Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Komente
Si i perceptoni slloganet e dy transmetuesve digital ne Shqiperi?

Digitalb: "Ç'e do televizorin, nese s'ke Digitalb" (a dicka e tille)

Sat+: "Ju duhet ta keni!"

Per mendimin tim jane te dy teper provokues dhe prodhojne efekte negative ne perceptimin e atij qe merr mesazhin.
Ju si mendoni?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Po flas per ate spotin qe ka hedh televizoret ne kazan te plehrave dhe thote ate shprehjen e perafert me ate qe kam shkruar me siper.
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

po mir mer Jaho ...po s'pate televizor me ca do e shofesh Dixhitalbin ..me radjo Iliria?!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Po kete kontekst ka reklama, nqse s'ke Digitalb i bie qe televizorin e ke kot si per kafaz pellumbash.
Per mua eshte reklame teper e shemtuar.
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Pse, mu m'pelqeka. E kthen dixhitalbin nga nje aksesor ne nje pjese te domosdoshme te televizorit (..pak a shume is puna e kondicionerit ne makine -- s'eshte i nevojshem per funksionimin e makines, por eshte i rendesishem per rehatine e shoferit.)
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Komente
Si i perceptoni slloganet e dy transmetuesve digital ne Shqiperi?

Digitalb: "Ç'e do televizorin, nese s'ke Digitalb" (a dicka e tille)

Sat+: "Ju duhet ta keni!"

Per mendimin tim jane te dy teper provokues dhe prodhojne efekte negative ne perceptimin e atij qe merr mesazhin.
Ju si mendoni?

[/ QUOTE ]
Per sa i perket frazes se perdorur nga SAT+ ,me duket jo keq.Ngjall kuriozitet dhe ka tendence te "prodhoje mode";Moda eshte nje Must nese do te jesh "lart" ne Shqiperi.(me falni per banalitetin,por po perpiqem te pershtatem me termat e perdorura nga pupulli /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Sa per Digitalb,nese ajo fraze perdoret ne nje kontekst humoristik ashtu si "u bot ju", nuk shoh asgje negative,perkundrazi me duket e kendshme.Nese konteksti nuk ka te beje me humorin,atehere... /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif

PS:kete spot te Digitalbit nuk e kam pare.
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Komente
Si i perceptoni slloganet e dy transmetuesve digital ne Shqiperi?

Digitalb: "Ç'e do televizorin, nese s'ke Digitalb" (a dicka e tille)

Sat+: "Ju duhet ta keni!"

Per mendimin tim jane te dy teper provokues dhe prodhojne efekte negative ne perceptimin e atij qe merr mesazhin.
Ju si mendoni?

[/ QUOTE ]

Une mendoj se si sllogane, jane ok , te dyja i meshojne domosdoshmerise te te patur nje Digitalb apo ne rastin tjeter nje Sat+, por ne rastin e Digitalb-it sllogani me duket shume agresiv kurse Sat+ ndoshta e ka slloganin me soft, ose jo agresiv, dhe mbeshtes ate cka ka shkruar Sceptic ne lidhje me slloganin e Sat+
Tani per sa i perket reklames, te them te drejten kur transmetohet tek My Music nuk me terheq,madje shume vone e kam kuptuar qe ishte reklame per marresin Digitalb, pra si reklame e gjykoj te dobet,( me ka ngelur ne mendje vetem nje tv qe bie ne nje kazan te madh ) nuk me pelqen
Kurse reklamen e Sat+ nuk e kam pare dhe s'mund te gjykoj.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Sat+ i ka reklamat kryesisht me sportin, dmth i meshojne faktit qe kane eskluzivitetin e Champions League, Kampionatit italian dhe spanjoll, ato qe kane pikat e forta. Krijojne imazhin qe SAT+ blihet vetem per sportin (dhe faktikisht ashtu eshte), kane nje target me te kufizuar, ndersa Digitalbi eshte me i gjere.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Une nuk i kam pare spotet.U kufizova ne komentimin e slloganeve.Ndoshta edhe jam gabuar pasi nuk e njoh mire kontekstin ne te cilin jane perdorur.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per mua e ke gabim, Digitalbi ka krijuar nje imazh me te mire se SAT+, synon nje target me te gjere dhe per mua ja ka arritur. Nese ne te ardhmen do te marrin dhe eskluzivitetet per sportin (qe ka aktualisht SAT+) konkurenca do shkoje per lesh, se vetem nga ajo mbahen, programacionin ne teresi Digitalbi e ka me te mire, dhe imazhi qe kan krijuar e perforcon kete (per gjithe familjen, nderkohe SAT+ i meshon shume sportit).
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jam dakord me ty per sa i perket faktit qe Digitalb ka nje target me te gjere se SAT+.Per imazhin e krijuar,nuk jam shume e informuar mbi kete te fundit.Ndersa mbi postimin tim me lart,siç thashe,kam komentuar vetem slloganet e perdorura prej tyre te cilat nuk me duken te keqija(nese i pershtaten konteksit te spotit).
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ne mos gaboj me siper ti bere dhe nje gjykim per reklamen e Digitalbit dhe the qe eshte e dobet.
Une thjesht te kundershtova kete mendim duke u nisur nga ato qe kam ndjekur une ketu. Ajo reklame eshte ne funksion te imazhit qe ata kane krijuar dhe une mendoj qe ja kane arritur.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jo nuk kam gjykuar reklamen pasi nuk e kam pare.Une iu referova asaj qe tha EBM mbi slloganin e Digitalbit e cila,atij, i duket agresive dhe povokuese. Une kam thene qe slogani me duket i kendeshem,por nese perdoret ne nje kontekst jo humoristik atehere nuk eshte gje.

