Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

marina s.

Forumium maestatis
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga klean:
[qb] vetem feja qe i ben bashkeshortet besnik dhe femren te ndershme [.]
po nuk paten religion pastaj varet nga filmat e fundit qe shohin [/qb]
vetem njerezit me nivel te ulet te intelektit dhe me nje nivel edukate cope-cope kane nevoje per fene qe te mos dalldisin.njeriu i zgjuar e me karakter ndikohet nga llogjika e ndergjegja e tij, jo nga filmat apo frika ferrit .
 

rosen

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

lind natyrshem pyetja: Kur nje femer konsiderohet e ndershme?
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Imanuel Kanti dhe femrat


Kapiteni i njohur Cook, gjatë udhëtimit nëpër Tahiti ka takuar një burrë që po rrihte një grua dhe pastaj me kërcënim e ka detyruar burrin që ta ndëpresë rrahjen e saj. Mirëpo, gruaja i ishte kthyer Cook-ut me fjalët: “Kjo është detyrë e mashkullit”.

Ky është një rrëfim i shkëputur nga libri “Antropologjia”, i Imanuel Kantit, sipas pikëpamjes së të cilit gruaja duhet të qeverisë, kurse burri të udhëheqë.

Qëndrimet e Kantit për çështjen e femrës ishin në të njëjtat valë me atë të mentorit të tij Zhan Zhak Ruso. Në diskutimin “Antropologjia Pragmatike e Popullsisë” (1798) Kanti elaboron qëndrimet e tij për “karakteret e gjinive”, duke pohuar se femra nuk do të duhej konsideruar si dikë që të trimëron për dijë, apo që vetë mendon. Roli i saj kryesor është që si Sofia e Rusoit të avancojë moralin e meshkujve në mënyrë që të manipulohet me ta. Në martesë, një partner mund të jetë i nënshtruar nga tjetri, por Kanti insiston në pikëpamjen se format që njihen si femërore zhvillohen krahas me zhvillimin e civilizimit, posaçërisht “të drejtuarit e meshkujve”.

Ruso ishte, pra, një formësues i pikëpamjes së Imanuel Kantit mbi femrën. Mary Wollstonecraft’s (1792) në veprën e saj “A Vindication of the Rights of Women”, kritikon ashpër komentet e Rusoit, e veçanërisht influencimin e theksuar te Kanti. Në veprën e tij “Emili” ose “Mbi edukatën” (1762), Rusoi në përgjithësi ka pranuar pikëpamjen për femrën, por tërësisht ka justifikuar këtë perspektivë pas kritikave dhe është përpjekur për ndryshime. “Femrat për herë bërtasin, sepse ne i kemi edukuar ato për asgjë, për kotësitë dhe nazet e tyre, për atë ne i mbajmë ato për zbavitje dhe shaka, në mënyrë që ne të jemi zotërues, sepse sipas tyre ne jemi përgjegjës - thonë ato, ndërkaq të metat ne ua atribuojmë atyre. Çfarë marrëzie!”, është shprehur Rusoi, në interpretimin e tij për femrën.

Kanti është konsideruar si logocentrik në trajtimin e subjektit femëror, prandaj ka konsideruar se mjafton që femra të jetë e bukur dhe tërheqëse. “Prej kësaj del medoemos se natyra synon që mashkullin në marrëdhëniet reciproke midis gjinive ta fisnikërojë edhe më tepër, kurse femrën në të njëjtën mënyrë ta zbukurojë edhe më tepër. Femra nuk brengoset shumë që nuk ka dituri të larta, që frikësohet dhe që ende nuk i janë besuar punë të rëndësishme...”, kishte thënë Kanti, sipas të cilit mendja i takon burrit, ndërkaq shija-gruas. Kjo sikur edhe një varg mendimesh sa i përket feminitetit, bën që Kanti të vihej nën syrin kritik të shumë mendimtarëve të kohës, të cilët i dhanë epitetin e mizoginit këtij filozofi gjerman. Megjithatë, jo të gjithë e kishin këtë bindje për Kantin. Pikëpamjet e tij për sexualitetin, trupin dhe martesën e femrave për Barbara Herman, ishin pikëpamje moderne për moralin dhe paraqitje në mënyrë objektive. “Te femrat është e lindur ndjenja më e fuqishme për gjithçka që është e bukur, e hijshme dhe e pispillosur. Që në fëmijëri atyre u pëlqen të rregullohen dhe i pëlqejnë vetvetes kur stolisen. Janë të pastërta dhe të ndjeshme ndaj çdo gjëje të neveritshme”, shkruan Kanti në veprën e tij “Mbi të bukurën dhe të madhërishmen”. Ndërkohë që ai përshkruan shumë aspekte të anës fizike të femrës, në shesh dalin edhe idetë e tij mizogine, sipas të cilave disa femrave u mungon vetëm mjekrra që t’u japë pamje më të thekshme të mendjes së thellë që e duan aq shumë.

