Re: Mbreti Ahmet Zogu
dicka edhe per trashegimtarin
LEKA ZOGU, MBRET I SHQIPTAREVE
Princi trashegimtar i fronit mbreteror, Leka Zogu, u lind me 5 Prill 1939, dy dite para pushtimit fashist te Shqiperise. Pas largimit te detyruar me 6 prill, Familja Mbreterore, bashke me princin Leka, foshnje dy diteshe, pershkuan itinerarin; Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, France, derisa mberriten ne Britanine e Madhe, ku qendruan 7 vjet. Neper te gjitha keto vende, Mbreti Zog, Familja Mbreterore dhe suita e Oborrit, u priten me nderime te medha, sipas protokollit zyrtar, mbreteror ose jo. Ne janar te vitit 1946, Familja Mbreterore u vendos ne Kajro dhe me vone ne Aleksandri, ku Princ Leka regjistrohet ne kolegjin Viktoria, ne te cilin mesimet zhvilloheshin sipas programeve britanike. Ketu, Princi arsimohet deri ne gusht te vitit 1955, kur Familja Mbreterore niset per ne France, ku Princi regjistrohet dhe ndjek kolegjin Eglon, ne Vilar, mbi Olon. Me 5 Prill 1957, kur Princi Leka mbush plot 18 vjec, Mbreti Zog e shpall ate trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te Familjes Mbreterore dhe te Shqiperise, te ftuar enkas. Pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera kolegjin Eglon, Princi tarshegimtar Leka Zogu, regjistrohet ne Akademine Mbreterore Ushtarake te Sand'hersit ne Angli, te cilen do ta mbaroje me rezultate te shkelqyera pas dy vjetesh, ne qershor te vitit 1960, duke u graduar me graden e togerit... Pas vdekjes se Mbretit Zog me 9 prill 1961, me 15 Prill te vitit 1961, ne prani te dhjetra ish deputeteve te Parlamentit shqiptar ne mergim dhe 70 perfaqesuesve te zgjedhur nga e gjithe diaspora shqiptare, ne Hotelin Bristol te Parisit, Princ Leka betohet si Mbret i Shqiptareve. Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sand'herst te Anglise, jane nga me te bukurat e jetes se Mbretit Leka. Ne kete akademi, nder me te famshmet ne Bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Princ Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i ardhshem Beduin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princ Leka arriti per here te pare ne Sand'herst, Ser Xhulian Emeri, ne ate kohe minister ne qeverine e Madherise se Saj, Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje pritje madheshtore protokollare per nder te Princ Lekes ne aeroport, ku Princi parakaloi ne reviste para rradheve te Gardes Mbreterore britanike, qe qendronte per nder arme , i veshur me granduniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare. Ser Xhulian Emeri, i cili ishte mik i ngushte me Mbretin Zog, organizoi per nder te Princ Lekes nje darke madheshtore, ku moren pjese shume oborrtare, lorde dhe politikane, ne mes te te cileve Princ Leka, qe shkelqente, ishte ne vemendjen e te gjitheve. Pas perfundimit te Akademise, duke ndjekur keshillat e Mbretit Zog, Princ Leka regjistrohet ne Universitetin e Sorbones, ku studion Politologji dhe Ekonomi. Njekohesisht, ne kete universitet Ai ndjek me sukses kurset intensive te gjuheve orientale, si dhe te gjermanishtes dhe italishtes. Ne Ceremonine Mbreterore te Kurorezimit, ne daten 15 Prill 1961, para Komisionit te Kurores Mbreterore, Ai deklaroi: Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne momentin qe po marr ne dore pushtetin mbreteror, betohem para Zotit te Plotfuqishem per te mbrojtur unitetin kombetar, pavaresine e shtetit dhe integritetin tokesor. Do te respektoj Kushtetuten dhe do te veproj ne pajtim me dispozitat e saj dhe ligjet ne fuqi, duke patur gjithmone ne mendje te miren e popullit shqiptar. Zoti me ndihmofte! .
Sapo u shpall sovran, Mbreti Leka filloi aktivitetin politik dhe kontaktet me diasporen shqiptare ne France e Belgjike, te cilat ishin mjaft intensive, sidomos ne kushtet e prishjes se marredhenieve midis Hoxhes dhe Hrushovit. Ne shtator te vitit 1962, Mbreti Leka shkoi ne Spanje, ku kontakton dhe rivendos lidhjet me Princin Huan Karlos dhe Princin Simeon te Bullgarise. Me vone, Mbreti Leka kreu nje turne te shkelqyer ne vendet arabe, ku u prit me ceremoni madheshtore ne Jordani nga Mbreti Hysein dhe ne Arabine Saudite, ku u prit nga Mbreti Fasaid. Si ekspert i shkelqyer i armatimeve te sofistikuara dhe per shkak te njohjeve te reja e lidhjeve te vjetra, Mbreti Leka u be nje nga me te besuarit e Pentagonit, i cili e pajisi me kartabianke per te shkuar ne Vietnam, si vezhgues ushtarak. Ne pranveren e vitit 1969, Mbreti Leka shkoi ne Australi ku u prit ne menyre te shkelqyer nga diaspora shqiptare, si dhe nga autoritetet shteterore dhe nga kryeministri australian, Menzes. Ne kete turne, Ai u njoh me bashkeshorten e ardhshme, Mbretereshen Susane. Pas dasmes, Mbreti, Mbreteresha Susane dhe Nena Mbretereshe Geraldine, zhvilluan nje turne te paharruar ne Kanada dhe SHBA, ku u priten me ceremoni te bujshme nga autoritetet vendase dhe diaspora shqiptare, sidomos ne Toronto te Kanadase, ne Bufalo, Konektikat, Nju Jork, Boston, Detroit, Cikago, Filadelfia, ne Tampa dhe Miami te Floridas, ne Hjuston te Teksasit dhe ne Uashington, ku per nder te familjes Mbreterore Shqiptare u shtruan dy dreka; ne Senat dhe ne Kongres, ne te cilat moren pjese senatore dhe kongresmene te shquar amerikane, shume prej te cileve ishin miq te Mbretit Zog dhe perkrahes te ceshtjes shqiptare. Pas vitit 1979, filluan peripecite e panumerta te Familjes Mbreterore, pas gjuetise se shtrigave te KGB dhe UDB, te cilat u tremben mjaft nga rritja e autoritetit dhe influences politike te Mbretit Leka. Keto dy sherbime u tmerruan nga mundesia e permbysjes se pushtetit te Hoxhes dhe restaurimit te Monarkise Shqiptare, prandaj organizuan kurthe te panumerta kunder Mbretit Leka deri sa influencuan edhe largimin e detyruar te Familjes Mbreterore nga Spanja, ne vitin 1982. Gjate gjithe periudhes, deri ne fund te qendrimit te Tij ne Johannesburg te Afrikes se Jugut, Mbreti Leka thelloi njohurite e Tij ne politologji, diplomaci, shkencat ushtarake, sociologji, ekonomi, marketing, administrim-bisnes, marredhenie nderkombetare, ne politikat e sigurimit dhe sidomos ne gjuhet e huaja. Mbreti Leka flet lirshem afro 15 gjuhe te huaja dhe njeh afro 30 te tilla.
Nga: Astrit KOLA
http://www.edsh.org