Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

Kujt i kujtohet bora e 11 janar 1985 ????????
C'budallalliqe qe jane bere ate dite. Me kujtohet se isha zgjuar naten dhe kur shoh nga dritarja(shpi private K-2) gjithe catite pemet e komshijve (pothuaj te gjithe shpi 1-kat) ishin bardhe, bora kishte pushuar dhe kishte dale hena.
dukeshte mrekulli..........
ketu ku jam ka bore 7 muaj ne vit po asnjehere s'me ka lezetuar si bora ne tirane.......
 

Ema

Goddes
Re: Made in Albania

Mamka kishte nje pallto ngjyre qumeshti trecerekshe.Meqe iknin neper katunde se ishte mesuse dhe me shume udhetonin neper rimorkio se neper autobusa e lante cdoi te shtune.Jetonim ne kat te pare dhe s'kishim ballkon.Kur vinte e djela palltoja ndehej siper stufes dhe ne vend qe te thahej,nxihej nga tymi i stufes e si perfunim s'e varte me aty po e mbante mbi karrike dhe te henen ne mengjes e vishte gjys te laget <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Nje here tjeter isha me motren dhe vellane me te vegjel ne shtepi dhe mu derdh pakoja e sheqerit.ta maj mend sa kam qa ngaqe e dija se s'kishte tjeter.
Kur ishte periudha e tollonave do blija veze ke markata ke kinezet po nuk me lane te medhenjte
cry.gif
,me nxorren ne fund hde mbetem pa veze
shrug.gif
.
Babi vrau nje here shpatullen se duke u shtyre para elektrofurrave kur ish kriza e bukes djem te rinj hipnin me kembe siper robve dhe e derrmuan <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .

Kurse kur isha me e vogel,diku 6-7 vjec loznim tere diten jashte dhe kur na mbyllte ne shtepi mami me babin dilnim nga hekurat e dritareve dhe mire qe s'kemi thy qafen se hidheshim nga nje meter poshte.
...Vendi i lojes ka qene kopshti perballe pallatit ku mblidheshin tere kalamanjte dhe lushim topa rrasash ose kanace.Me litar nuk luja se nuk dija te futesha <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .

...Pastaj me kujtohet kur me erdhen nje pale zhinse nga USA dhe isha ne klase te katert.Kur shkova ne shkolle me xhinse te reja gjithe klasa e la fiskulturen e mjesit me pa xhinset e mija megjith zyshen.
Nga fundi i klases se trete kam kalu gezimin me te madh:U bera pionere e Enverit.Tere shkolla ishte e rreshtuar para ne oborr dhe mua me lidhen ke qafa shallin e kuq-s'kishim gz
im me te modh saqe betimi(betohem para shoke te mi moshatare,e ju o msues,se do punoj,do mesoj...)me eshte fisku ne kujtese <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Nje here ikem me kalamanjte ne autostrade per te marre cimcakizat qe na hidhnin maunet e huaja.Ishte viti '90 dhe ne na doli pa sukses britma Guma guma.Nderkohe qe u deshperuam dhe vendosem te kthehemi ne shtepi na kapi nje plak prej veshi dhe na pyti si na qunin babat dhe mamat se donte ti takonte qe t'na bertisnin se pse ne donim te vendosnim marrdhenie me amerikanet dhe ca gjera te tilla qe ne kalamajt s'i morem vesh <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> po ikem ne shpi gjith frike ...
 

Goca

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Kut i kujtohen ne Durres artopalantet e medhenj te vendosura ne ato shtyllat historike qe jepnin muzike tere diten dhe qe kur gjendej ndonje femije i humbur fillonin dhe jepnin lajmin:Kush ka humbur nje femije me keto karakteristika te paraqitet ne Stacionin e Policise te plazhit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , une s'kam humbur asnjehere. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

C'do gje behej ne komunitet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Me kujtohen edhe ato kremrat e llahtarisura te plazhit (meqe jemi ne vere:D) qe kur lyeje pjeset e djegura, nuk kish sapun qe i lante, ishin si graso e bardhe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
Meqe jemi tek tema plazhit....

Dreka qe u merrte me vete, kushe mban mend... domate , djath, speca te skuqur edhe shalqini i madh qe u hapte ne mes. Naj here iknin halla e xhaja se bashku , kater cadra , 10 kalamoj, tre bicikleta me rrota perpjete( hajde e te gjeshe tre gura me meshtet bicikleten), shkopat qe veheshin tek cadra mer var rrobat, cunat e rinj qe loznin futboll afer bregut e mjere ti po te hashe naj top surratit se s'vishe n'terezi per gjithe diten. Babi qe hikte tek trampolina me gocat e xhait( 17-18 vjec ne ate kohe) e une qe mezi prisja te ktheheshin( ne te vegjlit duhet te runim cadrat).
Fotografi mer fotografi qe kalonte me bo fotografi <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> .
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Made in Albania

..patatet piqeshin ne taracen e pallatit. Nuk i shkonte ne mend kujt qe ajo ishte zift e shkrinte...
lol.gif

Gjithashtu gjehej personi i urryer i pallatit dhe hypej ne tarace perseri, merrej zhavorri dhe i hidhej tek oxhaku i furnelles. Pas nje kohe e dinim kujt i takonte çdo oxhak.