Kanti si shumë filozofë të tjerë, ishte i vetëdijshëm se balanci shoqëror nuk do të arrihej në momentin kur nuk do të ekzistonte stratifikimi gjinor. Pozita nënshtruese e femrës do ta mundësonte ruajtjen e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Në këtë kontekst, Kanti këtë e arriti nëpërmjet ligjit moral dhe atëij natyror. Ligji Moral këtij filozofi ia mundësoi që jobarazinë ta shohë si forcë shoqërore, ndërkaq ai natyror i ndihmon që nëpërmjet pamjes fizike ajo pa dyshim të pozicionohet në pjesën dytësore.

Përderisa, gruaja është një objekt, kuptohet që mënyra me të cilën stoliset dhe vishet e rregullon vlerën e saj qenësore. Derisa femra do të konsiderohet si një objekt, atributi i së bukurës do të jetë pjesë qenësore e subjektit të saj.

Paradigma klasike e trajtimit të pozitës së femrës bëri që shumë autorë feministë personazhin e femrës ta përdorin si kundërargument të filozofit gjerman. Kësisoj, Naoumi Wolf e trajton femrën nëpërmjet “mitit të së bukurës” dhe për dallim nga Kanti, i cili femrën e karakterizon nëpërmjet nocionit të së bukurës, ai konsideron se ky mit është një të mësuar social, që vjen si çmim i një raporti me mashkullin për të shtuar më tej se është më shumë sjellje se aparencë. Ndërkaq, Simone de Beauvoir bukurinë femërore e quan të determinuar nga zakoni dhe thekson se pikërisht zakonet e nxisin femrën të tjetërsohet në imazhin e saj. Në këtë kontekst, sipas filozofes franceze Beauvoir, vetë shoqëria i kërkon gruas të bëhet objekt erotik. Sipas saj, veshjet e burrit ashtu edhe trupi i tij duhet të tregojnë transcendencën dhe jo të tërheqin shikimin e tij. Për burrin as eleganca e as bukuria nuk arrijnë të kthehen në objekt; gjithashtu, ai nuk e sheh paraqitjen e tij si pasqyrim të qenies së tij, mendon Beauvoir. “Gruaja është një uniformë dhe një stoli, nëpërmjet tualetit, gruaja që vuan se nuk bën gjë prej gjëje mendon se shpreh qenien e saj. “Kujdesi për bukurinë e saj, për t’u veshur, është një lloj pune që i lejon të përvetësojë vetë personin e saj, ashtu siç përvetëson nëpërmjet punëve shtëpiake vatrën familjare”, thotë Beauvoir.

Qëndrimi i saj konsiston me atë të Kantit, sipas të cilit natyra përpiqet që femrën ta zbukurojë edhe më shumë. “Prej kësaj del medoemos se natyra synon që mashkullin në marrëdhëniet reciproke midis gjinive ta fisnikërojë edhe më tepër, kurse femrën në të njëjtën mënyrë ta zbukurojë edhe më tepër”, shkruan Kanti.

Fakti që Kanti dhe disa nga bashkëmendimtarët e tij janë marrë më shumë me anën vizuele se sa me atë mendore, e zbeh dukshëm femrën si qenie njerëzore.

Trajtimi i femrës si objekt dhe atribuimi i së bukurës nuk është i rastësishëm në filozofinë e Kantit, madje qasja e tij për femrën si e pispillosur duket se nuk ka ndërruar që nga ajo kohë. Edhe sot e kësaj dite femra vazhdon të perceptohet me një sy të tillë, si objekt për t’u shndërruar pastaj në subjekt me të cilin merren të tjerët.

