Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten
12 vjec lexoja Eskilin, Sofokliun e Euripidin.
Pason periudha e fantashkences: ku kam lexuar cdo liber qe thoshte fantastiko-shkencor qe nga Udhetim per ne planetin Kato (me Stefan Koroveshin /pf/images/graemlins/laugh.gif ) e deri tek Drejt Epsilonit te Eridanit.
Me pas lexova letersi shqiptare Kadare, Agolli, Xoxe, Camaj.
Me pas akoma letersi angleze Austin, Swift, Spenser, Brontë, Chaucer, Shakespeare etj.
Amerikania me beri per vete, vecanerisht transhendentalistet dhe pasuesit e tyre: Emerson, Thoreau, Hawthorne, Mellville, Poe, Whitman (not much impressed by Longfellow) dhe natyrisht Henry James.
Kamy me ka bere per vete. I huaji ishte mjaft i njohur per mua.
Ktu vijme tek Remark, Heminguej, Spasse, Marko, Zamyatin, Orwell, Kundera, Mazawer qe me treguan gjera te tjera me te rendesishme se nje individ.
Them se te gjithe te mesipermit dhe te tjere qe nuk i permenda per arsye te ndryshme midis te cilave dhe dembelizmi me kane shtuar nga nje rrudhe ne tru, po jeten ma ka ndryshuar vetem forca e vullnetit tim, dhe deshira per te ndryshuar.
Vetem me dy personazhe jam identifikuar ne lexim: Elizabeth te Pride and Prejudice dhe Martin Iden ne librin me te njejtin titull. Kjo s'do te thote se pasi i lexova, u dashurova e martova me nje aristokrat /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Emerson te American Scholar, Thoreau ne pjesen Books te The Pond dhe Whitman tek Astronomer's Lecture Room thone nje gje me vend: Librat jane eksperienca e te tjereve. Te mbyllesh veten ne nje dhome me libra duke shpjeguar cdo gje ne menyre 'shkencore' nuk eshte veprim prej te mencuri. Njeriu duhet te beje eksperiencat e veta duke vezhguar in prima persona (vete) boten per te gjetur te verteten. Cdo e vertete gjendet ne natyre, mjafton te dish ta kerkosh ate. /pf/images/graemlins/wink.gif
p.s. Ky eshte natyrisht interpretimi im i asaj qe kane thene. Per te rene dakort me mua ju duhet te shkoni t'i lexoni ata, te reflektoni dhe me pas kush e di edhe te me kundershtoni. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
p.s.1. Duke lexuar mua mund te thoni se edhe Hanini ju beri te ndryshoni... faqe /pf/images/graemlins/laugh.gif
Welcome to page 2!