Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

@d@

Primus registratum
Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

A ka ndryshuar sjellja e mashkullit (opinonit ne pergjithsi) rreth figures se gruas keto vitet e fundit,apo zbatohen formula te se kaluares?
Cili eshte modeli/sjellja (sipas jush) neper te cilen duhet eci jeta e femres?


Dikur pretendohej: E virgjer, fjalepak, e perulur,nderi i familjes varej prej kushtimit dhe sjelljes se saj!
 

peson

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

Në shumë vende të botës, me mijëra gra flasin të njëjtën gjuhë, atë të heshtjes. Për të thyer heshtjen, në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës, (25 nëntori) “Strehëza për gratë dhe vajzat e dhunuara” dhe UNICEF, kanë gjetur si mjet sensibilizimi, jo thjesht shpërndarjen e fletushkave, por një dokumentar. “Pas teje, jetoj”, quhet dokumentari i ideuar nga sociologia Majlinda Bregu, me regji të Namik Ajazit. “Kjo është hera e parë që flitet për një çështje, e cila deri tani është konsideruar e fshehtë. Dhuna ndaj gruas, apo fëmijës, është konsideruar gjithmonë si një problem që i takon vetëm familjes dhe duhet të qëndrojë i mbyllur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Por ka ardhur momenti që të flitet hapur për të, pasi siç është edhe logoja jonë për këtë vit “Dhuna na shndërron të gjithëve””, - thotë Majlinda Bregu, skenaristja e këtij dokumentari. “Padyshim që realizimi i këtij dokumentari ka pasur vështirësitë e veta. Në të kemi të gërshetuar anën artistike dhe atë sociale, që përbëhet prej intervistash që u janë marrë grave të dhunuara, si dhe një prezantim i shërbimeve të rrjetit kundër dhunës”, - thotë Namik Ajazi. Ndërsa për sociologen, që këtë herë vjen si skenariste, synohet të dëshmohet për efektet që dhuna lë jo vetëm tek gratë e tek fëmijët, por në të gjithë shoqërinë. “Sa më shumë gra të dhunuara do të ketë, aq më shumë fëmijë të traumatizuar do të ketë, gjë që padyshim do të lërë gjurmë në shoqëri. Megjithatë ky dokumentar nuk është ngjizur me nota pesimiste, përkundrazi, ne japim edhe rimëkëmbjen e këtyre grave të dhunuara”, - thotë Majlinda Bregu, duke shtuar që krahas intervistave të grave të dhunuara, të cilat kanë qenë, ose janë kliente të “Strehëzës”, ka edhe mendime specialistësh, si avokatësh, mjekësh apo psikologësh. Vjollca Meçe dhe Rubena Moisiu, paraqesin gjatë minutave të dokumentarit, një panoramë të gjendjes, pasojat shëndetësore, apo zgjidhjet në rrugë ligjore. Dokumentari, është i pari në llojin e vet, zgjat 45 minuta dhe xhirimet e tij janë kryer në Tiranë, Berat e Shkodër, nga janë edhe viktimat e dhunës. Ai fillon dhe mbaron me një histori, e cila ka ndodhur në të vërtetë, por që interpretohet prej dy të rinjve, Ermelinda Voja dhe Lorenc Çelo.

Letrat
Isha vetëm 20 vjeç kur u lidha me bashkëshortin tim. Familja e tij nuk më donte. Brenda pak viteve shumë gjëra ndryshuan. Nuk kishte më fjalë të ëmbla, dashuri, respekt, por vetëm fyerje dhe rrahje shtazarake për shkaqe nga më të rëndomtat. Dhuna u bë edhe më e egër pasi kaluan vite dhe unë nuk po bëja fëmijë. Presioni psikologjik e fyerjet u shtuan. Dhuna arriti kulmin kur bashkëshorti im në gjendje të dehur, pasi më hodhi vajgur në trup tentoi të më vinte flakën. Nuk di si shpëtova. U largova për të mos u kthyer më…

