Massachusetts - Tema e Tetorit te 2006

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Para ca ditesh po flisja me nje "personazh" shqiptar (e quaj personazh sepse s'di cfare tjeter ta quaj" /pf/images/graemlins/rolleyes.gif i cili shkon ne nje universitet me emer ketu ne DC dhe qe na e mban veten per njeri shume te zgjuar dhe mesa duket shume here me te mire se shumica e njerezimit. /pf/images/graemlins/mad.gif Po diskutonim per ceshtje rracizmi dhe ky qe s'la rrace tjeter qe ka emigruar ne USA pa shajt, kurse veten e vet na e nxorri si nje "nder i madh" per Ameriken, sepse ky osht special.. /pf/images/graemlins/lol.gif Ne diskutim e siper jau hoqi te drejtat e emigrimit ne USA te gjithe robve te botes, por fatmiresisht na e la ne shqiptareve kete nder, /pf/images/graemlins/laugh.gif sepse ne jemi rrace superiore, sipas tij. Pastaj vazhdoi duke me pyetur mua nese e di se cfare eshte "globalizimi" /pf/images/graemlins/rolleyes.gif(dega ne te cilen une po specializohem per momentin), nese e kuptoj se si ai kishte ardh ne amerike te shifte makina lluksoze dhe njerez me leke, dhe se si ai frekuentonte vetem dyqane te mira..etj etj etj.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mi beri nervat kacurrela dhe si perfundim i thashe qe ai "s'osht ne terezi" dhe qe ka nevoje te edukohet se i rrofte masteri qe po ben per momentin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nejse se u zgjata shume, po me ka ngel fiksim kjo situate dhe meqe po flisnim per ceshtje mendimesh rracizmi...
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Blendi, nuk e kam fare me Richards une. Nuk me kuptove /pf/images/graemlins/wink.gif

Te dy i kemi pare mire "amerikanet" nga afer dhe nuk e di n.q.s bashkohesh me mua kur them qe genjejne kur vjen puna tek rracizmi dhe tema te tjera te rendesishme, ata vertete kane paragjykime edhe pse mburren per nje vend qe i respekton te gjithe pa dallim.

E kam tek nevoja e tepruar per te qene "politically correct", kur ne te vertete njerezit nuk ndjehen ashtu. Them qe ajo qe beri Richards ishte vertete nje pasqyrim i shoqerise ketu, nuk ishte ai personi qe po ofendonte afrikano-amerikanet (shef qe nuk thashe zezaket....nderkohe qe ne te vertete ata jane zezake, apo jo?)
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

candy e pse duhet me lodh menjen kaq fort...fut koken ne forum e ke plot persona te till te kategoris "une dhe asnje tjeter"
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Jam me ty, ka racizem sa te duash, por keshu eshte gjithandej.

Candy, ai shoku jot eshte tipik, fatkeqsisht shumica jone jemi arrogante, na pelqen vetja dhe jemi injorante. Do ju postoj nje shkrim te vjeter te Faik Konices ne lidhje me kete se cfare jemi e se si sillemi.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Trimëria e vërtetë

FAIK KONICA


Shqipëtarët janë një komb, të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullt tanë, kombi shqipëtar është i pari nga mëndia, nga të sjellurit, e nga trimëria.

Mua më duket se një njeri [ndaluar] i ka trutë në vënt nukë duhet të flasë në atë mënyrë. T’ ish se Shqiptarët të qenë jo kombi më i mëntshmi, po vetëm një komp i mëntshëm, do të kishin dalë që me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. Po mëndia e tyre është aq e ngushtë sa, edhe kur mësohen edhe udhëtojnë, Shqipëtarët nuk arrijnë të harrojnë vogëlit’ e mprapësit’ e tyre e të lidhen urtisht duke unjur si cilido pakë vullnetin e tij përpara vullnetit të të tjerëve.

Sa për të sjellurit (a karakterin) më mir’ është t’a kthejmë këtë fletë, e të flasim për të tjera.

Mbetet trimëria. Shqiptarët besonj se janë e duhet të jenë me të vërtetë trima, me qënë se edhe të huajtë i njohin për të tillë. Vetëm, një gjë më çpon pakë: ç’farë trimërie kanë Shqipëtarët?

Trimëria e Shqipëtarit nuk ësht’ e artë, ësht’ e teneqejtë. Në të tjera fjalë, trimëria e Shqipëtarit, sa do e madhe në vete, ësht’ e vogël në shkaqet [ndaluar] e ndezin. Për një kec të grabitur, për fjalë një të shtrembër, e shumë herë pa ditur as për se, Shqipëtarët marrin armët, hidhen, vriten. Por ata njerëz [ndaluar] vriten për interest e për prralla, ftohen edhe frikësohen po të jetë nevojë trimërie për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme.

Pali e Pjetri, Lami e Hasani, nukë kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Valiu!

