LIRIA absolute apo relative

nilsi78

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

hmmm...

liria!!Eshte thjesht nje iluzion madje me pelqeu komenti i visit sepse perderisa jetojme ne nje shoqeri duhet te them se do jemi gjithmone te varur nga te tjeret apo nga faktor te tjere qe na rrethojne qe nga gjera elementare si ajri,uji,ushqimi....
 

MLK

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

per mua e padiskutueshme qe liria eshte relative e me duket aq evidente qe eshte relative sa qe nuk mendoj se duhet te shpjegohem!
 

soni2

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] per mua e padiskutueshme qe liria eshte relative e me duket aq evidente qe eshte relative sa qe nuk mendoj se duhet te shpjegohem! [/qb]
ne mendjen tende liria e mendimit eshte relative apo absolute !!!

nga nje krah relative siç e thu ti !!
po nga krahu tjeter absolute sepse askush smund te ndaloje te mendosh!
 

kurkushi

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

Jo vetëm njerëzit por asgjë në univers nuk ka liri absolute as trupat qiellorë as drita,ajri etj.Të gjitha janë relative dhe në ndryshim e lëvizje të përhershme evoluese!
 

EvEr8

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

Respekt, per te gjithe diskutuesit! Lexova me vemendje shkrimet dhe krejt çfare mund te them: dikush niset nga vetvetja, e dikush nga tjeret (cfare thane per termin - liria), dikush e ndane ne: liri te mbrendshme (shpirterore), e te jashtme
ajo qe me knaqe eshte se shoh se e keni marre seriozisht temen, qe ju pergezoj sinqerisht!

Kjo teme jo qe eshte ma e lashte se sa vet njeriu, por ze fill edhe para krijimit te universit. Per ate qe beson ne Krijuesin e universit, duhet te bindet se vetem Krijuesi ka liri absolute - ai qe nuk beson duhet te bindet se - nuk ka liri absolute!

Nese merr citime te tjereve per shprehje, ti nuk je i lire, por shihesh i mvarur prej tyre, e nese flet vetem me mendjen tende, ti formon njefare lirie absolute, por ajo eshte jeteshkurte, apo eshte vetem nje vetknaqje. Liria absolute nuk ekziston! Megjithate, duhet ta thuash mendimin e lire! Por mvaret se ku e thua, e kush e thot!

Njeriu ia krijon lirine vetes (njefar lirie) me pune, me veprime, me goje - ta arrije nje jete te lumtur: te flas gjuhen amtare, te kete kombin e shtetin e tij, gjuha e tij te jete zyrtare, te levizi i lire, te mendoj i lire, te punoj i lire, te flasi e te shkruaj lirisht, te besoj lirisht, te pushoj lirisht, te flej lirisht, te zgjohet i lire - pra te jetoj i lire!

Na ketu po flasim te lire, po liria arrihet kur te gjithe, apo shumcia dermuese jemi ne nje mendim
adhe ai mendim behet unikat per te gjithe (apo per shumicen absolute), perndryshe asnjeri nuk jemi te lire, por takohemi ne bisede, e me kahje te ndryshme, larg njeritjetrit. Keto mbesin vetem mendime te lira, qe nuk krijojne nje liri te perbashket tonen. Na vetem flasim, e derisa te vijme ne nje definim real, bejme vetem nje zhurme qe nuk zgjate!

Njeriu qe ka besim ne lirine e mbrendshme te tij, e mendon se ajo ia krijon lirine e tij, duhet te jete nje krijues, t'i krijoj te gjitha kushtet e jetes se tij. Te jete i shendetshem, i forte, i ditur, i guximshem, pronar i punes se tij, shtepise se tij, familjes se tij, krejtsisht i pamvarur prej askujt! E si mund te arrihet nje gjendje e tille lirie? Kush e ka kete liri? Pergjegja absolute: askush, kurkush, asnjeri!

Liria e njeriut gjithmone eshte e mvarur nga diçka, nga dikush - liria eshte vetem relative!

