LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

ameba

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ligji nuk ka per te funksionuar per gjithe arsyet qe u dhane me siper dhe jo vetem...

Me aq sa e lexova une ne kete ligj nuk parashikohej asgje per ambjente private te cilet duan te mbeten ambjente duhan piresish, ne Itali sic thote Sweet ligji parashikonte ambjente te vecanta ku lejohej duhani nese kishin pajisjet e duhura...

Zot shyqyr qe u shtua edhe nje arsye per te rritur nivelin e korrupsionit ne atdheun tone te dashur thuaj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_wall.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

ligji do funksjonoje kur ati kamarierit te lipsit ti dridhet suma se mos hum punen po qe se njeri pi cigare ke lokali vet, biles edhe ke dera. pra ka per te funksjonu kur te kete raprezalje reale qe robve ti kaloje sensi humorit ne ket pike.

sa per smogun kryqeqendrat e te gjithe shteteve e kane, eshte problem qe nuk zgjidhet me nje ligj si puna e duhanit.

mire e bene qe e nxoren ligjin iher, kush ta haje ta haje, te pakten ca klube mos kene tym.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Po marr shkas nga postimi Lipsit. Ajo e beri nje provokim,dakord.Po me pas? Pse nuk u be asnje denoncim per lokalin? Nuk e kam me Lipsin ne veçanti,por ndergjegjen e qytetareve ne pergjithesi. Shqipove u punon mendja: "spiunllik mer jahu!" ose " ç'me duhet mua? ta bej kush te doje".
Per sa kohe kjo lloj sjelljeje do ekzistoje ne mase nder popullate, strukturat shterore nuk mund te garantojne zbatimin e ligjit s'po them 100% por as 50% jo.

Luan rol edhe qytetaria e popullates ne kete mes.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

normal qe luan, po ligji eshte ligj se te detyron, do nuk do ti, je ose nuk je i qyteterum. u tha me siper, te pelqen me vone kur del nga lokali dhe nuk duhet te futesh m gjith rroba ne lavatriçe. nuk eshte se nuk u pelqen ky ligj shumices mendoj une. eshte thjesht çeshtje detyrimi per tu zbatuar, me inicjative qytetare 2 dit shkojn gjonat maksimumi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Shum bukur qe thone qe mos pihet neper institucione apo lokale /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif por te pakten te lejojne ca lokale qe te pihet brenda se vjen dimri shpejt /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Qytetarine e permenda si ndihme ne zbatimin e ligjit,jo si zevendesim i ligjit me vullnetin e njerzeve.
Eshte e vertete qe ligji te detyron je apo nuk je i qyteteruar ti,por duhet nje kulture minimale per ta pranuar qofte edhe pak fare ate ligj. Te lajmet sot ne TCH, treguan se si drejtuesi i hotel Rogner ne Tirane kishte filluar te pinte duhan ne ambientet e hotelit kur isnpektoret e higjenes sanitare kishin shkuar per kontroll, duke i sfiduar hapur ata. Behet kjo? Komplet injorance. Kur ai qe eshte drejtuesi,po klientet?
Nese klientet vazhdimisht ngerene zerin(flas per joduhanpiresit) ne vend qe te qendrojne indiferente, e kur te fillojne t'ia skuqin mire gjobat njoan mas tjetres atij zotnise.....e zbaton ligjin nji m'nji ai pastaj.
 

Diddy19

Su@mi
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Nuk ka kuptim qe qytetari te padise pronarin e lokalit sepse lejon te pihet duhan: eshte pronari i lokalit qe duhet te zbatoje ligjin, duke mos lejuar te pihet duhan brenda lokalit. Se nqs mbyll nje sy pronari, pastaj e mbyll nje sy edhe inspektori, me pas edhe ai siper inspektorit dhe kshu me rradhe.

