Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Zabelle ashu thu ti po ato 20-shet ishin me nam per shtrydhje, vraponim ke komshite me i shtrydh rraqet mire derisa i shkisnim cika cika qe t'na thaheshin ma shpejt se helbete 2 pale laj shplaj thaj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Zabelleeeeeeee, si i lashim cimentot moj c'me ke kujtu amon <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , tu e shpla ate lecken ke kovat me dur e tu e shtrydh.Tashi 1001 solucione nuk na bojne fajde tashi i lajme cimentot m'kome <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


Zabelle a e ndihmoshe prindin ti kur te vite lata druve mi <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> po kur lyshit me gelqere, kerrciste spruco e untorit Komunales deri ke oborri pallatit dhe ne qe e lashim gelqeren me uje me kripe (te kujtohet sa e mire ka qene ajo krypa gurit per veshkat dhe romatizmat mojjjj) <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> me qiri t'i kerkosh tani nuk i gjen mo.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


P.s.Mu kujtun buzkuqat e mamit e mbajtese kartoni <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> me manikyri yne me fame boterore qe e benim me llak e dyelient qe te llangoste mire <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">pastaj ishte dhe vendi i flirteve sa histori fillonin dhe mbaronin po aty
</span>

Fillonte ke rona dhe maronte ne det e?
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

po kur i shkonim zyshave nshpi per 7 mars?
Mblidheshim te gjith te shkonim ti blinim dhurate
(ishte si thashethem qe ai qe nuk shkonte do merresh me sy te keq nga zysha) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Po fiskultura ne mengjes ju kujtohet? na vinin ne rrjesht dhe profesori i fiskultures drejtonte nga lart bordures se shkolles. Belane qe gjeje pastaj sikur te harroje perparsen, jaken apo shallin.
MEgjithse un se kam patur fatin e madh te behem pionere. Por ama yllke u bera plasni po deshet.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Kush e mban mend Betimin e Pionierit
rolleyes.gif



P.s...te tere tekstin se 5 te parat i dime te tere &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Betohem perpara flamurit dhe shokeve te mij pioner, qe do punoj, mesoj dhe do jem bir i denj i mesimeve te partis dhe xhaxhit Enver. Do jem gati te derdh edhe piken e fundit te bojes per te mbrojtur atdheun.

Kurse Majmunin Hirko e detyroshin zyshat te betohej se nuk do ti fuste mo duret gocave, qe nuk do kopjonte mo ne provim, qe nuk do shante mo nga plaka dhe qe nuk do ta linte mo msimin.
 

Guest
Re: Made in Albania

Mbaj mend qe kur benit ju ate betimin neve te vegjelve na sillnin ne rresht per dy neper palletet e pionierit me ju pa ju se si betoheshit .na piqnin ne diell gjithe paraditen!

Me keto zyshat me kujtohet kontrolli i te henes ne shkolle.thojte e prere dhe shamia, floket e prera per cunat....

Amani mi me ato bufete se kish anje komshie qe e kishte plot me kukulla dhe mazalla se mi jepte me lujt i cike. se di a i ka akoma se deri para ca vitesh i kishte akoma.Apo kur na thojshin mos e prek bufene se bo pis xhamin.I duhej kalu bufese afer pa fryme se te mbysnin bone le shenje ne xhamin e bufese!

O kordele mi sa mire i mba mend cmimet mi te rafte nje e mire e madhe! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">I duhej kalu bufese afer pa fryme se te mbysnin bone le shenje ne xhamin e bufese!</span>

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :

Seriozisht qe me ke bo shume me qesh.Po ca t'i pastroshimmoj ato bufete me ate llakun e shpifur.Leri qelqurinat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; kshu i quanim ahere &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; kur i lanim ishte nje tmerr i vertete se cdo here do &quot;rrallohej&quot; njeri prej kompleteve ngaqe rreshkiste sapuni neper legen.

