Luiz Ejlli fituesi i Festivalit

genci

Primus registratum
Luiz Ejlli fituesi i Festivalit

Ejlli votohet nga konkurrentët

Mjafton të shohësh në uebsaitin e Festivalit Evropian, i cili këtë vit zhvillohet në Athinë dhe do mësosh aty për lavdet e thurura mbi përfaqësuesin shqiptar. Kjo ndodh edhe nga konkurrentët e tij, të cilët janë shprehur bujshëm për konkurrentin shqiptar, Luiz Ejlli, i cili këtë vit do të paraqitet në Eurovizion me një këngë shqip. Një prej tyre është këngëtarja greke, Anna Vissi, e cila është shprehur pro Ejllit dhe e ka vlerësuar këngën e tij "Zjarr e ftohtë". Dje, gjatë një konference për shtyp, gjithashtu dhe në natën e ndarjeve të çmimeve "Kult", përfaqësuesja greke ka theksuar se kënga shqiptare duhet të vlerësohet në garë. "Më pëlqen që djali shqiptar, Luiz Ejlli, që përfaqëson Shqipërinë në festival, paraqitet me një këngë etnike, e cila ka në bazë folkun. Më pëlqen edhe kënga që do të këndohet në shqip, pasi është një zgjedhje personale dhe vura re se ajo mbart shumë emocione brenda dhe këndohet me zë dhe me shpirt.

luisejlli-grupi.jpg


Ndërsa unë këtë vit vendosa të këndoj në anglisht, pasi kur kam marrë pjesë dy herë në Eurovizion dhe kam kënduar në gjuhën greke, nuk më është kuptuar konteksti i këngës. Prandaj zgjodha që këtë vit të këndoj në anglisht", shton Vissi. Por njëkohësisht edhe konkurrentja nga Zvicra, Tinka Milinovic, është shprehur pozitivisht ndaj këngës shqiptare. "Më pëlqen kënga shqiptare, të cilën do ta rendisja mes përfaqësuesve nga Spanja, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Suedia. Eshtë një këngë që më ka tërhequr që në momentin e parë që e kam dëgjuar", shprehet këngëtarja Milinovic në një intervistë të dhënë për faqen e chatit "six4one".



Tashmë kënga shqiptare, e cila ka nisur të lançohet në disa nga ekranet greke dhe gjithashtu edhe në internet, është orkestruar dhe masterizuar në studiot e artistit italian, Gazebo (Paul Mazzolini), në Itali. Gjithashtu mësohet se kënga është e dëgjuar gjatë klikimeve në internet nga 142 vizitorë. "Zjarr e ftohtë" është një këngë e kompozuar nga Klodian Qafoku mbi vargjet e tekstit të Dr. Florit. Gjithashtu, përveç këngës është realizuar një videoklip i saj, i cili, sipas Gëzim Podgoricës, drejtorit të RTSH-së, mendohet se do të shfaqet edhe në ekranet shqiptare bashkë me konkurrentët e tjerë nga e gjithë bota, pjesëmarrës në këtë festival, kjo për arsye të njohjes së shqiptarëve me këngët konkurrente. "Megjithatë një tratativë është bërë që të gjitha këngët konkurrente të shfaqen edhe në të gjitha ekranet e vendeve pjesëmarrëse për të pasur mundësi të vlerësohen më mirë këngët", shton ai. Ndërkohë, grupi që do të shoqërojë Luiz Ejllin në skenën e Evropianit, është ndryshuar nga ai me të cilin këngëtari shqiptar u shfaq ne Festivalin e 43-të në RTSH. Në fotografinë e publikuar në faqen e uebsaitit paraqiten krahas Ejllit, tenori Armando Kllogjeri, Aurel Thëllimi, një nga djemtë e grupit "Produkt 28", Petrit Lulo dhe një instrumentist shqiptar.



Krijimi shqiptar

"Zjarr e ftohtë" është një këngë me tekst të Dr. Florit dhe kompozim të Klodian Qafokut. Sipas vetë Ejllit, po ta dëgjosh me vëmendje këtë këngë do të kuptosh se bëhet fjalë për një lojë dashurie, pavarësisht nga titulli i këngës, paksa kontradiktor "Zjarr e ftohtë". Eshtë shumë tërheqëse si këngë dhe plot mesazh.



Komentet

Nektarios Giannoulakis
Nuk më pëlqejnë të gjitha këngët që marrin pjesë në Eurovizion! Ndoshta jam i vetmi grek që pëlqej folkun. Muzika folklorike është muzika më e mirë për mua dhe do të thosha OK për të. Por do të theksoja me plotë gojë "Paç fat Albania, me këngën tënde të kënduar në shqip"!
Ermir Dajci

Gjithë njerëzit thonë për këngën shqiptare se është e tmerrshme plot, gjepura, gjepura, gjepura. Unë them: kënga shqiptare është e para dhe më e mira. Mund t'ju kujtoj Anjeza Shahinin në Stamboll? Ajo suportoi gjithë atë publik marramendës. Në Greqi janë 1 milion shqiptarë. Mendoj se jo vetëm shqiptarë do të votojnë për Luizin, por edhe gjithë publiku grek do ta votojë. Urime!