Hannelore Schroder argumentin e Kantit e quan plotësisht të motivuar politikisht. Ajo pohon se Kanti e justifikon martesën patriarkale, sepse të dhënat e tij e përkrahin një pjesë të arbitraritetit (gjykimit), duke arsyetuar me faktin se është një privilegj legale e mashkullit për ta nënshtruar femrën nëpërmjet rregullave. Në fakt Schroder, konkludon se Kanti flet për kategorinë imperative ad absurdum, duke e zgjedhur veten. Për konkluzionet lidhur me martesën, trupin dhe seksualitetin, Barbara Herman, shkruan se mizoginia e Kantit është “përbuzje e trupit” dhe shton më tej se Kanti, filozofi modern moral e feminist, ka gjetur shumë pakënaqësi dhe për të cilin shkak më vonë shumë autorë feministë e vunë re vërtetësinë minimale të fakteve të Kantit për feminizmin.

Duke elaboruar qëndrimet e Kantit për femrën, studiuesi Mason Cash, mashkullin e ka parë më superior në relacion me femrën, shkaku i fuqisë fizike dhe guximit.

“Femra mund të jetë më superiore se mashkulli për hir të respektit të talentit të saj të natyrshëm për zotërimin e dëshirës së tij për të”, është shprehur Cash.

E meta kryesore e argumenteve të Kantit është më shumë logjike se faktike. Metoda logjike Kantin e çon në një devijim, i cili pastaj përdor këto derivate, të cilat na bëjnë me dije se ky filozof shpesh me ngathtësi këto konkluzione për femrën i involvon në ligjin moral dhe atë natyror dhe të cilat do të jenë si rrjedhojë e natyrshme e vet këtyre premisave.

Duke vrojtuar qëndrimet e Kantit, Marvin Fox (1949) nxjerr në pah se përpjekja për zbulimin e principeve morale universale e ruan Kantin nga mendjengushtësia dhe provinicializmi, të cilët gjithashtu bëjnë pjesë në filozofinë morale. Nga ana tjetër, ne gjejmë edhe mendimtarë të respektuar, të cilët bëjnë të njëjtat gabime duke pretenduar se idealet morale të pjesërishme të shoqërisë duhet të jenë universale dhe të padiskutueshme. Njëra nga virtytet dhe thekset e Kantit është arsyeja, i vetmi argument për një themel të qëndrueshëm të drejtësisë morale, i cili mund të mënjanojë të gjitha pengesat e mundshme.

Sipas Kantit, femrës i duhet një disiplinim. “Gjinia femërore patjetër duhet të edukohet dhe të disiplinohet në gjërat praktike; gjinia mashkullore nuk e kupton këtë”, thoshte ai, pavarësisht nga bindja se të gjitha qeniet lindin të barabarta për nga natyra dhe askush nuk mund t’ua marrë këtë liri dhe barazi. Ai, megjithatë, e vuri theksin në superioritetin e burrit kundrejt femrës. Përkundër kësaj, ai mendon se gruaja është ajo që jep urdhëra në shtëpi. “Gruaja është kafshë shtëpiake, mashkulli shkon jashtë me pushkë në dorë, kurse gruaja e përcjell atë e ngarkuar me një barrë shtëpiake”, ka theksuar Kanti duke folur për relacionin në mes dy gjinive.

Në trajtimin e gjinive te ky filozof gjerman gjejmë trekëndëshin famoz, sipas të cilit qeniet lindin të barabarta për nga natyra, ndërkaq nëpërmjet rrugës gnoseologjike ai bën nj; dallim të tillë (e bukur-fisnike; apriori-aposteriori), për të përfunduar me dinjitetin, që sipas Kantit është vetëdija e njeriut për detyrën e tij, për vetveten si qenie e lirë dhe ligjdhënëse e moralit, që ky “Dinjitet i posaçëm”, kjo veti esenciale morale e njeriut paraqet njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit moral të njeriut dhe të njerëzimit.

Sistemi filozofik (sensualiteti, arsyeja dhe mendja) i Imanuel Kantit, është njëkohësisht edhe një sistem i rregullimit të raporteve gjinore. Ndarja e nocioneve në apriori dhe aposteriori determinon drejtpërsëdrejti edhe dihotominë racionale - emocionale, e bukur-fisnike mbi të cilën edhe e ndërton strukturën gjinore. Në të parën, ai paraqet mashkullin, i cili kultivon virtytin e fisnikes, për dallim nga femra, e cila përmban në vete virtytin e së bukurës dhe rangohet në pjesën e emocionales.

