Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Made in Albania

ti the gjize qe mua me pelqen shume ashu me vaj ulliri, po mua mu kujtua salca e kosit ashu e tradhe dhe e kremuar
hmmmmmmmmmmm sa e mire me buke te ngrohte 50-ce
 

I love new york

Primus registratum
Re: Made in Albania

iiiiiiiiiiiiiiiiiii e di ca me eshte kujtuar tani <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
ate çoko-krem qe dolet athere qe erdhen nga ex jugosllavia ose maqedoni qei quheshin "Kremic" dhe bejshin 15lek dhe ishin gjys cokollate gjys vanilje
te mira ishin po njerezi u rroptojshin ne rradhe per t'i blere
 

albscutar

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po geshtenjat e pjekura siper sobes 9000 lekeshe <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

boss

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Cruel_IntentionS:
[qb] dua geshtenjaaaa [/qb]
S'keni turp. U leshoni leng nga goja te tjereve.
cry.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
Po furra e pjekjes se lagjes ku dite te diele mbushej plot me byreke e pula per tu pjekur apo speca te mbushur apo tave me patate, sa mire i piqnin atehere <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

[/qb]
jepini intrat e beqirit
lol.gif
lol.gif
lol.gif
ne le kishim vetem dy furra tek beqiri conim vetem byreket se bakllavat i digjte te ai tjetri conim vetem bakllavat se ishte larg. po ata aluminat qe duheshin per me i marre tavat e qe nuk i lanin kurre
lol.gif
lol.gif
lol.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">po ata aluminat qe duheshin per me i marre tavat e qe nuk i lanin kurre </span>

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Aluminat i kisha harru fareeeeeeeeeeee &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Au sa te qelbta qe ishin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Mu ka kujtu marmallata e fikut qysh me mengjes sot dhe letrat e ambalazhit te bulmetitit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ajo letra ngjyre kafe qe perdornin atehere &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Mu ka kujtu edhe libri (qetapi) i Ushqimores &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; se ke mishi kishim kuponat e tollonit. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Radha nje burre nje grua, ca primitiviteti, po pse ashtu xhanem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Made in Albania

Made in Albania hmmm
Me kujton gjelltoret e dikurshme strehe e shoferave qe hanin pace, benin kurabije per cerrat si une me nje ngjyre roze siper qe ishin 5 lekshe, akulloret ne ato tasat kallcuke qe i shisnin 5 leke, pastaj boza e famshme qe akoma me ben te me shkoj goja leng..
Si ka humbur ajo valle?
shrug.gif

Ehhh po shurup me pedale trendafili, ja benim komshiut bacen pershesh ec e vrapoje pastaj nga shkopinjt.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

un kur kam qen e vogel, kam humbur per vete.
&quot;mir qe me gjeten&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: Made in Albania

po kur i fusnin njerzit ne burg e i internonin familien se thane dica kundra parrrrrrtise ju kujtohet.
po kur punonin grate deri ne tre te notes ju kujtohet.
po kur e kishim djathin me rracion ju kujtohet.
po ne fshat qe rrinin njerzit ne rradhe per nje xhemze me qumesht ju kujtohet.
po kur ne fshat hanin buke misri te mykur ju kujtohet.
po kur shkoje neper rrethe dhe shihje femijet duke shkuar me kepuce te shqyera ne klase ju kujtohet.
po kur dilshin ato rruspiet e rinise per te grise pantallonat e ngushta ju kujtohet.
po kur na vinin tu bo albume me photot e xhaxhi enverit ju kujtohet.

ME KUJTOHET NJE HERE KUR I DHANE BABIT 1000 LEKE SHPERBLIM NE SHQIPERI PER VIT TE RI DHE KUR SHKOI TI MERRTE I THANE JA KE ALBUMIN E ENVERIT QE BEN 500 LEKE DHE DY -3 VEPRA TE TJERA.

A JENI NE TEREZI JU?????????????
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Bona, ketu po shkruhet per nostalgjine e feminise tone, kur ishim te vegjel dhe si jemi rritur, kur prinderve tone i dhimbte koka dhe jo neve, prandaj mos e merr si teme politike, por shpirterore.
Ke shume te drejte per ato qe shkruan, dhe jane shume te pakte ato njerez qe mund te mohojne jeten mizerje nen komunizem, dhe pasojat qe patem prej tyre. Por kjo eshte nje teme komplet tjeter.

p.s. tek firma jote ke shkruar: trupi ne NY dhe shpirti ne Tirane &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Kjo eshte cfare po flasim... shpirti &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

arbi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga bona:
[qb]
A JENI NE TEREZI JU????????????? [/qb]
bona na kujtohen por ndonjehere duhet edhe te shohesh prapa qe te marresh vesh sa rruge ke bere e sa ka ndryshuarjeta jote dhe ambienti qe te rrethon. Askend nuk e ka marre malli per dhunen psikologjike/fizike te atyre viteve. pershendetje
wave.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Made in Albania

