Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Boby

Primus registratum
Re: Made in Albania

Une kam pas perdor nje buzkuq dhe nje 9 leksh,por me kane pas pelqy dhe ca tavlla qe i gjeta te nji kuti ne shpi se i thysha kopacin kundershtarit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Me ra ne mendje tani loja me soldat.I vere me solda,i vere me kaqola,kuptohet karrocat me guzhinjeta i parkonim te cepi shkalles.Pastaj kur lushim me kallama me kaush.Rrezikonim jeten me i gjet ato te shkreta neper ndertesat te 21-shi.Dhe cdo dite behej lagja pis e me pis nga letrat e kaushave.Kena pas lujt shume dhe jorgjica e tu bote kurrizi flake nga shpullat kur kaloshe korridor.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

mua me kujtohet dita e isllave. te gjeje vend e te futeshe nga cunat e lagjes.. se qejfi i tyre te te trembnin me islla. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> u cte percellonin ato te shkreta
cry.gif
cry.gif
 
I

insane

Guest
Re: Made in Albania

nga mosha 8 (?) luanim futboll tek korridori i shtepise se Pirros une ai dhe motra e tij.. 1 korridor i ngushte 1 meter dhe i gjate 10 ndoshta..

gjithashtu luanim me pulla.. sa pulla i kam marre atij te shkretit (isha me fat)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Mu kujtuan topat 50 Lekesh dhe ata 80 Lekesh <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

Kur luanim topa-djegsash dhe te gjuanin fort me top te percellonte nje jave, behej nje pulle e kuqe qe hisllen ta enderroje <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .Mua me ngeleshin shenjat per nje kohe te gjate <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .

Kujt i kujtohen dyqanet e Materialve te Imta qe u hapen vitet e fundit te zgjedhes <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Radha ketu tek Kollonat ne Tirane, ajjjjjj s'dinin c'blenin njerezit, me ngjasojne tani me keto dyqanet qe jane hapur dhe ku shkruhet ne nje tabele "Linja 170 Leke" dhe cdo gje brenda e cfaredolloj madhesie apo funksioni kushton vetem 150 Leke (kane bo ulje <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ).Ne cdo vend kishte radhe, ne cdo vend ku dilte dicka ne shitje <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .

Me interesante kane qene kartmonedhat dhe parate metalike ne perdorim <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> 500 Lekeshi apo 1000 Lekshi i vjeter, aj donin xhepa ato para per tu mbajtur jo shaka.(Duhet me e ble nje seri per kujtim <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> )
 

roberto

Primus registratum
Re: Made in Albania

mu kujtuan
cemcakizet ae vinin nga "jashtetit" jo nga italia ose greqia po "jashtetit" dhe qe mbaheshin ne goje per 2 muaj pastaj futeshin ne kavanoz me uje dhe perdoreshin te nesermen prape

kam qene koleksionisti me i madh i turbove (cemcakizave turq) dhe fitosha nga shoket gjithmone...Bill Gates isha
 

edda

Primus registratum
Re: Made in Albania

Gati-gati ju kam zili juve qe keni jetuar ne ate kohe! Une s'pata fat te provoja zborin.
Mbaj mend diten kur me vune shallin e kuq, kush e mban mend nga ju formulen qe thuhej?
Nje here ne jave na detyroshim te shkojshim ne shkolle qe ne 7.30 dhe te lexoshim artikujt e gazetave. I prisnim artikujt dhe i ngjisnim ne nje fletore. Une e kisha tmerr kte dite marte sepse ne shpine time s'ekzistonte as nje liber i Enverit (perveç njerit qe ma kishin dhuruar ne shkolle si nxenese e dalluar), figuriamoci te blente im ate gazetat e popullit. Do i lutesha shoqeve nje jave te tere te hiqnin ndonje artikull per mua.
Atehere isha akoma e vogel (ne 91 une isha 11 vjeç) dhe shume gjera si kuptoja, s'me kishte shkuar ndonjehere ne mend pse gjerat ishin ashtu siç ishin. Veç kam ngelur shume keq kur mesuesja me hoqi si komandante klase per te vene ne vendin tim bijen e nje funksionari te PPSH, ne nje kohe kur une isha zgjedhur nga klasa. Aq u merzita atehere saqe ne heshtje fillova te urreja dhe ate shoqen time qe me zuri vendin.

