Re: Massachusetts - Kohë festash!
Trimëria e vërtetë
FAIK KONICA
Shqipëtarët janë një komb, të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullt tanë, kombi shqipëtar është i pari nga mëndia, nga të sjellurit, e nga trimëria.
Mua më duket se një njeri [ndaluar] i ka trutë në vënt nukë duhet të flasë në atë mënyrë. T’ ish se Shqiptarët të qenë jo kombi më i mëntshmi, po vetëm një komp i mëntshëm, do të kishin dalë që me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. Po mëndia e tyre është aq e ngushtë sa, edhe kur mësohen edhe udhëtojnë, Shqipëtarët nuk arrijnë të harrojnë vogëlit’ e mprapësit’ e tyre e të lidhen urtisht duke unjur si cilido pakë vullnetin e tij përpara vullnetit të të tjerëve.
Sa për të sjellurit (a karakterin) më mir’ është t’a kthejmë këtë fletë, e të flasim për të tjera.
Mbetet trimëria. Shqiptarët besonj se janë e duhet të jenë me të vërtetë trima, me qënë se edhe të huajtë i njohin për të tillë. Vetëm, një gjë më çpon pakë: ç’farë trimërie kanë Shqipëtarët?
Trimëria e Shqipëtarit nuk ësht’ e artë, ësht’ e teneqejtë. Në të tjera fjalë, trimëria e Shqipëtarit, sa do e madhe në vete, ësht’ e vogël në shkaqet [ndaluar] e ndezin. Për një kec të grabitur, për fjalë një të shtrembër, e shumë herë pa ditur as për se, Shqipëtarët marrin armët, hidhen, vriten. Por ata njerëz [ndaluar] vriten për interest e për prralla, ftohen edhe frikësohen po të jetë nevojë trimërie për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme.
Pali e Pjetri, Lami e Hasani, nukë kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Valiu!
Trimëria e vërtetë ësht’ ajo [ndaluar] vihet në shërbim të së Dreqtës e t’Atdheut, do me thënë në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë, janë punë egërsie e kafshësie, jo trimërie.