Mu ka kujtu govataaaaaaaaaaaaa e aluminit ku na lanin njehere e njekohe &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Zabelleeeee me siguri Rrugacin e kane pas lidh mas govates se nuk donte me u la. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Dott.essa nuk eshte faji im qe nuk ishte kopllaj me u bo Pionier i Vulehumburit atehere, medoemos duhej te mlidhesin gjithe rroca-pocat te na benin sehir tek na lidhnin per qafe me ate gjone e kuqe. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Made in Albania

e di cme kujtu tani?
frigoriferi, nje ne pallat e ksihte ne tere pallati te sillte ushqimet.Kur isha e vogel ne pike te sabahut bite dera ..erdah em marr i cike mishin se kam njerz per dreke...
O zot le masnje kur vite vera qe hajshim copa akulli per akullore .Po na pa njeri se na mbysnin se pse hap frigoriferin shume here se i iken i ftofti ne prishet mishi.


Nje gje qe kujtoj me mall eshte kur te dielen me lante mami dhe me mbeshtillte me peshqire dhe me conte tek aneksi ku ishte soba per te me veshur.aty tek muri kishte shenuar sa shume rritesha une dhe krahasohesha me vellain e vogel.
sa qejf!
rolleyes.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] <span style="font-style: italic"> Leri qelqurinat </span>[/qb]
po shishet e jashtme qe beheshin koleksion e viheshin ne ekspozite ne bufe qofte edhe bosh ose mbusheshin me raki, po gjuetia qe i beja une embelsirave te qerasjes te mamit
lol.gif
 

Guest
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga aRBi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] <span style="font-style: italic"> Leri qelqurinat </span>[/qb]
po shishet e jashtme qe beheshin koleksion e viheshin ne ekspozite ne bufe qofte edhe bosh ose mbusheshin me raki, po gjuetia qe i beja une embelsirave te qerasjes te mamit
lol.gif
[/qb]
preki preki po deshe! se fillonte nje zdrugoshe e bukur pastaj... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; oj none per mu. te digjnin kembet nga rrafsja e mizave...( me tnigjume e kam)
Se tek shtepia e shoqes time bome i feste i gjetem keto te qerasjes mbi tavoline , po loznim me kukulla dhe po qerasnim njera tjetern.te nesermen na tregoj per reformin radikal qe i kishin bere!
lol.gif
 

tirana

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po cironka me kavanoz kompostoje keni kap noiher?
Edhe larja tek liqeni artificial ishte atraksion i rralle. Zakonisht u lashim pa brek se e kuptonin ne shpi dhe u merrshin masa. Te mite nuk pertojshin asiher te me tregojshin per gropat thithese e per sa e sa fatkeq qe jane mbytur atje. Me kan tmerru!
Akoma sot e ksaj dite u ruhem gropave thithese edhe ne vaske &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] Po cironka me kavanoz kompostoje keni kap noiher?
Edhe larja tek liqeni artificial ishte atraksion i rralle. Zakonisht u lashim pa brek se e kuptonin ne shpi dhe u merrshin masa. Te mite nuk pertojshin asiher te me tregojshin per gropat thithese e per sa e sa fatkeq qe jane mbytur atje. Me kan tmerru!
Akoma sot e ksaj dite u ruhem gropave thithese edhe ne vaske &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Mbaj mend se shkoja me cunat e pallatit dhe mbidhnim larva bretkosash qe dukeshin si peshq. I mbaja ne kavanoz deri sa qelbeshin. po po tmi shikonte mami i flakuronte sa ti coja ne shtepi!
Uuuuuu sa qejfe qe kam pas be! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

albscutar

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po karrocat me guzhinjeta i harruat?
me kujtohet kur shkosha me shoket ne parkun e mallrave duke kapercyer murin e larte per tu futur tinzash rojeve per te gjetur ndonje guzhinjete ose bullona per te lidhe timonin me trupin e karroces
lol.gif


po ardi bilardi ose kala dibrance qe shkruanin emrin e mshefte poshte ndonje guri &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

