Re: Massachusetts - we're back !!!!!
Ndersa nje grua ne punen time kerkon te adoptoje nje femije, gje qe nuk e ben dot se eshte shume, shume shtrenjte me tha, ne Shqiperi (dhe kudo)....
Nga "Shekulli"
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=83494
Braktiset foshnja në spital, kamerat fiksojnë nënën
TIRANË - Një grua braktis foshnjen e saj në mes të ditës. Mesditën e djeshme, një vajzë rreth 25-vjeç ka braktisur vajzën e saj në hollin e hyrjes së maternitetit të Tiranës dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë. Bebja e lënë në mëshirë të fatit është vënë re 30 minuta pas braktisjes nga personeli i maternitetit, të cilët më pas janë kujdesur për të. Duket se nëna e re ka shfytëzuar kaosin e qarkullimit të vizitave për të lënë në duart e mjekëve foshnjen e saj. Bebja e seksit femër, që sipas mamive është rreth tre javëshe gëzon shëndet të plotë. Ajo është rreth 3 kilogramë, ndërkohë që pas vizitës mjeksore nuk rezulton të vuajë nga ndonjë sëmundje. Sipas personelit mjekësor, nëna e ka lënë vajzën e saj të veshur shumë mirë dhe të mbledhur me një batanije të kuqe. Ndërkohë që askush nuk ka vënë re qëllimin e gruas që është paraqitur në mesditë në martenitetin e Tiranës. Drejtori i maternitetit thotë për “Shekullin” se nga ana vizive e njohin nënën e vajzës së braktisur, pasi spitali është i pajisur me telekamera që kontrollon të gjithë lëvizjet në maternitet. Pasi është gjetur nga personeli, vajza e braktisur i është nënshtruar një kontrolli të përgjithshëm mjekësor, e pasi ka rezultuar e shëndetshme, është dërguar në repartin e bebeve të braktisura. Mësohet se mamitë i kanë ngjitur emrin Fiona. “Është një emër që ia kemi vënë ne, sepse mbi foshnjen nuk kishte asnjë letër të shkruar. Kështu e kemi thirrur gjithë pasditen. Është një vajzë e bukur dhe që gëzon shëndet të plotë”,- thotë një nga mamitë e repartit të bebeve të braktisura.