Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik
Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.
Lulet
Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.