kurse tani keto lojra jane zhdukur

a e mbani mend se sa gjalleri kane pase lagjet ne ate kohe kurse tani jemi shperndare neper bot dhe e kujtojme me nostalgji femijerine tone &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

edda

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga aRBi:
po gjuetia qe i beja une embelsirave te qerasjes te mamit
lol.gif
[/QB]
pa m'pyt mu. Mami sa here qe do vishin njerez per vizite fillonte qe ne pike t'sabahut t'thonte &quot;ketu jane kaq cope, erdha nuk i gjeta e mjera ti&quot;. Njehere me kujtohet kishte ble llokume dhe sapo ajo del une shkoj i ha po si i ha thoni ju.. fillova ti heq çdo llokumi nga içik, pasi maroja ate çik tentacioni s'me linte dhe prisja edhe nje çik tjeter, si perfundim llokumet u zvogeluan aq shume sa thoni i gishtit tim. Kur vijne njerezit per vizite ne darke shkon mami me nxjerre llokumet por duke pasur menjen ke muhabeti nuk i ve re po i ve direkt ne tabaka ...imagjinoni vete si u ba kur i vuni re &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Une si i bukri shejtan &quot;ç'ke me gru qe m'bertet, aq sa ishin aq jane&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Glikote kush i mban mend, vdisja per ate me fik te eger &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ajo numerohej kollaj, pastaj meqe jemi ne vere ajo me shalqi, ne fillim e fusnim ne gelqere patsja zierja dhe ne fund shijimi.


Mishi i kutise qe e perdornin ne ushtri, kurre nuk kam shijuar gjera si te asaj kohe me.

Dikush kish permendur hallvasine, une do permend kanellen me klecka, blenim 5 leke kanelle dhe e rrotullonim copa copa tere diten ne goje se na vinte ere e mire. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Mu kujtua edhe talloni &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , nuk perbente problem per disa familje, por ajo qe e ben te zgerdhihem eshte qe vendoste partia c'duhet te hanim ate jave, nje jave sallam dhe mish i grire, njen jave pule hungareze, nje jave mish qingji soe vici, e nje jave mish derri.Menuja ndryshonte sipas lagjeve.

Me kujtohet edhe vaji i qelbur i lilediellit qe cfare nuk benim per t'ja hequr eren dhe shijen, kur nuk e skuqnin mamat mire vinte ere gjella e nuk hahej. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Puh ca jete ...
shrug.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Danae:
<span style="font-weight: bold">te mos flas per akullorret e beqirit dhe ato qe benin ne velipoje veres.</span>


Oh ca me keni ba me qesh mar njerez!Kam 2 ore qe po lexoj temen dhe mu cu zemra peshe!Ja edhe Danae qe na kujton akulloret e Beqirit..Mmmmm sa te mira! Une e kisha shkollen afer dyqanit te Beqirit (shkolla Branko Kadia)edhe sa delshim prej shkollet ne vere,aty na gjeshe!

Danae!Po cirkun e mban mend?Ate qe ishte perballe sahatit..ose ate ne Velipoje..PO ate qe kontrollonte cirkun e mban mend??Mua s me kujtohet emri po mbaj mend se gjithmone e shifja me dyshim dhe as tesh hala se kam kuptu a ishte burre apo gru!Une mbaj mend qe ne Velipoje hyja ne cirk nga hekurat (se isha sh e vogel) per mos me ble bileten se te hyja vetem 1 here ne dite ishte sh pak per mua.Me ka ngele fiksim se tu kalu nga hekurat me ka humb njera nga 2 goglat e kuqe ,si topa sheqeri me te cilat kisha te lidhur 2 bishtalecat! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa shume kohe kane kalu qysh atehere...sa te varfer qe ishim...

Shpite tona te gjitha njelloj:dy divane te vendosur pingul njeri me tjetrin ,bufeja (gradence i thoshim ne ne Shkoder) edhe TV..ne e kena pase Lura nqs s gabohem,kurse radion Iliria nga ato me ngjyre te kuqe!