Finn Plekkenpol
Unë gjithmonë, të dua Shqipëri, nëpërmjet videos tënde. OK, ajo u prodhua pa shumë shpenzime, dhe gjithçka që bën Luizi është se ecën rreth e rrotull dhe më të moshuarit janë sa dyfishi, apo trefishi i moshës së tij, por kush do t'ia dijë! Kënga është e mirë! Vazhdo ALBANIA! I vetmi vend që nuk i harron rrënjët e tij!


Totti Alba
Besoj se grekët do ta mbështesin Luizin. Ata e pëlqejnë muzikën shqiptare. Shumë njerëz në Greqi nuk janë të kënaqur me këngën e tyre "Everything", sepse kjo këngë është vetëm një baladë dhe nuk ka fare folk. Populli grek e pëlqen shumë folkun. Dhe Luizi e ka atë lloj kënge. Greqia duhet të tregohet e mirë me Shqipërinë, duke i dhënë 12 pikët.
Vazhdo Luiz! Vazhdo Albania! Shqipëria për herë të tretë në finale!!!
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Luiz Ejlli fituesi i Festivalit

Heren e pare (me vonese nja 50 vite) kure Shqiperia mori pjese ne Grand Prix me 2004, Anjeza ishte nje kengetare qe e prezentoi Shqiperine me dinjitet.
Anjeza kishte interpretim ,ze dhe talent, vitin e kaluar ishte deshtim i madh, shpresoj se ky bylbyli do te jete me i suksesshem se ajo pordhajka e vitit te kaluar.
 

Guest
Re: Luiz Ejlli fituesi i Festivalit

mendoj se ka me pas sukses Luizi simjet ne eurovision. kanga asht e bukur, malodi ka, za ka, po edhe krijim origjinal dhe ka me u pelqy nga teleshikusit europian si dicka e re. ka me u rendit ma nelt se kanga greke, spanjolle e shum te tjera. vetem kangen irlandeze mund ta krahasoj me ket. kanga Zjarr, e ftoft nuk pelqehet vetem nga njerez qe pelqejn muzike me nota arabe. arti asht ideologji.
 

Guest
la nam ne europian

po si na korite ishtu mar burre i dheut!!! ne edhe kishin pak besim te ti..pak e thashe mire se nuk ke dhane noj here prova qe din me ba shume gjana po nejse..shpresova te pakten finalen po as ate nuk e arrite!! ca ke arrite deri tash????
 

Tarasi

Primus registratum
Re: la nam ne europian

Faji nuk eshte i Luizit por i atyre qe zgjodhen Luizin per me prezantu Shqiperine. Luizi u mundu me dhan me te miren e tij dhe rezultoi qe me e mira e tij eshte shume larg nivelit qe duhet te jete nje kengetar qe te prezantoje vendin e tij ne nje konkurs te tille
 

Princesha

Primus registratum
Re: la nam ne europian

C'ja futni kot edhe ju!

Luizi shume mire e knoi, edhe kanga nuk ishte keq.

Ne festival nuk feston ma i miri o njerez ala se keni marre vesh a?
 

Guest
Re: la nam ne europian

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
C'ja futni kot edhe ju!

Luizi shume mire e knoi, edhe kanga nuk ishte keq.

Ne festival nuk feston ma i miri o njerez ala se keni marre vesh a?

[/ QUOTE ]

ke te drejte, ai beri gjithe qe mundi, dhe nuk ishte keq, shume mire kendoi, biles edhe me mire se disa qe u kualifikuan, p.sh Maqedonia, asaj i humbi fare zeri, apo nuk ishte ashtu. ne vend qe te shani, perkrahni.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: la nam ne europian

sme duket se po shan kush Luizin.Aq ishin mundesite e Luizit aq bani. Po shahet menyra se si zgjidhet kanga ma e mire.Dhe zgjedhja e "Kanges me te mire" per festivalin europian eshte relative. Ne cdo shtet pjesmarres ne festival ka festivale kombetare te muzikes te lehte por nuk do te thote qe kush fiton festivale te tilla shkon ne eurovizion. Kenga e eurovizionit zgjidhet me nje sere kriteresh qe kane te bejne edhe me ballafaqimin me nje strukture vleresimi si ajo e eurovizionit. Per mua duke heq tifozllekun qe mund te kem mqs Luizi asht prej Shkodre do thosha qe kanga nuk e meritonte te shkonte ne eurovizion. Kanga edhe ne shqip ne nivel teksti eshte shume e thjeshte, perzirja me folkun i jep ca ngjyra por shume te brishta dhe te zbehta.te jep pritshmeri me te madhe se ajo ka ne vetvete. Ne keto linja interpretimi i brendshme i luizit sado i mire te jete nuk eshte i mjaftueshem.
Pra shkurt: Luizi nuk ka kap "anijen" e dukur. Ne si shqiptare per nje fare krenarie dhe satisfaksioni na intereson "Anija" bashke me kengetarin dhe jo keto te dyja tek e tek.
 

Guest
Re: Luiz Ejlli fituesi i Festivalit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Psh shkodranechick at kengen mundesh me e degju te kja adres zemra shqiptare.net kur te hysh futu te mp3 /pf/images/graemlins/laugh.gif
degjoje se ishte shum e bukur kenga ja vlente me ken Fituesja /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif

[/ QUOTE ] /pf/images/graemlins/rockband.gif
 
Top