Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

r0306

Primus registratum
Re: Made in Albania

rrofshi cuna, se sot qesha!!!
Nesheraku!!! e kisha harru' komplet.
une me ato t'mite i bishim nga mrapa, ktej nga lana.
ka pas nje si bicim rrobaqepsie aty e pastaj vinte nje pallat i kuq me nje shkalle. perballe ishte MURI!!! e pertej murit ishin kushinjetat (po te kishe shonc) ose zarat!!!
rrofshi se me mallengjyt!!!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Kom pas i shok une, ger feraizin qe e nxishin hekrat e penxheres kati par te neshiraku ku ishin kuzhinjetat. E mir o mir, u fut Geri, i shkum nja 80 cope kuzhinjeta ne nje litar si fiqte e thate, dhe i morem dyshe se ishim t'vehjel s'ic coshim dot.

Njaty e kam shpin hala te rrobaqepsia!! Hi hi!
 

joranna

Primus registratum
Re: Made in Albania

hahahaa
mua me kujtohet kur luanim te paralelet mbas shkolles,e kisha afer shpise,sa here kam thy qafen duke rene drejt e me hunde pingul pertoke se synonim ato me te medhajat qe ishin dyshe,nje me e vogel e tjetra me e larte dhe per tu ngjitur kacavireshim si shimje duke futur fustanin te breckat rreth e rrotull qe te beheshin tip palicetash e te mos dukej gje e te loznim rehat
pale sa here kemi rreshqitur te kapaket e vendstrehimeve ne cdo pallat se i konsideronim rreshkitese cilesore,shpika nje stil me koke poshte po hoqa dore shpejt se duart arrinin shume shpejt token gjithe xhama e guraleca e na beheshin cope e kush i bente balle mamit,pale po te te qellonte te ndotje fundin kur uleshe ne bar se s'kishte zot te hiqte njollen,fillonte formaliteti,
ej po biz (kshu me duket se quhej)kush ka lujt,me nje tip shigjete me maje gjilpere qe duhej te ngulej pingul ne toke qe nga gjithe gishtat e dores e deri tek supi
dhe nje nder gjerat qe mbaj mend,kam arritur dhe pershendetjet e konferencave,na merrnin qe nje muaj para per prova,ne qe kishim pjese per te recituar,te zgjedhurit,kush ishte me i miri kishte dy pjese,kishim privilegjin te mos vishehshim me uniformen e pionierit,te mbanim tufat me lule dhe shallin e kuq per ata te podiumit,dhe ishim te vetmit qe vendoseshim ne skene se te tjeret me rregullsi te programuar e me dy flamuj te medhenj shperndaheshin neper salle,ka qene dhe nje kenege,e mbakam mend:
jemi pioniere te enverit
emrin na e fali nena jone parti
emrin tend kur foshnje kemi qene
ne e kemi thene plot me dashuri
REf:kenga jone,kjo kenge feminore
eshte gjithmone gezim e lumturi...
por pishmani me i madh me ka mbetur bicikleta ime dhurate per pese vjetorin se ciles nuk i hipa dot kurre per qejf se sa here e nxirrja jashte per te lozur mblidhej gjithe lagja ,dhe me luteshin te gjithe per nje xhiro e une si zemermire jua jepja te gjitheve <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> e hajde te me binte ne dore pastaj,ma sillte i ati i ndonjerit prej cunave mbas nje jave,atehere mami me detyroi te ushtroja hobin tim ne koridorin e shtepise 2 me 1,
kujtoj racionin tim te librave sa here babi merrte rrogen e 15 diteshit ne librari e qe plaste sherri ne shpi se mami ankohej se u shonte rroga ne zero qe diten e pare me libra per mua e per ata te dy,pervec abonimeve te revistat pionieri e horizonti e shkenca e jeta(per prinderit),s'kishim me vend ku ti vinim se biblioteka filloi seriozisht te rrezikonte shperthimi te pafajshem
dhe nje e fundit e nuk do zgjatem me,kujtoj me mall kabinetin e fizikes se gjimnazit ne kat te trete qe babi im e kishte nen kujdes fanatik e pergjegjesi te madhe,sa here shkoja me shoqet humbnim per nja 4-5 ore te mira mes dollapeve,magneteve e eksperimenteve te cdo lloji,arritem te hapnim kutine e nje peshoreje te vogel te kimise qe ruhej aty me amanet per eksp,babi akoma e kujton e qesh me shpirt kur tregon se ka hequr te zite e ullirit per ti mbledhur guret qe te fundit e ka gjetur fshehur per merak ne dollapin e dhomes se pastrueseve ne kat te pare afer banjove
tani qe me shperthyen vrullshem njemije e njeqind kujtime me duket vetja 100 vjec,pjese e jetes sone te hershme qe ne mbyllje te saj do behen domethenia e filozofia e jetes made in albania
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Made in Albania