Mbaj mend se ne vajzat, kur doli gjeli i flokeve ,ngaqe nuk kishim leke per ta blere..e lagnim pak gishtin me uje,e rreqitnim mbi sapun dhe pastaj e veshim mbi balluke edhe na u dukte bukur ..sikur na shndritnin floket.Rrezik me te xane shiu rruges..ateher jo gjel, po shkume ...Se per manikyrat..Pervec se me boje stilolapsi baheshin edhe me tulle..Merrje nje cope tull..e vije permbi nje leter ,palosje letren dhe me cekic e thermoje.I hidhje ne nje shishe peniciline (keto perdoreshin ose per te ba manikyra ose per te ba analiza &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )i shtoje pak dilyent e llak edhe delte tamam si lang geshtenjash i lanun ne diell.

Po koleksionet e letrave te cimcakezave Turbo!Hidhshim tek a cift gjithmone ose i nderronim njeri me tjetrin.Me jep Lotusin se po te jap Lamborghinin,..Nissanin me AlfaRomeon e kuqe!Hala e kam ne shpi koleksionin.Pastaj pervec letrave te karameleve bashim edhe koleksion pjesesh te thyera te filxhanave,pjatave etj etj,aty ku kishin te piktuaruar ndonje gje ..lule etj etjDjemte mbaj mend se bashin si pune karabushash per me vare cilsat.Ne ate periudhe doli edhe ai kubi me shume ngjyra qe u dote me i formu te gjitha faqet te se njejtes ngjyre.

Po per festen e vitit te ri ne shkolle..gjoja doshim me zbukuru klase...perdorshim ato fletoret me ngjyra te punedores,per ma ba vargje..Vinovilin per me ngjite vargjet e bashim me mjete rrethanore..pak miell e pak uje siper dhe e perzishim..

Pastaj ne prag te vitit te ri fillonte lufta ne klasen tone se kush do shkote ne &quot;Mbremje Qendrore&quot;..I mbani mend ato qe oranizoheshin per shkollat 8-vjecare??

Po miellin e qumeshtit e mbani mend??Kurse pergatitja e biskotave per festa ose kur martohej ndokush.brumi qe pergatitej futej ne makine mishi:ajo ishte e pajisun me nje si lloj forme dhe prej aty biskotat delshin si te perdredhuna gjoja.

Pushimet cdo vit ne Velipoje..Nje vit mbaj mend qe kena shku ne Shengjin ..hotel &quot;Flutura&quot; perballe detit ..aty 15 dite ere e marre..me humbi edhe topi llastiku nga ata me pulla:une e kisha ngjyre portokalli me pulla te kuq..po qe kishte edhe prej atyre te kuq me pulla te bardhe ,bojeqiell me pulla te vardhe ..edhe te gjelber me duket..Topi fruhej me pompe biciklete pasi i hiqej ai si pune pipi.Topi nuk nxirrej nga shtepia..me te luhej vetem brenda oborrit se po te ra tek oborri i ndonje komshiu qe flinte ne dreke,se merrje me prej aty.

Mbaj mend dikur ne ne fillore..fillim i viteve '90..na jepnin gjoja ne shkolle ndihma.Mesusja na thoshte:kush i mbaron ma shpejt detyrat e klases ka me marre nje dhurate..ishte nje si lloj ushqimi fmijesh 9-12 muajsh ,neper kavanoza,me shume probabilitet i skaduar.

Shallin e pionierit nuk e kam provuar..vetem grykeset e zeza;kur vinte dimri dhe vishje panatallona teritali poshte tyre dukeshe si fshataret e sotme..Mbaj mend nje here qe duke e ngrohe prane sobes me dru te klases mu dogj perparesja tek manga....Lotet e mi ate dite..Si tia thosha mamit !
cry.gif


Pastaj ato kepucet e dimrit,lekure (te zeza ose kafe) me gome te bardhe..prodhim i fabrikes se korces,cizmet llastikut te shpifura,golfat sajloni qe i dilnin fijet sa ti veshje,,gjeja ma e bukur qe kisha ishte nje pellush ngjyre vishnje qe e vishja vetem per festa..Te gjitha fotot i kam ne lulishte,me motren e me pellushin!