Në përpjekjen e saj të parë, Susan Mendus (1987) ka qenë e qartë në interpretimin e Kantit, sipas së cilës ai ka dështuar të dallojë në mes asaj se si një pjesë e vetme pranohet në shoqëri dhe cila është arsyeja e kësaj porosie. Ajo pranon që Kanti ishte i qartë dhe i pazoti të dallojë këtë pjesë dhe rrethanat që nga ajoj apriori deri tek ajo e domosdoshmja.

Në pajtueshmëri me Kantin, Morris Cohen, beson se femra është qenie e domosdoshme e varur nga mashkulli, që është një diktim i arsyes. Kanti e ka parë femrën të një natyre emocionale dhe një konsekuencë të ligjit natyror, e cila në kohën e këtij filozofi është shqyrtuar si problem apriori. Gjithashtu, edhe ligji moral është një zbulim i pastër dhe i padyshimtë në vetëdijen e gjithë njerëzimit. Në këtë mënyrë konkluzionet se femra është emocionale nga natyra dhe gjithashtu e varur nga mashkulli për shkak të udhëheqjes morale është i ndikuar direkt nga ligji i natyrës dhe, gjithashtu, ai moral. Pas këtyre dy ligjeve, të njohura si apriori, këto konkluzione për femrën, të varur nga mashkulli për shkak të çështjes morale dhe mbikëqyrjes, janë vertet apriori për Kantin dhe në këtë mënyrë kjo është një e domosdoshme e vërtetë. Ai është i bindur se arsyeja dikton që femra duhet të jetë nën diktatin e mashkullit, në interes të moralit. “Femrat janë shumë të dobëta për t’i kontrolluar ndjenjat e tyre. Të jesh subjekt me emocione dhe pasione është pa dyshim gjithmonë sëmundje e mendjes, sepse këto të dyjat - ndjenjat dhe pasionet - i përjashton mbretëresha e arsyes”, thotë Kanti. Sipas kësaj pikëpamjeje, ai shkruan se femrat janë shumë të dobëta për t’i kontrolluar ndjenjat e tyre, sepse janë të motivuara nga rregullat morale, për dallim nga meshkujt që janë të motivuar më shumë nga arsyeja.

Në kohën kur shumë qëndrime të shprehura nga Kanti për personalitetin e femrës janë kontestuar nga koha dhe zvillimet, më së miri vetë ai e ka përmbledhur më fjalën “Sapere aude” – Kij guxim! Dhe nëse duhet patur guxim, atëherë sot femra ka guxim për të qenë pjesë e ndryshimit të mendimit filozofik të trasuar ndër vite dhe krijimit të një vizioni të ri - se femra dhe mashkulli paraqesin më shumë dallim anatomik se filozofik, më shumë një dallim objektiv se subjektiv dhe, përfundimisht, më shumë një dallim parimor se esencial. Ndërkohë që dallimet në mendimet filozofike sa i përket femrës vazhdojnë ta bëjnë jetën e tyre, Kanti me të drejtë fjalën e fundit të tij e kishtë thënë “Mirë është”. E nëse është mirë, atëherë vërtet makiazhi dhe prerja e flokëve nuk janë surrogat i një vepre arti!


Referencat

1. Mbi të Bukurën dhe të Madhërishmen, Imanuel Kant

2. Antropologia, Imanuel Kant

3. Distancing Kantian Ethics and Politicks; From Kant’s View on Women”

4. Simone De Beauvoir, “Sexi i Dytë I-II”

5. The Fundamentals of the Philosophy of Sex, Alan Soble

6. Osporovanje Muske Aristokracije, Karen Ofen

7. Feminist Epistemologies, Linda Alcoff and Elizabeth Potter

8. Fjalori Filozofik, Ekrem Murtezai
 

MLK

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Pjesa me e madhe e filozofirave qe sillen ketu jane shkruar nga filozofe te ndryshem te cilet sot nuk rrojne me ndaj dhe filozofite e tyre i takojne nje epoke tjeter persa u perket mardhenieve humane dhe zhvillimeve te shoqerise e per pasoje jane thuajse te pavlefshme ne tema te tilla.
Shkencerisht mashkulli nuk ka tru me teper se sa femra dhe anasjelltas, keshtu qe nuk mendoj se nje femer e lire eshte me e rrezikeshme per shoqerine se sa nje mashkull i lire.
 

zog

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

kur thu nuk ka tru me teper, e ke ne grame (peshe) apo ne rrudha (siperfaqe) ?

pastaj me ate "shkencerisht" me duket pak si kot te zevendesosh filoze te regjur.
 

