Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

TeSHARRI

Primus registratum
Re: Made in Albania

Qe mi kujtuat gjethet e trendafilit


Edhe nena ime bente nje sirup te tille me gjethet e trendafilit te kuq.Ishte e shijshme dhe freskuese.Tradita e njejte apo si ne Tetove ashtu edhe ne Tirane.

Kujtimet e femijerise mbeten gjithmone te pashlyera.
 

Danae

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga loren^:
[qb] Fillimisht postuar nga Danae:
<span style="font-weight: bold">te mos flas per akullorret e beqirit dhe ato qe benin ne velipoje veres.</span>


Oh ca me keni ba me qesh mar njerez!Kam 2 ore qe po lexoj temen dhe mu cu zemra peshe!Ja edhe Danae qe na kujton akulloret e Beqirit..Mmmmm sa te mira! Une e kisha shkollen afer dyqanit te Beqirit (shkolla Branko Kadia)edhe sa delshim prej shkollet ne vere,aty na gjeshe!

Danae!Po cirkun e mban mend?Ate qe ishte perballe sahatit..ose ate ne Velipoje..PO ate qe kontrollonte cirkun e mban mend?? [/qb]
Xhemen thuaj,se edhe une ashtu benja,nuk paguaja bilete,dosha me demtu pushtetin e at'hershem:).Ne velipoje ka pase kene nje shilarese cirku qe ne vetem ta shihja se ishte lirshem e ngulitesha aty per dy ore,edhe tani i kam fiksim shilareset.
kurse ne shkoder shaqja me duket ka kene kujdestari i cirkut,po e mban mend kur na coshin ne teater kukullash??
apo kur doli moda e atyne unazave qe u bashin me tapa shishesh,ato alumini.
une kam pase nje leter cokollate Frizbi,bluhe me yje te bardha qe ma kishin sjelle nga jugosllavia e me te kam pase sukses se kam arrite me i nderru me letrat me te bukura te cokollatave qe kishin koleksionu shoqet e mia,mbaj mend njehere Irisin,qe kish nje kamardare te verdhe e me ngjyra kaq te bukura sa me merreshin syte,gjithe cupat do e zinin shoqe per kete arsye.
me ka marre malli per te por nuk di ta gjej:(
Cimixhiu me duket e ka pase mbiemrin,rrinte ne tirane,por vinte veres ne shkoder.
eh,shkodra ato kohe...
 

Diddy19

Su@mi
Re: Made in Albania

Po bravo,per Xhemen e kisha fjalen!Ai(ajo) ishte burre apo gru??

Uh c mi kujtove tapat e shisheve!Ca alumini maj,teneqet kane kene!
Po a i mban mend se si bashim sahata dore me keto tapat:i veshim tapat permbi dore ,e shtypnim fort tapen deri sa te na dhimbte dora e te na mette shenje edhe mandej e heqshim tapen..Sahat incorporato! Ose me keto shishet e tapave te arancatave bashim sahata:akrepat edhe numrat i vizatoshim me stilolaps edhe mandej i ngjitshim nje cope leter aluminit si rryp!Pahh c mendje pjellore! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Danae

Primus registratum
Re: Made in Albania

inxhiniera tamam &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
ne fakt e kemi nga nje sahat biologjik ne,kete timin e kam trashegu qe at'here &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

mostro

Putraku
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Cruel_IntentionS:
[qb] Po fiskultura ne mengjes ju kujtohet? na vinin ne rrjesht dhe profesori i fiskultures drejtonte nga lart bordures se shkolles.MEgjithse un se kam patur fatin e madh te behem pionere. Por ama yllke u bera plasni po deshet.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
o ju vajzat me KILOTA... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: Made in Albania

mu me mungojn shum filmat qe jepte tv shqiptar dikur. sidomos te djelave paradite nga ora 11 ndersa lushim para pallatit me mungo shum ajo thirrja: - KALAMOJA FILLOI TEATRI I KUKLLAVE - edhe kur i shifshe te gjith qe u zhdukshin ne nji minut.
mbas teatrit sec jepte i emision -ushtri e popullit te armatosur- qe te knoqte shpirtin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
kurse nga ora 1 e drekes ....aaaaaaaaaa .... nga ora 1 e drekes ishte filmi i shumpritur rigorozisht shqiptar,tip ; tomka dhe shoket e tij,mengjese lufte,ata ishin kater,shoket,shoku yn tili etj etj.
per te kujtu me mir filmat e vjeter shqipar klikoni te ky linku dhe aty zgjidhni simas alfabetit.mu per vete ma shkoi mallin shum &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
==============&gt;&gt;&gt;&a...===============
 

Guest
Re: Made in Albania

iiiiiiii me verte ! te dielen tv i fillonte programet ne oren 10 paradite ndersa ditet e tjera ne oren 6 pasdite.