Jam jetime. Në moshën 21 vjeç u martova dhe jetova e qetë derisa djali u bë 12 vjeç. Pas kësaj, burri mbetur pa punë nisi të pinte. Atëherë nisi dhe dhuna. Nuk kisha ku të shkoja, s’kam asnjë të afërm. Keqtrajtimet fizike shtoheshin vazhdimisht dhe jam detyruar disa herë ta denoncoj në polici. Pas tre vjet torturash vendosa të bëj padinë për divorc. Divorci u krye dhe si e pafat, fëmijët m’i mori burri, pasi sipas tij nuk isha në gjendje t’i edukoja si duhet. Kjo gjendje zgjati derisa im bir mbushi 18 vjeç, ndërsa vajza vinte më takonte fshehurazi. Vetëm tani jetoj me fëmijët e mi.

Jam Mira, 32 vjeç nga një fshat i Shkodrës. Kam shtatë vjet e martuar, me dy fëmijë, por vetëm vitin e parë të martesës kam bërë jetë normale. Problemet filluan kur linda fëmijën e parë, vajzën, që im shoq si i marrë shpresonte të ishte djalë. Nisën fyerjet, sharjet e më pas edhe shpullat. Të gjitha u egërsuan pas lindjes së vajzës së dytë. Më kapte për flokësh, më shante, me gjuante me çfarë të kishte më afër e më përplaste në tokë. Kur vajza e madhe ishte 5 vjeç, nisi të rrihte edhe atë, e zgjonte natën dhe e detyronte t’i bënte kafenë. Shumë herë kur jam munduar të mbroj vajzën e kam parë veten në spital
 

peson

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

E nisi jetën bashkëshortore me një kanun të vogël. Të shkruar nga burri me të cilën kishte vendosur të ndante vazhdimësinë. “Kujtesë me shkrim për gruan time…”, ishte ajo që bashkëshorti i numëronte pikë për pikë se çfarë duhej të bënte, që nga mënyra e qëndrimit e deri tek rregullsia e frikshme në bërjen e punëve të shtëpisë. Mes tyre, daljet me shoqe apo vizita të ndryshme nuk llogariteshin. Shkeljet e rregullave ndëshkoheshin rreptësisht, si në fakt ndodhi pafundësisht herë. Gjithçka ka ndodhur në Tiranë dhe ka nisur plot 14 vite më parë. Kujtesa për gruan mban datën 28 korrik i vitit 1990. Kjo është historia e vërtetë e një gruaje nga Tirana, nënë e një djali, që pas vuajtjeve pa fund fizike e psikologjike, vendosi të jetojë. Një histori, vënë në qendër të dokumentarit “Pas teje, jetoj”, shfaqur pasditen e djeshme në kinema “Milenium 2”, si apel për ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj gruas.
Studimet
Studimet e ndryshme që janë bërë për vendin tonë dëshmojnë për dhunë në familje e në mënyrë të veçantë për dhunë ndaj gruas. Ekstremitetet në shfaqjen e dhunës nuk kanë munguar. Sipas një studimi mbarëkombëtar të vitit 2003, të paktën 8 për qind e grave shqiptare pranojnë se vuajnë nga dhuna fizike e ushtruar nga partnerët e tyre intimë. Gjithçka ka ardhur pas intervistave të bëra në gjithë zonat e vendit. Ndërkaq vuajtëset e dhunës psikologjike rezultojnë shumë herë më shumë. Sipas të njëjtit studim, rreth 25% e grave pranojnë se vuajnë nga dhuna psikologjike. Psikologë e sociologë, pranojnë se në ato familje ku dhunohet nëna, fëmijët janë gjithashtu të dhunuar, për të mos folur më pas për frymën me të cilën edukohen e rriten. “Plot 90% e fëmijëve të grave të dhunuara janë dëshmitarë të dhunës së ushtruar në familjet e tyre e për rrjedhojë përjetojnë dhunë emocionale e në shumë raste edhe dhunë fizike”,- thuhet në studim dhe shtohet se fëmijët mësojnë atë çka shikojnë dhe abuzimi që ata përjetojnë shpesh gjeneron një cikël abuzimesh, i cili mbartet në gjenerata të tjera. Sipas këshillueseve dhe punonjëseve sociale në qendrën e këshillimit në Tiranë, rastet e trajtuara tregojnë se dhuna kërcënon këdo, pavarësisht moshës, profesionit, shtresës sociale, fesë apo vendbanimit.
Strehë për gratë e dhunuara
Në ndihmë të viktimave të dhunës në familje, që nga viti 1995 është ngritur një rrjet i shërbimeve sociale i përbërë nga Qendrat e Këshillimit në Tiranë, Berat, Shkodër e Pogradec; strehëza për gratë dhe vajzat që ndodhet në Tiranë; Refleksione me projektin e punësimit për gratë në veshtirësi; Qendra Avokatore për Gratë dhe Aleanca Gjinore për Zhvillim. “Dhuna në familje është një abuzim shumë i rëndë i të drejtave të njeriut dhe ka natyrën e një krimi të fshehur”,- thonë specialistët, duke shtuar se ajo ndodh pas çdo dere të një familjeje në dukje perfekte. Sipas tyre, dhuna ndaj partnerit intim i përngjason krimit ndaj një të panjohuri, që për fat të keq numëron raste të shumta. Sipas të dhënave, gjatë tre viteve të fundit në linjat e këshillimit në Tiranë, Berat, Shkodër e Pogradec kanë mbërritur rreth 6670 telefonata nga gratë dhe vajzat e dhunuara nga i gjithë vendi, ndërsa më shumë se 1586 kliente kanë kërkuar këshillim ballë përballë.
 

