Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Ka mbaruar faza e pare e procesit te licensimit te kazinove ne pese qytete te Shqiperise. Ne kater firmat qe moren pjese ne tenderin e hapur jane kualifikuart vetem dy firmat greke pasi kompania nga las vegas dhe kompania rozafa palace nga tirana nuk plotesonin dokumentacionin.

komentoni
wave.gif
 

F_U_G

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Lajme nga Speciale

"Shqiptaret s`kane shtepi, deputetet duan shtepi publike"


Autori i Lajmit: Ilir Bushi
“Jam kategorikisht kundër bixhozit, kazinove dhe shtëpive publike, sepse shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe disa prej familjeve të tyre nuk kanë bukë për darkë”. Kështu u shpreh, dje, në një intervistë eskluzive për gazetën “Ballkan” ish-anëtari i Byrosë Politike dhe ish-sekretarii i Komitetit të Partisë në tre qytetet kryesore të vendit, Muho asllani. Menjëherë pas publikimit të 4 projekteve për kazinotë më të mëdha të Shqipërisë, Asllani i kërkoi deputetëve të Parlamentit shqiptar të bëjnë lëvizjen e fundit të mundshme, për të ndaluar përhapjen e bixozit, në vendin ku fëmijët e vegjël nuk kanë këpucë për të shkuar në shkollë, ndërsa shumica e kryefamiljarëve nuk kanë lekë për të paguar as faturën e telefonit. Me këtë rast, Asllani tregoi se shumë nga deputetët e sotëm të Parlamentit shqiptar, kanë qenë edhe para vitit 90-të, në detyra të larta shtetërore dhe parlamentare. “Gjinushi, Berisha, Nano, Milo, Xhuveli, etj, dikur janë shprehur kundër bixhozit dhe e kanë cilësuar këtë lojë si një shfaqje të huaj, ndërsa sot ata shprehen pro-bixhozit”, nënvizoi ai.

