Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Onufri

Primus registratum
Re: Made in Albania

A e keni vene re edhe ju????
Ne çunat nje pjese dermuese te defrimeve i kemi pasur me vjedhje(megjithese kjo eshte fjale e madhe), ne fabrika, uzina etj. Kuptohet gjera te vogla por nuk na skuqet fare faqja kur i kujtojme!!! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> nejse...
Kush nga ju e ka mbajtur çelesin ne qafe dhe kush e lidhte te rrypi i kanatjeres???
goofy.gif
 

hallo..it's me

Primus registratum
Re: Made in Albania

ok ok people..
thumbsup.gif

ne fakt edhe mua nuk me pelqen kur hyn politika vend e pa vend..(me fal danae, por asnje komunizem nuk krahasohet me ate tonin!)

por ..ja ..si te thom.. fjala nxorri fjalen.. :rockband:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Po kur vinin drute.Mblidheshi te gjithe, ca me legena ca me arka dikush i mbante ne duar,duke vene dy duart perpara te bashkuara ashtu si i mbajne volejbollistet dhe hec aty ngarkohu.Ndonjihere bente pune edhe govata.</span>

A te lutmi shume, une nuk e di si e keni pas bo ju ke lagjaja juj po ke pallati jon kishim vu vinc, me i llaf i rrotullame njit ne tavon dhe i ngreshim drut me litar, ooooo opaaa, ooooo opaaaaa &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Atehere nuk hidhej asgje ne plehra.Mblidheshin: kavanoza te medhenj e te vegjel, shishet, kartona dhe letra &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Benim leke me to &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Mu kujtua derrasa e zeze dhe fshireset e improvizuara. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

I shkreti ai qe urdherohej te fshinte derrasen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Po qese te jashtme dhe shishe plastike te jashme a te kon pas ra noji her ne dore mi??? Jo se shishet plastike te coca-coles ateher robt i vinin ke vitrina bufes me kallxu qe ja kon pru nga jasht &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Leje i her mos flasim mo per sapunat LUX dhe noji pet cumcakizi qe kur na binte ne dore e pertypshim ka tre dite rresht masnej mundoheshim me rrejt gocat e klases &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

lol.gif
Qafsha Albforumina ka qen gallat e modhe ateher &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Mishi i kutise qe e perdornin ne ushtri, kurre nuk kam shijuar gjera si te asaj kohe me.
</span>

E maj men e maj, kon qen kutia te medha me plot xhelatin, hmmmmmmmm.

<span style="font-style: italic">Mu kujtua edhe talloni , nuk perbente problem per disa familje, por ajo qe e ben te zgerdhihem eshte qe vendoste partia c'duhet te hanim ate jave, nje jave sallam dhe mish i grire, njen jave pule hungareze, nje jave mish qingji soe vici, e nje jave mish derri.Menuja ndryshonte sipas lagjeve.
</span>

E kush nuk e mban mend tallonin dhe radhat, ato benin pjese ne jeten e perditshme te cdo familje shqiptare non-bllokiste.

Pastaj juve e paskeni pas partin e mire se neve ishte i perjudh na mbiti me pula ne bark, nuk e shifshim dot me sy.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:

A te lutmi shume, une nuk e di si e keni pas bo ju ke lagjaja juj po ke pallati jon kishim vu vinc, me i llaf i rrotullame njit ne tavon dhe i ngreshim drut me litar, ooooo opaaa, ooooo opaaaaa &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Keta kane pas i krik qe u hapej krahu tu e ngrejt ene per modesti kontemporane e qushin vinc &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Keta kane pas i krik qe u hapej krahu tu e ngrejt ene per modesti kontemporane e qushin vinc </span>

Jo po si puna tate qe i ke pas ngrejt me govat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Ne na u hapte krahu kurse ty tu kon pas perthy komet ne kurrizi bashk &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
Keta kane pas i krik qe u hapej krahu tu e ngrejt ene per modesti kontemporane e qushin <span style="font-weight: bold">vinc</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Kordele
S'di c'te te them &quot;tobe yarebi&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , kom vdek tu qesh...
lol.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Jo Rrugaco kom pas zezaket e pallatit qe i fusnin neper brekushe dhe i ngreshin pa bere ze, pastaj vazhdonin serenaten aty ku e kishin lone 1 ore me pare &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

P.s.Gersheta nuku kisha jooooooo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kordelja:
Keta kane pas i krik qe u hapej krahu tu e ngrejt ene per modesti kontemporane e qushin <span style="font-weight: bold">vinc</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Kordele
S'di c'te te them &quot;tobe yarebi&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , kom vdek tu qesh...
lol.gif
[/qb]
Po ti re se spo te mar vesh po qesh me Kordelen apo me krahun tone? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa shpejt u guxhuliske mer shejton! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

Jo mer lale vetem 5% e shkrimeve me bo me qesh &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ka ca qe jon me 95% &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Made in Albania

kush po knaqet ktu re aman sa merreni me te kalumen merruni mer te ardhmen se lat le..t lat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

E e e, ka ca gjona qe jon me lexume jo me te shkrume &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Kujt i kujtohen mollet majoshe te Korces &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; jae zhduk nga qarkullimi i hongri demokracia &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

I love new york

Primus registratum
Re: Made in Albania

poo specat turshi te mbushura me gjize moj korbe te korces a i mban mend &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
yummmmmmmmmmm sa te mira, ashu me laker arme
 

Guest
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga HELEN OF TROY:
[qb] poo specat turshi te mbushura me gjize moj korbe te korces a i mban mend &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
yummmmmmmmmmm sa te mira, ashu me laker arme [/qb]
yyyyyyy gjyshja ime i qan ato po deshe me thuaj se ti nis ca una qe kam ketu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

I love new york

Primus registratum
Re: Made in Albania

po he moj aman thuaj te na bej ca moj se jane shume te mira &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Po Ullinjte e Beratit ne kavanoz kujt i kujtohen:D

Po furra e pjekjes se lagjes ku dite te diele mbushej plot me byreke e pula per tu pjekur apo speca te mbushur apo tave me patate, sa mire i piqnin atehere &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

p.s.Nuk e tregoj emrin e furrxhiut sema gjeni kollaj shpine &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Po Ullinjte e Beratit ne kavanoz kujt i kujtohen:D
</span>

Udhi Berati ne kavanoz?? Posi jo!

Biles edhe fiqt, me varg per vit te ri ose me pako gjat vitit, ato qe nuk i merte eksporti i shisnin ke dyqani fruta-perimeve &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Sallaku

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po buka e misrit a ju kujtohet aman
Gjizen e kam pas fiksim fare ka pas nje shije te mire dreqi,
Po qe kam fiksim fare me luajt shpatash me kalamajt e lagjes
Jena si jena a i kepusim nje te luajtme se na hiku petlla fare &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top