@d@

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

thanx per keto qe ke shkruajtur /pf/images/graemlins/smile.gif .Ajo qe dua une eshte nje opinon i pergjithshem. Raste si keto qe ke sjell ti jane te pashmangshme fatkeqsisht.
 

peson

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

PERENDIMI, NJE NE TRE GRA DHUNOHEN SEKSUALISHT

Dje ishte dita nderkombetare kunder dhunes ndaj gruas. Kjo dite eshte percaktuar si e tille nga OKB-ja per te sensibilizuar opinionin mbareboteror ndaj ketij fenomeni. Edhe pse ne disa vende kjo teme eshte perfshire tashme ne agjenden politike, rendesia dhe permasat e formave te ndryshme te dhunes ndaj gruas ne shume raste nenvleftesohen. Jo rralle dhuna ndaj gruas cilesohet si nje akt i pademshem kalorsiak, nderkohe qe ne mbare boten grate vuajne pasojat e dhunes si nje shkelje e rende e te drejtave te tyre. Ne epoken e globalizimit, sic duket e drejta e pacenueshmerise shpirterore dhe fizike te gruas lihet pasdore. Ne boten e globalizuar duket se barazia eshte norme dhe gjinia nuk eshte vetem fat, por edhe ceshtje e vetedijes individuale. Pra, a mund te themi se tani kemi te bejme vertet me shanset e barbarta mes burrit dhe gruas ne shoqeri? Mjafton vetem nje veshtrim ne Evrope per te kuptuar, se nje gje e tille nuk ekziston. Ne kohen e mendimit neoliberal te tregut puna e perkujdesjes per te moshuarit dhe femijet konsiderohet si nje detyre individuale ose si barre. E pavaresisht nga te gjitha kerkesat per me shume demokraci gjinore - jane grate ato qe duhet ta perballojne kete detyre. Por edhe me shume se kaq, pavaresisht nese eshte kjo pasoje ose pjese e veprimit neoliberal, aty ku normat shoqerore ndryshojne rrenjesisht ose shperbehen rritet dhuna kunder gruas. Ne Evropen Lindore p.sh.: tregtia me gra e vajza qe shiten nga ish vendet e bllokut lindor ne Evropen Perendimore po arrin nderkohe permasa tronditese. Ne Evropen Perendimore p.sh.: nje studim aktual i qeverise federale gjermane tregon, se me shume se nje ne tre gra perjetojne dhunen seksuale ne familje. Ne vendet e Lindjes se Mesme modernia konsiderohet si kercenim dhe kthimi ne format arkaike te patriarkatit kurorezohet si forme e shtetit me baze fetare. Ne keto vende gruaja eshte e privuar nga te gjitha te drejtat ne cdo fushe te jetes dhe shpesh here ajo mbetet jashte sistemit te arsimit dhe kualifikimit profesional. Por edhe ne Azine Jugore: femijet dhe grate jane viktime e turisteve perendimore te seksit ne Tajlande, vetedija e te cileve, sic duket, eshte e pamjaftueshme per te gjetur partnere te barabarte ne vendin e tyre. Edhe nga Malajzia, Filipinet dhe Indonezia grate e reja shfrytezohen ne shume vende te botes si sherbyese neper shtepi apo ne sfera te tjera duke u paguar ne menyre qesharake dhe duke punuar ne kushte skllaverie.