Une mbaj mend kur organizoheshin festivalet, provat ne shtepine e pionierit, dhe qefi me i madh ishte kur afronin provat gjenerale se merrej leje ne drejtori dhe nuk shkonim ne shkolle per nja tre dite <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Shqetesimi i madh per fustanin dhe sandalet (qe i vishnim me corape dhe une grindesha me mamin se i doja te bardha kurse ajo me ngjyra qe te shkonin me fustanin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) dhe qe zakonisht merrej per model fustani i ndonje mikro-borgjezeje ne qytet dhe perfundonin po prape te gjithe njesoj
lol.gif
. Mua me nxirrte mesuesja para klases ne oren e muzikes dhe i'a mesoja gjithe klases kenget e festivalit pa u bere festivali akoma <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />

Ose kur shkonim ne plazh. Qe te mos rrija gjithe diten ne uje duhej qe para se te hyja te lahesha prape duhej te me ishte thare koka - koka ime gjithmone si koke ushtari se zinim morra gjithe kalamajte gjate veres <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> dhe thahej per dy min po ideja besoj ka qene te me edukonin me rregullin <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />

PS:po degjoj kengen e Luan Zhegut:

Cudi; cudi me ty babi
kjo kenge sa shume po te mundon
ke shkruar muzike gjithe jeten
per ne femijet ke shume emocion

wub.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

te qenkan zgjatur floket ama

Une kam zene nja dy here, te pakten. Mbaj mend qe me bertiste mami dhe me thoshte te mos rrija me Turin e Selimit se ata ne fakt s'laheshin fare si familje.

Mi qethen nje here dhjeç dhe me ngacmonin shoket me thoshin tullaci. Akoma tullaci une edhe kur me ishin zgjatur me shume se te atyre. m'u desh sherr per ta hequr.
 

E-H

Primus registratum
Re: Made in Albania

O Blendi tek 21 dhjetori e kishe shtepine ti?
Tek kush shkolle e ke bere tetevjecaren?
Une e kam bere tek Sabaudini. Kam qene dhe goce zyshe, dhe mbaj mend qe me duhej te mesoja me shume se te tjeret dhe mami gjithmone me vinte ndanje minus perpara, qe gjasme mos dukej qe po me mbante me hater. Une pastaj sa vija ne shtepi beja sherr se me vinte inat se kisha plasur trute mbi libra.
booki.gif
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Me kujtohet dhe kur ishim te vegjel, qe na therriste mami ose babi qe te futeshim brenda dhe gjithmone do iu luteshim duke uleritur ne mes te lagjes, qe te rrinim edhe pak, duke gjetur ndonje justifikim koti.
eusa_angel.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po edhe pak o maaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!
Po edhe qashim deri sa te na linin.
Mirgenin qe gjithe diten ishte i fort' i lagjes, ne darke e coja une ne kat te katert se kishte frike nga erresira.

Po mos te vinin ta merrnin nuk ikte ne shpi mirgeni nga frika e shkalleve (ne fakt 4 kate pus ishin). I therriste ai prindrit ne vend qe ta therrisnin ate.

te sabaudini e kam bere edhe une shkollen. Shpine hala atje e kam, te 21-shi. kam pas shoke Flor Kazazin dhe ne klase kisha Ledjon e famshen te pallatit te gjelltores ose (ish-gjelltores) me mire. Ai vetem zgarraviste turq me shpata ne libra, dhe kur i zhgarraviste ua bente edhe zerat sikur flisnin ata turqit e atij.
Goca e ciles zysh ke qene ti? Une dy goa zyshash i mbaj mend.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Made in Albania

Une e vogel kam qene per nja dy jave me pushime ne Tirane <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> meqe kusherira ndenji nja dy jave ne shtepine time me pas <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Ishte mes i qershorit me duket dhe per tu argetuar hipnim ne autobusa, nga Tirana e re deri tek stacioni i trenit se ishim edhe te vogla e nuk paguanim bilete <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> Pastaj tek stacioni i fundit tek treni dilnim nga njera dere e autobusit dhe hypnim nga tjetra. Nje nate kur hyme nga dera tjeter na tha shoferi: Nuk nisem me, ishte rruga e fundit <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> Si perfundim shkuam ne shtepi deri tek Petro Nini ne kembe dhe kur arritem nuk na e hapi gjyshi deren, as brenda ne oborr nuk na futi ngaqe ishim vonuar
smash.gif
Pritem ke dera derisa erdhi mamaja e kushos qe per fatin tone erdhi me dy amerikane me duket, nejse mo te jashtem, dhe nuk mund te na bertiste <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />

Kurse kur udhetoja me tren (6 ore
sleep.gif
) per ne Tirane ose nga Tirana e merrja trenin me rradhe nga vagoni i fundit deri tek lokomotiva. Halli me i madh ishte qe dera e vagonit te pare ishte e mbyllur me celes dhe nuk lejohej te hyja tek lokomotiva te shifja si ishte. Kur arrinim une isha gjithmone me duar dhe kembe te zeza nga inspektimet e gjithe vagonave. Mbaj mend qe nga vrima e WC'se se trenit dukej toka <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> kurse nga dritarja naten dukeshin vetem dritat e Tiranes dhe xixellonjat neper ferra.
 

E-H

Primus registratum
Re: Made in Albania

une goca e zyshes me te mire, mo blendi <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> Ti i mban mend se i ke pas paralel. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Kurse une florin sikur e mbaj mend, po ty jo(nqse nicku eshte emri i vertete), nejse ne mos gaboj ke pasur ne klase dhe Vasilika llasticen(se dhe floket, e vogel ashtu i mbante), qe ishte dhe nxenesja me e mire e klases tuaj.
booki.gif

Une kam qene tek ajo klasa ku gocat ishin me te prapta dhe ua mblidhnin cunave, qe ishin te bute.

Ah, nuk e harroj ate bicikleten kineze te babit, qe sa qejf kur e mesova vete(kuptohet pasi i kisha bere gjak gjunjte nga rrezimet e shpeshta ) :tipsy: ).
Me pelqente se ishte me kondra frena dhe gjithe qejf beja xhiro neper lagje.
Nejse me shume kujtime kam nga shkolla tetevjecare, saqe akoma me dalin ne enderr korridoret e shkolles, me ate zilen primitive(si bocet qe sajonim, per te luajtur)qe gjasme lajmeronte nderrimin e oreve. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

E po ti je goca e zyshes se historise (ia di emrin po nuk dua ta shkruaj, biles e fshiva se e kisha shkrujt) Si zysh sh e mire dmth...tashi jo qe t'i mbesi hatri Klares (se e kemi dhe mik shtepie), po qe se je ajo qe them, te mbaj mend, dmth...ashtu sic ke qene e vogel. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Se klsa A i kishte ato cunat qullace (Bled Strakosha still is as far as I can tell). Nuk kemi qene shoke ne se une kisha turp nga gocat atere, duket ngaqe i kisha qejf dhe me digjte t'u flisja. Por mami jot duhet te me mbaje mend, Blendi Salaj te C-ja.

PS. me tha mami per Farziletin. She was a cool woman, too young. <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

E-H

Primus registratum
Re: Made in Albania

edhe mua me erdhi keq.zyshe e rrepte, por asaj ja dedikoj dashurine per frengjishten, se te mesonte tamam, jo si Lina e vasilika. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
Une ty emrin ta mbaj mend ,por nuk e lidh dot me fytyren.kam qene dhe tek klasa juaj per nje vit.klasa katert, tek kabineti kimise. me fat ju, se e kishit shkollen paradite.
thumbsup.gif

Po ama figure fare ishte ai ledio. <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" /> sikur eshte marre me box kohet e fundit.ta merr mendja?nga halli them une e ka fillu ate sport, se eshte merzit tu e ngacmu te gjithe.
smash.gif
smash.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

hum... e mbaj mend, se isha dhe une ca kohe po pastaj nisi gjimnazi, te tjera horizonte hapen lol e lash boksin.

po ledjo vazhdoi me ne fund, se me verte qe i bishin ne qafe shume te ledjes. kushedi si eshte ledio tani?!
Shikon, prandej e urrej kete largimin un, se te ndan persegjalli nga njerzit. Mbetet vetem ta imagjinojme si do ishte per ne ne Tirane psh, sikur te mos kishim ikur fare (supozojme qe nuk do ishte e nevojshme - se ata qe s'kane te hane flene dhe enderrojne).