Si e pritët lajmin e projekteve për kazinotë në Shqipëri?
Tani nuk na çudisin më lajme të tilla, që janë pjesë të absurditetit të vendimarrjeve politike. Duke zgjedhur në këtë rast përcaktimin më të butë do të thosha se kjo është lajthitje. Ndërsa, përcaktimi më i plotë është se ky është një krim ndaj fukarenjve dhe njerëzve të varfër. Po pse, kazinotë na mbetën ne që të hyjmë në Europë? Mos vallë i kemi rregulluar të tjerat. Unë po ju them ju se një pjesë e madhe e familjeve nuk kanë bukë për darkë. S’di se si do ta presin ata lajmin e kazinove apo të shtëpive publike, kur në shtëpitë e tyre nuk kanë lekë për të blerë këpucë për fëmijët e vegjël, apo as për të paguar faturën e telefonit. Sallat e bixozit janë si thertore, ku shkatërohen perspektivat e familjeve dhe ku njerëzit lënë peng edhe shtëpitë. Kur një njeri fukara e ka ves bixhozin, atëherë ai duhet këshilluar e kritikuar. Mirëpo kur një shtet fukarenjsh nxit bixhozin, atëherë ai shtet është i lajthitur. Unë jam krenar të them se Partia e Punës dikur i ndëshkonte bixhozxhijtë deri me burgim.
A ju duket i drejtë vendimi i Byrosë Politike për t’i futur nëpër burgje bixhozxhijtë?
Së pari, dua t’ju korrigjoj: Nuk ishte një vendim i Byrosë Politike, por një ligj. Dhe bixhozxhijtë para se të dënoheshin me burg, këshilloheshin një herë, dy herë, tri herë. Problemi shtrohej në lagje, në ndërmarje, në front, etj. Dhe, nëse personi nuk merrte vesh, atëherë dënohej me 6 muaj burg, ose 1 vit. Tani ju shtroni pyetjen a është e drejtë të dënohen bixhozgjinjtë. Unë ju pyes juve prapë: A është e drejtë që një bixhozçi t’u marrë fëmijëve të tij kafshatën e fundit të gojës dhe ta luajë në bixhoz. Po sikur t’a humbasë atë, çfarë do t’u japë fëmijëve. Po ja, ta zemë se fitoi. Kujt ia fitoi. Patjetër atij fukarait tjetër që do t’i ngelen për vete fëmijët pa bukë. E di ti se njerëzit kanë lënë peng shtëpinë edhe gruan në bixhoz, apo nuk e ke dëgjuar. Prandaj e ndaluam ne bixhozin. Dhe atëherë ata që ishin fare të sëmurë futeshin nëpër bodrume, ose bunkerë që të hapnin letrat. Fshiheshin, se kishin frikë nga policia, nga sigurimi dhe nga shoqëria. Por njiheshin si gishtat e dorës dhe nuk shpëtonin dot. Ne i kapnim si minjtë dhe i detyronim të bëheshn njerëz të rregullt e familjarë për të respektuar fëmijët e tyre. Unë po ju them juve se të vjetrit kur jepnin nusen për dasmë pyesnin: a ka ndonjë bixhozçi në fis ky njeri”. Aq i tmershëm ishte bixhozi për jetën familjare. Njëlloj i keq se kolera dhe mortaja.
Përse thoni kështu?
Unë po ju bëj juve një pyetje tjetër. A e dini se sa familje janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Shkodër e tjerë, prej vesit të bixhozit. A e dini se sa divorce janë bërë. Sa fëmijë kanë mbetur në mjerim. Sa vetë kanë shitur shtëpinë, sa të tjerë japin gjak për të plotësuar borxhet e bixhozit. Unë nuk jam jashtë kohës dhe shumë gjëra i kuptoj, por bixhozi është për shoqëritë e pasura, ku njerëzt kanë shuma të mëdha parash që t’i prishin edhe për qejf. Kurse këtu, ka individë që luajnë edhe me paratë e asistencës sociale, duke lënë familjen në diell. Si mund të heshtë shoqëria ndaj këtij realiteti?
Por deputetët shqiptarë i dhanë miratimin këtyre kazinove. Si e komentoni këtë?
Ata deputetë që janë sot në Parlament kanë gabuar rëndë. Sidomos mua më vjen inat me disa deputetë që dikur kanë qenë nëpunës të lartë, ministra, zëvendësministra, sekretarë partie të institucioneve, sekretarë rinie, anëtarë të Komitetit Qendror, etj, etj. Këtu mund të përmend, Nanon, Gjinushin, Berishën, Milon, Xhuvelin, Ruçin, etj. Sa atëherë unë atëherë isha anëtar i Byrosë Politike. Të gjithë e dinë se ç’ishte ky emër për atë kohë. Pra, këta dhe të tjerë atëherë ishin kundra bixhozit. Bënin mbledhje, letra e fletërrufe për ata që reflektonin shenja të tilla. Dilnin dhe kontrollonin kudo se mos kishte njerëz që fshiheshin. Ndërsa tani, kur Shqipëria është në kulmin e varfërisë, venë e më aprovojnë kazinotë. Kjo nuk falet. Vetë opininioni i brendshëm i ka kritikuar dhe dënuar për këtë që kanë bërë.
Çfarë menduat kur patë lajmin në televizor?
Aty u çudta se dëgjova që janë nja katër firma që do ndërtojnë kazino, në Tiranë, në Sarandë, Durrës dhe në fund në Velipojë. Po me Velipojën ç’patën xhanëm. Keq për kazno është Velipoja. Atje njerëzit s’marrin dot asistencën dhe ndihmën sociale e jo më të kërkojnë kazino. Prandaj u them supermilionerëve: lereni rehat Velipojën, Sarandën e Durrësin, se Tiranën e shoh që e kandisët. Ndërsa politikanëve e pushtetarëve u them: sa të merreni me kazinotë, më mirë merruni me ndihmat për veriun e Shqipërisë, merruni me hapjen e vendeve të punës dhe pagave për pensionistët. Se vendi po thahet nga varfëria e traumat e përditshme shoqërore. Ndërsa deputetët vetë, po të duan le të luajnë. Vetëm të varfërit le t’i lënë rehat në hallet e tyre.
Ju vetë, kur ishit deputet i Partisë së Punës, luanit ndonjëherë bixhoz me letra?
Ne nuk kishim kohë as për bixhoz me letra, as për domino dhe as për lojë “mos u nxe”. Na prisnin punët e mëdha për transformimin total të Shqipërisë për të cilën bëmë aq sa mundëm. Hidrocentrale, ura, diga, kombinate, hekuruadha, parqe fëmijësh, etj. Lamë mangut vetëm kazinotë dhe shtëpitë publike, që kur të vinte parlamenti pluralist, të kishte se me çfarë të merrej.
Data e Publikimit: 18/02/2005
m
 

