbej tjap emrin haha. Atehere do thoja qe sduhet te perjashtohemi nga moda, por duke bere cdo gje me limit dhe duke i qendruar besnik vetvetes per ate cka jemi ne te vertet. A qe tdish dhe kte kam fb i jam zhytur socializmit virtual keqazi
 

Mirabel

Locus omnem
nuk i gjeneralizoj dot , nuk i njoh te tera femrat shqiptare.
Por pa dyshim ne ato qe njoh jane dy kampe:

1.Materialistet - te cilat ne kendveshtrimin ne tyre mendojne se jane me kembe ne toke duke u bazuar e faktin se dine cfare duan dhe si e duan.
2.Parimoret - te cilat nuk i shkelin parimet e tyre dhe i japin vlera karakterit dhe jo 000 qe vijne ne nje raport mashkull femer.

Personalisht e shoh veten tek grupi i dyte dhe kjo sepse kam investuar tek vetja per te mos ndjere nevojen e "Materiales" tek tjetri.
Por ne asnje moment nuk paragjykoj grup targetin e pare pasi gjithkush ne menyren e tij ben ate qe di te bej me mire!

Me vjen keq sigurisht kur materialia kalon cdo kufij norme sa shume familje po shkaterrohen pikeirhst nga ky fenomen.....


nje shprehje thote paraja shkon e vjen,ajo cka mbetet eshte njeriu....do doja ta shtroja pyetjen ne forme te tille
A ka me vlera njeriu si njeri?
 

Ameliè

Forumium maestatis
Idea eshte qe duke qene se ska pasur asnjehere fuqi ne dore..dhe kur gjen nje rast pastaj arushe ne fushe dhe nuk e menaxhojne dot.
Se dyti jane kategoria qe e dine mire cf duan dhe si ta marrin ndaj jane koshiente per ate gje.
Se treti..ska njeri qe nuk eshte sado pak materialist madje une vete jam e tille pa demtuar te tjeret kerkoj gjithmone ne pune te nxjerr max.
 

Almaa'95

Papirus rex
Sic e kam shpjeguar dhe me siper jam materialiste, ne kufijte e normales. Shume do thonin "Skane rendesi parate por njeriu" -, pjeserisht dakort. Po mendoja sa mire do ishte nese, neser pasneser do mund t'u jepja femijeve te mij te hane zemergjersine, te mbathin karakterin, dhe te studiojne burrerine e te jatit. Nese kjo do ndodhte, do bashkohesha dhe une me shprehjen, oburraaa si shumica:)

Ne te kundert,jo. Kane qene te njejtet ata qe pasi thane "Skane rendesi parate, por njeriu" me poshte shtuan "Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga penxherja". Ose nje thenie tjeter shume te bukur per familjen: "Gjerat duhet te luftosh per ti patur e kur i ke duhet te luftosh per ti mbajtur" -, e tille eshte familja per mua. Gjeja me solide,me e bukur ne te cilen sdo doja te mungonte asgje, e kurrsesi te kontribuoja vetem une.

Tani si mund ti pergjithesosh ti te gjitha femrat me lloj lloj epitetesh te ndyra kur ato ne fakt sjane njesoj e ndahen ne kategori te ndryshme:
1) ato davat e bu*eve, qe kerkojne siguri financiare tek nje mashkull. Blien/shiten si placka.
2) ato femrat qe duan te kene barazi financiare per nje te ardhme te perbashket me te mire.
3) dhe ato Parimoret, Lol :p


Mesazhi?? Une bej pjese tek e dyta. Nese me familjen time bej pushime ne Corsica, nuk do iki ti bej me burrin ne Golem. Pik.
 

katsune

cherry blossom
ne fakt virusi i materializmit eshte perhapur aq shume midis njerezve sa qe nuk ka lene asnje shoqeri pa infektuar, jo vetem ate shqiptare. ndoshta ne nje shoqeri si ajo e realitetit shqiptar ku akoma ka mungesa te thella ne aspektet e miresjelljes dhe edukates, bie me shume ne sy dhe duket me i perhapur, por rendesia e problemit eshte e njejta kudo. ndersa ne diferencimin gjinor, shenjat e materializmit bien me shume ne sy tek femrat per shkak te mentalitetit ekzistues qe i ndan rolet sipas gjinise. pra mashkullit i takon te sjelle te ardhurat ne shtepi, ndersa femra duhet te kujdeset per rritjen e femijeve dhe menaxhimin e shtepise. dhe meqenese eksperienca ka treguar qe femra ka qene me e perpikte se mashkulli ne zbatimin e rolit qe i eshte percaktuar, eshte pranuar t'i jepet edhe e drejta per te perzgjedhur midis "ofertave" qe u parashtrohen nga meshkujt. e keshtu edhe raporti midis njerezve dashje padashje eshte kthyer ne nje kontrate te pashkruar shit-blerjeje. dhe e gjitha kjo eshte vertet per te te ardhur keq...sepse eshte teper vone kur kuptojne qe te jesh eshte me e rendesishme se sa te kesh.
 
Top