Ana blue

kur them shpirti ne Tirane....
ajri kur hapej dhoma ne mengjes, se si shkelqente dielli dhe rrezet i thyheshin through gjetheve te pemeve kur shtrihesha ne bar tek liqeni artificial etj etj...
por prape ato intrigat e njerzve s'i harroj dot kurre sikur nje dite te me jape zoti nje appartament ne Park Ave, apo ne mes te Parisit per te cilin vdes mbas NY.

por prape ta perseris po te lexosh shkrimin tim ne faqen 1 ose 2 une nga njerzit vetem hidherim kujtoj.
nga natyra jam qe gjithone kaq qejf te gervisht ate siperfaqen e rreme te cdo gjeje si njerez si sende dhe te shikoj cfare ka pertej eshte nje siperfaqe e rreme dhe e kalbur brenda apo eshte nje siperfaqe jo terheqese por mbulon dicka solid dhe ka brenda value brenda.

thank you for your attention.

Rrespecte
me.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

me vjen shum keq, por un personalisht kam patur 17 vite te mrekullueshme ne Tirane.
E vertete kishte varferi, thashetheme, mentalitet i shekujve xixe. Por ne fund te fundit qe shtepia jote. E vetmja shtepi te ciles i di historine e cdo vrime ne mur apo njolle tek muret e shkalles. Ai vend ku di gjitshka per komshiun perball, ate posht apo ate lart.
personalisht i kujtoj ato vite me shum nostalgji.
-B
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Ne cilin vend te botes te qellon te shohesh (shihje) dhe pershendesesh te njejtat persona, te cilet nuk i ke takuar kurre as nuk ua di emrat, por te jane bere familjare ngaqe i sheh (shihje perdite gjate rruges per ne shkolle.ASKUND pervecse ketu.

Ne cilin vend te botes femijet kane luajtur si ne para pallatiti dhe kane perdorur fantazine e tyre per te improvizuar lojra, kenaqesia e te cilave nuk krahasohet me asnje shpikje te sotmen.Vetem ketu....

Ne cilin vend te botes keni shijuar si ajo buka e nxehte qe binte nga ato arkat (qe vetem mbajtese nuk sihin) dhe therrmoheshin por ne i merrnim dhe na shijonin aq shume madje tek shkalla e pallatit apo tek oborri me gjalpe e djathe apo edhe me vaj e me kripe (per solidaritet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ).Vetem ketu..

Ne cilin vend te botes ti i troket nje dere dhe gjen nje mik apo te njohur qe te mbaron pune sepse ne mos ti dikush prej miqve apo te afermve te tu do e njohe.Vetem ketu...

Ne cilin vend te botes njerezit jane kaq te ngrohte, te zjarrte, paqesore dhe armiqesore, me temperament unikal deri diku autentik.Vetem ketu...


Kemi pasur nje femijeri qe kishte ngjyra, ngrohtesi, soba te kendshme, thjeshtesi dhe shume fantazi.Ne nuk merreshim me politike dhe nuk mbronim partite atehere, luanim dhe mesonim, do thuash ti dogma, e c'rendesi ka, dogma dhe pallavra thuhen kaq shume edhe keto dite por ne forma me te sofistikuara, ne vazhdojme genjehemi dhe dhunohemi ne nje forme te re cdo dite qe kalon.

Mua me merr malli per femijerine time...
shrug.gif
Keshtu e shoh une.
 

Guest
Re: Made in Albania

Sot shkova ne nje park afer shtepise time dhe kishte plot femije qe luanin.vrapinin te kapnin njeri tjetrin dhe ishin shume te gezuar.
Kishin disa vula te zeza neper kembe si ato qe dikur i beja edhe une.
Duke lexuar nje liber mu kujtua lojrat tekash apo ngriva shkriva ....Cuna e goca qe vraponin rreth atyre pallateve tona. E mrekullueshme ajo kohe!

PAstaj ne mendje me erdhi edhe nje loje qe luhej nga gocat me berthamat e pjeshkave.duheshin 5 berthama.

Edhe une kam shume mall per femijerine dhe me vjen keq qe femijet e sotem skane mundesi te jetojne dhe te bejne ato shoqerite e mrekullueshme qe beheshin dikur.
Mbaj mend qe me komshiun dera deres per tu marr vesh ne darke kur ishin ne denim dhe per te shpetuar i binin murit dhe ky sinjal sherbente si lajm qe duhet te shkoja tek shtepia e tij dhe ai shpetonte nga denimi dhe anasjelltas.

Jam e lumtur per jeten qe kam kaluar! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

albscutar

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kollarja:
[qb] Po makina ujtit qe lagte rruget e xhiros? [/qb]
ahhahahahahha

po makinat qe zh'bllokonin pusetat e haleve
hahahhahha si ju varej ai tubi i zi i madh mrapa
 
Top