Njeriu zot i vetvetes, eshte vetem pjeserisht, sado qe mendon se i ka te gjitha, ai ka vetem nje liri te pjesshme, sepse te jesh zot i vetvetes, do te thot - ta krijosh vetveten, te jeshe krijuesi i vetvetes! A mund te jete njeriu krijues i vetvetes? As qe duhet te mendoj!

Njeriu mund te jete vetem korrektor i vetvetes, permiresues i vetvetes, zedhenes i vetvetes, perpjekes i munduar te beje diçka te mire per vetveten e per rrethin e tij, popullin e tij, e boten! Aq sa ka mundesi edhe tregon vet!
 

renata

Forumium praecox
Re: LIRIA absolute apo relative

Liria absolute i perket atyre qe ndjehen autosuficente...atyre qe brenda vetes kane paqen dhe njohin te vereten,atyre qe nuk vetemashtrohen,atyre qe nuk e njohin mediokritetin,shpirtrave fin e te kulturuar,atyre te vetedijshem per aftesine per te arritur cfare duan,atyre qe ndjehen fitimtare brenda vetes,por nga jashte duken te humbur,atyre qe s'tremben nga paragjykimet e nuk paragjykojne,atyre,qe e humbasin dhe e gjejne veten disa here,atyre qe s'lodhen kurre se kerkuari,modesteve,te heshturve,atyre qe japin,pa frike se nuk rikembehen,atyre,qe dine te jene drastike kur eshte e nevojshme,atyre qe dine te falin,por edhe te rrine vetem per tu mos felliqur,atyre qe dine ta administrojne etj...
/pf/images/graemlins/smile.gif))))))))))
E mora me shume pasion....
Sepse ndjehem e lire te jesh pasionale....
 
S

Scorpion

Guest
Re: LIRIA absolute apo relative

liria gjendet vetem ne endrra dhe ne arratisje pasionesh.

Liria ime eshte vetem per mua ,secili ka lirine e tij te vecante.
eshte gjithmone relative; aty ku nje njeri e gjen veten te lire aty nje tjeter mund te mos marre fryme nga burgu qe krijohet.


Sipas Hegel-it liria eshte nje nevoje koshiente qe njeh limite e rregulla… /pf/images/graemlins/smile.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: LIRIA absolute apo relative

Je i lire te besh ate qe do pa cenuar lirine time, kjo eshte LIRIA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: LIRIA absolute apo relative

kjo eshte nje nga temat me te interesante ne te cilat kam shkruar.me vjen pak keq qe munda ta diskutoj,ashtu si me pelqen,vetem me Arunin(te faqja 1).besoj se do te ishte interesant diskutimi edhe me Gysin qe nuk kuptoj si s'ka shkruar akoma ketu.
 

zoe

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

te konsiderosh dicka absolute do te thote qe te jete teresisht e pavarur nga cdo objekt, qenie apo dukuri.edhe ne rastin qe nje gje e tille ekziston (edhe pse do ishte absurde ta mendoje nje gje te tille),ne (njerezit) nuk hyjme ne nje grup te tille.
 

Prespa

Primus registratum
Re: LIRIA absolute apo relative

Jo vetem njerezit, po gjithcka nuk hyn ne nje grup te tille. Te gjitha funksionojne ne baze te nje varesie ciklike.
 

gangsterja

Primus registratum
Liria s'eshte as absolute as relative,lirine e ke ne zemer dhe ne ndergjegjen tende.Liria eshte nje mundesi veprimi,dhe jo mendimi.
Liria qendron ne vetevendosje.
Liria gjendet ne fuqine e arsyes sone,te vullnetit tone mbi qenien tone mbi veten tone.
Te jesh i lire eshte nje pasuri,te behesh i lire eshte te zesh qiellin me dore.
 

Hektor12

Locus omnem
Gjithcka eshte relative... Absolurja nuk egziston pasyaj neve na ben dem ajo cike liri se ne abuzojme e keqperdorim
 

joetisti_

Locus omnem
Relative. Sado qe tingellon embel 'liri absolute', nuk do te ishte produktive ta kishe. Ashtu e ka vleren e saj, kur eshte relative.
 
Top