Anana

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Se mos na ndriti liria e mashkullit qe te diskutojme ate te femres. U pika qe s'u bie. Une s'e marr vesh kush femer merret me keta lloj meshkujsh. Po thuaj budallallek ka me shumice.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Nga libri Sikur te isha Djale:

Femna, e mbyllun mbrenda katër mureve, asht e mpit, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji ednkate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalime: mos prek, mos dil, mos fol, mos qesh, mos e mos sa të dojë edukatori. Asht e dobët, pse nuk merr mjaft ajr, nuk e shef Dielli, nuk lëviz, nuk i kullot syt në bukurit e natyrës dhe qesh pak e qan shumë. Me nji fjalë asht nji krijesë fatkeqe që t'a këput shpirtin sikur të mundet me e shprazë vënerin e zemrës për padrejtësit që i bahen. Dëshprimi i saj s'mund të matet kurrësesi. E kjo qyqare, e pashkollueme dhe e robnueme për jetë, si mund të bahet nanë e mirë, edukatore e dëjë? Ç'farë aftësije mund të ketë ajo për me rritë fëmij, ato fëmij që kanë me qenë shpresat e nesërme të këtij vendi, mburoja e Atdheut dhe krenarija e kombit? Shqipnia ideale që andërruen dëshmorët do të mbetet si nji dëshir i vorrosun bashkë me kufomat e tyne derisa femna të mos ketë mundësin me rritë fëmij të frymzuem me shpirtin flakues e me vullnetin e papërkulun të herojve t'onë. E nji bres të tillë vetëm nanat e lira e të miredukueme mund t'i përgatisin Këtij vendi.
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga denna:
[qb] mendimin ten jo e?!!! [/qb]
(drejtuar femrave )

kur ju kujtoni se mund te jeni te lire dhe te beni cfare doni,ju ne realitet e lini veten te percaktoheni nga shkakesia qe sundon ne boten e fenomeneve dhe ne te cilen gjithashtu ju beni pjese nepermjet trupit tuaj,ndijimeve dhe ndjenjave tuaja, ju pesoni ,ose suportoni ,teresisht ligjin e natyres, dhe shkakesine e saj ju e quani liri,liria e vertete eshte ti bindesh detyres ,sepse vetem detyra nepermjet domosdoshmerise dhe dhe universialitetit te vet kapercen realitetin e fenomeneve per te arritur tek ai i noumeneve, ne te vetmin ku liria eshte e mundur, te jesh i lire do te thote te afirmosh pavaresine e vullnetit tend dhe pavaresia eshte veprimi i drejtuar nga vete ligji moral me natyren e tij absolute

(nga kanti e mora sepse ate po lexoj ne keto mommente) :book:
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Pjesa me e madhe e filozofirave qe sillen ketu jane shkruar nga filozofe te ndryshem te cilet sot nuk rrojne me ndaj dhe filozofite e tyre i takojne nje epoke tjeter persa u perket mardhenieve humane dhe zhvillimeve te shoqerise e per pasoje jane thuajse te pavlefshme ne tema te tilla.
Shkencerisht mashkulli nuk ka tru me teper se sa femra dhe anasjelltas, keshtu qe nuk mendoj se nje femer e lire eshte me e rrezikeshme per shoqerine se sa nje mashkull i lire. [/qb]
ja nje koment qe shpresoj se do te zgjoje nga gjumi .................


Sot, pėrafėrsisht njė gjysmė shekulli pas miratimit tė Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, imperativi i domosdoshėm moral ndaj njerėzimit dhe dyqind shteteve tė tij sovrane ėshtė rrezikuar dukshėm. Kjo ndodh edhe pėr faktin se nga njėra anė, formulimin "tė drejta tė njeriut", disa politikanė perėndimėrė, sidomos nė SHBA, e pėrdorin si koncept luftarak dhe instrument agresiv tė presionit tė politikės sė tyre tė jashtme. Nė shumicėn e rasteve, njė gjė e tillė zhvillohet nė mėnyrė selektive: psh. nė raport me Kinėn, Iranin apo Libinė, e jo nė raport me Arabinė Saudite, Izraelin apo Nigerinė. Shkaqet e njė anshmėrie tė tillė qėndrojnė pa dyshim nė interesat ekonomike dhe strategjike.

