Re: Massachusetts - Rilindja
Nga Shekulli:
Sekreti i jetëgjatësisë në Kubë, shumë kafe, cigare dhe seks
Kuba është e njohur për përqindjen e lartë të qindvjeçarëve dhe sekreti i jetëgjatësisë së banorëve qëndron në një recetë të thjeshtë, sipas një studimi të kohëve të fundit: një jetë metodike, jo shumë alkool, por shumë kafe, cigare dhe seks.
Anketa që zbulon rezultatet befasuese është bërë me 54 nga 100 banorët qindvjeçarë të provincës së Villa Clara-s, e cila mban rekordin kombëtar të jetëgjatësisë (78 vjeç, ndërsa niveli kombëtar është 76 vjeç). Ky studim është drejtuar nda doktori Nancy Nepomucemo dhe është paraqitur në Ateliene kombëtare të punës sociale. Sipas studimit, shumica e të moshuarve të pyetur kanë qartësi të madhe mendore dhe vazhdojnë të kryejnë punë të rënda për moshën e tyre. Thuajse 60% e këtyre të moshuarve 100-vjeçarë rrjedhin nga prindër kampionë të jetëgjatësisë gjithashtu.
95% e tyre kanë zakone ushqyese të shëndetshme dhe të ekuilibruara me një regjim në bazë peshku, vezësh, qumështi, mishi të bardhë shpendësh), perimesh, rrënjësh, të cilat i gatuajnë me pak kripë dhe përbërës natyralë.
Mënyra e tyre e jetesës është shumë metodike dhe asnjë ndërmjet tyre nuk është alkoolik, por konsumojnë shumë kafe dhe tymosin cigare. Kanë interesa të shumta, përfshirë edhe të tipit seksual, sipas studimit. Ishulli i Kubës numëron tre mijë persona mbi 100 vjeç dhe 1,6 milionë të tjerë më shumë se 60 vjeç, të cilët përbëjnë 14% të popullsisë së saj. Së fundmi është krijuar edhe klubi i 120-vjeçarëve që përpiqet t’u mësojë njerëzve mënyrën e jetës së përshtatshme për të arritur këtë moshë.