Aman Sceptic, per sa kohe te kete korrupsion ne Shqiperi, pronari i Rognerit s'pyt as per inspektorin dhe as per higjenen. Ti thuj ishalla sensibilizohen vete ato, se sa po pysim per ligjin ne Shqiperi. Higjena!Pff, ne akoma na vjen qumeshti ne shpi me shishe coca-cole-je. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif
 

SONNY

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

I domosdoshem ky ligj ne shqiperi ,por eshte shume e veshtire te zbatohet.duhet nje gjobe shume e forte sepse shqiptarin sa me shume ta privosh nga dicka aq me te veshtire e ka ta zbatoje.po per mendimin tim eshte shume i nevojshem te pakten per hir te personave qe nuk e pine.te shohim rezultatet
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ky eshte nje ligj vetem per tu dukur ne nje fare menyre i P.R dhe jo e lindur nga nevoja e shoqerise shqiptare neve akoma skemi uje e drita dhe gjera jetesore jo me ligj per cigare,ata mund te benin dicka tjeter shqiperia ka mangesi ne qindra ligje qe do te sherbeninme mire per vendin dhe jo per cigare.une keshtu e mendoj
 

antip

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Aman o njerez ca i keni keto teorira "ne skemi uje e drita, jo mo do kemi kete apo ate"??? Keshtu i bie te rrime te gjithe ne drite te diellit dhe te presim sa te na sjellin ujin e dritat pastaj te kujtohemi per gjerat e tjera. Mentalitet dembeli dhe mungese vullneti e theksuar... pfff ...

Duhet ti therrasim mendjes dhe te ZBATOJME ligjet, sado insinjifikante apo te parendesishme te duken. Ligji eshte ligj! Pike!!! Nese ty ligji ta ndalon te vrasesh ti nuk vret, nese ta ndalon te pish cigare ne ambiente publike ti nuk do e pish. Se pse e keni kap me ujin e dritat nuk e marr vesh?! Nese kalon me semafor te kuq ke SHKELUR ligjin, nese hedh nje leter ne rruge ke SHKELUR ligjin dhe cdo justifikim me komente anesore te tipit "ketu keshtu eshte", "kur nuk kemi kete nuk presim te kemi ate" apo dhe me e renda "hajt mo Shqiperi hesapi..." te ben per te vjelle dhe eshte thesht nje perpjekje idiote per ta pasur ndergjegjjen e paster.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

shume dakort me Lubin, s'ka asnje lidhje me mentalitetin apo ndergjegjen e popullit, ligji eshte ligj, por nuk jam dakort me menyren e vendosjes se ligjit, qe brenda 24 oreve te heqesh posterat e reklamat e duhanit, sot per neser, ligji nuk funksionon, njerezit nuk kuptojne kur nuk jane te informuar prej muajsh perpara, per çfare do ndodhe me pas; ketu ka nje vit qe flitet per ligjin e mospirjes se duhanit ne institucionet publike dhe eshte futur ne fuqi ne fillim te 2007, ne fillim te 2008, nuk do lejohet me duhani ne vendet publike, bare, diskoteka, restorante, te gjithe e dine, çdo gje do shkoje normalisht...ahhh harrova nje detaj te vogel fare...ne parlamentin evropian ashtu si dhe ne KE...normalisht kishte disa vende te caktuara ku mund te pihej duhan sepse neper zyra as nuk behej fjale egzistonte edhe pa ligj fare...por por edhe tani qe nga te gjitha institucioent e tjera administrative ose publike...keto vende te pirjes se duhanit i kane hequr me ligj....me keqardhje po ju them qe Parlamenti Evropian apo...Keshilli Evropes...paguajne nje shume te madhe lekesh ne vit...dhe e kane nje vend per te pire cigare...edhe pse ata e kane aprovuar ligjin...dalim tek shprehja...ligjin e ben Maliqi!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

D.m.th ti e ke përdor lidhësen "por" dy herë qëllimisht për ti shtuar rëndësinë asaj që pason?