Njė numėr myslimanė, hinduistėsh apo konfucianistėsh denoncojnė organizatėn Human Rights si njė koncept tipik perėndimor, e shpesh edhe si instrument pėr zgjerimin e mbizotėrimit tė botės pėrėndimore. Pėrveē kėsaj, jo rrallė dėgjohen edhe zėra kritikė sidomos nga Azia, tė cilėt kritikojnė konceptin themelor, i cili, sipas tyre nuk merr nė konsideratė dhe nuk njeh domosdoshmėrinė e ruajtjes sė virtyteve dhe detyrimeve tė individit kundrejt familjes, rrethit, shoqėrisė apo edhe shtetit. Ndėrkohė, shumė aziatikė mendojnė se ekziston njė kontradiktė parimore ndėrmjet pikėpamjes aziatike dhe asaj perėndimore lidhur me dinjitetin e njeriut.
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga denna:
[qb] mendimin ten jo e?!!! [/qb]
(per femren ne shqiperi dhe ate jashte shqiperise)

-----------------------------------------------

nje forme tjeter padrejtesie sociale eshte edhe diskriminimi midis sekseve, shume te zakonshme jane rastet ku nje seks konsiderohet me inferior se sa seksi tjeter, ne pjesen me te madhe te botes femrat jane te konsideruara si prone private e meshkujve te destinuara per kenaqesine e tij, ne shume vende edhe te ashtuquajtura te avancuara femrat nuk marin pjese ne shume aspekte kryesore te jetes te ketyre vendeve, ndersa ne shume vende te tjera jane konsideruara te padenja per ceremoni te ndryshme si ato spirituale,religjoze, etj,

ashtu si edhe ne pjesen me te madhe te qenjeve jetesore edhe ne shoqerine njerzore femrat jane me te dobeta fizikisht se meshkujt, por kjo nuk nuk do te thote se ato jane inferiore ne vleren e tyre sociale ne perputhje me meshkujt, meshkuj egoiste per me shume e kane shfrytezuar ne maksimum dobesine fizike te femrave, edhe pse keta persona deklarojne publikisht qe femrat perbejne nje komunitet nenash , ne realitet i kane kthyer femrat ne komunitet delesh shtepiake, ne cdo sfere te jetes meshkuj te tille kane kufizuar ne menyre esenciale te drejtat e femrave, ose i kane mbajtur plotesisht ne sherbim te kapricove te tyre, dhe ekstravagancave mashkullore

nese gjysma e shoqerise eshte e zhytur ne inerci dhe paragjykim , gjysma tjeter do torturohet padyshim ne ecjen e vet duke mbajtur mbi shpatulla peshen e rende te kesaj padrejtesie sociale, pra si ne jeten individuale dhe ate kolektive, pastertia dhe virtyti eshte i domosdoshem si per femrat ashtu edhe per meshkujt , dhe per kete duhet nje vizion i paster spiritual , por ky vizion eshte i pamundur per sa kohe te ekzistoje padrejtesia midis sekseve

shume persona mbeshtesin tezen qe pak gra te zgjedhura si deputete dhe ministre , apo ambasadore, etj , mund te sherbejne si shembull ne jete per barazi midis femrave dhe meshkujve

por a eshte korrekt ky kend veshtrim??

nje sistem i drejte edukativ eshte mjeti i vetem pet te nxitur dhe vendosur progresin , nje grua e nje vendi e zgjedhur ministre apo ambasadore e atij vendi nuk eshte shenje reale qe te tregoje kushtet e verteta te gjendjes se femres se atij vendi, te elevosh dinjitetin e femrave ne shoqerine e sotme nuk eshte nje gje e lehte dhe e nje veshtiresie te vogel

cdo person duhet te kuptoje qe per mbajtjen cdo lloj organizimi familjaro-social , duhet te jete nje bashkepunim i ngushte midis sejcilit individ si te jete mashkull apo femer, njerzimi nuk eshte inert dhe i palevizshem, dhe relacionet midis qenjeve njerzore mvaren nga dicka me shume se sa bashkepunimi i thjeshte, dhe ky bashkepunin ne vend qe te jete i tipit skllav-padron, duhet te ndertohet ne nje atmosfere pelqimi, bujarie, perzemersie, midis qenjeve njerzore te lira , duhet te jete nje bashkepunim i kordinuar dhe kursesi i nen urdheruar

nuk ka asnje mundesi qe shoqeria te perparoje persa kohe qe kushtet e femres nuk rregullohen

nje zog nuk mund te fluturoje me nje krah te vetem

nga libri shoqeria kozmike :book:
 