Tjeter gje ishte qe prisnim sa dilte personi me cu byrekun ke furra dhe prisnim ke parvazi katit 4-et me i beshty ke tepsia kur te dilte ne kat te pare. Fmi harame
devil.gif


Ne kishim njerin ne lagje qe bente fleten tek parvazi i taraces se pallatit (5 katsh)...dhe jo vetem nje here.
eek.gif
Ai e bente, neve na shpetonte nga frika
lol.gif



E vendosa, do i rris kalamojt n'Shqiperi
shrug.gif
<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Penelina, Durrrsi ishte prehja jone, pastaj ishte dhe vendi i flirteve <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> sa histori fillonin dhe mbaronin po aty <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Ema me ke kujtu tharjen e rrobave ne dimer, ne nuk kishim tub te gjate sobe po kishim sobe 9 mije lekeshe ( <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> o zot c'mireqeni, edhe kjo ishte nje indikues qe tregonte nivelin e familjes) qe kish ate tubin anash dhe mama qe rrinte duke i kthyer tere kohes rrobat diten e shtune e te diele.Te henen tere kalamajt shkelqenin ne shkolle, te pakten floket u shkelqenin nga pastertia, nga fundi i javes u shkelqente yndyra <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ne familjen tone dushi vihej ne pune dy here ne jave, te merkuren dhe te shtunen <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , po ashtu edhe kazani qe zinte rrobat e bardha se lavatricja (sipas mamave tona <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , ne fakt fajin e kish iaci i rrobave qe edhe pse 90 leksh nuk i zbardhte si duhet), keshtu kalonin ditet tona, te tera dhe te te tereve njesoj...
 

Guest
Re: Made in Albania

Po kush nuk i mban mend te ndalumet e gjimnazeve nuk ka jetuar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

mua me kujtohen ditet kur lajmerohesh per bombe <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Guest
Re: Made in Albania

amani mi se me vdiqet nga te qeshurat!

<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Paska ardh Gega me shit akullore dhe lepirese ketej.Ne pushim te madh vite tek shkolla 11 Janari.Po 5 leke caraca apo fara luledielli a do ndonjoni.Kur shkonim ne stadium mbushnim xhepat me fara luledielli dhe ne stadium t'gjithe hajshin fara dhe fiuuu levozhgat tek koka e atij qe ishte ul para teje.Kur mbarote ndeshja nga ura dhe deri ne stadium ishte mbush plot me levozhga farash.Tani po ndal pak tek ura te bleje nji past 5 lekshe dhe nji hallve se ngordha per buke.Takohemi mbasdite tek ura ose bordura.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Kush e ma men si lidhej shalli i pionierit? Kishte nje lidhje te vecante, por s'me kujtohet me. Megjithese, shalli lidhej ne mes dhe ne njerin cep dhe perdorej per te percellyer, sidomos bythet e shoqeve te klases
lol.gif
lol.gif

Cer zhurme te llaftarshme qe bote dushi, si bubullime! <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Kujt i kujtohen kakzozat? Shkoja me shoket tek fusha tek farmacia 10 (qe sot eshte bo treg <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> ) dhe mblidhnim kakzoza...
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Fantazy:
[qb] Po kush nuk i mban mend te ndalumet e gjimnazeve nuk ka jetuar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> nje shoqen time e ndaloi nji here nji pallosh, pa dhom, me motor, dhe i tha: o goce, e di si osht puna, mu ma ka shpif truni per ty <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
lol.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Ej loja me kopaca:behej bati ose xhemi nji si pune trekendshi ne toke dhe aty vendosnim kopsat pastaj fillonte loja,kush ja paste tjetrit ose kush i qiste kopsat i pari.Kopaci im i dores ishte anglez buze frujtur.Ndersa loja me pulla ka qene me e preferuara imja .
Po ke tenisi kush ka lujt nonjiher futboll.
 

AMINA

Primus registratum
Re: Made in Albania

Nga ato qe po lexoj (dhe kam qeshur me lot
lol.gif
) me duket se Kordelja mund te me kuptoje se dukemi nje brez. Ne ate kohe nuk kishte manikyr per thonjte dhe e vetmja menyre qe kishim shpikur ne vajzat e vogla plot mend <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ishin rezervat e kuqe.I kerkonim leket me ngulm prinderve dhe blinim rezerva te kuqe. Habiteshin mamat dhe babat se si harxhoheshin me shpejt rezervat e kuqe se te zezat
eek.gif
Po ku ua merrte mendja atyre se ne shkolle rezervat e kuqe me shume se per te hequr vijat anash fletores, perdoreshin per te lyer thonjte. Cfare tualeti origjinal qe perdornim eeeeeeeeee??? Mbaj mend qe letrat e paradave vajzat e pallatit tim ( ato me te medhate se ne te voglave nuk na lejohej) i perdornin per te lyer syte dhe buzet (ne varesi te ngjyres). Ne te voglat rrinim vigjilente se mos kushedi harronin diku ndonje cope leter qe ta perdornim me pas.
 

tirana

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] ..........

