Luiz Ejlli do këndojë shqip EuroVizion
Shqipëria do të prezantohet me gjuhën shqipe në Eurovizion 2006. Organizatorët e festivalit europian, që mbahet në Athinë për shkak se rradhën e kaluar ishte Greqia që fitoi çmimin e parë, pritet të mbajë së shpejti shortin për përcakimin e renditjes së këngëve që do të marrin pjesë në këtë garë të muzikës europiane.Ky short do të përcaktojë edhe renditjen e këngës “Zjarr e ftohtë” të Luis Ejllit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival
ShqipEria ne Eurovizion
Luiz Ejlli do këndojë shqip
“Zjarr e ftohtë”pret renditjen nga shorti i festivalit
--------------------------------------------------------------------------------
Shqipëria do të prezantohet me gjuhën shqipe në Eurovizion 2006. Organizatorët e festivalit europian, që mbahet në Athinë për shkak se rradhën e kaluar ishte Greqia që fitoi çmimin e parë, pritet të mbajë së shpejti shortin për përcakimin e renditjes së këngëve që do të marrin pjesë në këtë garë të muzikës europiane.
Ky short do të përcaktojë edhe renditjen e këngës “Zjarr e ftohtë” të Luis Ejllit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival. Është vendosur që kënga me tekst të dr. Florit dhe e kompozuar nga Klodian Qafoku do të prezantohet shqip, ndryshe nga dy prezantimet e kaluara kur Anjeza Shahini dhe Ledina Çelo prezantuan këngën shqiptare në anglisht. Zgjedhja për të kënduar shqip është kushtëzuar nga natyra e vet këngës, e cila ka shumë elemente nga folku. Drejtori i festivalit në RTSH, Gëzim Podgorica, ka bërë të ditur se janë bërë ndryshime në orkestrim, në kompozim, madje edhe në mënyrën e paraqitjes së këngës. Gjithashtu, grupi polifonik që shoqëronte Luiz Ejllin në festivalin e këngës në RTSH, është zëvendësuar me një tjetër grup të përbërë nga katër vetë, ndërkohë që kënga do të shoqërohet edhe me një videoklip të realizuar në ambientet e RTSH-së. Të gjitha këto ndryshime do ti dorëzohen organizatorëve të Eurovizion në Athinë më 20 mars. Ky është viti i tretë që Shqipëria merr pjesë në një eveniment të tillë të rëndësishëm të muzikës europiane. Suksesi më i madh është arritur me paraqitjen e Anjeza Shahinit, e cila mundi të zërë një vend dinjitoz në këtë prezantim dy vjet më parë. Kënga që do të na prezantojë në Eurovizion zuri vendin e parë në festivalin e këngës në RTSH dhe ky çmim është “viza” për të shkuar në një takim të tillë mbarëeuropian të këngës.