MLK

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

zog, se pari filozofet qe permenden ketu jane te shekullit XIX e rrjedhimisht filozofia e tyre ne lidhje me shoqerine dhe mardheniet midis individit kushtezohet se tepermi dhe eshte shkrojtur ne funksion te mentalitetit te atehershem i cili nuk ka shume lidhje kete aktual ne shoqerite perendimore qe jetojme. Se dyti nese observojme me kujdes zhvillimin e shoqerive aktuale nje gje vihet re fare qarte dhe eshte nga faktoret determinues ne nivelin e zhvillimit te tyre, pjesemarrja e femres ne jeten aktive te shoqerise. Po te vezhgojme shoqerite ne vendet nordike ku femra eshte me te vertete teper aktive ne jeten e perditeshme dhe merr pjese direkte ne zhvillimin e shoqerise, niveli i ketyre shoqerive eshte nga me te lartet ne bote thuajse ne te gjitha fushat, duke zbritur me ne jug te Evropes kemi vende si Italia qe femra per shkak te mentalitetit "macho" te shoqerise ka pasur me pak te drejta e rrjedhimisht ka marre pjese ne menyre me te kufizuar ne zhvillimet shoqerore bie disi niveli i shoqerise pothuajse ne shume fusha e me poshte vazhdojme me Greqine, Turqine e perfundojme me vende si Pakistan, Avganistan, Iran (per te permendur keto qe njihen me mire) dhe arrijme ne shoqeri me nje nivel te ulet kulturor, ekonomik me fanatizem te larte ku burrat kane thuajse çdo lloj te drejte e grate konsiderohen si plaçke.
Pra çuditerisht ne vendet ku ka nivelet me te ulta shoqerore gjejme dhe mungesen totale te te drejtave te grave!
Eshte e vertete qe duke patur liri me teper se ne te kaluaren raportet grua-burre kane ndryshuar se tepermi dhe sigurisht qe keto shoqerohen dhe me probleme socialo-shoqerore si ne çdo lloj ndryshimi ne shoqeri po per mendimin tim kjo nuk mund te quhet apo konsiderohet si diçka regresive per shoqerine por zhvillim i shoqerise.
 

blabla

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

kur ju kujtoni se mund te jeni te lire dhe te beni cfare doni,ju ne realitet e lini veten te percaktoheni nga shkakesia qe sundon ne boten e fenomeneve dhe ne te cilen gjithashtu ju beni pjese nepermjet trupit tuaj,ndijimeve dhe ndjenjave tuaja, ju pesoni ,ose suportoni ,teresisht ligjin e natyres, dhe shkakesine e saj ju e quani liri,liria e vertete eshte ti bindesh detyres ,sepse vetem detyra nepermjet domosdoshmerise dhe dhe universialitetit te vet kapercen realitetin e fenomeneve per te arritur tek ai i noumeneve, ne te vetmin ku liria eshte e mundur, te jesh i lire do te thote te afirmosh pavaresine e vullnetit tend dhe pavaresia eshte veprimi i drejtuar nga vete ligji moral me natyren e tij absolute
Aruno,
Faktikisht me kte qe ke thene ke te drejte, ama ne quota duhet tja kishe drejtuar paragraphin femrave feministe, dhe jo femrave normale (si puna ime). Jan pikerisht femrat qe i perkasin feminismit qe e degjenerojne femren ne menyre te llahtarisshme me pallavra te tilla qe mohojne insinctin natyral tonin.
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb]
kur ju kujtoni se mund te jeni te lire dhe te beni cfare doni,ju ne realitet e lini veten te percaktoheni nga shkakesia qe sundon ne boten e fenomeneve dhe ne te cilen gjithashtu ju beni pjese nepermjet trupit tuaj,ndijimeve dhe ndjenjave tuaja, ju pesoni ,ose suportoni ,teresisht ligjin e natyres, dhe shkakesine e saj ju e quani liri,liria e vertete eshte ti bindesh detyres ,sepse vetem detyra nepermjet domosdoshmerise dhe dhe universialitetit te vet kapercen realitetin e fenomeneve per te arritur tek ai i noumeneve, ne te vetmin ku liria eshte e mundur, te jesh i lire do te thote te afirmosh pavaresine e vullnetit tend dhe pavaresia eshte veprimi i drejtuar nga vete ligji moral me natyren e tij absolute
Aruno,
Faktikisht me kte qe ke thene ke te drejte, ama ne quota duhet tja kishe drejtuar paragraphin femrave feministe, dhe jo femrave normale (si puna ime). Jan pikerisht femrat qe i perkasin feminismit qe e degjenerojne femren ne menyre te llahtarisshme me pallavra te tilla qe mohojne insinctin natyral tonin. [/qb]
ke te drejte