MLK

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Deri ne nje fare pjese se ka keq ky komunisti po kush del e i thote qe Shqiperia eshte e shitur te greket se. Kush del e ti shpjegoje qe ne Velipoje nuk nderton jeri Kazino per te luajtur vendasit po qe te pastrohet para e atyre qe do ta blene dhe e klaneve te tyre. Mos enderroni qe nje Kazino ndertohet vetem per lojrat elektronike, pasi ne Kazino, me ligjin qe kemi ne shqiptaret do te behet fushe me lule per pastrimin e parave. E kam studiuar para disa vitesh ligjin shqiptar pasi kam pas nje kompani qe ishte e interesuar per ta njohur e mund tju them qe ata greket duhet te jene teper teper te afert me Fatos Nano-n dhe me Arben Malaj.
 

F_U_G

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

<span style="font-weight: bold">DUHET TE JENE????(te shitur)</span>Do me bente shume pershtypje qe te <span style="font-weight: bold">MOS</span>e merrte company greke!!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

muho asllani me shkrimin etij e ndriti....se ne kohen e tyre kishim cfare te hanim ne apo cfare....rrini o njerez se shqiptaret u bene te gjithe me benza e tashti hudhin shkelma...nqse shoqerite greke plotesojne kerkesat atehere le ta marrin ato. ju qe flitni kundra Nanos sa jeni ne gjendje te merrni armen ne dore per te ndryshuar dicka....dhe nqse jo mos hani mut kot.
Keshtu eshte kapitalizmi.
 

MLK

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Kapitalizmi nuk eshte anarki, por ka rregulla dhe ligje. Nuk ju duket i çuditeshem fakti qe per te hapur kazino ne kryeqytetin shqiptar prezantohen vetem 2 kompani greke, nje &quot;amerikane&quot; dhe nje shqiptare! Para kater vitesh kam njohur dy kompani kazinosh qe disponojne me dhjetra kazino neper bote qe ishin te interesuara te hapnin kazino ne Shqiperi, ti propozonin shtetit te behej partner e te merte nje pjese te aksioneve, te jepninb kontributin e tyre nepermjet eksperiences qe kane ne kete fushe per te pershtatur legjislacionin ne menyre qe dhe ky profesion te kishte rregulla e ligje te aplikueshme, te krijonin mbi 700 vende te reja pune dhe biles te ngrinin je uzine prodhime lojrash elektronike (slot machine) ne Shqiperi. Keto kompani ishin Groupe Partouche (te cilet kane nje kazino ne Korfuz) dhe Groupe Pefacco. Si ka mundesi qe keta grupe te cilet kane shfaqur interes te hapur per tregun shqiptar as nuk kane blere oferat per tenderim?! Per mendimin tim kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar, proçedurat jane kryer ne menyre te fshehte deri ne momentin e shpalljes dhe koha qe eshte lene ne dispozicion per tenderim eshte vene minimumi qe lejohet nga proçedurat. Pra qe ne fillim ky tender apo mareveshje nuk kishte pse behej pasi rezultati eshte i paracaktuar.
Mjaft me gereker e kompani gerke pasi ka ardhur koha te fusim ne tregun shqiptar kompani te verteteta perndimore, greket jane me mire se ne por mbeten ballkan e si te tille do ta ngrene vendin tone vetem ne nivel ballkani e kurre ne nivel evropian.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Kazinot ne Greqi jane monopol i Cifuteve.