.......sa zhapiqe kom vra ke muri poligonit aq te mira qonshin! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
* O Routardi me kobure
vret hardhuca neper mure
mos i vrit o budalla
se hardhuca nuk te ha

*..kenge kopshti
 

Gjeneral-Berdica

Primus registratum
Re: Made in Albania

Tungjatjeta!
C'fare koincidence aman...
Mbreme po i tregoja vellait tim te vogel, per ate lojen me rrasa: E mbani mend qe vizatonim nje rrumbullak dhe vendosnim letra karamelesh dhe pastaj merrnin shenj nga larg, kush i nxirrte nga rrethi ai/ajo merrte aq letra sa nxirrte!

Ndersa po i tregoja vellait, ai me shikonte si me cudi dhe pasi mbarova me tha: "You're nuts mate, are you taking the mickey out of me or what? What's special about "letra karramelesh" that you have to make all them efforts?"

Meqe une jam vellai i madh (shume me i madh)...m'u desh qe te mbizoteroja diskutimin dhe i'u pergjigja me keto fjale: "a e man mend, kur mledhshe "pikachu cards"? -Po, me tha...qe pra, i'u pergjegja une, letrat e karrameleve;per ne kane kene si "pikachu cards" per ty..."

Morali i kesaj ngjarjeje eshtem se edhe pse ne kemi pase nje femijeri te ndryshme me femijet e emigrantve, prapeseprape thelbi i femijerise nuk ndryshon, eshte vetem siperfaqja qe ndryshon...
Ndersa persa i perket identitetit, edhe pse po shkojme drejt ne globalizimi "Made in Ablania" nuk do te zhduket. Per faktin qe njerezimi ose faktore te shoqerise/ve jane perpjekur gjithmone per globalizim...


PS: Tashti po mendoj me vete se sikur te ndiehesha aq i apasionuar ose i eksituar me menyrat e defrimit qe jane ketu ne Londer, nuk do te merzitesha kurre...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Kush e mban mend Betimin e Pionierit
rolleyes.gif



P.s...te tere tekstin se 5 te parat i dime te tere <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[QB] <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

...po ashtu edhe kazani qe zinte rrobat e bardha se lavatricja (sipas mamave tona <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , ne fakt fajin e kish iaci i rrobave qe edhe pse 90 leksh nuk i zbardhte si duhet),
Lavatricja ti zverdhte ne fakt
lol.gif
!!!

Vetem qe paskeni harruar te laren e guzhines me pizhama te vjetra te babit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> dhe gjunjet te nxira nga te mbeshtetmet ne cimento...

Po mire meqe ra llafi ... epidemine te marrmes se zogjve te pules ne shpi si 'pets' a e mani men?

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

AMINA

Primus registratum
Re: Made in Albania

Aman o Kordelja se me hape pune. Kam nje ore qe perseris :BETOHEM PERPARA FLAMURIT DHE SHOKEVE TE MI PIONIERE SE GJITHMONE DO TE MESOJ, PUNOJ DHE JETOJ.....kaq....ketu ngeci karkaleci..ndoshta vazhdon:pER TE QENE NJE BIR I DENJE I PARTISE DHE I ATDHEUT TIM (me duket se bera lemsh bashke betimin e pionierit dhe te ushtarit, cudi se nuk kom qen as ushtar <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> )
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Isabellaaaaaaaaa <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ti ma ngjesh fantazine mu ne kufij extreme <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Kafhste shtepiake i kishim te nalume, kur donim me pru nanji neshpi na leshin mas deres se jashtme, per ngushellim na gjeshin i forografi zogu pule (ka e gjete mi shejtone qe vdisja una per zogj pule si "pets" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) dhe e varshim ke dollapi i librave, qe e hapnim dhe e mbyllnim pa pushim duke bere te garantuar cmalljen.


Mu kujtun bufete <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ca ishin 8 mije lekshe, ca ishin 12 mije lekshe dhe ca ishin 16 mije lekshe, secila prej tyre paraqiste nje nivel te percaktuar te ardhurash. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Divanet ishin vetem dy llojesh 8 mije dhe 9 mije lekesh, ca te vjeter ishin model ne zhdukje se ishin shit para iteve 70.

AMINA ne mos njoni tjetri do e vrasi menjen ta gjeje si qe betimi, ja ti psh mire e ke se heret a vone do e kujtojeme. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />


P.s.Xixe
wave.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Kordele vazhdojme melavatricet sot... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

I mani men ato qe benin llup-llup (njizetshet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) me rrotlla blu <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ku rrobat i hudhshe nga lart <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ?

Po vargjet e qepve dhe te hurdhave te varme ne ballkon ... atehere po nuk na merrshin m'sysh <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> !!!!

A fillojme icik me rradhat tek mish-peshku kur vite furnizimi dhe qellote qe kish ardh' 'sallom' <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ???
 
Top