Ju qe keni mbaruar shkollen ne ate periudhe jeni shume me te pergatitur se ne brezat e mevonshem. Ne kohen tuj beheshin 45 min. mesim kurse ne na benim 45 min. lloqe. Kishim nje mesuese anglishteje qe ne vend te na jipte mesim na pyeste ne kishim te dashur ajo. Me zinte dhimbja kokes duke degjuar mesuesen qe keshillonte nje putane qe kishte già 3 dashnore sesi te sillesh me te fejuarin e ri (i shkreti çun vinte 3 here n'vit nga italia per ta taku).

Po kur doli ai filmi "dirty dancing" o si dreqin quhesh. Ne gocat hypshim siper divaneve (kur beshim festa neper shpija) dhe hidheshim ne krahet e çunave, te cilet duhet te na mbashin perpjete si tek filmi. Shume here rrezoheshim siper njeri tjetrit
lol.gif
. Asnje nuk arriti ta beje si tek filmi <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

bimba81

Primus registratum
Re: Made in Albania

teme vertete e bukur na filloi nostalgjia edhe pse une jam e 1981 sido qe te jete kujtoj shume shume gjera <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
cry.gif
kujtoj ato cumcakizat qe na vinin nga jashte speramint dhe librat e enverit qe i kisha mbushur me lloj lloj letrash cumcakizi cokollatash dhe karamelesh.une pastaj kam qene si cun harrom kam pase dhe nje shpate dhe benim lufte me lagjen tjeter <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> maj mend qe vellai im me kishte bo nje ballone tabake shuem te bukur dhe mua s'ma linte hic bobo te qajtmet e mia.po dushi me vajguri i joni ishte gjysma gjysma dhe maj mend qe dilja nga dushi me huden te zeze nga tymi <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> papapa po aman ka qene bukur.kur me vune yllin te perparsja isha me e lumtura ne bote.pastaj une isha dhe kujdestarja e pastertise dhe ne mengjes kontrrolloja duart dhe shamiat qe te ishin te pastra <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> nuk shkruj me se po me vjen per te qare tani
cry.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Danae:
[qb] alibaba lexo mes rreshtave se paske mete hajdut i thjeshte <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> [/qb]
uuh, sa e thelle paska qene kjo <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
thumbsup.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

po topat e gomes 40 leksh, qe kercenin si karkalec? sa te mire ishin mer, nuk kishe nevoje me i fry. me kujtohet qe me shoket qe topat 40 leksh te care i mbushnim me gure dhe i linim ne mes te rruges qe t'i godiste ndonjeri e te vriste kemben <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> katal kena qene <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Pullat mer pullat!!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Kam pas ca pulla te rralla qe ia fitova njonit ka lagja tjeter: srilanka dhe keniaugandatanganika <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
kush ka pas osterric, po helvetia?
Kopaci im i preferuar nji 9 leksh kaf me damare te kuq, a ca nishani kisha me ate 9 lekshin une <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

renea

Primus registratum
Re: Made in Albania

po karrocat me kuzhinjeta kush i man mend?

ncncncn, kishte Geni i Lules qe e kishte babin marangoz, i beheshim servila gjith diten se mos nai i linte xhiro. Ziheshim kush ta shtynte i pari.

ca kohe ej
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Problemi i karrocave ishte me gjet 4 guzhinjeta se me tre thyshe qafen. Masnej guzhinetat ma te mira ishin ato 205 kurse 101 nuk ishin gjo. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> A ka qen gallat shume me karroca, vetem se duhej me shty kalamojt e lagjes qe te te shtynin dhe ata ty. Kurse ne disheze ishte persmari, i bonim karrocat veri fare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Aaaaaaa me vjen shume keq qe kto llojet e kopacave nuk i njof <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Une isha ke grupi i survejimit nga klasa dhe ishim ne gjurmim te nxenesve te dobet qe lunin me kopaca mrapa shkolles te fshehur, kush kapej "spiunohej" ke shtabi dhe merrte verejtje me paralajmerim per thyerje note ne sjellje.Me vjen keq qe e boshit gjithe kete sakrifice per nje loje kaq absurde, edhe familja humbte kopsat e kostumve (te shkretet baballare e gjysher <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) dhe juve qe rrifeshit per kopaca dhe rrezikonit te dilnit para shkolles per nje kopac. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ca kenaqesie kishit njehere s'e marr vesh??!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Spiune!!! <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Loja me kopaca ishte loja me e bukur qe ka ekzistuar ne kohe te femijeris. Kur ti lushe me pinca, a ka loje me koti, loje me te shpume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ne lushim me kopaca. Duhet te kishe shume nishon, kopac te mire dhe gishta te fort qe te gjuje ne shenj.