Sa te bukur kane qene ato teatrot e kukklave.
&quot;une pastroj e ti bej pis se ke rradhen e pastertise&quot;
 

Onufri

Primus registratum
Re: Made in Albania

Ti pastron e une bej pis, se ke rradhen e pastertis' &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Diddy19

Su@mi
Re: Made in Albania

O lejlek sqep-kallam
neser mbrema je i ftuar
se bardhoshja ka ditelindjen
he pra fol..a je i gezuar??


Me bore me bore
pak nga pak
bejme nje plak,
nje plak xhuxhumak
 

HeavenBesideHellWithin

Primus registratum
Re: Made in Albania

hahahaha
une maj men qe shkonim te fabrika miellit te zogu zi aty njit ishte dhe fabrika vaferave karameleve biskotave obobobob ca i kemi pas bo ktune fabrikave
kurse te kjo e miellit vidhshim grure dhe nje conte grun e nederronim me nje cift pllumash
kom pas nje cift bishtkaushash dhe komleshesh
ca dykaslyc
lene lene ca kohesh
maj men dhe fabriken e pastave dhe restorant durrsi shkonim mernim torta anej
maj men kur ngacmoshim konviktoret qe kalon nga lagjja se polikumin e eksihim afer hahaha
 

HeavenBesideHellWithin

Primus registratum
Re: Made in Albania

OOOOOOOO MAJ MEN KUR KERCISTE BIXOZI TE POLIKUMI OSE TRE LAGJJA ATY KU MUN DTU GJENJE NANJI VEN I MIRE
KERCISTE ZARI OSE SHESH BESHI
OSE ME VIZE DHE METE DREDHME
MAJ MAN TE FUSHA E MADHE E POLIKUMIT GERMONIM PER TE GJET ARME SA TYTA PUSHKE OSE MULLI POSTOLETASH KEMI GJEJ BOMBA DORE PO TE NDRYSHKURA SBONIM MO
MAGJITHATA UNE MAJ MEN KISHA NE SHPI CA PISTOLETA ME MULLI TE BOME MECOPA TE NDRYSHME QE GJENIM ATY
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

kurse un e kam patur vdekje majmunin hirko &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
si e vodhi gezofin e lepurushit ai pisi.
hajduti dreqit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po kur vinin drute.Mblidheshi te gjithe, ca me legena ca me arka dikush i mbante ne duar,duke vene dy duart perpara te bashkuara ashtu si i mbajne volejbollistet dhe hec aty ngarkohu.Ndonjihere bente pune edhe govata.Qejfi im ishte te beja ashkla per te ndezur xjarrin.Kisha qejf ti prisja me hanxhar dhe rrija dy ore te tera aty poshte derisa i beja si fije shkrepse.Gjoja do prisnim mish ne me hanxhar.Mishi kishte vite qe na kishte lene shendene.

Gjeja qe kisha me shume inat ishte te dilja poshte pallatit dhe te pastroja tubat e dushit.Bloze e gjalle.

Oh ça gallate ore,gallate e madhe po si,me nji xhup kam shtyre 6 vjet,se mos vetem une,edhe te tjeret se mos kishin kishin me shume.Ne xhiro njeri tjetrin e dallonim nji ore larg vetem nga rrobat.


Po shishe a ju ka qellu ndonjihere me i mbledh dhe me i shit tek ushqimorja.Ato t'mdhojat 1Kg. ishin 12 leke ndersa treçerekshet 10.