Nuk e di fare se si do ishte aty sikur te rriteshim e te vazhdonim secili jeten e vet por pa u shperndare keshtu sikur neper galaktika te tjera. I kujtojme njerzit sikur nuk jane me, e kam teper inat, po jemi pa fat. hajt mo.

kjo eshte pak e cuditshme qe do them, s'di ne ka lidhje me kete temen, por me ka ndodhur edhe me pare dicka e ngjashme. Pash ne enderr Tan Sadikun, sikur po pinim cigare bashke, qe une edhe e kam lene. Dmth nje shok te klases qe kam nja 12 vjete qe nuk e kam pare fare. Dhe pastaj vi te kjo tema dhe gjej Sabaudin gabranin sot ne mengjes (pas endrres).
sleep.gif


pershendete mamin
 

papucja

Primus registratum
Re: Made in Albania

Kurse une kam nje shenje ke koka qe me ka ngel qe kur kam qene e vogel. Jam rrezu duke rreshkit nga bunkeri. Ne fakt, si shume kalamaj qe nuk kishin kende lojrash, edhe une perdorja bunkerin per rreshkitese. Por ai kishte dy ane, njera ishte me e lehte dhe ishte per kalamajt e vegjel, ana tjeter ishte disi me vertikale dhe donte taktike, aty zakonisht rreshkisnin çunat. Kur mu s'e di si m'u shkrep dhe thashe ta provoj te rreshkas dhe une nje here atje, kur : Bum!!
Made in Albania u skalit ne koken time, for as long as I'll live.
shrug.gif

As floket nuk pranojne te dalin me aty <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Rambo

Primus registratum
Re: Made in Albania

po lojen polici hajduti kush e ma men qe i bishim tiranes qark me vrap apo autokritiken ne 8 vjecare qe nuk i kishim prere thonjte e gishtave apo zushen kujdestare qe na shkulte floket ke favoritet qe te dhimbshin aq shume sa tu mbushnin syte me lot....kush i mban mend kur thojshin- e njof un ate, eshte ai qe ka ate FIATin e bardhe me PERDE apo ai me at VESPEN blu 150 kubikshe, apo kur dilte gjimnazi dhe i thojshim gocave: a ka mundsi i minut e kur s donin i kapshim perdore me fjalet: nalo ktu ku do me ik ti mi qelpsin
apo ata alabaket qe rrishin ke bordurat dhe ja mbathshin vrapit sa ja bente polici me koke ikni qe andej, po makinat e policise MIU i mban mend njeri.....MADE IN ALBANIA
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Made in Albania

Tek plazhi i Durrsit ka qene nje parrulle e shkruar ne mur ku thuhej

" Te luftohet rehatlliku" (afersisht keshtu)


pse punonte e jetonte ky popull <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Made in Albania

Kur kam qene ne klasen e pare (nuk e mbaj mend vete po ma tregon mami) kisha nje fletore jashte klase quhej ku duhej te shkruaja 2-3 fjali cdo dite pervec detyrave te shtepise. Keto fjalite kur ishin ndare detyrat ne familje i kishin rene per ise babit dhe duhej te ulesha me te t'i shkruanim bashke. Nje dite mami tregon qe kisha filluar te qaja se nuk doja ti beja me fjalite me babin se babi me thoshte fjali me liqenin, pranveren e ku di une dhe mesuesja nuk mi pelqente sepse i donte me partine dhe xhaxhin Enver. Si perfundim i beja fjalite njehere me babin meqe nuk behej fjale t'i mbushnim mendjen qe na i do mesuesja me partine, dhe kur babi dilte mbasdite grisnim fleten dhe i shkruaja edhe nje here me mamin ashtu sic i donte mesuesja <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> . Per kete 'problem' iu terhoq vemendja mamit ne nje mbledhje prinderish se une nuk kisha shkruar fjali mbi pleniumin e ku di une te sate te partise <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[QB] Munooooooooooooooooooooooooo




M'thuj icik si e ka pas emrin ai tullaci qe jepte Moti sot dhe Parashikimi per neser ke TVSH <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />





kordele

ai tullaci ka nji histori te lezetme;

shkon nje dite Lenka Cuko ne zyren e tij dhe leshon nje pordhe pa ze,por te qelbur

- me ka derguar partia dhe duam te marrim vesh c,fare do te bjere neser (si do jete moti) se jemi merek per kooperativistet

pergjigjet tullaci;

- sipas eres neser do te bjere MUT <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Rambo

Primus registratum
Re: Made in Albania

ja parrullat neper mure:

- mbrojtja e atdheut detyre mbi detyrat
-punonjesit e ekonomise jane sherbetore te popullit
-(me e madhja) Cdo populli ben partia, c thote partia ben populli
-ne nje dore kazmen ne tjetren pushken
-te cajme bllokaden
-ppsh
-lavdi marksizem-leninizmit
-nga fitorja ne fitore
-lart frymen revolucionare
-Parti-Enver jemi gati kurdohere


kush di me teper------------????
 
Top