Pastaj duhet te kishe edhe shume kujdes se ene ta vidhnin kopacin po ta kishe te mire. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Altaf

Primus registratum
Re: Made in Albania

Mua mu kujtua një komshi që më ngacmonte kur isa i vogël dhe unë kug gjeta rastin i vodha një drassë me llastik me të cilën ai hidhte gura <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Kut i kujtohen ne Durres artopalantet e medhenj te vendosura ne ato shtyllat historike qe jepnin muzike tere diten dhe qe kur gjendej ndonje femije i humbur fillonin dhe jepnin lajmin:Kush ka humbur nje femije me keto karakteristika te paraqitet ne Stacionin e Policise te plazhit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , une s'kam humbur asnjehere. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

C'do gje behej ne komunitet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Me kujtohen edhe ato kremrat e llahtarisura te plazhit (meqe jemi ne vere:D) qe kur lyeje pjeset e djegura, nuk kish sapun qe i lante, ishin si graso e bardhe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Guest
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] Spiune!!! <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Loja me kopaca ishte loja me e bukur qe ka ekzistuar ne kohe te femijeris. Kur ti lushe me pinca, a ka loje me koti, loje me te shpume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ne lushim me kopaca. Duhet te kishe shume nishon, kopac te mire dhe gishta te fort qe te gjuje ne shenj.

Pastaj duhet te kishe edhe shume kujdes se ene ta vidhnin kopacin po ta kishe te mire. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
kjo loja a luhej me letrat e shkrepseve?? dhe i palosje ne dysh dhe i vije ne rradhe pastaj gjuje me kopac per ti marr.Ato qe kapte kopaci ishin tuajt.tip bowling i ditetve te sotme???????????

sa kujtime qe te zgjoni juve ketu! nga nje ane eshte e bukur kur u kujton keto gjera por edhe te bejne nje cike te tirshtuar sidomos kur je larg...

jeni shume te mire te gjithe ketu!

wave.gif
Kordeles <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

eee m'thot diçka kjo loja me kapaca muve ... maj men qe m'denote mami se i hiqja nga palltot dhe xhaketat <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

[/qb][/QUOTE]kjo loja a luhej me letrat e shkrepseve?? dhe i palosje ne dysh dhe i vije ne rradhe pastaj gjuje me kopac per ti marr.Ato qe kapte kopaci ishin tuajt.tip bowling i ditetve te sotme???????????

sa kujtime qe te zgjoni juve ketu! nga nje ane eshte e bukur kur u kujton keto gjera por edhe te bejne nje cike te tirshtuar sidomos kur je larg...

jeni shume te mire te gjithe ketu!

wave.gif
Kordeles <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> [/QB][/QUOTE]

jo jo, loja me kopaca ka qene ose me kopsa, ku kush ia paste (e godiste) kopacin e kundershtarit, fitonte kopsat, ose me vete kopacat, ose edhe me camcakiza, leke etj. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

ajo me letra shkrepsesh, cumcakizash e paketash cigare, ka qene me peta, ku i futje ne nje trekendesh keto letrat dhe kush nxirrte me shume me pete fitonte, me duket <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

sa per kopaca, katalt e lagjes sime shkonin me brisk ose gershere te vogla neper linja urbane dhe ia hiqnin palltos se ndonje pensionisti
lol.gif
lol.gif
kurse une e kam pasur gjyshen rrobaqepse, por nuk i thoja asnjeriu se te suleshin katalt per kopaca.
 

AMINA

Primus registratum
Re: Made in Albania

Me kopaca nuk kam luajtur, por ama me pinca kam luajtur sa....Ej po lojen me cingla a e mban mend njeri? Po lojen "botash"? Hallall se me bete te rri tere naten e te mendoj per ato kohe te kaluara. Me duket sikur i ka jetuar tjeter njeri dhe jo une. E dini c'mu kujtua dje?? Hallvasia qe shitej asokohe. Kam kerkuar gjithandej dhe kam provuar shume lloje keto kohe, por asnjehere nuk kam gjetur nje qe te kishte shijen e te dikurshmes. Ishte thjesht e mrekullueshme
thumbsup.gif
 
Top