Ligji për ndalimin e duhanit në vendet publike faktikisht duhet shoqëruar me fushata sensibilizimi për ndalimin e duhanit si dhe me dëmet që ai shkakton. Shteti duhet të llogarisë paratë që humb për kurimin e njerëzve si pasojë sëmundjet e shkaktuara nga duhani dhe të caktojë në buxhet një shumë të konsiderueshme për fushata të tilla. Gjithashtu, ligji i ndalimit të duhanit në ambjente publike duhet të jetë pjesë e një programi më të gjerë për ndalimin e duhanit në një të ardhme jo të largët.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

fushatat jane shume te mira...dje kishte nje test falas per te pare sasine e monoksidit karbonik ne mushkeri...ne mes qytetit dje gjithe diten na çane koken me artopolante e fletushka...OK nuk jam kunder...edhe pse e pi duhanin...jam edhe per respektin e atij qe nuk e pi...ne bare e lokale..me mire edhe per mua...do ta pi me pak...se eshte e vertete qe kur del nga bari ne kater te mjesit...robt mezi marrin fryme nga cigarja...por edhe qe ata zoterinjte te bejne ligjin e ta shkelin vete te paret sikur s'shkon apo jo?!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Vallaj s'ka gjo mo t'keqe se me dal nga bari me pi cigare përjasht e me hy prap n'bar. Sidomos kur o dimër.

P.S. Un llafin e kisha për fushata t'fuqishme n'Shqipni e jo n'Franc. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

Timi

Valoris scriptorum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ate her su degjonte er duhani por vetem era djers e te vinte me vjedh me shum /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Timi

Valoris scriptorum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ah harrova me vjen keq per kte ligj vetem per Cufin qe se lejn klientet me pi duhon ne lokalin e vet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Kurajo Cufo Jemi te bashkuar ne dhimbjen tende /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Un jam kunder duhanit e pro cannabis /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Vintage</div><div class="ubbcode-body">Nuk ka kuptim qe qytetari te padise pronarin e lokalit sepse lejon te pihet duhan: eshte pronari i lokalit qe duhet te zbatoje ligjin, duke mos lejuar te pihet duhan brenda lokalit. Se nqs mbyll nje sy pronari, pastaj e mbyll nje sy edhe inspektori, me pas edhe ai siper inspektorit dhe kshu me rradhe.

Aman Sceptic, per sa kohe te kete korrupsion ne Shqiperi, pronari i Rognerit s'pyt as per inspektorin dhe as per higjenen. Ti thuj ishalla sensibilizohen vete ato, se sa po pysim per ligjin ne Shqiperi. </div></div>
Pikerisht per shkak te ekzistences te korrupsionit eshte qytetari qe duhet te padise pronarin ne rast se nuk zbaton ligjin.Ti thua qe te ndergjegjesohen vete ata pronare apo drejtues ambjentesh publike,por kjo eshte shume larg realitetit ne Shqiperi.Ai pronar i X lokali apo hoteli mund t'i jape para nen dore njerit prej inspektoreve dhe te mos marre gjobe, amà nese ne institucionin e duhur vazhdojne te shkojne ankesa nga qytetaret per pirjen e duhanit ne ate lokal,vete autoritetet do te fillojne te kryejne verifikime dhe mos nje here,nje here tjeter do e kapin e do ia rrasin gjobat per çdo here qe ka thyer ligjin. Ne kete menyre i hyn frika pronareve dhe nga frika te siguroj se e zbatojne ligjin pike per pike.

<u>Korrupsioni mundet vetem nepermjet bashkepunimit qytetar-autoritete shterore;kurresesi vetem nga shteti apo vetem nga vullneti i qytetarit.Doni zbatim ligji? Mposhtni indiferencen dhe reagoni.</u>


Hajt shnet o popull e ishalla po iu hyn noj llafe ne koke!!!
 

