Re: Liria e femres te con ne degjenerim te familjes
O Xhoni,,,,nuk cuditem qe ti po shkruan ne kete menyre...
Je frut i nje shoqerie qe nder epitetet e para mund te kete "maskilizmin" dhe i nje shoqerie qe nderkohe nuk e di dhe nuk e ka ditur prej dekadash te tera(se prej shekujsh ndoshta nuk e ka ditur as bota) se si trajtohet femra...dhe me thelbesorja eshte se faji nuk eshte yti sepse ti dhe shume frymore te tjere si puna jote me te cilet ndan te njejtin seks NUK KANE PASUR ASNJEHERE NDONJE MODEL PER TRAJTIMIN E FEMRES ....
Nuk ke sesi te durosh ti faktin se femrat mund te pine dhe njehere kafe pasdite sepse mami jot nuk e ka bere ndonjehere kete gje kur ishte e martuar pale me para...kishte vetem aksione dhe zbore...ku femra duhej te qe e "supermaskuar" nga ana seksuale per te mos ngjalluar asnje epsh dhe me e rendesishmja asnje vecanti ne llojin e saj dhe kerkese respekti per faktin se ishte femer.E martuara nderkohe duhej te arrinte shpejt ne shtepi e cila mund te kishte cdo gje po mjete elektroshtepiake dhe pajisje qe i vinin asaj ne ndihme, nuk kishte ...kamineto vajguri me c'pret ti....
Por Xhoni boy nuk po zgjatem me me te kaluaren ,,sepse sa thashe nuk jane asnje perqindje teper e vogel e asaj cka qe femra,dhe si trajtohej ajo,pasojat e fenomeneve te cilat i vuajme dhe do ti vuajme dhe per goxha kohe(si cdo shoqeri dhe jona ekziston ne saje te pranise se te dy sekseve apo jo?!)....po them cfare behet sot....
I dashur ,sot femra ne pergjithesi dhe ne Shqiperi me nje vonese faze po del jashte atyre kontureve ne te cilat jeni mesuar ju ta shikoni..dhe kjo jo se ne jemi me te fortat dhe me te zonjat dhe nuk e di cfare...
Mundohu ti besh nje strech horizontit tend dhe te atyre miqve me te cilet ti ndan te njejtin lokal per birra mbasdite dhe te njejten kafene.
Nje femer eshte e lire sepse tashme ajo zgjedh te jete e tille ,,studion, dhe me shume se nje fakultet ,ben master dhe posicionohet shume mire ne baze te aftesive te saj duke krijuar te ardhurat e nevojshme per nje jete normale dhe jo vetem,zgjedh te kete nje jete seksuale te larmishme dhe keshtu ben ,,
Dhe nuk eshte nevoja fare te konsiderohet si e perdale ose me nam( sa bajate dhe idiote me duken njerzit nga te cilet i degjoj keto shprehje,,pyes veten ekzistojne akoma?)nese me vone gjen momentin e saj ne jete per te patur nje femije me dike mund ta kete dhe nuk eshte pikerisht koncepti familje ai qe i mban te lidhura gjerat (njoh njerez te cilet kane nga 10 vjet bashke,nuk jane te martuar dhe tani kane femije).
E kuptoj qe shte njecike e veshtire per mashkullin shqiptar te pranoje kete gje sepse...babai i tij ka qene gjithnje i zene me pune duke pire kafe me shoket she mamaja gjithnje ne shtepi duke ngrohur supen....
Thjesht tashme nuk duhet te jete vetem femra ajo qe duhet te duroje dhe te sakrifikoje per cdo gje...dhe nuk eshte ajo qe prish martesat....me vjen keq qe ti si mashkull nuk ke arritur te kuposh nje fakt me se te provuar instiktivisht se meshkujt i braktisin fare lehte familjet e tyre per cdo dashuricke te rastit nderkohe qe nje femer edhe pse mund te kete nje eskapade romantike kthehet aty sepse instikti matern eshte shume me i forte.
Gjthsesi duhet te kesh parasysh nje fakt tjeter..tashme une e konsideroj shekullin ne te cilin jetojme kaq te testuar nga historia dhe nga shekujt parardhes sa nuk me ngelet tjeter vecse te pohoj se dy njerez sot mund te rrine bashke,kur ata edhe pse ndodhen ne mes te nje pafundesie zgjedhjesh zgjedhin perseri te rrine bashke ..dhe jo per arsye te tipit shqiptari si kapo e gjen ate,e merr ,e con ke mami i vet dhe ajo ben cdo gje sic do ai dhe kur do ai....
(perfshi dhe seksin).