E vetmja shoqe qe kam, ketu ku jetoj, quhet Suzanne. Kusherira e saj, e re ne moshe, u dignostikua me nje aneurizem (mpikseje gjaku dhe fryrje e vellimit te trurit) i cili fatkeqesisht ishte afer trungut (brain stem) trunor per t'u operuar. Mjeket konkluduan qe mosnderhyrja kirurgjikale do t'i jepte asaj shansin e zgjatjes se jetes ne varesi te aftesise se trupit per t'u riperteritur dhe ne varesi te qetesise absolute qe do te sigurohej nepermjet izolimit nga gjithcka e jashtme qe ishte identifikuar si shkaketare stresi dhe nervozizmi per te. Une nuk e takova kurre, por Suzanne me tregon se ajo e kalonte pjesen me te madhe te kohes me nje tip callme ne koke ne brendesi te se ciles permbaheshin kompresa te akullta, perdorur per tkurrjen e vellimit te trurit dhe uljen e temperatures.
Imagjinoni tani nje grup komshinjsh, te udhehequr nga nje karikaturist, i cili nen pretekstin e ushtrimit te se drejtes humane te lirise absolute per t'u shprehur lirshem, mbrojtur kjo edhe nga ligji, qofte nga inati per familjen e vajzes, qofte nga hipja e qejfit per te shprehur artistikisht talentin e tij, qofte nga deshira per te provokuar, ne nje pankarte, karikaturon vajzen me nje callme brenda se ciles jane vene bomba. Familja vihet ne stres, po ashtu edhe vajza dhe kjo shkakton edhe shperthimin e venes se gjakut, qe shkakton edhe vdekjen e saj. Cfare do te benit ju, po te ishit babai apo nena apo vellai i kesaj vajze????
Ne qofte se ju nuk jeni te sigurte per kuptimin e konceptit Liri Absolute e vetmja menyre qe duhet te perdorni eshte peshimi dhe matja. Edhe gjerat qe nuk duken, jemi ne gjendje t'i matim me pyetjen e thjeshte « Sa jete do te mbroj dhe sa jete do te shpetoj UNE si person ne se e mbyll apo e hap gojen?», «Cfare ndjenje do te me shkaktoje mbrojtja e jetes dhe cfare ndjenje do te me shkaktoje marrja e saj?».
Nese karikatura ime ve ne rrezik jeten time, jeten e bashkepunetoreve te mi, jeten e familjes time, jeten e personit te provokuar i cili detyrohet te kryeje aktin e vrasjes per hakmarrje legjitime, armiqesi dhe ndarje ne dy kampe te asaj qe dikur ishte harmonike (komshilleku) dhe fillimin e nje lufte te pafund midis ketyre kampeve, a nuk mendoni se delli prej artisti te ketij karikaturisti, mbrojtur nga nje ligj i manget, justifikon gjithe keto marrje jetesh????
A meriton t'a besh hero? JO.
A ka faj i provokuari ? JO
Te kishe qene ti babai i kesaj vajze, jam e sigurte se do t'ja kishe ngrene guxhumanin kesaj plehre. Per mua ai eshte HERO.