Re: Me mire e/i dashuruar apo jo???
]... pasi rrezet e para te agimit me ledhatojne fytyren dhe une denjoj te hap syte fytyra jote eshte e para gje qe shoh; kur me endje rrokullisem ne shtrat dhe me bindje le ngrohtesine qe me fal di se nuk do te kem ftohte pasi do te me shtrengosh ti dhe perpish nder krahet e tua, kur majen e hundes tende e puth me endje dhe luftoj me gjumin tend qe ti te hapesh syte dhe te buzeqeshesh pasi te kesh rrudhur ballin dhe shtriqur krahet; pasi te grindemi dhe fajesojme njeri tjetrin se ajo puthja e fundit ishte shkaku qe jemi vone - dhe qe nuk do ta perserisim me deri te nesermen ne mengjes, qe ti do te jesh i pari qe me uron nje dite te mbare dhe qe do te me marresh ne telefon gjate dites; kur gjate dites nuk merzitem pasi me ngushellon zeri yt; kur ne darke pres me endje te te rishoh sepse dita pa ty s'eshte gje hic; kur shpatullat e medha me perqafojne pafund, pa kthim; kur di se ti je me mua cdo sekond te jetes si me diku 'on the back of my mind'; kur nuk ndihem vetem por e plote; kur di qe do te udhetojme bashke e do te puthemi ne cdo cep te botes; kur kembet t'na digjen nga rera e nxehte ne ishujt jugore dhe te kthehemi ngjyre çokollate; kur ti me puth dhe thua " qe jam e jotja", kur ti me sheh ne sy dhe loti im bashkohet me tendin sepse jemi nje; kur di qe ti do te jesh gjithmone me mua... papritur zhurma e trenit qe hynte ne stacion me permendi dhe kuptova se kisha qen ne enderr duke kujtuar ato pak dite te bukura qe kaluam bashke . Ndoshta ti u shtire sikur kaluam dite te bukura , ndoshta deshe thjesht te vrisje kohen ndersa tani guxon dhe me gjakftotesine me te madhe me thua qe do jemi gjithmone miq te mire . Ti s mund ta kuptosh si ndjehem une s epo ta kuptoje drejt ne sy s do me shikoje , ti nuk e di perse bisedoj une me tymin e cigares kur te je ne gjumin e shtate , ti nuk e di cdo me then te presesh me ore te nje qoshe rruge ku ti dikur kaloje . Ndoshta se ke fajin time , ndoshta une po laj mekatet ,ndoshta une jam mallkuar ,gjithsesi nje gje te uroj fatin tim kur mos e pac . /pf/images/graemlins/smile.gif