MLK

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

“Rogner” kundershton Antiduhanin

• Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, austriaku ka pranuar të paguajë një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja, por jo të fikë cigaren


Administratori i “Rogner-it”, Peter Bross ka vendosur të sfidojë hapur ligjin antiduhan. Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, austriaku ka pranuar të paguajë një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja, por jo të fikë cigaren. Madje, këtë e ka bërë edhe në sy të inspektorëve të shëndetit, të cilëve u ka thënë se nuk ka ndërmend ta zbatojë një ligj të tillë. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme kanë dalë rreth 35 inspektorë për të monitoruar zbatimin e ligjit në kryeqytet. Duket se administratori i “EuropaPark” ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar zbatimin e këtij ligji, por jo i vetmi për të cilin është prerë një fletë gjobe. Roland Shuperka, drejtor i departamentit të promocionit shëndetësor në ISHP, tregon se vetëm në ditën e parë janë kontrolluar rreth 400 subjekte, nga të cilët 6 prej tyre janë ndëshkuar me gjoba 50 mijë lekëshe.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Uji, dritat, rruget, kultura e shkollimi jane kerkesa qe sjellin zhvillim ndersa KANCERI i mushkrive sjell vdekje. NDerto sa rruge te duash, kij uje 48 oren ne 24 ore, kij drita 720re ne 24 ore. kije edhe me ngjyra ngjyra por po nuk ishe i gjalle si dreqin do ti shijoj keto komoditete?????!!!!

PO ju sjelle disa statistika:

Incidenca e kancerit tek meshkujt :
prostat 29%
MUSHKRI 12%
kolon(ose zorra e trashe) 11%
VDEKSHMERIA me kancer tek meshkujt :
MUSHKRIA 30 %
prostata 11%

Incidenca e kancerit tek femrat:
gjiri 30%
MUSHKRIA 12%
kolon(zorra e trashe) 11%
Vdekshmeria e kancerit tek femrat
MUSHKRIA 25%
gjiri 15%
kolon 11%


Semundjet kanceroze tek femrat para viteve '900 kane qene thuajse 0 dhe tani sidomos kohet e fundit jane rritur dhe mendohet te kalojne ato te meshkjve. Faktori kryesor qe ndikon ne kete rritje numerash eshte rritja e perdorimit te duhanit.
PO ju tregoj nje fakt shume banal...Babai i ferrarit agnelli ka vdekur nga nje kancer ne mushkri...po te ishte per lek e per pasuri besoj qe do kishte qene i fundit qe do kishte vdekur...por kanceri i mushkrive nuk e fali as ate qe kishte uje e drita e rruge ne te cilat ecte me ferrari.
Tjeter fakt eshte qe kanceret e tumoret e mushkrive jane te veshtire per tu kuruar pasi diagnostikohen shume vone dhe qelizat kanceroze shperndahen ne sistemin e qarkullimit te gjakut shume shpejt.
 
S

Scorpion

Guest
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Jam DAKORT me ligjin, pavaresisht se jam nje konsumues i rregullt i duhanit. Mbeshtes Lubardhin ne postimin e tij, qe ligjet duhen zbatuar cfaredo rendesie apo paresie te kene. Plus qe vendi yne ka nje numer te madh duhanpiresish si meshkuj dhe femra, qe me shume e pijne per snobizem e pordhe. S'guxon te hysh ne lokale e restorante ne cdo cep te Shqiperise se brenda pihet nga i madh dhe i vogel cigare e behet oxhak me tym. Kush do, te dale ta pije ne ambjente te hapura e ku lejohet. Gje tjeter qe duhet bere nga shteti eshte dhe rritja e çmimit te cigareve, ndryshe nuk do kete ndonje ulje te % te duhanpiresve. Ketej ku jetoj une, me pelqen qe ligji po perkrahet nga nje pjese e mire e popullsise, sesa ideja, "ca do na beje shteti" apo "kush po e rrun per shtetin"...
 
Top