Te gjitha shtetet Evropiane (jo vetem Shqipnia) kane monopolizuar bizneset e kazinove dhe lojrat e ndryshme te fatit (ato u takojne vetem Cifutve)
 

MLK

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Jo faleminderit, fermanit te kazinove
E Enjte, 03 Mars 2005
Nga Erion Veliaj

A do te jete nje vend per te cilin te ndjehemi krenare Shqiperia e pak koheve me vone? A do te jete ajo nje atdhe njerezish civile dhe qytetare te cilet i kane ngritur institucionet per t'u sherbyer interesave te tyre? E veshtire kjo po te mos ekzistoje si baze per gjithcka, fillimisht diskutimi midis qytetareve dhe institucioneve. Si mund te arrijne keto te fundit te kuptojne c'eshte me e mire per njerezit e vet nese me pare nuk i pyet ata, nuk u merr mendimin dhe c'eshte me e keqja nuk ben as perpjekjen me minimale per t'i ndertuar ca ura ku do te ecte besimi i te dyja paleve? Madje me keq akoma, cfare shpresash mund te ushqejme ne qe presim te zhvillohet debat, kur askush nuk kujdeset qe ky debat te linde?

Keshtu ka ndodhur shume here ne te kaluaren- rasti me i njohur eshte ai i negociatave qeveritare me nje kompani italiane qe do te na importonte plehera,- me pretekstin se do na sillte lende te pare per energji. Presioni qytetar ishte aq i forte veres qe shkoi, saqe projektmarreveshja u detyrua te ngrije dhe Parlamenti u pershkua nga ethe te forta mes perkrahesve te interesave te qytetareve dhe atyre te interesave te partise.

Se fundi debati eshte hapur serish. Me nje urdher teresisht te pakonsultuar me askend, qeveria shqiptare ka vendosur te ndertoje ne Shqiperi, nje vend me 3 milione banore, me shume kazino sesa ne Rome, nje qytet me 5 milione te tille. Po me urdher, qeveria ka vendosur qe keto kazino te ndertohen pikerisht aty ku Shqiperia ka zemberekun e turizmit te saj. Ne Sarande, Vlore, Durres e Velipoje. Madje edhe ne Tirane. Se cilat jane kriteret qe i kane udhehequr mendjet e eterve tane politike per te bere pikerisht keto zgjedhje, kjo eshte ende nje mister. Por po t'u hysh kronikave te diteve kur gjithcka nuk ishte ende nje fakt i kryer, del se e gjithe kjo vendimmarrje kaq delikate, eshte mbeshtjelle bukur me nje amballazh &quot;turistik&quot;. Me pak fjale, disa &quot;specialiste&quot; kane vendosur qe Shqiperia paskerka nevoje te kete kazino ne cdo qytet me potencial turistik qe t'i beje ato terheqese. Po, tamam. E degjuat shume mire.

Saranda s'ka nevoje per nje rruge te mire qe ta lidhe me pjesen tjeter te botes, as per nje sistem ujesjellesi qe te mos jete ne pike te hallit, e madje as per 24 ore drita. Cdo turist i botes do t'i quante hicgje keto privacione, nese Saranda do te kishte nje kazino. Po keshtu edhe qytetet e tjera. Te kerkosh ne Ministrine e Financave ndonje studim qe te te binde se vertet hapja e kazinove ne keto qytete do te sjelle te mira per banoret vendas, te thone vetem se ata po zbatojne nje urdher te qeverise dhe se nese ka nje gje qe s'e luan topi, ky eshte potenciali i larte turistik qe kane keto qytete.

Kete, te dashur zoterinj, askush nuk e hedh poshte. Por ajo qe ne kerkojme eshte: nje dokument qe te na tregoje ne si qytetare te Tiranes, Sarandes, Vlores, Durresit apo Velipojes, se kazinoja qe do na ndertoni ne qytet do te na sjelle me shume te mira sesa te keqia. Se nuk do te na ule punesimin. Se nuk do na falimentoje bizneset e anetareve te

komuniteteve tone, apo nuk do na thaje institucionet kulturore. Se nuk do na i mbushe qytetet me gjithe skoten e kumarxhinjve te krahines. Se nuk do na i shnderroje femijet ne braktises te shkollave ne ndjekje te ndonje &quot;american dream&quot;-i televiziv. Se nuk do te sherbejne si aspiratore qe do i dergoje jashte vendit parate tona te zbavitjes, por qe do te sherbejne si pika thithese te valutes qe do te sjellin qindramijera turistet e huaj qe ende nuk i kemi dhe qe ndoshta nuk do t'i kemi edhe per 10 apo 15 vitet e ardhshem.

