Re: Martesa ne kishe......!!!
E para, kush tha qe kjo gje eshte nje nga ato rregullat e tipit "duhet te behet patjeter"? E ben ai/ajo qe e ndjen vete perbrenda nevojen e dickaje te tille, besimi dhe imponimi nuk ka se si te shkojne perkrah njera-tjetres.
E dyta, pergjigja e pyetjes tende: "...po thojme qe keni qefe te martoheni dikund ne xhami/kishe athere sikur ai djale/vajze te jete te nje feje tjeter nga ajo qe keni ju athere ca do benit?" per mua eshte e thjeshte: ose do t'a perzgjedh me kujdes qe ne fillim ne procesin e seleksionimit te tille qe mos te jete nevoja te kam me vone "dilema" te tilla (gjeja qe personalisht po me mbushet gjithnje e me shume mendja eshte rruga me e mire per te vepruar /pf/images/graemlins/smile.gif ) ose, ne rast te kundert, duke ditur qe psh per t'u martuar ne kishe duhet te jesh patjeter i pagezuar: a) do provosh t'ja mbushesh mendjen apo edhe t'a "konvertosh" ne besimin tend duke e futur ne nje nga ato kurset disa javore/mujore - flas per ne kishe, per xhamiat s'e di si funksionon - ne menyre qe ai/ajo te pagezohet disa dite para dasmes [procedure kjo qe mua per vete nuk me bind aspak per efikasitetin dhe mbi te gjitha pastertine/ndershmerine me te cilen behet, dhe si rrjedhim me ben te jem kunder saj] ose b) do besh vetem celebrimin ne Bashki, duke hequr dore nga ceremonia ne kishe. Njeriu sot eshte i lire te zgjedhe vete ate qe do te beje me jeten e tij, keshtu qe rezultati do te varet nga renia dakort e te dy partnereve se si do te duan t'a organizojne kurorezimin e dashurise se tyre. Ajo qe eshte paresore per mua eshte qe cfaredo rruge te zgjidhet, te zgjidhet me bindje te plote dhe me vullnet plotesisht te paster e te lire qe ai veprim eshte vertet ajo qe ti deshiron te besh, ne menyre qe te mos kesh asnje pendese apo rendim ndergjegjieje me vone, kur te rikujtosh ate moment te rendesishem te jetes tende dhe perballjen tende me te.