Mjaft e veshtire eshte edhe gjendja e grave ne nje sere vendesh te dale nga lufta apo te perfshire nga krizat e konfliktet, si ne Ballkan, ne Afrike, ne Ameriken e Jugut, apo ne Azi. Ne lufte ka edhe dallim midis te qenit burre apo grua. Nese burrat dalin ne lufte, kapen rob apo vriten, gruaja eshte ajo qe mban barren kryesore per anetaret e tjere me te dobet te familjes, femijet, te semuret apo te moshuarit. Krahas konfrontimit me rreikun latent per te rene viktime e veprimeve luftarake gjate perpjekjeve per sigurimin e ushqimit, gruaja has edhe ne nje frome tjeter te dhunes: dhuna seksuale qe shpeshhere perdoret si nje mjet strategjik i luftes. Kjo ka per qellim demonstrimin e forces gje qe ka pasoja te renda dhe afatgjata per grate e vazjat si dhe per familjet e tyre. Nese keto pervoja mbeten tabu ne shoqeri, grave te prekura s'u mbetet gje tjeter vecse ta ndrydhin ate qe kane perjetuar, por zhvleftesimi dhe plaga jep efekt deri ne brezat e ardhshem.

Lista e pervojes se grave me dhunen eshte e pafundme. Dhuna fizike, psikike e seksuale nuk eshte ceshtje private. Ajo eshte pjese e dinamikes se proceseve mbareboterore te transformimeve, baza e se ciles duhet hetuar, zbuluar dhe ndryshuar. Nje gje prej se ciles duhet te frikesohemi eshte e qarte: nese gruaja mbetet e humbur, do te humbasim te gjithe.
 

@d@

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

Maskarenj fare kam per ti pershkrua meshkujt shqiptare ke detyra qe do dorzoj /pf/images/graemlins/laugh.gif ju dhash mundesi te me ndyshonit mendim hic ju ..
 

Trista

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

Ja u mbylle gojen te gjitheve me kete temen... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

@d@

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

Per kshu gjerash jam e tmershme una /pf/images/graemlins/laugh.gif

M.q.se ra fjala +2 ne provim una /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Trista

Primus registratum
Re: Mardhenjet femer -mashkull ne jeten sociale !

Fillimisht postuar nga Iv:
[qb] Per kshu gjerash jam e tmershme una /pf/images/graemlins/laugh.gif

M.q.se ra fjala +2 ne provim una /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Tani ma thua?...ah po, s'te lashe une te me thoje gje ti :shrug:

:kiss:
 
Top