Dhe qe qeveria jone te na binde se vertet keshtu do te ndodhe, nuk mjafton qe ajo te leshoje nje urdher. Nje komande, nje mandate a nje ferman, me te cilin te munde te shese me 10 milione USD copa, 5 kazino gjysme te gatshme per te gllaberuar para nga 5 qytetet qe sot perbejne motorrin e asaj cike ekonomie shqiptare, e cila po nis te marre fryme me mundim.
 

arun

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Më poshtë mund të lexoni një informacion të
përmbledhur rreth nismës së fundit të Lëvizjes MJAFT për
pezullimin e ndërtimit të kazinove në Shqipëri.

Lëvizja MJAFT!


Në datën 17 Shkurt 2004, me urdhër të Këshillit të Ministrave,
është zhvilluar konkursi ndërkombëtar për dhënien e licencave
të kazinove në Republikën e Shqipërisë.

Lëvizja MJAFT! ka kërkuar pezullimin e këtij procesi dhe
njëkohësisht ka nxitur ngjalljen e një debati publik në të
cilin janë ftuar të marrin pjesë anëtarë të komuniteteve që
do të preken nga ndërtimi i kazinove.

Kjo kërkesë e Lëvizjes MJAFT! bazohet në parimin e të drejtës
për informim që çdo qytetar Shqiptar gëzon. MJAFT! beson se
qeveria shqiptare nuk duhet të marrë vendime të nxituara pa u
konsultuar më parë me komunitetin dhe pa zhvilluar një debat
transparent ku të gjithë palët e interesuara të jenë të ftuara.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon ndërtimin e pesë
kazinove në Shqipëri. Një prej tyre do të ndërtohet në qendër
të Tiranës, ndërkohe që katër të tjerat mendohet të ndërtohen
në zonat e Vlorës, Sarandës, Durrësit dhe Velipojës.

Sipas një studimi të kryer nga Lëvizja MJAFT! rezulton se
ndërtimi i kazinove ka një impakt të madh mbi komunitet dhe
krijon probleme të karakterit financiar dhe social.

Kazinotë përcaktohen si biznese të paafta për të riprodhuar
para, por përkundrazi ato shërbejnë si aspiratorë të ardhurash.
Të dhënat tregojnë se brenda një rrezeje prej 70 kilometrash nga
një kazino, mundësia e falimentimit për bizneset e vogla dhe të
mesme dyfishohet.

Brenda së njëjtës rreze, kostoja e sigurimit të bizneseve
trefishohet për shkak të rritjes së nivelit të kriminalitetit.
Në qytetet që përmbajnë kazino niveli i falsifikimit të çeqeve
dhe kartave të kreditit rritet në vlerën 90%.

Përveç problemeve financiare, hapja e kazinove ka dhe një
ndikim të madh social mbi shoqërinë.

Të paktën 80% e kumarxhinjve kryejnë shkelje ligjore pa pasur
më parë asnjë histori krimesh.

55% e kumarxhinjve mendojnë të kryejnë vetëvrasje, ndërkohë që
6% e tyre tentojnë t’i japin fund jetës.

Në zonat ku ndodhen kazino, kumari patologjik është dy herë më
i lartë se niveli normal. Në po këto zona, kumari obsesiv
kontrollon jetën e 2,5% të popullsisë, ndërkohë që varësia e
kumarit tek të rinjtë arrin në shifrat e 8%.

Studimet demografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Evropën Perëndimore tregojnë se përqindja e sulmeve ndaj
personit, përdhunimet, vjedhjet e shtëpive dhe makinave,
dhunës në familje dhe depresionit rritet ndjeshëm në zonat
ku veprojnë kazinotë.