feminizmi nuk eshte gje tjeter por vetem nje lloj skllaverie e re per femren e sotme,ate me dinjitet dhe personalitet

e njejta gje mund te thuhet edhe per maskilizmin
 

Rambla

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

ç'eshte feminizmi?

ta di te pakten, meqe jam femer /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Feminizmi, Rambla, eshte kur ti BEN SIKUR mban anen e femrave. Pastaj kur rritesh (ne moshen e gjyshes time /pf/images/graemlins/laugh.gif ) thua qe cunat jane te bekuar kurse gocave ja fut m'shpull nga prapa /pf/images/graemlins/laugh.gif

U shpjegova?
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] Feminizmi, Rambla, eshte kur ti BEN SIKUR mban anen e femrave. Pastaj kur rritesh (ne moshen e gjyshes time /pf/images/graemlins/laugh.gif ) thua qe cunat jane te bekuar kurse gocave ja fut m'shpull nga prapa /pf/images/graemlins/laugh.gif

U shpjegova? [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga rambla:
[qb] ç'eshte feminizmi?

ta di te pakten, meqe jam femer /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Dua tė tregoj mė nė fund njė histori nga Suedia. Fakulteti i Mjesisė nė njė universitet nė Suedi kishte pranuar njė studente, pėr herė tė parė njė vajzė. Shumė prej profesorėve (tė gjithė burra kuptohet) ishin kundėr. Njė prej tyre gjatė mėsimit, i bėri vajzės njė provokim: Zonjushė, ju lutem vizatoni nė dėrrasėn e zezė organin gjenital tė mashkullit!

Studentėt - djemtė - ishin si tė elektrifikuar. Cka do tė ndodhte? Vajza doli pėrpara, e qetė, e pėrmbajtur, si pa tė keq. Ajo mori shkumėsin dhe vizatoi..... njė penis me ereksion!

Sė pari heshtje, pastaj tė qeshurat e studentėve. Profesori, "i indinjuar" thirri: "Cfare po bėni ju? Turp!!!" - Vajza duke buzėqeshur i tha: "Zoti profesor, nuk e kam parė atė organ nė pozitė tjetėr! Unė e vizatova nga cka kam parė!"

Ajo e kishte masakruar moralisht profesorin maskilist. Ai e la tė qetė pas kėsaj. Provokimi i tij u pėrballua me kundėrprovokimin e saj, dhe ajo fitoi 100%, duke ngjallur admirimin e djemve.

Kjo ėshtė shoqėria jonė. Dhe njė gjė dihet: Morali duhet tė jetė i njėjtė pėr tė dy gjinitė. Dhe nė atė aspekt edhe ne,kemi shumė pėr tė bėrė,shpresoj se djemtė tanė do tė kuptojnė kėtė mė mirė se ne dikur. Kjo vlen pėr cdo shoqėri, dhe rruga e mirė pėr jetėn tonė, pėr familjet, pėr mirėqenien e tė gjithėve, nuk zgjidhet me lehtėsi.

nga U Q
 

arun

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

Fillimisht postuar nga rambla:
[qb] ç'eshte feminizmi?

ta di te pakten, meqe jam femer /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Feminizmi i mëson gruas që natyra e femrës ka rezultuar në "shtypje" dhe që ajo duhet të konvertohet në sjelljen e mashkullit. Rezultati: një KONFUZION TOTAL dhe një grua agresive me një cip të gjërë mbi shpatullën e saj e paaftë për tu bërë një grua ose nënë.


Në "botën e FEMINIZMIT" gratë nuk janë të supozuara të bëhen folebërëse ose prindër te devotshem. Ato(feministet) janë të supozuar të jenë krijesa autonome që angazhohen në seks për kënaqësi fizike, jo për dashuri ose përkujdesje prindërore.
 

zog

Primus registratum
Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes

1stoneage.jpg



hahahahahha!
 
Top