Manipulimi

Simpatik

Primus registratum
Re: Manipulimi

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Manipulimi = Perpunimi i situatave, instrumentalizimi i tyre dhe sjellja ne nje trajte qe te jete ne funksion te qellimit qe kerkohet te arrihet ne kete rast nga ai/ata qe quhet/n manipuluesi/et. [/qb]
Ketu me ke pelqyer moj Kordele me sinqeritet e kam.
Mendoj se manipulimi eshte me pak negativ sesa pozitiv me dashje apo pa dashje ne gjate te gjithe kohes jemi manipulativ, ne mundohemi te bejme/arrijme ate qe na pelqen/duam.

manipulim= perpunim
= shnderim
= te bindesh tjetrin
= domosdoshmeri mbijetese

Ne raport me dashurine ti mundohesh me bukurine dhe te mirat qe ke te besh tjetrin per vehte edhe kjo eshte manipulim!
 

Guest
Re: Manipulimi

manipulim....mmmmm do te thoja qe eshte diqka shume e keqe te manipulosh me njerzit sepse siq thame dhe me larte manipulimi eshte diplomaci por qe nuk perdoret me mase te madhe njerzish siq perdoret diplomacia.
e sa per diplomacin po i shofim vete greminen ku po na qon ajo kaq kisha /pf/images/graemlins/wink.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Manipulimi

Manipulim -natyrisht mund te perdoren nje sere sinonimesh fjalesh te pastra shqip, sidoqofte duke e shqiptuar ne kete menyre ne e kemi shqiperizuar disi.
Ka disa kuptime, me kryesorja eshte :-perpunoj., sikurse mund te peroret perziej (veren), ose perdoret edhe si term ne mekanike, etj.
Mendoj se nuk ka vlere aq forma se sa permbajtja qe i japim. Psh,kur themi perpunoj mund te marre disa kuptime dhe te shndrohet ne Kurdis (intriga) Kujtoni se ç'beri Jago me Otellon, e perpunoi deri ne ate pike sa...
Qellimi i temes eshte te diskutohet nese ka te drejten e qytetarise nje veprim i perputhur me fjalen. Eshte nje term me shume kuptime, por me te dy ngarkesat morale, ate pozitive dhe negative.
Pra si e tille eshte e pashmangeshme, por jo domosdoshmerisht e keqe. Njeriu mund te perpunoje edhe nje situate apo shume ne favor te tij pa shkelur interesat apo personalitetin e tjetrit.
 

Prozator

Primus registratum
Re: Manipulimi

Realisht manipulimi ze me shume hapesire ne jeten tone se mendojme ne. Te gjitha ato terma specifike qe kane te bejne me mekanizmat mbrojtes, rritjen e vetvleresimit, forcimin e vetbesimit, etj.

Kurse ne pergjithesi ka profesione te tera qe bazohen mbi praktikimin e manipulimit. Psikologu eshte njeri nga ato profesione.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Manipulimi

Cfare do te thote manipulim?
Menyre e sterholluar e dredharake per te perpunuar dike qe te veproje ne nje menyre te caktuar.

Une kete nuk do ta permblidhja keshtu per arsye se interesi im, karakteri im, pikpamjet e mija e kthejne manipulimin ne nje veprim te dobishem per shoqerine.

Manipulimet jane te ndryshme dhe shume njerez sidomos ne vendet e pazhvilluara e perdorin per qellime djallezore.
Nje njeri qe eshte i vetedijshem dhe i ndergjegjshem per ate cfare ben, besoj cdo veprim i tij ka perfundim te suksesshem dhe dobiprures per shoqerine.

Mvaret se si e kuptojne njerezia Manipulimin-

Fm
 

ilirjani

Primus registratum
Re: Manipulimi

Nese besoni se ne kete bote jemi kalimtar;Besoni tek zoti!!!!!!;-pppppppp
Nese besoni se eshte vetem kjo jete;Besoni tek manipulimi!!!!!!!!!!!!!!!!!
faleminderit!!!!
Dhe nje shprehje........
<<<<<SHOKU TA FUT SOT!!!!!!>>>>
 

Albinos

Primus registratum
Re: Manipulimi

Cili shok ta fut sot, Ilir?
Dhe per Emen, cfare kuptimi ka mashtrimi qe permende kur ne po flasim per manipulimin?
 

genti

Primus registratum
Re: Manipulimi

Fillimisht postuar nga paperina

Manipulimi eshte per budallenjte ose per ata qe kane zemren pak te dobet /pf/images/graemlins/wink.gif [/QB]
Budallenjte :confused:
Po ata qe jane te "zgjuar" ose te "pamanipulueshem" nga gabimet e kujt mesuan?
 

genti

Primus registratum
Re: Manipulimi

Ne pergjithesi Manipulimi lidhet ngushte me interesin dhe kenaqesine e c'do njeriu per te arritur lehte ate qe do,por shume shpesh ndodh edhe per te parandaluar dike te manipuloje ty vet.Ne kete rast eshte pozitiv.
Ruhuni nga Ata qe "buzeqeshin"!
 

gangsterja

Primus registratum
Ne shkencat shoqerore dhe publistik zakonisht perdoret si kritike per nje veprim te drejtuar me ndikim nga jashte qe i drejtohet nje grupi apo personi i cili nuk eshte apo eshte pjeserisht ne dijeni qe te dhenat orientuese shpijen ne interes te vepruesit(Manipulatorit)

Manipulimi;ndikimi i vetedijshem,venje dore ne dicka;nderberje....
Ne kerkimin e manipulimit perpos shkencave sociologjike edhe te sjelljes jane edhe shkencat e informimit dhe komunikimi,estetika dhe shkenca gjuhesore e manipulimit.Berja dhe krijimi i motiveve te sigurta kunder manipulimit eshte detyre kritike e pedagogjise.
 
Top