Hajde dru me pre,kush ka dru me pre.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Atehere nuk hidhej asgje ne plehra.Mblidheshin: kavanoza te medhenj e te vegjel, shishet, kartona dhe letra &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Benim leke me to &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Mu kujtua derrasa e zeze dhe fshireset e improvizuara. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

I shkreti ai qe urdherohej te fshinte derrasen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

lol, cme kujtove per fshiresen. Na detyronte mesuesja te benim 5 fshirese (gocat e klases) dhe ato qe nuk i sillnin i pinte e zeza.
Yllat qe merrnim neper fletore e shkonim ter krenari ne shtepi. Pale mbaj mend disa preferonin qe ylli t vizatohesh ne balle HAHA..lol
 

hallo..it's me

Primus registratum
Re: Made in Albania

te dashur miq..
..pa me thoni..a nuk ju dhemb zemra tek kujtoheni?
para nje gjysem ore fola me prinderit e mi ne telefon.po me tregonin se si qyteti im i dashur, shkodra po digjej nen vapen e tmerrshme dhe se si njerezit bejne kompresa gjithe diten me peshqir te lagur..sepse mungon energjia,per te vene ne pune ventilatoret dhe uji per tu lare..nuk po flasim per tu freskuar!!
e ktheva ne gaz dhe po qeshnim per moden e re:kompresat!por sapo mbylla telefonin qava.

me vjen keq t'ia prish dikujt turrin e kujtimeve dhe nostalgjive, por une jam e mendimit se kjo krize e sotme ne shkoder dhe kudo ne shqiperi eshte nje RRJEDHOJE e tmerrshme e kohes se furneles me voj guri, se dallapit te kafes, se shporeteve dhe mashave, e shisheve me uje qe ngrohen ne diell, e qymyrit, fale te cilit nanes sime i dhimbte gjithmone koka..
cry.gif


hej, ju lutem, mos kini nostalgji per kohen qe na i dogji rrenjet e kombit, per ate kohe kur brezi i prinderve tane jetoi vetem me mosrealizimet e endrrave dhe e shoqeronte buken me lotet e fukarallekut dhe te zhgenjimit.
dhembja e prinderve te mij nuk do me shkulet kurre nga shpirti..mundohem por nuk e di a do i bej ndonjehere te lumtur..ashtu sic e meritojne ato..

mos mendoni se NE jemi te shpetuar!
ne jetojme andej e ketej..kudo ne bote..marrim fryme e jetojme me kengen e bujar qamilit 'nuk jam ma sikur atehere' e me tekstet permendsh te jovan bregut dhe presim me vite te tera (refugjateshe) per nje leter te shpifur me vulen e mbretereshes angleze apo me ate te usa..etj,etj,etj per te shkuar ne shtepi e keshtu per te fituar force sapo te rrokim te dashurit tane atje..

hej te gjitha keto jane pasojat e politikes se poshter,pas luftes se dyte boterore, te cilen nuk do pushoja kurre se mallkuari..

une mendoj se ne duhet te shohim prapa,vetem per te fituar force tek urrejtja..e me kete force te shohim perpara..
goofy.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

desara!

S'mendoj se njeri ketu po paraqet nostalgji per regjimin a per politiken e shkuar...........
Kemi te drejte te shohim te kaluaren tone dhe njekohesisht te kujtojme ngjarje dhe episode qe s'duhen te mbulohen nga pluhuri i harreses, qofshin ato te pozitive apo negative.

Nejse per ato qe doni te shkruani mendoj se ka mjaft tema ku jane rrahur si mendime, biles edhe ne disa jane bere debate te ashpra.


E si te mos i kujtojme ato kohe, me dhane celsat e shtepise kur hyra ne klasen e pare......kur hyra ne klasen e dyte coja dhe merrja nga kopshti motren, e keshtu me rradhe ne vite me detyra te reja.
Duke pare ate temen me foto nostalgjie mu kujtuan 30lekshi dhe 50lekshi kartmonedhat me te perdoruara per te blere buke .........
Me kujtohen te gjitha llojet e bukeve duke filluar nga simitet, paninet, qehaijet, buke-30lekshe(rrumbullake ose e zakonshme), 40lekshe e zeze buke ushtari, kishte edhe te bardhe, 50 lekshe(e fashmja &quot;dyshe nga dushe buke 52she&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ) etj.....
Me kujtohet kur shume blenin 3/4 e bukes...
 

albscutar

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Cruel_IntentionS:
[QB] kurse mu sa mu kujtuan cokollatat &quot;HILAL&quot; qe ne fillim qene 100 lek, pastaj rane, 90, 80 deri ne 50 lek &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
mua mi blente babi cdo mengjes kur shkoja ne shkolle

_______________________________________________

Cokollatat &quot;HILAL&quot; jane made in turkey
smash.gif


une gjithmone kam pelqyer biskotat vafer
cry.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Made in Albania

desare maje vedin.
ti mund ti japesh faje sa te duash komunizmit,por nuk qendron aty rrenja e te keqes.
mas komunizmit shiko hungarine se si u ba.

nejse muhabete politike mjaft bana.
 
Top