Re: Mehmet Shehu!
notorious, nuk ka autopsi te bere mbi kocka qe te mund te pohoje qe dikush ka bere vetvrasje. Ajo mund te behet vetem mbi kufomen e "fresket" dhe me ane te analizave te sofistikuara dhe percaktimit te trajektores, mund te pohoet qe dikush ka vrare veten, nqs e ka vrare.
Enveri ishte duke vdekur dhe kandidatet per Udheheqes ishin 2: Mehmeti dhe Ramizi. Tani, duke patur parasysh qe Mehmet Shehu, pavarsisht masakrave te tija (i ka therur vertete ata njerez, per ti bere nder Bardhok Bibës ne mos gaboj), kishte arritur te ndergjegjesohej mbi ate padrejtesi qe quhej PARTIA E PUNES, BYROJA POLITIKE apo ENVER HOXHA (ishin e njejta gje), kishte arritur t'i lejonte te birit qe te fejohej me Silva Turdiun, vajze e nje familjeje te perndjekur egersisht politikisht dhe mbi te gjitha, ishte mbushur me ide "perendimore" dhe kish hequr dore nga miti i komunizmit. Gjithashtu Mehmeti kishte patur nje qendrim komplet te kundert nga ai i Enverit me rastin e tragjedise kosovare me 1981 (donte lufte me Jugosllavine).
Duke i patur parasysh te gjitha keto gjera, hipoteza me serioze qe mund te bejme, eshte qe Ramizi (me bekimin e Enverit) hoqi qafe Mehmetin. Asnje burre ne bote qe eshte KRYEMINISTER i nje vendi, nuk do ta vriste veten duke qene koshient qe familja e tij pas ketij gjesti, do perdhunohej nga "kundershtaret". Nuk ka kryeminister ne bote qe te mos kete mundesi qe t'ia MBATHI familjarisht ne "drejtim te paditur". Mos harro qe Mehmet Shehu jo vetem qe ishte njeriu i dyte ne Shqiperi per nga fuqia (per 40 vjet!!! jo shaka) por kishte edhe feta te gjera konsensusi dhe dashamiresie ne popull. Kur ishte Mehmeti Komandant i Shtabit te Pergjithshem, Enveri pastronte pushket e partizaneve... Pra qe Mehmet Shehu te kete vrare veten, eshte nje mundesi shume shume shume e larget.
Persa i perket Mehmetit si njeri, une mund te flas ne baze te gjerave qe me kane treguar (jo atyre qe lexohen neper libra). Konfirmoj serish si te vertete ate kasaphanen masive qe kryeu ne veri... por nuk e beri se urrente maloket, e beri sepse ata njerez binin ndesh me parimet komuniste qe po zaptonin Shqiperine. Ky eshte nje gjest makaber dhe s'ka gje qe ta zbehe apo ta zvogeloje. Duke e pare Mehmet Shehun ne nje kontekst kombetar, ka qene njesoj si Enveri, ne cdo gje e per cdo gje, kshq kancer i Shqiperise tone mund te konsiderohet.
Ne periudhen e fundit te jetes se tij, pesoi disa ndryshimi ideologjike, ndergjegjesore... por qe ngelen teorike apo hipotetike. Sikur te kish qene ai pasardhesi i Enverit, ndoshta Shqiperia do e kish pranuar ate ndihme qe Gjermania Perendimori i ofroi andej nga 1984... por historia nuk behet me "SIKUR-e".
Ne perfundim, Mehmet Shehu ka qene nje bashkepunetor ne masakrimin qe iu be Shqiperise per 45 vjet me radhe (jo sepse ishte lab, apo sepse ishte vlleh
) por sepse ishte MASKARA. Ashtu siç jane te gjithe diktatoret dhe krahet e majte apo te djathte te tyre.