Trimëria e vërtetë ësht’ ajo [ndaluar] vihet në shërbim të së Dreqtës e t’Atdheut, do me thënë në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë, janë punë egërsie e kafshësie, jo trimërie.
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

E di qe jemi ashtu, dhe une ne keto raste perdor ate shprehjen e vjeter "dhi e zgjebosur, bishtin perpjete".. /pf/images/graemlins/confused.gif
Une te tilla mendime i pres nga shume Shqiptare, per shume arsye qe s'do i permend ketu, por gjithesesi nuk i pres kaq hapur nga nje person qe e mban veten per njeri te edukuar. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Mirembrema te gjitheve..Kohe pa ju pare,lexuar.

E keni bere pemen? E keni futur ndonje cik festen brenda ne shtepi? Une akoma se kam qene shume e ngarkuar ne shkolle ndoshta neser do nis te bej dicka..sa pak po e ndjej atmosferen e fundvitit /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

cfare atmosfere lips..kur je ne pune e vje i lodh sja ke oreksin as pemes e as vitit te ri
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Spo e ndjej fare fare,ndoshta sepse se ndjej as ngrohtesine e shtepise keto kohe.Shume ngarkese..nerva boh.
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Blendo, ka qene burre me ment Faiku! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Keni vene re ju kalamoja qe ne Amerike kane filluar te ngrihen ne kembe studente (te bardhe) neper universitete duke u ankuar per proceset e pranimit ne keto institucione. Jane te pakenaqur, sepse diskriminohen edhe pse jane shumica. Kane vite e vite te tera qe njerezit punojne si e si te krijojne nje lloj ekuilibri mes rracave ne cdo aspekt te jetes, por faktikisht duket qarte qe peshorja eshte gjithmone ne levizje.

Njerezve u thuhet se duhet te flasin ne nje menyre, te shprehen ne nje menyre te caktuar ne lidhje me nje rrace apo nje tjeter, nderkohe qe nuk eshte e thene qe ata vertete mendojne ashtu. Eshte shume e rendesishme qe personi vertete te mendoje dhe besoje dicka para se t'i rrije mbrapa. Gjera qe me bejne pershtypje....
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Ktu ne amerike zakoni eshte t'i vesh dritat jashte shtepise, ne kopesht apo ballkon sipas rastit. Pallati im i ka shumicen e ballkoneve me drita, edhe ballkoni im....plus qe prej komercializmit, pema ne amerike behet qe ne fillim te dhjetorit dhe ri e zbukuruar gjithe muajin...

ciao, good to "see" u
 

teab

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Trano, e kuptoj se cfare do te thuash, por mendoje pak se si do ishte bota nese njerezit do e shprehnin gjithmone ate qe kane ne mendje. Mgjth eshte e rendesishme qe njerezit te mesohen te pranojne rracat e tjera sepse perzjerja e tyre sa vjen dhe behet me e gjere, sidomos ne kohet qe po jetojme.

Sa per pemen pastaj, mu qejfi ma kishte me be nji, po si perfundim pertacia fitoi dhe keshtuqe do kenaqem me pemen ke lobby i godines sime. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Massachusetts - Kohë festash!

edhe ketu ne Tr rruget kane drita po sme ngjallin fare emocion me duken shume apatik njerezit.Gjithe kohes flasin vec per zgjedhjet e budalliqe te tilla.Pastaj kur ske drita..ca ti shijosh vitit te ri pff..
Sot ne shkolle kemi pritur 3 ore te vinin dritat se na ngelen detyrat e kursit pa u mbrojtur me prezantim.SKANDAL!!!Jete dreqi me kta njerez.

humbe ti apo une Blendi?
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

JPhouse1.jpg


Blendi te pershendes me kte /pf/images/graemlins/smile.gif. E shoh 2-3 here ne dite ne rrugen shpi-pune.

Lexoni ketu per me teper http://www.bostonrestaurants.blogspot.com/2006/12/christmas-lights-on-arborway-jamaica.html
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

Trano...ajo qe thu ti quhet "Affirmative Action" qe detyron universitetet te paracaktojne nje perqindje minimumi te vendeve per studentet e zinj. Pra minimumi 20% (me duket se eshte 15) do jene te zinj, me ligj!

cfare do te thote kjo?
Do te thote qe per 80% te vendeve konkurojne te gjitha racat, dhe hyjne vetem me te miret. Kurse ne 20% do hyjne te zinjte me 5-a e me 6-ta...se jane te zinj.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

lol, une LiPS, por nuk te akuzova... /pf/images/graemlins/smile.gif

Issy, e kom pa ket robin qe ka kete shtepine ne TV nje dite.
Italian tipik, boluc, me ate idiomen si mafioz...

"E boj per kalamojt!" thoshte "Kur i shof qe ia bejne WOW, That does it for me"
 

zog

Primus registratum
Re: Massachusetts - Kohë festash!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E shoh 2-3 here ne dite ne rrugen shpi-pune.


[/ QUOTE ]

hemm, ti duhet te ndjehesh e lumtur .... /pf/images/graemlins/laugh.gif

po a lepihet miiii /pf/images/graemlins/lol.gif
 
Top