Ehh,cfare kohesh mizerje..po tesh qe i kujtoj me rrenqethet mishi!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Akoma sot e ksaj dite u ruhem gropave thithese edhe ne vaske </span>

Pranaj rri pa u la ti tani? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Zhuls! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Mu kujtuan ato topat 50 dhe 80 leksh &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Me ne fund po filloj te besoj qe nuk me ka lene memorja &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; 50 lekshit ishin me te vegjel po ne paraqitje ishin tamam si 80 lekshin, gri, me si ca petale lulesh vjollc nga dy anet, dhe qe te dy kercenin shume keshtu qe ishim te detyruar te cponim se ndryshe nuk luhej dot futboll ke obori pallatit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ka qene kohe e bukur ajo, se jo vetem nuk lushim me topa lecke dhe mbi te gjitha pallatet kishin oborre dhe nuk kishte as balt as pluhur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

kurse mu sa mu kujtuan cokollatat &quot;HILAL&quot; qe ne fillim qene 100 lek, pastaj rane, 90, 80 deri ne 50 lek &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
mua mi blente babi cdo mengjes kur shkoja ne shkolle.
Para msimit meqe e kishim pasdite shkonim tek paralelet. E mir qe skemi thyer ndonje qafe se aq budallalliqe benim.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Made in Albania

ndersa mua nje dite me eshte kujtuar, kur kam qene e vogel me merrnin dajat dhe shkonim u lanim tek ura e brahrit(tirancit duhet ta dine), siper anej nga 3700, se edhe se mbaj mend shume mire, o zot , mrekulli atehere.
ose kur e zinim ne dru Nadiren qe rrinte gjithe diten rrugeve(debilen e lagjes 10), kalamoj ca pret.
 

Publicisti

Primus registratum
Re: Made in Albania

Tashi njeriu gjendet midis gjendjeve, dyzohet, ka nostalgji. Nostalgjia me shume i takon kujtimit per kohen, moshen. Nuk them se eshte e mire apo e keqe. Por, me siguri qe eshte e dobishme qofte edhe per faktin se njeriu mban lidhje te drejtperdrejte me te kaluaren e vet dhe pse jo, te rikujtoje qe, megjithe kushtet e veshtira, disa vlera ekzistonin edhe ne ate ambjent dhe menyre jetese dhe si te tilla, s'kane pse te humben tekefundit fare.

Une hala s'isha bo nxens ke Petro Nini, kur i dite dimri ra bore m'Tirone. Kta punetoret e pallatit tem (qe athere po ndertohej me i llaf) gjushin me topa bore t'gjitha gocat e Petro Ninit qi kalojshin per n'shkolle. Po kush hongri ma shume topa do thoni ju? Valbona me mo, mesa Enverit. Mire kjo, po kta kaqolat fillun tu fut ene gur ke topat e bores. Jo per gjo, po na msojshin keq neve, brezin e ri!

Lene masanej kur lushim futboll: s'kishte top qi mos t'na e merrshin cunat e Bales me kompani. Une bile s'e hic, se si u bo futbollist ky Fortuzi i Tirones. Sa shkelma komve e bythve ka honger miku, mer daje, aq t'mira qofshin. Lene masanej qi sa here qi fitote, s'e merrte 50 lekshin qi i takote me hak!

Jom shume dakord qi akulloret ma t'mira n'bote ishin ke ne gjate asaj kohe. Por, mos harroni arancatat kalamoja: car arancatash mer budallajo, me t'hik petlla, me t'hik! Leje, leje se hala m'goje e kom shijen e tyne.
 
Top