Te thuash diçka te tille si "ç'e do televizorin pa Digitlabin" me seriozitet,te duket gjetje goditur?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Te gjitha reklamat e Digitalb kane humor brenda keshtu qe kjo ndjek linjen. Vete ajo pamja eshte per te qeshur.

Me siper ke shkruar qe e ke pare tek My Music dhe te ka mbetur ne mendje televizori ne kosh, tani thua nuk e kam pare, me bere lemsh. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Te My Music kam pare vetem ato spote qe perdorin sloganin "u bot ju". Pastaj,My Music nuk e kam permendur fare... ti me bere lemsh mua tani /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Reklama me koshin e plehrave nuk ka sens humori, sikurse jane te gjithe te tjerat me shprehjen "u bote ju".
Ne gjykimin tim ajo vjen si paragjykuese dhe prek ne seder te gjithe ate shtrese se shoqerise e cila me gjithe deshiren e madhe per te patur nje Digitalb ne shtepi, nuk ka mundesi ekonomike per ta blere, sikurse edhe ate shtrese te popullsise qe mgjse eshte ne gjendje te mire, nuk eshte aq e apasionuar pas programeve te televizionit sa per te blere nje Digitalb apo Sat+. I mjafton televizori per t'u informuar nga televizionet kombetare dhe nuk i intereson se ka sport Sat+ apo ka telenovela Digitalb-i.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Sceptic sorry e kam ngaterru me postimin e IRA. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

EBM tek reklama e fundit kane kaluar nga ironia ne sarkazem. Ekziston dhe mundesia ta marrin sic thua ti, po kur te gjitha spotet kane ndjeke nje linje humori, eshte me afer perceptimit te ironise ngacmuese.

SAT+ p.sh me "Ju duhet ta keni ne shtepine tuaj" pasi ka permendur te gjitha kampionatet qe transmeton duket sikur te thote "Merre qe te shofesh sportin", dhe ne fakt ata qe e kane blere prandaj e kane blere, une in primis.

Tentuan me nje reklame te ndryshonin stil (me personazh Enkel Demin) po jane shume larg prodhimeve te Digitalb me personazhe te portokallise. VGA tani punon kryesisht per Digitalbin dhe i kane perqendruar aty forcat.

Per mua do te benin mire ti meshonin programacionit, keto jane kanale qe nje emision e transmetojne shume here, dhe ti ke mundesi ta shohesh kur ke kohe. Digitalbi e ben me mire kete dhe besoj ja kane pare hajrin.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nuk po gjykojme ecurine e ketyre dy produkteve Ujku, thjesht u kapa tek keto 2 spote.
Ok e pranoj qe reklamat e Digitalb jane teper funny, por kjo me koshin e plehrave s'eshte gjekundi e goditur, mbase gaboj kur e cilesoj diskriminuese, por mua ashtu me tingellon. Dmth ata qe kane digitalb kane prek parajsen, te tjeret jane prapa bote, i bie te rrojne kot.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Perceptimet jane te ndryshme kuptohet, gjithsesi duhet pare ne vijimesi. Plus qe e kombinuar me nje oferte jep goxha efekt per mua.
Gjithsesi meqe e prekem mund ti hyjme me thelle marketingut te tyre, p.sh me pelqen menyra si Digitalb punon me mesazhe promocionale, gje qe SAT+ nuk e ben. Klienti sqarohet shume me teper dhe nuk humbet shume kohe per te vajtur dhe pyetur ne dyqan, aq me teper kur gati cdo muaj bejne oferta.
 
Top