Të gjitha këto të dhëna dhe argumente vërtetojnë ndikimin e
biznesit të kazinove mbi komunitetin ku ato shtrihen.

Pikërisht për këtë arsye, Lëvizja MJAFT! i bën thirrje qeverisë
shqiptare të pezullojë marrjen e çdo lloj vendimi në lidhje me
hapjen e kazinove në vend, pa u konsultuar dhe pa marrë më parë
miratimin e qytetarëve Shqiptarë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme.

Referenca:
National Committee Against Legal Gambling
www.ncalg.org/Gambilng%20Inside%20Story.htm

California Council on Problem Gambling
www.calproblemgambling.org/gambling_social.html

Lane County
www.lanecounty.org/prevention/gambling/
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

per ate pune shqiperia duhet te funksionoje si principata e monakos apo si las vegasi. vetem keshtu shqiptaret mund te kene mireqenie... europa do depozitoje ne arkat e shtetit tone shuma te medha qe i derdhen buxhetit tone... sa per bixhozci ne shqiptareve na lejohet me shku deri ke zari pasi nuk kemi aq te modhe by+hen sa te shkojme ne kazino + qe nuk jena trima aq te mdhej
shrug.gif
 

arun

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Bumerangu i kazinose


Ndertimi i kazinose ne Tirane eshte nje nga lajmet e keqija te rradhes
qe vijne nga Shqiperia. Fakti qe ate po e ndertojne greket, mua me
perforcon mendimin tim te zhveshur nga ngjyrat nacionaliste, se ketu behet fjale
per pastrim te mirefillte parash nga bota greko-shqiptare e krimit, e hipur
ne pushtet ne kryeqytetin shqiptar. Faktet e publikuara nga shtypi
shqiptar, te marra nga nje botim i Departamentit Amerikan te Higjienes dhe te
Shendetit Mendor, flasin se mbi 80 per qind e bixhozçinjve, nuk kane patur
histori krimi, para se te fillonin bixhozin. Une nuk do te perseris ato qe jane
publikuar ne shtyp, por dua te shtoj nje detaj rrenqethes dhe te
frikshem si me poshte.

Nje vit me pare u zhduk ne Toronto Cecilia Zhang, nje vajze 9 vjeçare.
Kerkimet e policise kanadeze vazhduan per me teper se nje vit, gjersa
ne fund u gjeten eshtrat e e kesaj vogelusheje te vrare dhe te zhdukur nga
nje student i mrekullueshem i Kolegjit Seneka, prinderit e te cilit ne Kine
punonin, respektivisht babai ne nje rajon policie dhe nena ne banke.
Sekreti i studentit vrases ishte: Kishte filluar te frekuentonte
kazinone, ne te kishte humbur te gjithe parate qe i vinin nga Kina per te kryer
studimet.

Shqiptaret qe u shkaterruan ne 97-en, tani kane nje tjeter rast per t`u
shkaterruar nga dora kriminale e shtetit shqiptar, te veshur ne ngjyrat
greko-shqiptaro-mafioze. Nbase dikush i ka fryre ne vesh zotit Nano, se
ne vend qe te vinte ne Greqi per te luajtur ne kazino, atij fare mire mund
t`ia sillnin ruleten tek dera e shtepise. Fatos Lubonja ka thene se ``Nano
mund ta hedhe edhe Kullen e Sahatit ne rulete, po t`i shkrepet``. Une them
se ai tashme e ka hedhur te gjithe Tiranen dhe jo vetem Tiranen ne ruleten e
fatit. Krimi i organizuar qe perdor bombat e telekomanduara dhe i
shkrep me celulare nga distanca, me sjell ne mendje karriget e thyera te
hetuesve dhe kepucet e grisura te policeve, qe lypin cigare ne kryqezimet e
rrugeve, sa here qe u shfaqet ndonje makine per te qene.

