Patjeter që nuk janë të gjitha , përshembull
në rrethin tim shoqëror shikoj femrat që ecin përpara ,edukohen , shkollohen . mbajne një lidhje dhe i përkushtohen me mish dhe me shpirt ndjenjes së tyre. Këto "materialistet" janë raste specifike , dhe nuk kanë përkatesi gjinore!
Të pasurit kërkesa materiale është një nevoje e pavetëdijshme për të mbijetuar në këtë sistem të ndyre që promovon antivlerat jemi një shoqëri që perdhosim ato pak gjëra të rendësishme për të pasur një jetesë të kënaqshme shpirtërisht , mungesa e shembujve të njerëzve me ideale virtytete përforcojne më tepër bindjen se këtu ka "materializem" ,
mungesa e një mjedisi që nxit formimin e personaliteteve që udhehiqen nga parime qytetare , nga virtytet , ndërgjegjësimi sjell edhe të tilla rrjedhoja që bien ndesh përkundrejt vlerave tona që mund të mbartim , por që rruga e "mases" përpiqet të ta marrë fryme aty ku përfitimi vetjak është i madh.Pra shoqëria , kjo shoqëri që ne ndërtojme është gjithashtu fajtore sepse edhe ajo merr pjesë në promovimin e së keqes.
Gjithashtu hyjnizimi i parasë dhe nxjerrja në pah e parazitizmit që i shtrin tentakulat e saj në forma të ndryshme , si menyren me të lehte për të plotësuar interesat personale për të siguruar jetesën.
Lypset nevoja e një vetëdijësimi për të pasur disa qëllime në jetë ,
dhe rrjedhojë e tyre janë objektivat me instrumentat përkatese për ti realizuar ato,
pa u kushtëzuar nga faktorët e ambjentit përreth. Janë shumë faktore që duhen analizuar , është një diskutim i gjatë , por është edhe ceshtje këndveshtrimi. Duhet ta hedhesh "vështrimin" më larg atij rrethi shoqëror ku ti mund të kesh qenë apo ke parë , asaj përditshmerie të rendomtë pasi fenomene të tilla po nënvlerësojne dhe po keqpërdoren në disfavor të njerezve që kanë rendesi!
Emancipimi fillon përkatësisht kështu , duke u munduar ti përshtatesh standarteve të jeteses ,
dhe duke u përpjekur të shfrytëzosh të gjitha mundësite e ofruara të reagosh ,
të jesh përmes veprimeve të tua!