Tirana e mbetur krejtesisht e papune dhe e mbipopulluar do te mbushet
me kriminelet e rinj, fill pas ndertimit te kazinose. Afro 2800 te kerkuar
qe thote Prokurori i Pergjithshem Sollaku se jane kercenim per shoqerine,
do te behen mijera njerez, qe do te vjedhin, vrasin dhe kryejne krime te
renda.
Ne do te kthehemi ne efektin ``minus zero``, duke patur nje tjeter
``Farenhait 9/11``. Me shume vajza te genjyera do te kapercejne
Adriatikun.
Do te kemi me shume qytetare dhe zyrtare te korruptuar. Do te kemi
shkaterrim te pasurise, shkaterrim te familjes, me shume tradheti
bashkeshortore, me shume gjobevenes, me shume makina te rrembyera e
vjedhje dyqanesh, me shume perdhunues e perdorues droge, me shume
gjaknxehte e nervoze qe do te na vrasin vetem e vetem pse i pame kalimthi ne
sy, do te kemi me shume njerez tmerresisht te varfer.


Tiranae e veshur me ngjyrat e ndezura te Edi Rames do te zvetenohet dhe
do te behet kryeqyteti i krimit ne Ballkan. Nuk eshte çudi, qe serisht ne
valixhet diplomatike hermetikisht te mbyllura te udhetojne pertej
kufirit transplantet e organeve. Une nuk dua t`i shikoj gjerat ne kenveshtrimin
e zi,nuk dua qe te ndodhe, qe te kthehemi ne realitetin ngrices
``minus``zero. Romani i Balzakut ```Kumarxhiu``,mbase duhet
te futet me urgjence ne bibliotekat shqiptare, qe mendjet vendimarrese te
ftohen nga joshjet nen tavoline dhe te mendojne per ruajtjen e sigurise
dhe te jeteses se qytetareve te vet.


P. K.
 

hudra

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Fillimisht postuar nga F_U_G:
[qb] <span style="font-weight: bold">DUHET TE JENE????(te shitur)</span>Do me bente shume pershtypje qe te <span style="font-weight: bold">MOS</span>e merrte company greke!! [/qb]
Problemi eshte se nuk duhet te lejohen fare
se njerzit skan me ngren mer zot &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Anana

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Fillimisht postuar nga LIR111:
[qb] Kazinot ne Greqi jane monopol i Cifuteve.

Te gjitha shtetet Evropiane (jo vetem Shqipnia) kane monopolizuar bizneset e kazinove dhe lojrat e ndryshme te fatit (ato u takojne vetem Cifutve) [/qb]
Kam nje pyetje kurioziteti jashte teme. S'kam gje per te thene per kazinot ne Shqiperi.

Me sa me kujtohet nga shqipja, cifute u thone izraeliteve, ndoshta e kam gabim. Cfare dmth cifut? Pse i quajne cifut? Eshte ndonji fjale diskriminuese a ca?
 

ados

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Sic po shkon puna, greket po na i marrin te gjitha. Hajde te mesojme greqisaht tani dhe te kthehemi ne greeke!!
Haleluyaaaaaa
Ave Amaria!!
 

balforum

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Me kaziot do firmoset perfundimisht qe nga shtet me kriminalitet ordiner do kthehemi ne shtet me licens profesionale kriminaliteti.
Te na &quot;rroj&quot; Fatosoidh Nanoidhi qe prap ua shtroi edhe nje here ****** Grekerve.
smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Yllka shembullore, jo çdo izraelit eshte çifut pasi izraelitet jane nga izraeli ndersa çifut eshte fe e nuk eshte fjale ofenduese, pavaresisht se kur e themi ne shqip fjalen çifut e themi per te personifikuar &quot;kurnacin&quot; apo njeriun qe ne biznes nuk toleron asgje...
 

Anana

Primus registratum
Re: Licenca e kazinove...kualifikohen greket :O

Shiko shiko. Flm per shpjegimin. Krejt ndryshe nga c'mendoja.

Ktu ke shpia ime po vika ere liko shalqiu. Kushedi ca do kete gatu komshiu. Diskutim te mbare cuna.

Mos hyfsha ne ato kazinote shqiptare se kur i mendoj mafioza dhe prostituta me dalin para syve. Ose plakusha me barkun e madh dhe prostituta ose adoleshente. Kshu gjonash me nji fjal.
 
Top